Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik
E diele, 28.02.2021, 07:03 PM
Shkolla Shqipe “Alba
Life”, NY e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik
në Online
Përshëndetën dhe uruan nxënësit dhe mësuesit
me plot respekt në Online:
Prof.Dr.Fatmir Sejdiu presidenti i parë i Republikës së Kosovës së Pavarur. Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm
i Kosovës. Kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr.Vaxhid Sejdiu Kryetar i Këshillit
Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Për arsye teknike nuk u realizua
përshëndetja direkte nga Ambasadori William Walker.
Nga Keze Kozeta Zylo
Nxënësit dhe mësuesit
e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit vazhdojnë të ruajnëtraditën
duke festuar për çdo vit me madhështi Pavarësinë e Kosovës. Ndonëse për nxënësit
dhe mësuesit e Shkollës Shqipe në New York ishte javë e pushimit nga shkollat
publike amerikane, ata nuk e ndërprenë mësimin shqip në Online, pasi donin të
nderonin dhe të festonin për Kosovën martire.
Programi u moderua nga mësuese Entela Muda me plot profesionalizëm dhe
kulturë e cila punoi me mjaft përkushtim për të arritur këtë sukses të radhës
me të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë koncert. Ekrani i qelqtë mund të mos i tregojë në foto
të gjithë artistët e vegjël, por ata me dashurinë e pakufishme bënë të pamundurën
për të thënë atë që kanë mësuar me mësueset e tyre.
Mësuese Entela Muda
hapi programin me fjalën e saj të mirëseardhjes dhe në ekran nëpërmjet një
vidioje të shkurtër shfaqi deklaratën e nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës në
Parlament ku president i zgjedhur ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.
Në emër të Bordit përshëndeti Dr.Valbona Zylo Watkins
Ajo tha se është në
nderin e shkollës sonë të festojmë 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,
traditë që e kemi kryer me krenari për cdo vit.
Unë përgëzoj pafund mësueset si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Sela
Thaqi, Gela Bulku, Dr.Manjola Duli, Vjollca Skënderaj, Fatbardha Shiqerukaj,
Mirvete Krasniqi Veselaj, Sonilda Koci Kadria si dhe koordinatorët Arta
Xhaferri dhe Blerim Gjocaj që me profesionalizëm kanë arritur në të 13 klasat të
realizojnë me sukses programin dhe sot do të shikojmë me kënaqësi koncertin e
nxënësve enkas për këtë ditë të shenjtë të Kosovës. Gjurmët e ndritura për këto festa do të
ngelen gjatë në kujtesën e tyre dhe do të jenë frymëzim kur të rriten për ta
cuar stafetën më tej në Diasporë. Për
shkak të pandemisë botërore Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit i
zhvillon mësimet në platformën në Online me plot sukses. Kjo platformë i ka dhënë mundësi shkollës që
të ketë nxënës jo vetëm nga Nju Jorku, por dhe nga shtete të ndryshme të Amerikës,
Kanada, Europë si Spanjë, Norvegji etj.
Bordi dhe mësueset i kanë mirëpritur me kënaqësi cka ka treguar se numri
i tyre po rritet vazhdimisht. Shumë gjëra
nuk janë të lehta, pasi puna në arsim do përkushtim, vullnet, profesionalizëm,
studim të detajuar për nxënësit në Diasporë, por mendoj se në bashkëpunim me mësueset
ja kemi dalë. Mirënjohje për këto mësuese! Më duhet të theksoj se ky koncert realizohet
në javën e pushimit (spring break) sic i thonë në Amerikë, por këta nxënës dhe
mësues javën e pushimit e bënë shumë aktive me qëllim që të festonin Ditën e
Pavarësisë së Kosovës.
