E hene, 17.05.2021, 07:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (9)

E diele, 21.02.2021, 01:19 PM


Nuhi Veselaj, Pse  “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme  (9)

IX. METAMORFOZIMI E DISA PROVA NDIKUESE NDAJ SHNDËRRIMIT TË

MITIT GOGOL NDAJ PASKAJORES NË ZANËMIRË

ORËBEKUESE PËR SHQIPEN E NATYRSHME DHE STANDARDIN E SAJ

Nga gogole e pështirë, shpëtimtare zanëmirë!

(Paskajorja  e mirëfilltë)

Sihyrje

Në kreun e mëparshëm doli sheshit mashtrimi i madh patologjik se gjoja kthimi mozoallah  paskajores në standard e prishka atë tërësisht. Kështu paskarorefobët për mosrikthimin në përdorim normal të ndikuar nga ideologjia e luftës së klasave e gogolëzuan paskajoren e mirëfilltë. Po sido që të ketë qenë, siç e pamë, e vërteta, edhe pse e vonuar, doli ngadhënjyese  ndaj propagandës së tillë makiaveliste. Paskajorja doli e pastër, shpëtoi nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, të cilat ndërsa sundonte sistemi monist konsideroheshin aksiomativisht të vërteta, ngase ashtu përpalleshin nga studiuesit e profesorët tanë më autoritativë, të cilët në atë mënyrë, madje ndoshta  pa të keq, arsyetoheshin për të ruajtur karrierën nën maskën e unifikimit të shqipes standarde, prandaj nuk ishte lehtë me u krye verifikimi i bazës faktike të akuzave të tilla, mirëpo e keqja për paskajoren nga Qendra  vazhdoi e përforcuar edhe pas rënies së atij sistemi monist  në vitet e 90-a të shekullit të kaluar, po me atë avaz, e keqe kjo që nga disa qarqe të frustruara ende nuk po pushon, duke penguar kështu propagandisht çdo nismë rikthimi të paskajores në standard., madje duke shkaktuar në anën tjetër edhe ndonjë shpërthim ekstrerm, siç është fushata e  pjesores me –U, punu,  për zëvendësimin e pjesores së standardit (toske) –UAR punuar dhe atësaj të standardit gegnisht, -UE punue.

Së këndejmi, sido që të ketë qenë e do të jetë, në këtë krye të parafundit të këtij punimi, me titull Metamorfozimi e disa prova ndikuese ndaj konceptit të paskajores ng mit-gogol në zanëmirë orëbekuese për shqipn e natyrshme dhe standardin e saj, dominojnë këto pesë tema mjaft komplekse:

Së pari, rreth përjetimit tonë ndaj paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972.

Së dyti, metamorfozimi ose shndërrimi i mitit “gogol” për paskajoren në zanëmirë orëbekuese.

Së treti, dëshmi  që rikthimi i paskajores në standard vjen për të stabilizuar të çorientuarit

Së katërti, rreth veçorisë së alternativitetit  të paskajores së mirëfilltë  te tipi i foljeve  –UEJ/-UAJ.

Së pesti,  dy opsione rreth rehabilitimit të  paskajores  dhe reformimit të praspashtesë së pjesores së standarit në të mirë të sforcimit dhe njëzimit të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj

Natyrisht nuk do të mungojë as përmbyllja.

(1) Rreth përjetimit ndaj paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972

Siç paralajmërohet nga nëntitulli tani do të bëjmë fjalë pak më konkretisht si ndodhi tek ne rrugëtimi trefazor dhe dy metamorfozor ndaj paskajores së mirëfilltë, nga mendimi neutral  para Konsultës së Prishtinës në gogol përbindësh i ndikuar entuziazo-euforikisht nga elaborati i Projektit të Rregullave të drejtshkrimit të shqipes së njësuar letrare (1968-1972) deri në vitet e 80-90-a të atij shekulli dhe ndërkohë shfaqja e simptomave të grykave të ngushta gjatë  ekonomimit gjuhësor të shqipes pa paskajore. Natyrisht do të përpiqemi sa më shkurt t’i shprehim këto përjetime.

1) Përjetimet tona ndaj shqipes para Konsultës gjuhësore të Prishtinës (1968)

Është e vërtetë, se unë në mësimdhënie si mësues  nga viti 1952 , edhe pse me disa ndërprerje

pa fajin tim, që nga fillimi, që nga klasat e ulta deri në klasat e nalta të fillores sipas rasave e mundësive përpiqesha me zbatua shqipen letrare siç e mendoja unë si në Shqipri. Përpiqësha  edhe për nga shqiptimi t’i respektoja variantet  e të dyja arealeve si pas gjuhës së shkrimtarës. Me këtë jepja me kuptue se gjuha jonë duhet të jetë e orientuar andej nga Qendra (Shqipëria). Është e vërtetë, se varësisht nga njësia mësimore që e shtjelloja, qoftë në klasat e nalta të fillores, qoftë në shkollë të mesme, gjuhën time e gërshetoja  me gjuhën e autorit krijues. Kështu b.f. një vjershë të Mjedës (Migjenit, Gurakuqit, Shirokës ..., kuptohet edhe jashtë programit përpiqesha me lexue e komentue në shkodranisht, duke i shtuar edhe vargje të Fishtes, ndërsa kur kisha në shtjellim  ndonjë vjershë të Naimit (Çajupit, Nolit, Asdrenit etj.) e kishim ose jo në program gjëja shkas, t’ilexoja emocionalisht e t’i komentoja toskërisht. Natyrisht shtoja edhe vargje të tjera më karakteristike, madje edhe ngjashëm improvizoja edhe të tilla që më dilnin nga “thelli”. Kjo mund të vërtetohet nga ish nxënësit e mi. Dhe këtë e bëja guximtarisht, pa fshehur emocionet. Për këtë kam pasur edhe pasoja dhe për mendimin tim kishin të drejtë ata të pushtetit jugosllavo-titist  që disa herë (7 herë) më patën larguar nga arsimi, ngase vërtet në mësimdhënie nën rogoz nuk shprehja asgjë ndaj patriotizmit jugosllav që ishte detyrë-qëllimi i asaj shkolle, por synoja diçka tjetër...

Me këtë entuziazëm e prita, si shumë të tjerë, atmosferën e krijuar në e pas Konsultës gjuhësore të Prishtinës.

2) Entuziazmi euforik ndaj elaboratit të shqipes së njësuar letrare (1967-1972)

