Kulturë
Meti Rexhepi: Bulëzat
E diele, 14.03.2021, 12:21 PM
BULËZAT
(Variant)
(Musa
Ramadanit)
Nga
Meti Rexhepi
u
shkri qiriu i Mu Rait
pakës para
bulëzave të reja të stinës
i
mbylli bulëzat e fletëve dhe tash
lypin
afshin
e penës të çilen
mbi
kupa poleni prej thimthash të grerëzës
kapitujt
i mëkuan grackat e lules e të bletës
*
qindra
pickime turinjve syve në një zgorre lisi
kosto
e tundimit të mjaltës ngriti në vertikale
ariun mbi një
prirje të rënies prej instinkti
*
Mu
Rai ua mbështillte cipën fjalëve me klorofilin e pa vyshkur
kasketa mbi sy u bënte hije dy liqeve të tij
aty përmbyseshin anije perandorësh
gojë-përbindëshi
princat mbi
liqene i kishte lajthitur syprina
fytyra faqe
buzë gjinj tamblore bele e kofshë
floçkash copëzuar
zbërthe
mozaikun dhe do të vlojë afshi i kaptinave për(z)gjuar
*
liqeneve
Tuaj Maestro mbeti “Ligatina”
dhëmbët
e kohës së uritur përpijnë gjysmën e
Gllamës
ankthi e “Zezona” u ngjizën në gjenet e amës
nuk
e ndali dot ritmin “Vrapuesja e
Prizrenit”
Maratona ia shpinte Majlindës në dorë trofeun
mbishkrime
të shlyera i kishin fshirë emrin
*
Maestro
fli i qetë
qindra-mijëra
sy fshihen në çdo fletë
drithërimet t`i
mbyllën vetëm dy
kokrrat
e grurit dhe të egjrës
i
rrisje me lëngun “Thirravaje”
i
sitje në shoshën“Neurosis”
*
“Eugjenika
e tri deteve”
ftoi
muzat të shpërfaqnin mijëra derte
*
e
rrëzuam edhe një Mur Gjaku Maestro
*
mund
të na zërë Muri i Republikës së vaktit
ai
që po ngrihet venave tona të mërisë së gjakut
Ti
e dëftoje aktin
“Satana
ma vodhi gurin e urtisë”
*
nuk donte
të vegjetonte mes verës së
makutëve
dhe
nëmës së frytëzuar në kremte e pranga
së
fundmi bulëza do të çelin pa Ty
por
te “Profeti nga Praga”
Gjilan, kallnor 2021