Kulturë
Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale
E enjte, 18.03.2021, 07:41 AM
Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me
shqetësim dhe dhimbje gjer në eshtër e mora lajmin e ndryshimit të emërtimit
nga “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë në “Muzeumin e Arsimit” në Korçë. Padyshim si mësuese me një pervojë të
jashtëzakonshme midis dy kontinenteve kam ndjesinë dhe më duhet ta mbrojë me
kanun emrin e shenjtë gati si Zoti: “Mësonjëtore”. Fjala aq e dashur “Mësonjëtore” në shpirtin
tim dhe të gjithë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për gati 14 vjet që
iu kemi mësuar këtë datë historike, përmbledh 36 gërmat e zjarrta të Alfabetit
Shqip, fjalë që na identifikon dashurinë e pakufishme për Gjuhën dhe luftën që
bënë Rilindasit tanë kundër armiqve barbarë të Gjuhës Shqipe.
7
Marsi është Dita Kombëtare e Mësuesit dhe është në nderim të Mësonjëtores së
Parë të Korcës dhe jo të emërtimit tinëzisht nga qeveritarët të pagëzuar nga
otomanët turq, duke e kthyer ne një Muze krejt të thjeshtë të Korçës lule të
Naim Frashërit.
Emërtimi
“Mësonjëtore e parë shqipe” të pranuar aq paqësisht dhe me krenari nga
10
000 000 shqiptarë tashmë të ndryshuar nga pushtetarët e paskrupullt është një
fyerje e rëndë që i bëhet mbarë atdhetarëve si brenda dy shteteve të Shqipërisë
dhe Kosovës, po aq dhe nëpër vende të ndryshme të botës, atje ku na hodhën
fatet të larguar si rezultat i dhunuesve të tokës arbërore ku na ra koka për
herë të parë.
Jam
e sigurtë se Martirët e Arsimit Kombëtar si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi,
Gjerasim Qiriazi, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Koto Hoxhi, Papa Kristo
Negovani, Ilia Dilo Sheperi, Shtjefen Gjeçovi, Sami Mezhgorani etj që derdhën
djersën dhe gjakun lumë, të helmuar nga kuçedra serbe, patrikana greke dhe e
Turqisë do jenë rrotulluar tek varri për këtë dhunim të emrit më të bukur dhe
më të shenjtë të Gjuhës Shqipe: MËSONJËTORE!
Të
guxosh dhe të ndryshosh këtë emër mbarë kombëtar dhe ta lokalizosh vetëm me një
Muze ne qytetin e Korçës, duke e quajtur: Muzeu i Arsimit në Korçë”, do të
thotë as më pak dhe as më shumë se je një varrmihës i historisë duke i bërë
gropën historisë së Arsimit në mes të sheshit, krejt pa frikë.
I
bëj pyetje vehtes se si është e mundur të arrijë politika gjer në dhunim të
vlerave kombëtare? Si nuk mbahet asnjë
qëndrim, por të lejohet kaq paqësisht nga populli aq arsimdashës, ndonëse
mjerisht këto 30 vjet analfabetet po notojnë në pellgjet e ndenjura dhe të
ndotura të politikes rrënuese?
Gjuha
Shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në botë, por dhe më e dhunuara barbarisht
dhe egërsisht.
Kur
u hap Shkolla e parë Shqipe në Korçë gjatë sundimit më gjakatar dhe më
anadollak turk, në vitin 1887 shifrat sipas historianëve të tmerrojne se në
Shqipëri kishte 1200 shkolla publike turke të ndërtuara forcërisht nga
perandoria turke, 1200 shkolla private greke, 300 shkolla serbe, bullgare dhe
vllahe. Me një fjalë egzistonte vetëm
ajo Mësonjëtore e parë Shqipe që ka historinë e gjaktë të popullit shqiptar, ka
historinë e ndritur të Rilindasve që shkruajtën me pendën e artë ABC-në. Edhe simbolin e shkronjave të ABC-së e paskan
deformuar dhe shkruar në formë tjetër, se ç’pata një ndjesi që kishin formë
turke, serbe dhe greke… C’patën me
ABC-në e famshme të motrave Qiriazi, të Rilindasve të shquar, të dishepujve, të
gjyshërve tanë që e shkruanin tekstualisht siç ishte në atë forme simbol në
Korçë, ku sa herë shkonim pranë këtij qyteti të serenatave dhe po aq atdhetar e
pamundur mos të bënim foto dhe të preknim pendën e artë të Rilindasve tanë.
Mos
të harrojme se të gjitha këto shkolla greke, bullgare, turke, serbe, vazhduan
dhe qëndruan pa u prekur, ndërsa shkolla shqipe me drejtor Pandeli Sotirin u dhunua,
u vra barbarisht…
Pse
u ndryshua emri Mësonjëtore e parë Shqipe që i përket gjithë Kombit dhe u vu
Muzeu i Arsimit në Korçë duke e minimizuar dhe sfumuar historinë kaq
pabesisht? Otomanët e politikës që
luajnë vallen ne “mejdan” me çitjanet e turkut dhe palikarin e greqisë, duhet
t’i vënë gishtin kokës dhe të vendosin sa me parë nderin në vend të emrit
“Mësonjëtore”. Ndryshimi me dhunë i
emrit Mësonjëtore duhet të mbrohet nga të gjithë shqiptarët atdhetarë, sepse
aty është historia jonë e ndritur, që tinëzisht duan ta fshehin me ndryshim
emri. Mësonjëtorja duhet të mbrohet,
ashtu siç u mbrojtën shkronjat e arta të Alfabetit shqip shkruar nga motrat
Qiriazi si: Sot është dita shqipëtare/
Të përpiqmi/ Alfabetin tonë ta mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë
të arta/ Këto duamë…
Unë
nuk jam anëtare e asnjë partie, ngase partia ime është GJUHA SHQIPE. Historinë e vërtetë dhe Gjuhën Shqipe do ta
mbroj gjer në frymën e fundit të jetës edhe pse të shtohen armiqtë, ngase e
vërteta kur thonë amerikanët dhëmb, kurse heshtja vret. “The truth hurts, but silence kills”…
Unë
zgjodha mosheshtjen ndaj së vërtetës se Mësonjëtorja e parë e Korçës është
pasuri kombëtare dhe jo lokale.
17 Mars, 2021
New York