dhe ndërkohë shfaqja e simptomave të grykave të ngushta  gjatë

ekonomimit gjuhësor pa paskajore

Sidoqoftë, e kemi të njohur rastin se si ndodhi që organizuesit e Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968, shfrytëzuan situatën politike në Jugosllavi, kur shqiptarët si me thënë, pa pritë e pa dhe kujtue, ishin lejuar, në pikëpamje kulturo-gjuhësore, të bashkëpunonin me vendin amë, me të cilën pothuaj hermetikisht ishin të ndarë, po thuaj 30 vjet. Atëherë profesorët tanë në marrëveshje me disa kuadro politikë pa u hamendur shfrytëzuan rastin ta njëzonin gjuhën letrare sipas motos: Një komb një gjuhë letrare. Shkurt me i ra, në Konsultën gjuhësore të Prishtinës e organizuar më 1968 u pranua teksti i Projektit “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, hartua në Tiranë një vit më parë 1967. Rregullat e atij tekst  ishin hartuar mbi bazë toskërishte me të cilat opinoni ynë gegë në Kosovë e gjithkëndej paraprakisht nuk ishte i njohur, megjithatë, ai drejtshkrim u pranua euforikisht nga studentët e sidomos nga inteletualët si edhe unë që ishim të prekur me burgosje politike etj. Këto rregulla si në Shqipëri do të fillojnë së zbatuari menjëhershmërisht, duke besuar se vërtet, siç propagandohej, gjoja në ato Rregulla, ishin të inkorporuara edhe të gjitha vlerat edhe të dialektit gegnisht që përdorej te ne si gjuhë zyrtare, vazhdim i gjuhës së pavarësisë mbi bazë gegnisht (elbasanishte). Sido që të ketë qenë, jo vetëm në Kosovë po tek të gjitha shkollat shqipe në Jugosllavi, nisi të zbatohej norma sipas tekstit të shqipes zyrtare sipas atij Projekti. Në të vërtetë, edhe pse deri atëherë te ne respektohej, pra,  “gjuha e pavarësisë” mbi bazë elbasanishtja, për mua personalisht norma e re paraqiste fare pak ose aspak vështirësi, pasi e kisha të kryer fakultetin e gjuhës shqipe dhe siç e kemi cekur pak më sipër isha i parapërgatur nga dëgjimi fshehtas i Radio-Tiranës, nga studimet e veprave të krijuesve të mëhershme jugorë, por edhe me ndonjë libër bashkëkohor (Fjalori i gjuhës shqipe 1954,  gramatika  etj.), madje, edhe me ndonjë libër propagandistik që nëndheshëm na binte në dorë. Sido që të ketë qenë, ajo parapërgatitje lidhur me ligjërimin toskërisht më përpara ishte e vetëvullnetshme edhe pse jo pa rrezik për kohën. Dihet se deriatëherë si mësues gjuhe gegnishten e kishim obliguese, ndërsa tashti pas vitit 1968 isha i detyruar të ndryshoja, t‘i bëja përkujdesje të veçantë standardit të përbashkët dhe me tërë qenien iu përkushtova mësimit dhe shqiptimit letrar, si në Shqipri(!).  Ç’është e vërteta, si me thënë, që nga orët e para u bëra jo vetëm zbatues fanatik, por edhe shembull ndër militantë për zbatimin me besnikëri të normës së re, Pra edhe për mos përdorimin e paskajores, që ishte pengesa më e madhe për ne e mjedisin, andaj kërkoja  rigorozisht sidomos nga nxënësit e kolegët e të gjitha lëndëve mësimore që mos të përdorej fare paskajorja e mirëfilltë. Madje, kundër përdorimit të saj e pata sajuar parullën: “Fol shqipo, fol me mend, paskajoren mos e përmend”. Kështu, tashti në shkollë të mesme e kudo, e ndieja obligim të jepja shembull se si duhej përdorur shqipja e përbashkët kombëtare, pa paskajore, sipas normës së re, ngase ashtu përdorej në Amë–Shqipërinë. Aq seriozisht e pata marrë këtë punë, sa që vazhdoja të bëja vetushtrime deri në ndryshimin e timbrit, duke imituar ndonjë profesor a udhëheqës toskë, kuptohet nga Radio Tirana, të cilën tani e dëgjonim gjithsesi më me pa frikë. Kështu atë timbër gjuhësor e përdornim kudo. Kjo u përvetësua edhe nga fëmijët e mi, çka dëshmon fakti, se ime bijë, Floria, për hir të këtij diksioni të dalluar letrar, pati fituar në një konkurs spikerimi në TV-Prishtina, si paraqitëse e programit, ndër 60 e sa shoqe konkurruese, Sidoqoftë, këtë entuziazëm si rutinë e kam vazhduar ashtu edhe pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972), aq më tepër kur m’u dha mundësia me i vazhdue studimet pasuniversitare, me korrespondencë,  për gradën  megjistër e ndërkoh edhe doktor  i shkencave filologjike. Telashet  rreth papunësisë e presione të tjera nuk mund të më pengonin në vazhdimin e  studimeve. Pikërisht në këtë vakuum papunësimi në vitet  e para të ’70-ave  pata fatin që si student me korrespondencë t’i dëgjoja ligjëratat nga filologë profesionistë vendës edhe të huaj, nga Beogradi, Novi Sadi, Shkupi e Tirana, ndër këta të Tiranës po veçoj, prof. A. Kostallarin, ligjërues për dy lëndë obliguese dhe prof. E. Çabejn, për një, para të cilëve edhe kemi dhënë provimet. Pikërisht në këtë kohë, i mbetur pa të ardhura për teprimet e mia rreth simpatisë ndaj vendit amë e gjuhës shqipe, organet e pushtetit kosovaro-serbo-jugosllav më mundësuan që për bukë goje të familjes të punësohesha, referent në Ndërmarrje për ndërtimin e rrugëve Partizanski put, me seli në Beograd, filiala në Prishtinë, dhe së andejmi kalova përkthyes dygjuhësie serbokroatisht-shqip në Uzinën “Amortizatorët”-Prishtinë, ndërmarrje metal-përpunuese kjo me renome në Jugosllavi e Ballkan.

Nuk e pata lehtë me u nda nga arsimi, por megjithatë në këtë Uzinë,  pata mundësi që  mos të këpusë interesimin për gjuhën shqipe, madje të njihesha më afër e më mirë me hallet e mundësitë aq më tepër me gjuhën e klasën punëtore(!) e në mënyrë të drejtpërdrejtë  të njihesha me stilin politiko-administrativ dhe sadopak në veçanti me gjuhën tekniko-teknologjike, me të cilën ballafaqohesha vet si përkthyes, ashtu si edhe punëtorët tanë, serbë e sidomos shqiptarë, të cilët atbotë te ne sa patën fituar të drejtën (në letër) që deri edhe dokumentet e punës dhe të detyrave t’i kishin në gjuhën e vet.  Këtu gjeta rastin, madje edhe të kontribuoja në të mirë për mbarë gjuhën shqipe të stilit administrativo=teknik. Dhe vërtet, edhe më parë, por sidomos pas mbrojtjes së temës së magjitrsturës vazhdova me u thellue në çështje teminologjike në raport serbisht-shqip e më gjerë. Për këtë dëshmojnë një sërë artikuj të botuar nga kjo fushë në shtypin e ditës e në revistën Gjuha shqipe, (Shih te përmbledhja Çështje të shqipes standarde...(V), Rreth formëzimit të  emërtimit të njerëzv sipas profesionit... (tezë doktorate, 2014) si dhe Fjalor pune (poslovni recnik)  shqip-serbisht me 8 mijë zëra e nënzëra (2017). Me fjalë të tjera jam përpjekur në radhë të parë në mënyrë të veçantë rreth harmonizimit të termave tekniko-teknologjikë në gjuhën shqipe Tiranë-Prishtinë e më gjerë.

Pikërisht në këtë vazhdë: rreth entuziazmit të paparë ndaj standardit unik të pranuar nga Shqipëria Nanë, domosdo imponohej konsultimi i fjalorëve teknikë të gjuhë të tjera, ku paskajorja, ashtu si edhe në serbokroatishte, rusishte, italishte,frengjishte, gjermanishte e deri edhe turqishte,  zinte vend themelor në sistemin foljor e emëror (e reflektuar si prejfoljorë) ashtu si edhe te ne. Kështu në fushën e terminogjisë tekniko-teknogjike, edhe pse e pa njohur nga standardi ynë paskajorja jonë shfaqej si mjet-sprovë barasvlerësie themel shumë i përshtatshëm ndaj gjuhëve të tjera. Së këtejmi, siç do shohim në pikën vijuese gjatë punës hasëm raste që për mungesë të paskajores edhe segmenteve të tjera shfaqeshin grykat e ngushta në ekonomimin e gjuhësor të shqipes në krahasim me gjuhë të huaja. Tashti tek unë u shfaq më gjallërisht metamorforëzimi i konceptit të pakajores jo më si  gogol, por si një diçka e lehtëpranueshme dhe e përqafueshme praktikisht në të mirë për shqipen e natyrshme dhe standardin e saj.

