Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Fjalë për Lefter Çipën
E enjte, 18.02.2021, 09:39 PM
Fjalë për Lefter Çipën
Nga
Timo Mërkuri
Pilurjotë
kudo që jinni dhe ju vëllezër himariotë të 53 fshatrave!
Ju
burra shteti që e doni Shqipërinë si Lefter Çipa dhe ju miq e shokë që emrin e
Lefter Çipës e lexonit Lefter Shqiptari apo Lefter kënga; më dëgjoni!
Një
lajm i zi si një tërmet njëqint ballë na goditi sot të tërëve sot në të hyrë
dita dhe na bëri të qëndrojmë për disa çaste të hutuar.
U
përhap lajmi që ka vdekur Lefter Çipa.
Por
unë dua tju them se nuk është e vërtetë që ka vdekur Lefter Çipa.
Lefter
Çipa nuk ka vdekur sepse ai ka kohë që është bërë i pavdekshëm dhe është e
kuptueshme që të pavdekëshmit nuk vdesin.
Lefter
Çipa është mishëruar te çdo kënga iso-polifonike pilurjote e më gjërë. Që të
vdesë Lefter Çipa do të thotë që të
shuhen këngët që ai ndezi kudo nëpër Shqipëri dhe nëpër zemrat
shqiptare. Unë ju them se çdo gjë mund të ndodhë në këtë botë, malet mund të
vithisen nga vendi e të gremisen në det, deti mund të ngrihet e të mbulojë
Vanovën, por sikur edhe një pilurjot i
vetëm të rrojë nbi këtë dhe, te ai do rrojë kënga pilurjote. Dhe tek ajo këngë
do rrahë zemra e Lefter Çipës si gjithmon.
Këto
male e këto brinja, këto gërxhe e këto pemë, lulet që çelin dhe era që fryn në
këto vise mbanë diçka nga emri Lefter Çipa dhe të gjitha bashkë formësojnë
portretin e tij, të bukur, të qeshur, të gjallë e me këngë në buzë.
Lefter
Çipa rron te secili prej nesh si buzëqeshje, si këngë, si dashuri amtare, si
krenari, si amanet.
Prandaj
unë ju them që mos e besoni lajmin se paska vdekur Lefter Çipa.
Ndonjëri
do thotë që Lefteri ja ku është, veshur me kostum, gati për në udhëtimin e
madh.
Po,
Lefter Çipa si çdo ditë, madje ndryshe nga të gjithë ne edhe sot është i veshur
me kostumin e tij, me kravatë, i bukur si gjithmon, i gatitur për një udhëtim
të madh. Ai do niset për tu takuar me të tërëfuqishmin dhe do bëjë ca biseda me
‘të. Bisedat do ti bëjë për ne e jo për vete. Mos u trembni, nuk do ti flaës të
tërëfuqishmit për prapësitë tona se Lefteri na ka dashur shumë dhe asnjëherë
nuk ka folur keq për ndonjë njeri.
Lefter
Çipa do bisedojë me të tërëfuqishmin për ne dhe do i thotë që ne jemi bij të
denjë të kësaj toke të bekuar nga vetë i
tërëfuqishmi, nuk e braktisim kurrë dhe çdo ditë e bëjmë gjithnjë e më
të bukur. Do i thotë që ne jemi të gjithë vëllezër dhe e duam shumë njeri
tjetrin, prandaj duhet të na bekojë më shumë në këtë drejtim. Thuaja o Lefter
Çipa thuaja dhe bëne që të na bekojë dhe të bëhemi vërtet të tillë.
Lefter
Çipa do t’i thotë të tërëfuqishmit se politikanët tanë e duan popullin dhe janë
të drejtë me ‘të, punojnë për popullin dhe mirëkuptohen mes tyre për të mirën e
Atdheut.
Thuaja
o Lefter Çipa këtë por thuaja dy herë ,që ta kuptojë mirë i tërëfuqishmi se
ndoshta bën ndonjë mrekulli dhe bëhet e vërtetë kjo gjë.
Lefter
Çipa do t’i flaës të tërëfuqishmit edhe për këngët tona të bukura që na
cicërijnë në shpirt dhe, siç bën zakonisht me këdo, do t’i kërkojë edhe të
tërëfuqishmit ndonjë mendim se si mund
t’i bëjë ato më të bukura e më të fisme.
E
po dëgjo o Lefter Çipa, kaq të bukura sa i ke bërë ti këngët tona, as Zoti vetë
s’ka çu shton e s’ka ç’u heq. Por me qënë se do bësh muhabet me të tërëfuqishmin,
shtyje muhabetin dhe me këngë e për këngën.
Dhe
mos u vono shumë me këtë ikje në prag të pranverës, kthehu prapë nëpër këngë,
siç na e pate thënë vetë, madje na e the
edhe me këngë: Vdeksha edhe prapë u
ngrefsha,/Shokët në këngë i gjetsha!
Në
këngët e tua do jemi gjithmon o Lefter Çipa, madje duke kënduar këngët e tua,
duke kënduar për ty. Dhe ti do të jesh gjithmon me ne, si krenaria e jonë, si
bukuria e jonë, si vetë pavdekësia e jonë.
S’të
themi dot lamtumirë O Lefter Çipa se nuk e pranojmë ikjen të nde të
përherëshme. Ti Lefter Çipa dhe emri yt do vijoni të jetoni te këngët
pilurjote, te era e malit të Pilurit dhe dallgët e detit përkarshi, te
fëshfërima e gjetheve të lisave te Shën Kolli, te gurët e drurët e Pilurit që
aq shumë e deshe dhe me aq dashuri i këndove.
Ti
do të jeshë i përjetshëm në këto vise o Lefter Çipa.
Pilur, më 18.02.2021