Kulturë
Puntorie Muça Ziba: Dy poezi nga vëllimi poetik Koha e qershive
E marte, 09.03.2021, 10:55 AM
Puntorie Muça Ziba me dy
poezi nga vëllimi poetik KOHA E QERSHIVE
TË
VËZHGOJ VOGËLAK KOMBI IM
(Je
bërë kallkan në djep të vogëlth...)
Kë
ta fyej sot
kë
ta pështyj
me
thonjë gaforresh
kë
ta grith,
ca
janë bërë lepuj
e
ca na mbeten
arinj
dinjitar
të
palatuar
të
babëzitur,
dyst
i shikojnë
shpatijet
malit
për
një rrisk froni
për
aromë bajamesh
të
pjekura.
Pluskojnë
strehët
dydirekëshe,
varfanjaku
i grymosur
merr
arrati
përvidhet
dhe platitet
nën
strehë të huaj.
Kë
ta fyej sot
kë
ta pështyj,
me
thonjë gaforresh
kë
do ta grith,
ca
janë bërë lepuj
ca
arinj cirku.
Tërbohen
përrenjtë
plasariten
malet
ngujohen
lypësit
dhe
filizat dydirekëshe
dynden
mbi dallgë oqeanesh.
Eh,
ti bëhesh vogëlak
kombi
im,
pa
ëndrra gjumi
pa
rituale.
DO
TË IKI NGA KY QYTET
(Bukuria
dhe shëmtia e këtij qyteti m'i shkul qerpikët e syve.)
Do
të iki nga ky qytet si nizam i ngratë,
pa
zbardhur mirë do të lë shaminë
e
do të iki,
do
t'ia mbath nga sytë-këmbët
s'do
lë vend pa kërkuar një derë të hapur
atje
ku lind e perëndon
përtej
tatëpjetëzave dhe teposhtëzave
kudo,
por jo këtu
ah,
s'më merr gjumi mes sherre totemësh.
Në
këtë qytet
bukuria
dhe shëmtia m'i shkul qerpikët e syve
kur
fryjnë erëra të zeza.
S'më
hyjnë në kokërdhok sysh këto rrugë,
në
daç besoni e në daç jo
në
daç m? shkelni në gjurmë
në
daç jo
në
daç qani e shkulni flokët e kresë
në
daç jo,
ah
do marr arratinë
pa
një leckë në shpirt.
Këtu
s'mund të prekin sytë gjelbërosh
as
kulla të mykura
mbush
me minj e totem hamshor,
as
gojë çaraveshur
që
hanë goca njome për darkë,
as
mozaikun kiç.
Qysh
sonte do ta lë këtë qytet gojë kuçedër
ku
shkrehen armët e nervi mbetet lënduar
bashkë
me trajtën e figurës sentimentale pa pushtet.
Do
ta marr n'sy botën plagëndezur
që
s'e mba gjallë arsyeja
por
vetëm ca fijëza shprese.
Në
valixhe s'do të fus
as
bohçe punuar në vegjë
nga
një dorë nëne,
as
miq fytyrë lëvere
as
peliçen e bardhë me dantella nusërie
as
muhabete të tjerrura pasdarkeve të gjata,
vetëm
një grusht gurë
as
të vegjël, as të mëdhenj s
a
t'i vë një barrë valixhes me rrota
e
mua tek-tuk le të më pikon ndonjë kokërr djerse.
Prej
sonte do ta lë këtë qytet,
po
deshën le të më ndëshkojnë
për
braktisje pa leje
për
mallkimin që do t'ua lë peng
tullë
më tullë
për
rivalin, për fajin dhe pafajësinë
për
përrallat dhe mitet
për
pështymën e hedhur mbi skulpturat kiç
për
nokturnot
për
barokun e rokokonë
që
do t'ua vë flakën kalimthi.
Ah,
sonte në mesnatë do ta lë këtë qytet
do
kërkoj përtejdielli një dhomë për vete
por,
po s'e gjeta
ah,
po s'e gjeta
do
të mbetem gjunjëzuar me përgjërim
para
ndonjë altari,
derisa
të thith edhe një flluskë ajri
derisa
të vdes, kapur për një fije drite.