(2) Metamorfozimi ose shndërrimi i mitit “gogol” për paskajoren

në zanëmirë orëbekuese

Ç’është e vërteta, gjatë studimeve pasuniversitare dhe punës si përkthyes i dygjuhësisë shqip e serbokroatishtisht, përveç dallimeve sipas natyrës së gjuhës përkatëse, vura re raste lidhur me paskajoren  jo aq si shkaktim i  grykave të ngushta gjatë ekonomimit gjuhësor në raportin: shqipe letrare gjuhë e huaj, sesa  paraqitej ajo si mjet konkret shumë i pëdorshëm barasvlerës jo vetëm ndaj serbokroatishtes, por edhe ndaj gjuhëve të tjera. Kështu, pasi kjo formë i mungonte standaerdit,  ndërsa në anën tjetër rrethi ynë gjuhësor shërbehej me të, sepse atë nga trashëgimia e kishim të ravijëtzuar thellë në sistemin tonë ligjërimor, madje deri në vitin 1968 e kishim si zemberlek, shtyllë kurrizore, në kuadër të gjuhës shkollore e zyrtare, por që e përdornim edhe  krijimtari letrare e vështrime gjuhësore. Së këndejmi, mungesa e saj ndjehej edhe në gjuhën teknike. Në këtë vazhdë, ç’është vërtetë. gjuha teknike e Prishtinës, edhe pse e përforcuar me përvojat terminologjike shqipe të Tiranës (ngase i kishim në dorë disa fjalorthë të kësaj natyre)  për kohën që po flasim ndaj gjuhëve të tjera të kohës ishte shumë modeste, prandaj filluam ta sforconim me improvizime kalkëzuese, por edhe me paskajore. Kështu themi, se për të kuptuar elaboratet që edhe në serbokroatishte përktheheshin nga gjuhët e huaja, sidomos te ne nga frëngjishtja (që ne i kishim 2 pëkthyes simultantë), sepse nga Franca, kishte inicuar e ndihmuar themelimi i Uzinës në Prishtinë për prodhimin e amortizatorëve për firmën Pegueot të saj, andaj edhe terminologjia përkatëse së andejmi imponohej. Dihet fakti se terminologjia teknike ka karakter universal, sepse revolucioni tekniko-teknologjik i takon karakterit të tillë. Ndikimi nga gjuha dhënëse është e domosdoshme, ngase, mjeti i shpikur ose i ofruar vjen bashkë me emrin, por kishte mjaf terma të krijuar më herët që ishin në përdorim dhe që zinin vend ndaj materialit në shqyrtim, por në raste kur kishim të bënim me procese të reja tekniko-teknologjike bënim kalkëzime dhe për këtë na ndihmonte vetë baza e sistemit të pasur  foljeformues të shqipes  që vëretet termat e shqipes dilnin mjaft natyrshëm, të cilat i hartonim edhe në bashkëpunim me ekspertë e specialistët nga prodhimi i drejtpërdrejtë etj., emërtime këto që jo të gjitha i kemi përfshi në Fjalor pune. Sigurisht si në serbisht e kroatisht ne përpiqeshim me i hamonizue termat në raportin Prishtinë-Tiranë. Por e veçanta, kështu, duke respektuar organikat (sistematizimin e vendeve të punës), rifillova ta përdorja paskajoren edhe në bashkëpunim me ekspertë lidhur me skicimet, urdhërat e punës e të detyrave nga vendet e punës për punëtorët nga prodhimi i drejtpëdrejtë e të tjerë.  Së kënejmi, m’u lirua dora, paskajoren e mirëfilltë e përdorja më fort si sinonim ose përplotësim konteksti në artikuj të kësaj natyre që i ofroja shtypit, ku paskajorja në tekstet e tilla shpëtonte pa u korrigjuar. Zakonisht paskajoren e përdorja në trajtën gegnisht si trajtë përforcuese ndaj sinonimeve që ofroheshin nga norma e shqipes në fuqi. Për pëdorime të tilla të paskajores nuk pata marrë kritika, përkundrazi artikujt e tillë vlerësoheshin pozitivisht deri edhe nga prof. Kostallari (punëtori- ofiçinë etj.).

Me fjalë të tjera, përkundër faktit se vazhdonte të trumbetohej se me trajtat e lidhores, dhe të paskajores së dytë mbulohej tërë autonomia semantike e paskajores së mirëfilltë, konceptualisht arrita të vërtetësoj se kjo nuk ishte e mjaftueshme, andaj gjithsesi dilte i nevojshëm përdorimi i paskajores së mirëfilltë, andaj për këtë mun da t’i përcaktoja këto nënfusha semantike:

E para, si trajtë përfaqësuese dhe si barasvlerës i plotë ndaj gjuhëve të njohura europiane e më gjerë,

E dyta, në shprehje lapidare, fjalë të urta e shprehje frazeologjike, të cilat ishin filozofi me vete, me të cilat shprehej dhe shprehet abstraksion i lartë gramatiko-mendësor, pasuri kjo e pambulueshme me mjete të toskërishtes, andaj logjikisht e pragmatikisht as që mund të mohohet një e drejtë e tillë përdorimi shprehjesore me paskajore.

E treta, në krijime letraro-artistike, duke pasur parasysh deri krijimet autoriale të shprehura edhe me paskajoren e mirëfilltë të poetëve e shkrimtarëve doajenë kombëtarë, dukuri kjo, të cilën  fundi i fundit e mbron universalja litentia poetica dhe

E katërta, përdorimi i paskajores në sinonimi, sepse fjalët sinonime jo vetëm e bëjnë më joshëse shprehjen, por, sidomos në terminologjinë teknike, e pasurojnë gjuhën, sepse fjalët e tilla  automatikisht marrin kuptime të diferencuara dhe kështu pasurohet fondi leksikor, përndryshe injorimi i paskajores, përkatësisht i pjesores së saj në funksione përkatëse sinonimike nënkupton gjithsesi vetëvarfërim të gjuhës.

Në këso momentesh tymnaje luftrash ideshë në vetvete, në njërën anë nevoja dhe në anën tjetër ngarkesë e pashkarkuar nga entuziazmi në të mirë njëzimit të shqipes letrare edhe pse  pa paskajore si në Shqipri dhe njëherazi me logjikën e shëndoshë në këtë vorbulli alternativash  fillova të pyesja edhe eprorët e mi gjuhësor nga institucionet, askush nuk donte të dëgjonte arsyetimet rreth rikthimit të paskajores në përdorim. Shfrytëzova një rast dhe këto nënfusha lidhur me të drejtën e përdorimit të paskajores së mirëfilltë në standard, pasi nuk kisha mundësi tjetër, si muhabet rruge ia shpreha prof. Kostallarit, i cili më dëgjoi me vemendje madje si duket këtë zgjdhje si ide e kishte pasur mungesë, ai jo vetëm më dëgjoi me vëmendje, por edhe kërkoi prej meje që sa më parë të shkruaja, ngase e kuptonte mirë vlerën e paskajores të mbetur jashtë standardit, sipas tij me fajet e kolegëve gegë. Më kujtohen fjalët e tij të fundit: ”Qenka mirë, t’ua marrim nga goja!”.

