E enjte, 06.05.2021, 04:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Dita e daljes

E diele, 21.02.2021, 10:40 AM


Nexhat Halimi

Dita e daljes

a vuan më pse nuk vuan

sime amë

shtëpinë e kërkoj nëpër botë

s' më është premtuar agu pa ty

udhëtoj e qaj pandërprerë

ndërmjet mungesës e vetëtimës

tërë në vetmi të shurdhër aty

trupi pa kulm

trëndafilin ma marrin

gjak

unë shtëpinë e kërkoj nëpër botë

verdhësia më verbon

etja djeg

dhomat e ballit plot largësi

edhe sa matanë lumi

të dielën s' e kam dot

të hënën ma marrin

unë gjelin e kërkoj nëpër botë

çdo të agojë e marta

çon sajna lumi

shpërthen prej gurit në brez të bjeshkës

e rrjedh furishëm ndër ëndrrat e braktisura

e diela është autoportreti i ujit magjik

nis e mbaron mes etjes e psherëtimës

e zogu i vogël çukit pandërprerë në shelg

e larg largësinë që ke mësyrë e në zemër afrinë

ja sesi vala e ndjek valën kapërcen mbi sajnë

e krijon ritmin e pavdekshëm të fyellit

zot unë e ndjej gjithnjë në majë të pyllit

prapë shkulm i madh uji kthehet nga  lart

me vrull të çakorduar zgjohet prej gurit

përplaset në  pengesë e unë mendimit ik

dëgjoj ujin nga rrjedh e krijon  prapë muzikë

çon sajna lumi e ti vuan për urën e rrëzuar

zhol

në hapësirën e rrethuar

dy vetë luajmë i treti shënon lythat

me gisht

ti lëviz

peshk a rrëshiq

me dhëmbë ujku

kafshon

bëhesh zot dreq mi

gjarpër i lidhur në qafën time

prej kashte

asnjëri s' të arrin

në brigjet që t'i rrah valë tambli

kush do to dalë njëqindenjë

ti apo prapë unë

humbja

fitorja

theren në një gjilpërë

nëpër shi pyllit

krimba e fillikat vetëm

të dielën mbas dite

unë

koka e qeni shëtisim nëpër shi

më tatuazhe  kokë e bisht

sendet kthehen në varre

e pushkë pusie

të dielën mbas dite

unë qeni e koka

mbahemi ndër duar e të tre ngasim lumin

e s' vdes gjithmonë

me vdekjen

të dielën

mbas dite

unë

qeni

e koka

të dielën mbas dite

nëpër shi pyllit

krimba e fillikat vetëm

ashti i fjetur

poshtë e lart për shkallë të kripës

ja mbesin gjurmë trupi të lashtë

e ndonjë gjë fare e gjelbër në tryezë

pik nga ashti i fjetur

ndër harqe të thyera

të martës çfarë t'i bëj matanë afërsisë

s'e gjeta askund

kokën

medet

bukuri e fjetur në katin e zbrazët

me ditë s' ka mysafirë në mbrëmje të vona

vetëm siluetat ikin gjakut mitik

e fundit zbret ti me kokë në duar

krimb

e fillikat vetëm

e dikë pandërprerë diku e lehin egër

zogu i zjarrtë

në gjunjë mbete me të njëjtin asht

nëpër unazë të përzieju udhëtim i çuditshëm

në pyll të mbetur në cunga

qielli i ndjekur tash bie nëpër degë

e koka kërkon zog të zjarrtë

vjen e bie e mbetet përmotshëm në gur

druri i gjelbër prapë thyhet

fsheh mes gjunjësh syrin e zi

krejt të kallur

e qan

s'qan

nëpër unazat e kaltra të vapës

s' je një me kokën

vetmit e zbresin orën e fatit në tryezë

nga ti shkundin mollën e kuqe

ylli qiri në erë

është e s' është më ndër degë zog prej zjarri

sy i njëjtë me udhëtimin

bie ombrellës thermi thermi  shi e gjak

në vazo hiri

gjysmëkokë gjysmëlule

shëtit buzë uji

ngjitem nofullës në dhembje dashurie

para më del gjarpër me shtatë krerë të zi

nuk lëshon pe

rrufetë ngjallin ashtin

si ta shpëtoj zot

atë fanar krua në sy të shtëpisë

e gruas sykaltër

ngarkuar me mal e breshkë

zjarri me mua hyri në vazo hiri

nuk jemi një

bën be në enqefal

unë përbiroj nëpër të marte para vërshimi

hark

bien kokë e sharje e s' vdes jeta

ja ec e çara vetes kaq vjet  ndërmjet



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora