Kulturë
Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York
E diele, 14.03.2021, 08:55 PM
Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York
Bordi
i Shkollës iu shprehu mirënjohjen të gjitha mësueseve, stafit dhe
bashkëpunëtorëve që kanë dhënë kontribut duke filluar që në hapjen e saj, 13
vjet më parë
Përshëndetën
personalitete të shquara si Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut,
Nora Malaj ish Zv/Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Dr. Ermioni
Cekani ish drejtore e Arsimit në Kamëz dhe presidente e Shtëpisë Botuese
“Polis” Tiranë
Nga Keze Kozeta Zylo
Imagjinata
ime në poezi, në çdo shkrim apo dhe heshturazi nuk kishte shkuar kurrë që
urimin për 7 Marsin ta bëja nëpërmjet ekranit, nuk kishte shkuar deri tek
pandemia, izolimi, por ja që kjo ngjarje ëshë e vërtetë… Kjo mbyllje “hermetike” ndodhi vjet pikërisht
kur ne të gjithë së bashku festuam me madhështi 7 Marsin dhe si me një dorë
fantazme pas 7 Marsit u mbyllën dyertë e shkollave deri më sot. Ne shpresojmë se do të jemi përsëri së
bashku. Mësuesi si prind i dytë për
nxënësit përballon çdo suferinë dhe si shqiponjat e maleve shqiptare e ruajtët
me dashuri dhe ngrohtësi folezën e florinjtë që s’do të ndryshket kurrë. Ne jemi në këtë kështjellë për ta mbrojtur që
muret e saj të mos rrëzohen, jemi si ushtarët e Skënderbeut, sepse së bashku
flasim Gjuhën më hyjnore në botë: SHQIP!
Çfarë mrekullie kur i
pashë të gjitha mësueset në ekran, më 7 Mars 2021 që nga viti i parëi saj 2008,
pra, para 13 vjetëve më parë.
Udha jonë ka qenë me
sakrifica, mundime, lodhje, sfida, por dhe plot dritë, sepse kur shkon tek nxënësit
në klasë dhe ju mëson shqip është detyra
më e shenjtë që mund të bësh dhe kënaqësia më e madhe për një mësues. Kjo detyrëështë
kryer me nderin dhe betimin e një mësuesi.
Për këto arsye
Shkolla Shqipe “Alba Life” ka qenë e nderuar të hapë siparin e 100-të Vjetorit
të Pavarësisë së Shqipërisë në Diasporë në vitin 2012 -të deklaruar nga
Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë z.Dritan Mishto. Po kaq e nderuar ka qenë të hapë siparin e
10-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Diasporë në vitin 2018-të deklaruar
nga Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York Ambasadore Tetuta Sahatqija.
TV dhe Shkolla Shqipe
“Alba Life” është vlerësuar me proklamatë nga Bashkia e Nju Jorkut me
nënshkrimin nga Këshilltar i saj z.Mark Gjonaj.
Jemi tejet krenar qe ndodhemi në librin historik të Senatit të Shtetit
të Nju Jorkut në Albany me rezolutë të Senatit nr 4487, 17 Prill 2018 dhënë me
rastin e 10-të vjetorit, rezolutë e dorëzuar nga Senatori veteran Amerkan Marty
Golden. Por në këtë dite ne nuk bëjmë
historikun e shkollës, se ajo është shkruar me mësimin dhe aktivitetet e shumta
kombëtare vetëm në SHQIP!
Në kohën e pandemisë
Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York është e para që filloi mësimin shqip në
Diasporë në platformen Google Meet në Online duke u bërë frymëzuese në këtë
mision.
Ishte emocionuese të
shikoje gjithë mesueset ndër vite, ftesë qe e mirëpritën me plot respekt secila
prej tyre, dhe kjo mirëpritje na jep krah e flatra për më tej ne misionin tonë.