Fill pas kësaj bisede, unë fillova me grumbullue material dhe ta përpunoja më thellësisht këtë temë dhe kur m’u dha rasti, e futa si pikë diskutimi (ashtu sinaivisht) në të mirë të rikthimit të paskajores në standard, më 1992 në Konferencën shkencore në Tiranë, që i kushtohej përvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, kur mjerisht prof. A. Kostallari nuk ishte më, ndërsa nga të tjerët nuk hasa në mirëkuptim, por detyrën që e mora si obligim nga prof. A. Kostallar e kreva pa humbur shumë kohë, me paraqitjet me shkrim para opinionit në vitete e ’90-a të veprës Çështje e shqipes standarde... 1, Pr. 1997 dhe  Paskajorja çështje e shipes standarde  (vlerësim sinkronik) Dardania sacra, Shtufi, Prishtinë 2000,

Nga vështrimi që u kam bërë rregullave ose rregullsive të sajimit të shtyllave themelore të standardit të sotëm mbi bazë të dialektit toskërisht (drejtshkrimit, gramatikës e fjalorit standard) të punuara apo të dirigjuara me direktiva politike partiake, para, në e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, pa respektuar ligjshmërinë  historike e aktuale të pranisë së paskajores së mirëfilltë, kam vërejtur anë pozitive, por edhe shumë mangësi në të tria këto shtylla. Për anë pozitive, nuk kam nevojë të flas, sepse vetë ekzistimi i gjuhës së njëzuar standarde në plan kombëtar tash mbi 70 vjet, përkatësisht 50 (2021 ndaj 1945,/1968) flet mjaft, ndërsa për mangësi, me qëllim perfeksionimi të tyre, kam filluar me folë me shkrime  që  para 30 e sa vitesh dhe deri më sot. Për këtë flasin përveç disa  artikuj e vështrime edhe tash 15 vepra të botuara e në dorëshkrim, ku kemi rrahur tema me imteres, qoftë nga fusha e drejtshkrimore, qoftë nga ajo tekniko-terminologjike e shkencore, si dhe në veçanti rreth fjalëformimit të sistemit foljor si edhe atij emëror (prejpjesorëve), po në mënyrë të veçantë kam bërë fjalë rreth mungesës së paskajores së mirëfilltë në standardin e sotëm të shqipes. Ndër të tjera. kam cekur se paskajorja e mirëfilltë si formë themelore ndërlidhet faktikisht me strukturën semantike e fjalëformuese të çdo tipi foljor dhe së andejmi edhe të atij emëror në kuadër të sistemit ligjërimor të shqipes së natyrshme.

(3) Dëshmi që rikthimi i paskajores në standard vjen vërtet si zanëmirë

për të stabilizuar të çorientuarit

Me fjalë të tjera pa paskajoren kokë nuk ka analizë të qëndrueshme të sistemit eptimor të shqipes, Lidhur me këtë po i shtrojmë si provë dy shembuj, konkretisht rreth fjalëndërtimi të fjalës shqiptar dhe  prejadhjes së mbiemerit i trullavtë.

1) Rreth fjalëndërtimit të emrit shqiptar

Rrerh fjalëndërtimit të emrit shqiptar pothuaj në të gjitha burimet që konsultuam mbizotëron mendimi ndër studiuesit se fjala shqiptar ndërtimisht vjen nga ndajfolja shqip me nocion gjuhe  flas shqip, madje përmendet edhe folja shqipoj si mundësi (Majeri) që si rrjedhojë e saj është përftuar  emri shqiptar.

Për mendimin tim, pikërisht për mungesë të anashkalimit të paskajores në analizë ky  interpretim nga studiuesit tanë të sotëm mbështetur qoftë në ndajfoljen shqip, qoftë në foljen shqipoj nuk del i shpjeguar drejt. Për një interpretim cilësor  të kësaj çështjeje aksiomativisht duhet pasur parasysh këto dy komponente:

së pari, fjala shqip, si fjalë e vjetër njërrokëshe, me origjinë nga protoshqipja, sigurisht e krijuar me qinda vjet para se të dalë si ndajfolje te Buzuku, duhet kuptuar se ishte polisemantike. Pra kishte funksion emri, mbiemeri, e sigurisht edhe folje e ndajfolje. Ajo, pse te Buzuku u ndesh si ndajfolje ishte rastësi.

së dyti, duke u mbështetur në sistemin fjalëformues të shqipes së sotme, sistem ky që ishte ravijëzuar qysh në periudhën kur shqipja identifikohet si gjuhë e mëvetësishme, d.m.th. shekuj para veprës së Buzukut dhe që ende si sistem eptimor  vazhdon  së funksionuari, kontatojmë lehtë se fjala shqip në rastin konkret të fjalëformimit ishte në funksion të foljes e cila shërbente siç shërben edhe sot si temë prodhuese fjalëformuese e veçantë, andaj nga ajo (folja) shpjegohet qartë edhe emri shqiptar edhe folja shqipoj, por jo vetëm këto.  Së këtejmi,sipas sistemit eptimor ekzistues të trashëguar  po e vëmë në sprovë fjalë-foljen shqip me shqipë në funksion të temës prodhuese emër- e foljeformuese:

Së pari,  temëprodhuese e sistemit emëror:

SHQIP- :  shqip +TAR shqiptar, SHQIP+ni Shqipni, shqip+ri; Shqipri  shqip+O shqipoja,

shqip+i shqipi, shqip+e shqipe shqip  etj. .

Së dyti, formim foljesh:

Konstatohet se përveç foljes shqip me shqipë si krjim bazë , që është përftim  pa ndajshtesë ose me zeroprapashtesë nga kjo folje në funksion si temë prodhuese ,janë formuar apo janë në prirje formimi, siç e lejon struktura e sistemit eptimor  edhe shembujt si më poshtë:

SHQIP-   shqip me shqipë  krijim bosht:  “flas shqip” ; me shqipë – me folë shqip.

derivatet:

1. shqip  + OJ shqipoj me shqipue, veproj me fjalë  shqipe;

2.              + TO shqiptoj me shqiptue, artikulloj me zë  fjalët shqipe;

3.              + RO shqipëroj me shqipërue, përkthej fjalën e huaj në shqip;

4.              + RRO shipërroj me shqipërrue, d.m.th.  përforcoj artikullimin e fjalës shqipe me  qëllim;

5.              + LO  shqipëloj me shqipëlue,  veçori e gjuhës së fëmijëve;

6.              + ZO shqipëzoj me sbqipëzue , bëj shndërrim fjalësh të huaja në shqipe;

7.              + OS shqipos me shqiposë  flas shqip  si me theks jo origjinal;

9.              + LLO shqipëlloj me shqipëllue d.mth flas  keq shqip;

10.            + AV shqipav me shqipavë   shqipflas. keq sa më s’ka;

11.         + NO shqipnoj me shqipnue, me veprue shqipnisht, relaksueshëm me

fjalë shqipe.

Pra, vetëm te folja me shqipë (ngase trajta shqip del homoformë me emër, ndajfolje) fle prejardhja ndërtimore e emrave shqiptar, Shqipni  Shqipëri etj., si dhe krjimi në perspektivë i foljeve të reja kuptimisht të specifikuara sipas nënfushave të caktuara semantike, të sipërcekura etj.