Sot në këtë festë të
bukur të Pavarësisë do të përshëndesin personalitete te shquara te Kombit si:
Prof.Dr.Fatmir Sejdiu, Presidenti i parë i Kosovës në Pavarësinë e saj,
Kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe Joe DioGuardi emri i të cilit u zu në
gojë nga Sllobodan Milloshevici në gjyqin e Hagës, për shkak të lobimit të
fuqishëm që bëri në Kongresin Amerikan për cështjen e Kosovës, Ambasador
William Walker, i cili kryesoi misionin ndërkombëtar verifikues për armëpushim
dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për masakrat e policisë serbe në Recak
dhe Kosovë.
Githashtu është në nderin tonë që do tëpershëndesin Ambasadori Frymezim
Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York dhe
Dr.Vaxhid Sejdiu kryetar i këshillit koordinues të arsimtarëve në diasporë.
Përshëndetjet e
personaliteteve shqiptaretë ftuar enkas për këtë program ishin frymëzuese dhe
mbështetëse për të
vazhduar më tej këtë mision të shenjtë.
Shprehim mirënjohjen tonë dhe të anëtarëve të Këshillit të Arsimtarëve të
Diasporës të cilët morën pjesë në Online si Mira Shehu Kanda, Teuta Tabaku
Turqi, Mustafë Krasniqi Gjermani, Teuta Tabaku, Anila Kadia, Angli dhe Musa
Pali Zvicër.
Programi artistik për 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Programi u hap nga nxënësit
me mësuese Entela Muda, Staten Island NY,
Interpretuan nxënësit
si: Dea Watkins: Bac u Kry nga Kozeta Zylo, Amina Shegaj:Një Natë nga Netët pa
Gjumë nga poeti i shquar Ali Podrimja, Reona Kovaçi:-Një Dëshirë Zemre për të
gjithë, Ariana Daci, Udhë në Kosovë-Nga shkrimtari i shquar Agim Shehu, Blin
Beqiri dhe Rubik Beqiri: Kosova nga shkrimtarja e njohur Adelina Mamaqi.
Nxenësit e mësuese
Vlera Sela Thaqi Staten Island interpretuan poezinë në Prekazin historik. Ata ishin: Saranda Halsted (Long Island), Adea
Duka (Brooklyn), Amina Duka (Brooklyn)
Nina Kastrati (East
Hampton), Ilirian Thaqi (Staten Island), Briana Kasmi (Staten Island), Etnik
Demogaj (Canada), Rayhan Elkordi (Staten Island).
Nxënësit e mësuese
Mirvete Krasniqi Veselaj si Ariela Demiraj recitoi Të dua Kosovë me autor
Alban Kalimashi, 17
Shkurti, Autori:Valmire Pacolli, recitoi: Leonis Lajqi. Kosova ime.
Dhe uroj te
jesh,gjithmonë e lire! Recitoi: Bora Kurtolli.
Jam Shqiptar e Kosovar nga Mitrush Kuteli, recitoi:Edion Shiqerukaj.
Nxënësit e mësuese
Fatbardha Shiqerukaj Fatjon Gjocaj, Une biri yt Kosovë nga Ali Podrimja, Yllëza
Sejdiu: Kosovë nga Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, Fatjona Gjocaj: Kosova ime nga Vehbi
Neziri, Saranda Krasniqi, Shqipja dhe Shqiponja nga Sahit Shala, Leon Gashi 17
shkurti, Simelba Xhaferri: Kosova nga Arben Dreshaj, Emma Watkins: Jam bijë
Kosove nga K.Zylo, Edvin Dalliu: Të dua Kosovë nga Alban Kalimashi, Ledjana
Hasanaj nga Sahit Shala.
Nxënësit e mësuese
Sonilda Kadria si Arabella Gjeka recitoi ”Flamuri”, Aleena Osmani - “Krenaria
ime” dhe Rian Dobrova “ Xhamadani vija-vija”
Nxënësit e mësuese
Geltiana Bulku, Brooklyn interpretuan poezi si: Zgjohu, Kosovë! Shkruar nga Ali
Podrimja. Interpretoi Jori Lamçe. Kosova! Poezi nga: Shefqet Dibrani.
