Kulturë
Kalosh Çeliku: Qerre me ferra
E diele, 21.03.2021, 12:30 PM
QERRE ME FERRA
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Përinatë
të Vjeshtës
fjeti
me Dimrin)
Vera, e gushtit. Vapës
Përinatë, të Vjeshtës:
Ferexhezezës, krahëve
Poezive. Fjeti me Dimrin.
Vera, e gushtit. Vapës
Poezive egra. Vjeshtës
Përinatë, fjeti me Dimrin...
(Rivalja
e Katundit dalldisur
punët
nuk i mbanë në shpinë)
Edhe, rivalja e Katundit dalldisur
Punët, nuk i mbanë dot në shpinë.
Thotë: Si, opioniste gazete e dehur
Nga shkrimet publicistike. Ose:
Partitë e dalldisura Sot, politike.
Duart, lartë nga Partiaime politike
Lideri. Unë, jam Gruaja e tij besnike:
I lutet Zotit me shkrime publicistike!
Imzot, kush i beson Gruas besnike?!...
(Vetë
do shkoj në Shtëpi)
Edhe,Sot kam pi birrë të errët
Dihet, atë: Si një bollë shullani.
Kokëmëkokë me dëllinja Parku:
Jo, atë të zakonshmen me Diell
Po, birrën me vitamin H. Qiell.
Natën, kthehem këmbë rrugës:
Mezi eci nga “Parku i Grave”.
E hiqja vallen e burrave tetëshe
Pas meje, dëgjoj një zë Gruaje:
Zotëri, a jeni mirë? Dhe, sonte
A, keni pak nevojë për ndihmë?!
Jo, i përgjigjem pa e këthyer kokën
Vetë, Sontedo të shkoj në Shtëpi...
“Shotë
Galicat” e “Gjuetarit”
dhe
kënga e Adem Jasharit)
Pasmesnate, shpesh ikja nga Kërçova
Dhe, Rrugës ndaloja në një Tavernë:
Pas Luftës guerile, të 2001 -shit. Liri.
Hyrjen e Tetovës. Tavernën “Gjuetari”:
Gjokun pullali, pasimezi lidha në Prag
Për një raki rrushi. Dhe, Dy shtama verë
Muzikë Nate shqipe. E çmendur. Agim.
Këngëtaret, zjarr ku e këndonin këngën
Për Adem Jasharin. Dhe, Hiqnin valle:
Armët, nxirrnin për mejdani. Dyluftime
Komandantët, pas lufte pinin uiski. Liri.
Gjinjve heroinave, i rrasnin markat
Shkrepninkallashnikovët, në Liri.
Edhe, Unë Poeti dikur hyra në valle
Azganes, Sonte nuk i dhash marka:
Po, Librin tim me poezi: Loja e syve.
E, heroina më shpërbleu me këngën
Zjarr e flakë: “Djalin ma ka zënë rakia
Shoqe moj, si ta çoj e mjera te shpia”...
(Qerre
me ferra)
Mikja ime, shpesh vonohej rrugës
Përderisa, Unë e prisja në makinë:
Grykës Radikës të ikim shtigjeve
Shkak, e pagëzova: Qerre me ferra.
Një natë mbetëm vonë pasmesnate
Në Tavernën “Gjuetari”. Muzikë.
Uiski pinim, karshi komandantëve
Matanë, tavolinës tjetër ku ata pinin
Uiski. Dhe, shkrepnin armët e luftës.
Herë pas here, përmes kamarierit
Edhe, na përcillnin uiski. Shikime:
Hudhnin marka në gji këngëtareve.
Mikja, dikur u deh. E hoqi xhaketën
Edhe, Unë nga pija thashë me vete:
Lëre, që do të ma marrin. Grabisin
Po, mund të ha edhe ndonjë plumb.
Përçudi, atë Natë të çmendur. Dehur
Ikëm. Shpëtoi Qerrja me ferra. Nusja.
Edhe, Unë Poeti nga plumbat qorra...
(Policia
rrugore pasmesnate
na
ndali në hyrje të Dibrës)
Qerrja me ferra, Unë pasmesnate
Grykës Radikës, turr për në Ohër:
Bregliqe, ta përcjellim dhe Natën.
Qerren, vrik e zuri gjumi në prehër
Përderisa, Unë i grahja makinës
Me të katra rrotat mes maleve.
Në hyrje të Dibrës na ndali policia
Ajo flente. E, Unë i dehur tapë:
Përgjigjesha pyetjeve provokative.
Përçudi, shpëtuam atë natë me Hënë
Dhe, e përcollëm Natën në Bregliqe...
(Policia
rrugore dhe
Unë
“muslimani”)
Pasmenate, i dehur ika nga Kërçova
Papritmas, dalje të Tetovës. Rrugë:
Dy policë më ndalin si: i “dyshimtë”
Dhe, ma kërkojnë dokumentacionin.
Njëri nga policët, papritur më thotë:
Paske pi. Je bërë tapë këmbekrye?!
Jo, u përgjigja. Unë, jam “musliman”.
Qeshi. Pasiti qenke “musliman”, ikë:
Rrugës, mos u ngutë për në Shkup!...