Ndërkaq, sa i përket  përmbajtjes etimologjike të fjalës shqip shqiptar mendoj se duhet pasur  parasysh kontanimi semantike të  tre faktorëve : 1. lëndë (objekt) 2. ndiesi (emocionalitet) dhe veprimsi (areali dhe veprimtaria), (Për këtë më në hollësi e gjerësi, Shih në internet, N. Veselaj, Injorimi i gjuhës shqipe 3.)

2) Rreth prejardhjes së mbiemrit i trullavtë

Në një punim të një studiuesi tonë me emër, me gradë dhe me pozitë të lartë,  ndesha  që mbiemri, i trullavtë në  shqipe u konsideruaka  huazim nga serbishtja(!). Ne siç do ta sqarojmë këtë konstatim e quajmë të gabueshëm, edhe pse vërtet në serbishte  ekziston mbiemri në trajtën truljav.

Sidoqoftë, para se ta sqarojmë këtë që e thamë dëshirojmë ta bëjmë me dije opinionin se edhe për shpjegimin rreth kësaj çështjeje, siç do të shohim, patjetër  do të na ndihmojë paskajorja e mirëfilltë. Kështu themi, sepse mbiemri i trullavtë është prejpjesor. Siç po shihet këtu kemi bëjmë me raporte ndërhuazuese serbisht-shqip dhe pikërisht rreth këtij raporti ndërhuazuar tërbeq vërejtje që studiuesit tanë,  ndoshta për arsye subjektive nën  ndikimin e  kushteve politike  por edhe nga mospuna e  shkurtpamësia e vet, i kanë mbivlerësuar huazimet e serbishtes (sllavishtes) ndaj gjuhës shqipe, ndërsa ato të shqipe ndaj serbishtes i kanë neglizhuar, siç ka ndodhur edhe lidhur  me formantin –AV si prapashtesë foljeformuese identifikuese e shqipes.

Po i kthehemi tani zbardhjes së rastit  i trullavtë  të shqipes ndaj truljav të  serbishtes dhe këtë po e bëjmë në dy pika:

Së pari. ndërtimisht në raport me serbishten nuk ndryshon vetëm  shkronja ll i trullavtë që në serbishte del l (lj) truljav  po ndryshon  kuptimi e motivimi. Kështu  në serbishte kjo fjalë nuk qëndron e fortë në kontekst përdorimi, ngase sipas fjalorit normativ  (Shih edhe  FSSH 1974,  dhe Reçnik ... 6,  316)  në vend të mbiemrit truljav rekomandohet përgjegjësi odrpan dronjav, që në shqipe kanë  kuptimin leckaman, ndërsa për foljen truliti rekomandohet trunuiti me kuptimin në shqip me kalbëzue, kalbëzoj, gjithsesi jo me kuptimin që ka mbiemri i trullavtë në  shqipe: me u trullavë, me u hutue nga mendja.  Pra përveç që ndryshon kuptimi i mbiemrit truljav ndajt foljes truliti, por edhe me emrat truo trulo  edhe  fig. tregohet diçka e pavlerë, diçka e turpshme moralisht. Pra dallim shumë i madh ndaj kuptimin që ka mbiemri i trullavtë në shqipe.

Së dyti, në shqipe motivimi vjen nga emri tru truri mb. trunor, sigurisht fjalë me  prejardhje shqipe, ndërsa ndërtimisht kjo fjalë si mbiemër  i trullavtë shpjehohet: i+ tru +LL+AV +TË, që me shikue pak më thellë, sipas prejardhjes ky mbiemër është prejfoljor më saktë prejpjesor  nga folja   trullav, me trullavë.  Po si shpjegohet ndërtimi e kuptimi i kësaj foljeje?  Ne  në Gegni e kemi me lehtë me kuptue nga e folmja jonë se ata që mbështeten në konsultimin fjalorit standard, sepse ne e kemi në përdorim aktiv foljen  trullav me trullavë, edhe atë trulloj  me trullue të formuar tru+LLOj  si dhe mbiemrat mbi këtë bazë: i trulluet i trulluem, i  trullueshëm, trullç, që të gjithë mbiemrat si dhe folja kuptimisht  motivohen nga emri tru truni (truri), emër ky që qenka foljezuar me prapashtesën pejorative -LLOj, trulloj me trullue. Kështu nga emri tru si temëprodhuese + LLO prapashtesë foljeformuesee përbërë LL+O   është krijuar folja trulloj me trullue, me u trullue. Shkencërisht është konstatuar se prapashtesa –LLO ësht njëra nga 28 prapashtesat foljeformuese të gjuhës sonë e grupit më prodhimtar të foljev e më –O, që me mkëtë prapashtesë (LLO) në FGJSSH ndeshim  mbi 30 folje aktive në shqipen e sotme dhe e funksionalisht jo vetëm priren, por në të vërtetë historikisht dalin të specifikuara për të shprehur një nënfuishë semantike të natyrës keqësuese gjithsesi jorelaksuese, siç ishte edhe folja shqipëlloj, e cekur te foljezimi i fjalës shqip: shqipëlloj me shqipëllue (flas, shqiptoj keq). Së kërndejmi pa e hequr këtë elementin LL+O pejorativ në shqipen standarde është sajuar po me këtë kuptim folja  trullos (tru+LL+OS). Ndërsa në shembullin tonë në shqyrtim del ndërtimi TRULLAV tru+LL’+AV  trullav me trullavë, me u trullavë .  Në gjuhën shqipe  kemi të shënuar edhe një folje me kuptim të ngjashëm trunjëzoj me trunjëzue, me kuptim rraskapitje (lodhje truri), nuk di a mund ta ndërlidhet qartë me motivim truri, trullavje, trullosje, por dihet me siguri se assesi nuk mund të ndërlidhet me kuptimin e foljes serbishte trunuti (me kalbëzue) ose fig.  i molisur nga vuajtja,  apo jo?!

Para se ta mbyll këtë sqarim bëj me dije opinionin se nga studimi që i kam bërë kësaj teme  “Rreth identifikimit të formantit -AVsi prapashtesë e specifikuar foljeformuese në shqipe” (Shih në internet dhe te libri Çështje të shiqipes standarde ...III, f.209-248, Prishtinë 2017)  dhe pse jo shterrueshëm e kam trajtuar raportin e formantit  prapashtesor fjalëformues  -AV në gjuhët shqip-serbisht dhe veç tjerash,  kam arritur në këto përfundime:

1. Formanti –AV ka origjinë parasllave, por ka përdorim  në të dyja gjuhët serbisht e shqip.

2. Në  në serbishte  merr pjesë kryesisht në formim mbiemrash, ku kjo trajtë nuk del parësore, ndërsa në shqipe merr pjesë kryesisht në formim foljesh.

3. Në shqipe ka temë të qartë motivuese, mbulon fushë të qartë të semantike të specifikuat të natyrës pejorative të shkallës më të lartë dhe paraqet model të qartë fjalëformues me  prodhuesmëris  të pakufiziuar shumimi, gjë që në serbishte nuk e ka.

Po përfundoj se edhe paskajorja e këtij tipi foljesh si me trullavë trullosje  ashtu si edhe me trullue të gjuhës sonë nuk na sjell  dije me trollojë  e trullosje po dije me trushtojë,  që na freskon trurin e mendjen për të njohur më mirë dhe më të plotë eptimisht sistemin foljor e emëror të  gjuhës sonë, mjerisht, ende të pa njohur, kuptohet të pastudiuar nga gjuhëtarët tanë ortologë profesionistë,  apo jo?!