Mirënjohjen në emer të
Bordit po e filloj me mësuesit e këtij viti akademik 2020-2021 si: Adelina
Lacaj, Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Gela Bulku, Dr.Manjola Duli, Vjollca Skënderi,
Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veselaj, Sonilda Koci Kadria si dhe koordinatorët
Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, New York dhe Eligerta Cuka, Chicago me drejtore të
programit të procesit mësimor dr.Valbona Zylo Watkins. Mirënjohje për mësueset
ndër vite duke filluar me mësuesen e parë Blerina Bejleri, Betulla Bollati,
Mira Racanelli, Shkëndije Zylaj, Ornela Melo, Valbona Kostrista, Denisa Sinani,
Brunilda Puli, Mada Canaj, Afërdita Kacubaj, Lavdije Misku, Xhemile Kajushi,
Raimonda Hysolli, Marjana Bulku, Luljeta Xhediku, Liza Pllumbi, Anila Syka, Mane
Hasani, Majlinda Tafaj, Blerta Borici, Bruna Osmanaj, Altiona Stefanllari,
Entela Elezi, Armela Shehaj, Mimoza Daci. Mirënjohje për artistët si: Petrika
Melo, Lindita Mezini Lole, Dëshira Ahmeti Kërliu, Pajazit Murtishi, Valbona Peraj.Mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët në kamera
si: Amir Suka, Todd Watkins, Odise Salillari, Andrea Lole, Elton Xhaferri,
Eduard Dilo, Valon Gërbeshi dhe Bujar
Sadikaj.
Në emër të Bordit përshëndeti z.Qemal Zylo themelues dhe
drejtor i Shkollës Shqipe Alba Life, New York
Ndërmjet të tjerash
ai tha:
Sot nderojmëgjithë
Martirët që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe! Sot kujtojmë, kur 134 vite më parë u
hap Mësonjëtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës. Në nderim të kësaj shkolle
7 Marsi është quajtur: “Dita Kombëtare e Mësuesit”. Ju e keni nderuar me punë konkrete dhe mësim
shumë profesional. E kam shumë kënaqësi
dhe krenari të shikoj të gjitha mësueset së bashku që nga themelimi i Shkollës
Shqipe “Alba Life” e cila e ka filluar punën me shkollën në Staten Island. Ndonëse është e pamundur që secila mësuese të
qëndrojë për vite e vite me radhë në shkollë, për shkak të punëve që mund t’ju
dalin, ju përsëri zemrën dhe shpirtin e keni pasur pranë kësaj shkolle duke na
inkurajuar dhe frymëzuar vazhdimisht.
Ndaj ju keni gjithë mirënjohjen time dhe të familjes si themelues të
Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Shkolla Shqipe “Alba
Life” eshtë histori suksesi dhe kjo fal përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj
për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën Shqipe.
Kjo shkollë njeh vetëm rritje të numrit të nxënësve dhe operon në të
gjitha lagjet e Nju Jorkut. Në kohën e
pandemisë ishte e para shkollë në Diasporë që filloi mësimin me programin në
Platformën “Google Meet” në Online. U
hapën 13 klasa dhe jo vetëm nga Nju Jorku, por nga shtetet e Amerikës, Kanadasë
dhe Europës.
Metodat shkencore
pedagogjike, përdorimi i Abetares së unifikuar nga shteti shqiptar dhe Kosova,
profesionalizmi i mësuesëve kanë bërë që të ketë interesim dhe të sensibilizojë
opinionin mbarë shqiptar në Diasporë për moshumbjen e Gjuhës Shqipe nga fëmijët
që lindin dhe rriten në Diasporë.
Sot kam nderin dhe kënaqësinë të përshëndes
dhe t’ju shpreh mirënjohjen Këshilltarit të Bashkisësë Nju Jorkut Z.Mark
Gjonaj, i cili ka suportuar dhe frymëzuar punën tonë që nga fillimi i hapjes së
Shkollave Shqipe, të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen Znj.Nora Malaj, ish
Zv/Ministre e Arsimit dhe e Sporteve të Republilkës së Shqipërisë dhe
Dr.Ermioni Cekani ish Drejtore e Arsimit të Bashkisë së Kamëzës, te cilat para
disa vitesh kryesuan grupin prej 7 vetash nga Tirana dhe kaptuan një oqean për
të na përshëndetur dhe për të shprehur mirënjohjen. Ato sot nuk kaptuan oqeanin, por na përshëndesin
ballas nga ekrani dhe unë në emrin tuaj i falënderoj dhe ju urojmë punë të mbarë
në Shqipëri. Une falënderoj të gjitha mësueset
e Shkollës sonë, koordinatorët të cilat Kozeta i përmendi një për një.
Une kam kënaqësinë të
falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time të vecantë mësuese Blerina Bejlerit e
cila është mësuesja e parë në këtë program, dhe u largua në Kanada për shkak të
dokumenteve, por ajo vazhdon të jetojë me punën dhe përkushtimin tonë. Dua të vecoj mësuese Adelina Lacaj e cila ka
qenë pranë nesh që në vitin e parë të hapjes së shkollës shqipe dhe pas një ndërprerje
për shkak të angazhimeve të saj u rikthye dhe po vazhdon të kontribuojë përsëri
në këtë shkollë.
Ju falënderoj per
bashkepunimin tuaj në këtë mision kombëtar prej 13 vjetesh! Ju uroj suksese të mëtejshme në të ardhmen!
Ju uroj suksese po ashtu të gjithë nxënësve të shkolles sonë "Alba Life" dhe falënderoj prindërit e tyre për bashkëpunimin tejet patriotik në këtë mision të përbashkët.
Programi artistik dhe të ftuarit
Në ekran u shfaq një
vidio me foto nga aktiviteti i shkollës shqipe ndër vite.
Në këtë takim virtual
përshëndeti z. mark gjonaj Këshilltar në Bashkinëe Nju Jorkut, Kryetar i Këshillit
Kombëtar të Diasporës. Z.Mark Gjonaj falënderoi
pamasë themeluesit, mësueset, prindërit nxënësit për këtë punë kombëtare në mësimin
e Gjuhës Shqipe. Vazhdoni të punoni si
deri tani dhe ju do të keni gjithmonë mbështetjen time!
Artistja e mirënjohur
Lindita Mezini Lole përshëndeti me intepretimin: “valsi i lumturisë”
Nora malaj ish Zv/Ministre
e Arsimit iu uroi gjithë mësuesëve 7 Marsin dhe shprehu me fjalë miradie
respektin dhe dashurinë për punën e mësuesit si edukatore të brezave. Ajo kujtoi kur erdhi pranë shkollës sonëvite
më parë në krye të ekipit të 7 mësuesëve nga Tirana dhe i puthi në ballë gjithë
nxënësit që mësonin shqip. Dashuria e saj për shkollën shqipe “Alba Life” u
shpreh duke afruar dhe kontributin e saj duke thënë se: “Tani që ju jeni në
programin në Online” unë mund te afroj ndihmën time për të dhënë mësim.
Artistja e mirënjohur,
ish udhëheqësja artistike me nje kontribut të vyer Dëshira Ahmeti Kërliu
interpretoi: “Globi rrotullohet”.
Dr.Ermioni Cekani ish
Drejtore e Arsimit në Kamëz dhe presidente e Shtëpisë Botuese “Polis” përshëndeti
plot respekt dhe kulturë gjithë mësuesit, themeluesit dhe iu uroi atyre vazhdimësi
ndër breza për këtë mision fisnik. Ajo
tha se e njoh mirë punën tuaj nga afër, pasi erdha nga Tirana bashkë me ekipin
dhe ju pamënga afer për mësimdhënien.
Ajo shprehu kënaqësinë për lidhjen me Chicagon dhe dua t’ju them nipërve
tëmi që të vinë dhe të regjistrohen pranë shkollës suaj. Dr.Cekani u shpreh duke afruar dhe
kontributin e saj duke thënë se: “Tani që ju jeni nëplatformen nëGoogle Meet unë
mund të afroj ndihmën time për të dhënë mësim.
Nxënësi i talentuar:
Arelt Xhaferri në Shkollën Shqipe në
Bronx interpretoi poezinë:
“Me Ëvetarin e
Veqilharxhit”.
Mësuesja e parë e
shkollës: Blerina Bejleri e cila e ndërpreu mësimin ngase lëvizën për ne Kanada
për shkak të dokumenteve përshëndeti me plot krenari dhe dashuri. Ajo kujtoi momentet e para, punën, përkushtimin
me pasion, profesionalizmin që ushtrohej në këto shkolla, ku për herë të parë
filloi në Staten Island, duke vazhduar me Brooklinin e me radhë. Edhe pse jetoj në Kanada, mendjen, shpirtin
dhe zemrën e kam pranë kësaj shkolle tha ajo.