Interpretoi Adisa Tahiri. Këndo Tiranë,
Këndo Prishtinë. Interpreton Debora Shehu. Kosova, interpretoi Rilind Shehu. 17
Shkurt 2008, interpretojne: Aria Stoja, Enzo Rustani, Laura Torollari, Etien
Sinoruka, Katelyn Hoxha dhe Brandon Grada.
Me mjaft interes u
dëgjua prezantimi përshëndetës nga të gjithë si dhe ”Sot Kosova Është e Lirë”
kënduar nga vëllezërit Rustani!
Nxënësit e mësuese
Vjollca Skenderaj si Uklea Buzi interpretoi
poezinë " Unë biri yt " me autor Ali Podrimja, Rei Uka me
poezinë "Të puth Kosova ime " , autor Vasil Tabaku
Kiara Hila me poezinë
"Erdha Kosovë ", autor Shkurte Nekaj
Aleksia Kola me
poezinë "Vendi im ", autor Arben Kurteshi
Eliana Nallbani me
poezinë "Urime Pavarësia", autor Eliana Nallbani.
Nxënësit e Dr.
Manjola Dulit si: Stivi Veshi dhe Klaus Veshi interpretuan Gëzuar Ditëlindjen
Kosovë, Adina Zdruli - Unë jam Kosovë, Liri Shala dhe Francesco Hila -
Pavarësia e Kosovës. Agona Sadiku dhe
Loreta Sadiku: 17 Shkurti 2008. Xhuljano Meta dhe Adea Kastrati Kosova
Ime. Zana Shala- Det -Ramosa - Historia
e Babait tim luftëtar i UÇK-së.
Nxënësit e mësuese Adelina
Laçaj me klasen ne Brooklyn interpretuan si: Mesazhi i Cuditshëm : Poezi nga
Dritëro Agolli, Recitojnë : Detion Shehu, Kelvin Rustani, Eneo Rustani.
Për tu mbledhur bashkë:
Poezi nga Dritëro Agolli, intepretuan: Blenda Sehu, Erla Lamce, Elio Tahiri,
Jon Agolli, Gabriel Grada.
Elegji për Kosovën
Poezi nga Mihal Hanxhari, intepretuan: Aristidh Kondakciu, Altea Bala, Detion
Shehu, Saranda Kurtolli. Kosova: Poezi
nga Ismail Kadare: Recituan: Zenel Agolli, Adem Jashari, Ivzi Osmani, Kosova,
Dritero Agolli, Anson Nallbani (Vidio).
Adem Jashari: K.Zylo,
interpretoi: Jessica dhe Jonathan Ndregjoni.
Nxënësit e mësuese
Adelina Laçaj ne Bronx intepretuan: Të pashë Kosovë: Poezi nga Nehat Jahiu.
Intepretuan: Keida Shiqerukaj, Albo Zefi, Sofia Sandria, Fiona Zaimi, Kleidi
Zaimi, Adrian Krasniqi, Nora Balidemaj. Kosovë
fjala ime e fundit: Poezi nga Hasan Qyqalla.
Intepretuan si:
Jessica Ndregjoni dhe Jonathan Ndregjoni.
Erdhe në Kosovë:
Poezi nga poeti Agim Shehu: Recituan: KenKrist Lumshi, Harry Lumshi, Kaltrina
Mushkolaj, Shkurti: Poezi nga Qëndresa
Vilaku intepretuan Arelt Xhaferri.
Programi u mbyll me
Vallen e Pavarësisë së Kosovës drejtuar nga mësuese Muda me nxënësit: si: Dea
Watkins, Emma Watkins, Ariana Daci, Onida Grainca, Amina Shegaj, Natalia
Sinani, Gloria Puli, Rilind Bardhi, Viktoria Kola, Erona Beka, Ervin Beka dhe
Loriana Thaqi.
Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me producent
Qemal Zylo dhe kameraman Elton Xhaferri dhe së shpejti do të
transmetohet në kanalet televizive.
20 Shkurt, 2021
New York