Sidoqoftë studiuesit duhet të zbardhin edhe më tej formimet me AV dhe të mbrojnë shkencërisht formimet autoktone shqipe jo t’ua falin të tjerëve, apo t’i hedhin në pus pa fund, siç qe hedhur dhe ende qëndron e panxjerrë zyrtarisht shtylla kurrizore e sistemit themelor eptimor emëror e foljor të gjuhës sonë: paskajorja e mirëfilltë me + pjesore, pa të cilën, pa pjesoren e shkurtë të saj nuk mund ta njohim tërë pasurinë e gjuhës sonë të krijuar me shekuj, apo jo?!

Gjithsesi paskajorja është ajo që na ndihmoi dhe na ndihmon në zgjidhjen  e problemeve të shumta si këto, siç e pamë , e pamë e do të shohim  shembuj të tillë në vijim  e tutje.

(4) Rreth veçorisë së  alternativitetit të paskajores së mirëfilltë

të  foljet e tipit –UEJ/-UAJ

Një ndër temat më pak ase aspak e studiuar, për mendimin tim, është edhe  veçoria e  elternativitetit  të paskajores së mirëfilltë  në tipin e foljeve më ––UEJ/-UAJ të gjuhës  shqipe. Kjo ka ndodhur, sepse paskajorja e mirëfilltë, pronë e gjuhës globale shqipe, me e pjesorn e vet vet të shkurtë dhe të zgjeruar ende nuk është ribërë  pronë e standardit të gjuhës shqipe. Pra qëllimi i kësaj teme është që studimet mos të mbështeten vetëm pjesoren e zgjeruar të standardit, por të përqendrohen  në mënyrë të veçantë në paskajoren e mirëfilltë, me theks të veçantë në pjesoren e shkurtë të saj.  Sidoqoftë, tashti  këtë problematikë  sipas titullit,  po  e shtjellojmë në dy pika:

së pari,  rreth shtrirjes dhe alternativitetit të paskajores, përkatësisht të pjesoreve të saj në  të tipin e foljeve me –UEJ/-UAJ  dhe

së dyti,  rreth veçorive formëzuese fjalëformuese , emrave të prejardhur nga ky tip foljor.

1) Rreth shtrirjes dhe alternativitetit të  paskajoreve  të foljeve

më -UEJ/-UAJ në gjuhën shqipe

Për mos me humbë në probleme të shumta komplekse, që shtrohen rreth kësaj teme,  para se të japim shembuj konkretë të paskajores si trajtë përfaqësuese nga tipi i foljes në trajtim,  po sqarojmë apo rikujtomëj faktin se në Gjuhën e Pavarësisë (me elbasanishten simbol), edhe pse folja e variantit më -UAJ ishte e lirë në përdorim,  atributin e standardit të këtij tipi foljor e gëzonte fundorja e trajtës më –UEj, ku mbizotëronte edhe paskajorja e mirëfilltësi trajtë përfaqësuese në përdorim si dhe trajta e shkurtë e pjesores, ndërsa pas LDB, pas përjashtimit të paskajores  nga standardi, del e standardizuar vetëm varianti më  –UAJ, shruaj shkruar pa paskajore me shkrue dhe pa pjesoren  shkrue sidomos në zgjedhim foljesh.

Nga trajtimi që i kemi bërë këtij tipi foljor nga aspekti i shtrirjes dhe përdorimit më parë  kemi kontatuar se në FGJSSH 1980, ishin të regjistruar gjithsej 21 shembuj të foljeve më –UAJ, ndërsa me derivate i afroheshin numrit 30. (Shih: Rreth formëzimit të emërtimit të  njerëzve sipas profesionit  në gjuhën shqipe, Prishtinë 2014 f. 156- 160). Ky tip foljesh në raport ndërdialektor karakterizohet, jo vetëm me ndryshim fundoresh në njëjësit e dëftores -UAJ/UEJ, por edhe për formimin alternativ të pjesores, përkatësisht të paskajores, formuar me pjesoren e shkurtë me UE fundore, por edhe me –UA: me shkrue /me shkrua (kujto Rugovë, Malësi, mbase  edhe Toskëri!)  po edhe me pjesore të zgjeruar në të dy dialektet: (me) shkruem/shruen – (me) shkruar.

Sidoqë të jetë e të ketë qenë ne tani po i paraqitim si grup shumicën  e  trajtave alternative të paskajores  të këtij tipi foljor që si trajta përfaqësuese i ndeshnim në të kalueaën dhe si i ndeshim në gjendjen e sotme në të folmet e gegnishtes e përgjithësisht. Kështu:

Së pari po paraqesim shembuj  të paskajores me pjesore të shkurtë (me -UE  e UA- j/TË fundore) dhe

Së dyti së dyti shembuj me pjesore të zgjeruar (-UEN/UEM  e UAR – jt./UN e UR).

1) Shembuj sipas pjesores së shkurtë:

/gegenisht– toskërisht  nga dy lternativa/

1) me shkrue, me shkruejtë - ma shkrua, me shkruajtë.  2) me blue me bluejtë - me blua me bluajtë , 3) me shque , me shquejtë -me shqua me shquajtë , 4) me shue, me shuejtë - me shua me shuajtë /,  5) me true, me truejtë - me trua me truajtë, ,6) me drue, me dru me druejtë - me drua  me druajtë 7) ) me krue me kruejtë - me krua me kruajtë/, 8) me pague, me paguejtë - me pagua / me paguajtë,),9) me rrue me rruejtë  -me rrua me rruajtë/,  10) me lue me luejtë -  me lua, me luajtë11) me vlue /me vluejtë -me vlua,me vluajtë. 12) me gjue, me gjuejtë - me gjua me gjuajtë / 13)me hua(jë) /me huajtë, 14) me tëhuejë/ me tëhuejtë - me tëhuajtë,

Është realitet që dynorshi  UE në raste ndeshet i redukuar në U, po kjo formë nuk ishte e pranuar  në  standardin e gegnishtes.

2) Shembuj sipas  alternativës me pjesore të zgjeruar :

a) alternativa e parë: me shkruem/me shkruen  - me shkruar (për të shkruar); me bluem/me bluen – me bluar, me luen - me luar, e kshtu me radhë, vlen për të gjithë mbi 30 shembujt;

b) alternativa e dytë:  me shkruejtun – me shkruajtur,(për të shkruajtur) me bluejtun - me bluajtur  me luejtun - me luejtur, e kështu me radhë, vlen për të gjithë t  30 shembujt hembujt.

Siç po shihet vetëm nga shembujt e më sipërm nën 1) nga standardi injorohen mbi 50 paskajore, përkatësisht pjesore të shkurta të paskajores. Ndërkaq  nga shembuj nën 2) injorohen  gjithashtu mbi 50 shembuj paskajores me + pjesore të zgjerua në të dialektet , kështu mbesin  jashtë nomëzimit mbi 100 paskajore të mirëfillta sipas 4 alternativave, përkatësisht 8 alternativave nëse llogaritete ndryshimi sipas dialektit përkatës

Kështu që edhe sot në situata të ndryshme (historike gjuhësore, letrare artistike), varësisht nga konteksti mund të manipulohet me afro 100 shembuj paskajoresh me+pjesore  në 8 alternativa vetëm të tipi të foljeve më –UEJ/-UAJ, pa llogaritur foljet e tipave të tjerë që gjithsesi janë pronë e sistemit fjalësor të gjuhës së sotme shqipe, dhe aq më tepër i takojnë fondit të gjallë ligjërimor të saj, por nuk i pranon standardi, me të drejtë a pa të drejtë, kjo tashmë po dihet, apo jo?! Sa del absurd ky mospranim le të vlerësohet. Nuk dimë që kështu të ketë ngjarë në ndonjë gjuhë tjetër të botës.