Ja vazhdoi këtu pranë kam Dean dhe do të intepretojë një poezi nga
libri: Kujtimet si fletëz libri” me vargjet si: Më vini shpesh me krahë magjie/
të butëzën fjalë sillni pranë/ c’mi flladisni sot mendimet/ si krahë pulëbardhash
mbi oqean…
Artisti i shquar
PAJAZIT MURTISHI interpretoi finalja e epopesë së Adem Jasharit, me tekst nga
Lebit Murtishi, pasi në këtë ditë të 7 Marsit aira heroikisht duke luftuar me
kuçedrën serbe.
Pajazit Murtishi
ishte veshur si Adem Jashari dhe me intepretimin brilant ai e solli Heroin pranë
nesh, Heroin që do të ngelet frymëzues ndër breza përjetësisht.
Një ndër mësueset e
para Adelina Laçaj përshëndeti me plot emocion edhe me ndonjë pikëz loti nën
qerpik, ajo përshkroi me dashuri duke sjellë kujtimet e saj për këtë ditë të
shenjtëkombëtare. Pasioni, përkushtimi,
profesionalizmi, puna pa limit, bëri që Shkolla Shqipe “Alba Life” të jetë më e
suksesshmja. Unë kujtoj telefonatën e
parë kur themeluesit më ftuan për fëmijët që t’i coja në shkollë për të mësuar
shqip, ftesën e Qemalit për të dhënë mësim sinjë mësuese me përvoje që nga
Tirana, të cilat i mirëprita me shumë dashuri.
Nëvend të huaj mësuesit i mungon kjo pjesë më e bukur e jetës së tij,
ndaj kur dëgjon per një shkollë shqipe mendoj se shkon me vrap të kontribuojë. Dhe këtëna e sollën tek dera familja Zylo të cilët i falënderoj përjetësisht. Unë do të
punoj pa u ndalur dhe do të vazhdojë me devotshmëri në këtë mision fisnik përfundoi
mësuese Adelina.
Nxënësja e
mrekullueshme e Shkollës Shqipe në Chicago
Eliana Cuka interpretoi poezinë Mësueses sime.
Fatjona Gjocaj nxënëse e mençur dhe e ëmbël në Shkollën
Shqipe në Bronx interpretoi poezinë
“Festën e mësueses”
Nxënësja e talentuar
në shkollën Shqipe në Brooklyn Jori Lamce interpretoi këngën “Dua Mëngjeset e Majit”.
Disa artistë dhe mësues
ndanë emocionet dhe gëzimet rreth punës së tyre në shkollë si: Lindita Mezini
Lole, Dëshira Ahmeti Kërliu, Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj Eligerta Cuka, Majlinda
Tafaj, Dr.Manjola Duli Liza Pllumbi, Sonilda Koci, Dr.Valbona Zylo Watkins, etj.
Dy nxënëse të
talentuara të Shkollës Shqipe si Dea Kërliu dhe Dea Watkins interpretuan këngën
e njohur “Faleminderit Mësuesja ime!
Programi u mbyll me
Hymnin e Shkollës Shqipe: Gjuha Jonë interpretuar nga dy nxënëse veterane të
Shkollës Shqipe “Alba Life” Dea Bejleri Kanada dhe Kristina Melo Uster.
Dita e 7 Marsit 2021
në kohën e pandemisë botërore ishte konceptuar nga Bordi për t’ju shprehur mirënjohjen
e pakufishme të gjithë mësuesëve, stafit, bashkëpunëtorëve që kanë dhënë
kontributin e tyre në mësimin e Gjuhës shqipe nxënësve të lindur dhe rritur në
Diasporë.
Ishte një e diel me
plot surpriza dhe emocione qe s’do të harrohet kurrë nga mësuesit, lule mimozat
e Kombit tim.
Shkolla Shqipe “Alba
Life” do të vazhdojë pa u ndalur misionin e saj kombëtar me përkushtim
profesional dhe pasion së bashku me mësueset për t’ju mësuar fëmijëve në
Diasporë Gjuhën Shqipe.
Gëzuar 7 Marsin kolegë
të nderuar të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit! Urime për të
gjithë mësuesët shqiptare në Shqiperi, Kosovë dhe çdo cep të globit!
7 Mars, 2021
New York