2) Rreth veçorive formëzuese e emërformuese nga ky tip foljor

Ne kur përmendëm fushën semantike të paskajores të tipit foljor, përmendëm edhe fushën  fjalëformuese, ngase paskajorja del e implikuar edhe në fushën e fjalëformimit  dhe të kuptimit me pjesoren e vet, qoftë të shkurtë (në emra sidomos), qoftë të zgjeruar (në mbiemra e emra kryesisht të paranyjëzuar). Sa për konkretizim nga folja shkruaj me shkrue, sipas alternativave  do të paraqitim  emërformimin  dhe në pikën tjetër japim disa sqarime që na imponohen rreth këtij fenomeni.

1. Shembuj konketë emërpërftimesh nga aktualiteti:

a) Nga pjesorja e shkurtër:

a. alternativa e parë: me shkrue (shkruej: shkrojë, shkrues, shkruese, shkrim, shkrimtar, shkrimtare,  shkrimtari, shkruesi, i shkrueshëm e shkrueshme, prëshkrim i përshkrueshëm etj.

b. alternativa e dytë me shkruejtë: shkruejtës, shkruejtësi shkruejtje.

b) Nga pjesorja e zgjeruar në të dyja alternativat:

a. gegnisht : shkruemje,; të shkruemit ; të shkruejtunit.

b. toskërisht. shkruarje  të shkruarit;  e shktuajtura, të shkruajturit; e shkrojtur, shkrojtës, shkronjës.

Si rrjedhojë, vetëm nga pjesorja e shkurtë e gegnishtes (shkrue / shkruejtë)  nga të dy alterativat ndeshim këta shembuj:

shkrojë, shkrojës, shkrues, (shkrues vegël), shkruese, (shkruese mjet), shkruesor,shkrimtore,  shkrim, shkrimtar, shkrimtare, shkrimtari, shkruesi, i shkrueshëm e shkrueshme; shkruejtës, shkruejtje, shkruejtësi - gjithsej 15 (12+3) shembuj

Siç po shihet pjesorja e standardit (toskërisht) nuk e ka aftësinë fjalëformuese si ajo e  gegnishtes.

2. Edhe tri sqarime imponuese si shtojcë:

E para, të gjithë këta 14 shembuj, në mungesë të trajtave të pjesores së shkurtë, toskërishtja  (letrarishtja e sotme) i pranon emrat nga pjesorja e shkurtë e paskajores së gegnishtes, të cilën nuk e njeh(!). A nuk është anomali e tolerueshme apo e patolerueshme kjo? Madje në pikëpamje fjalëndërtim, fjalëformimit dhe fjalëkuptimit nuk di si mund të arsyetohet insistimi që të cungohet  diftongu –UE në –U,  tipi me shkru – për të dy dialektet, pa menduar në strukturën gjalluese fjalëformuese të tipit të foljeve  më –*O (tema me –UE fundore, tipi, shkrue shkrues, mësue mësues. Gjithsesi kjo vërejtje të kihet parasysh. Ndërkaq nga pjesorja e shkurtë dhe e zgjeruar toskërishte, letrarishtja e sotme pothuaj nuk e ka asnjë përftim të veçantë fjalëformues, sepse të gjitha formimet paralele si barasvlerës janë marrë nga vetvetja, nga potogegnishtja, apo jo?

E dyta,  sidoqoftë, po rrumbullakësojmë se janë afro 100 formime paskajoresh alternative mbi të njëjtën rrënjë të foljes së tipit përkatës,  po aq e më shumë dalin  emra e mbiemra të formuar nga pjesorja e shkurtë e paskajores së gegnishtes, ku mund të thuhet se toskërishtja e sotme e normëzuar, nuk merr pjesë fare, prandaj duhet pasur në konsideratë se kjo pasuri e gatuar nga brumi i paskajores së mirëfilltë të gegenishtes gjatë shekujve si fjalë të gatshme  po i dhurohet fondit të standardit të shqipes së sotme, i cili amën e tyre: paskajoren e mirëfilltë, nuk e njihka(!) Vallë, mund të quhet ky paradoks lëshim patologjik, apo jo?!

E treta, dihet fakti, se çdo gjuhë e zhvilluar kombëtare shfrytëzon sinonimet dhe rastet alternative si pasuri, siç, fatlumnisht gjuha jonë  i ka brenda  vevetvetes,  të cilat në përdorim e sipër tregojnë vitalitetin e saj. Së këndejmi, nga shembujt që u paraqitën këtu apo mund të paraqiten sipas sistemit gjallues, secila fjalë varësisht nga destinimi fiton autonomi kuptimore dhe kështu pasurohet gjuha, po nëse ajo pasuri neglizhohet, atëherë çfarë mund të thuhet për perpektivën e asaj gjuhe?!

Këtë fakt po e theksoj në mënyrë të veçantë për t’ua kujtuar standardologëve tanë, nëse nuk e dinë, se si në këto raste domosdo identifikohet funksioni i veçantë i paskajores së trajtës përkatëse në fushë të përfaqësimit,  fjalëformimit e të kuptimit foljesor të gjuhës shqipe, prandaj duhet të zgjidhet paradoksi.Vetëm pse janë forma paskajoresh të mirëfillta të gegenishtes,  krijimet  e tilla nuk i njihka standardi i sotëm mbi bazë të toskërishtes e ai standard quhet  gnjuhë e njësuar letrare kombëtzare, apo jo?! Është kjo marri, apo përtej marrisë?! Madje aq edhe më paradoksale del sfida për standardologët  se  krjimet e tilla, apo konceptet e tilla nuk mund të zëvendësohen assesi me mjete  të standardit të sotëm.

Sidoqoftë çdo përftim i secilës fjalë mund të shërbejë si pasuri reale ose  edhe mund të shërbejë  si mjet rezervë. Kështu, p.sh., fjala shkrues përdoret për disa nocione, fjala sbhkruejtës qëndron në   rezervëqë mund të shfrytëzohet për  ndonjë koncept të ri, apo jo?!

Po  përsëris me theks të veçantë se rastet e tilla (paskajorja dhe fjalët e preardhura mbi këtë bazë) nuk janë byk, po janë copa buke nga kokrra drithi të brumosura gjuhësisht në magjen historike e aktuale të të folmeve popullore me të cilat është ushqyer, po ushqehet dhe mund apo duhet të ushqehet për jetë e mot ligjërimi shqip  në të gjitha në trevat shqipfolëse dhe gjithsesi kjo pasuri duhet të vlerësohet dhe të inkorporohet e sistemohet në vendin që i përket sipas normatizimit përkatës të shqipes së natyrshme.

Së këndejmi, kush qenka fajtor, pse  dikush nuk pati kohë e ide me i  trajtue si duhet edhe këto çështje që ndërlidhen edhe me paskajoren e  mirëfilltë të shqipes, ndërsa pati kohë me krijue bllofe gogolëzuese, se gjoja rikthimi i paskajores qenka rrezik për standardin e gjuhës shqipe kombëtare dhe për harmonizimin  e shqipfolësve ndërkoenizues?

(5)  Dy opsione rreth rehabilitimit të paskajores në të mirë të  sforcimit

dhe njëzimit të shqipes standarde

Meqë tashti po jetojmë në një periudhë liberalo-demokratike ku çdo opsion mund të shprehet lirshëm, edhe ne pikërisht rreth dukurisë së cekur në titullin e kësaj pjese, gjithsesi në të mirë  të sforcimit dhe njëzimit të shqipes standarde me rehabilitimin e  paskajores në standard, do të shprehim  opinionin tonë edhe rreth këtyre  dy opsioneve:

Së pari, ilidhur me  pandehmën: cungimi i fundoreve të pjesores së standardit –UAR dhe -UE në -U si zgjidhje kompromisi rreth njësimit të shkrimit të pjesores së të dyja  koineve, tipi  me punue dhe punua, duke i zëvendësuar  me  trajtën  (me) punu.

Së dyti, rreth rehabilitimit të paskajores në standard dhe reformimit të pjesores së standardit –UAR në -UA, sipas modelit  -UEM/-UEN në -UE të kryer më parë nga gegnishtja, gjithsesi në të mirë  të sforcimit dhe njeziomit  të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj.

1) Rreth pandehmës cungimi i  të fundoreve të pjesoreve -UAR/UA dhe  – UE të standardit në U si kompromis lejim-kthimi

të paskajores e pjesores së shkurtë në standard, tipi  punu me punu(!)

Siç po shihet nga titulli i kësaj pjese e nxjerr në diskutim nismën, “Përdorimi i  pjesoreses së tipit në -U: punu, me punu, si kompromis lejim-kthimi të paskajores e pjesores gege në standard”(!), e ndërmarrë dhe e vënë në zbatim-qarkullim, jo pa efekt nga një grup gjuhëtarësh të rinj entuziaztë dhe jo pa perspektivë që në krye ndër shokë, si inicues, me sa di, është  z. Agim  Morina, po në përdorim e propagandim të kësaj forme secili më i zellshëm se tjetri, të cilët edhe pse njohës e studiues të gjuhëve të huaja, rreken të kontribuojnë në të mirë të shqipes amtare. Kështu duke ndierë mungesën e njëherazi nevojën për pajisjen e shqipes me paskajoren e mirëfilltë, formë-mënyrë kjo funksionalisht e barabarbartë  me gjuhët e zhvilluara të Europës e të botës, dhe duke parë se riintegrimin e saj në standard po e kundërshtojnë energjikisht pa të drejtë disa standardistë mbrojtës fanatikë të standardit pa paskajore mbi bazë toskërishte nga  Qendra, jo vetëm me prejardhje jugore, si dhe duke parë se pjesorja, përkatësisht paskajorja e mirëfilltë me+pjesore e shkurtë,  përdoret masivisht në disa treva gjithandej Shqipërisë dhe më gjerë, madje jo vetëm në versionin letrar të tipit punue me punue gegnisht, përkatësisht punuar toskërisht por edhe në versionin punu me punu, prandaj së këndejmi, duke u mbështetur në parimin e ekonomizimit  gjuhësor që praktikohet në studim-zhvillimin e gjuhëve, parapëlqyen trajtën më të shkurtë punu me punu si zgjidhje që kjo trajtë të integrohet në standard  për të dyja koinetë dhe ja, ndër të tjera si e shpjegon nismën  inicuesi z. A. Morina:

Ideja asht që nëse veriori nuk mund me heq dorë prej paskajores dhe as jugori prej  rotacizmit... si zgjidhje ka dalë një pjesore e shkurtë  punu  me punu ... Kjo asht  parandehje e jemja që kjo pjesore e shkurtë  edhe në koncept  paskajoreje me kontakte të vazhdueshme  po përhapet edhe ndër jugorët.... së këndejmi të shërbejë, kjo veçori si çelës për zgjidhjen  e  problemit të madh  të gjuhës standarde shqipe, e cila si një sistem solid i Shqipes së Përbashkët integron në vete veçoritë kryesore të të dyja kryedialekteve...

Me fjalë të tjera, siç del  edhe nga plotësim-reagimet e të tjerëve dhe të tij që pasojnë, trajta punu si pjesore dhe me punu si paskajore thjeshtëzon dhe unifikon standardin, duke i hequr prapashtesë-fundoren pjesores së zgjeruar të toskërishtes (standardit) -UAR dy shtronjat e fundit -AR dhe njëherazi diftong-prapashtesës -UE  të gegnishtes  fundoren –E të pjesores së shkurtë dhe kështu sajohet një draftzgjidhje shumë e përshtatshme kompromisi për njëzimin e standardit në këtë pikë. Së këndejmi sipas kësaj nisme nuk duhet përdorur: trajta e standardit toskërisht: punuAR, me punuAR, për të punuAR, kam (kisha, pata) punuAR, madje as gegnisht: punuE,  me punuE, për të punuE, kam (kisha, pata) punuE, por thjesht: punu, me punu,  për të punu, kam (pata, kisha) punu.

Në të vërtetë, kjo  nismë-dukuri,  sa i përket formës së pjesores, punu me punu,  nuk mund të quhet aq naive apo hipotetike, meqë një mënyrë e tillë e përdorimit ishte në përdorim mbmadje edhe para Rilindjes (Gothoferrata me shartuum), pastaj e ndeshim të shënuar në Fjalorin K. Kristoforidhit, madje edhe veç varianteve të tjera mund të ndeshej e ndeshet e sot, jo vetëm në Shqiprinë Qendrore që ceket prej tyre, por edhe në të folmet e qyteteve veriore të Shqiprisë, dhe të Kosovës e më gjerë, por edhe nga jugorët që jetojnë në këto treva, por sporadikisht edhe nga të tjerë.

Sidoqoftë, një dukuri e tillë që vërshoi si dallgë në hullinë e hapur të problematikës rreth rikthimit të paskajores së mirëfilltë në standard në kohën tonë, imponon jo vetëm një diskutim, por edhe vlerësim, ngase nuk dimë sa ndihmon a sa pengon pikërisht kjo dallgë në zgjidhjen e vërtetë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të udhës  të  çëshjtjes. Por shtrohet pyetja, sa ka mundlsi kjo formë me i mbulue  të gjitha konceptet e pjesores së zgjeruar punuar të toskërishtes dhe aq më tepër konceptet komplekse të paskajores së mirëfilltë  me + pjesore tëz gjeruar me punuem /me punuen dhe të shkurtë të tipit me punue,  variant ky zyrtar i gegnishtes standarde dhe si i tillë është kërkuar  të rehabilitohet dhe pritet  që “zyrtarisht” ose  mbëhimisht,  si e drejtë universale, pra si paskajore e mirëfilltë e tipit me punue,  patjetër të rikthehet në këtë trajtë në standardin  aktual, dhe në anën tjetër sa mund të zëvendësojë formalopraktikisht e emocionalisht kjo pjesore e cunguar pjesoren e gegenishtes në në fjalëformim e përfaqësim e zgjedhim.

Kështu, ç’është e vërteta, nismë-propozimi: punu me punu prek normën e të dyja koineve: me punue dhe punuar, andaj këtë rast-dukuri e quaj të nxituar, po si reaksion i  shkaktuar si pasojë  pse  kundërshtuesit e paskajores po e zvarrisinm pa të drejtë me dhjeta vite, integrimin  e paskajores së mirëfilltë në trajtën normale në standard. Sidoqoftë,  qëllimi i nismë-propozuesve ishte dhe është shumë fisnik, andaj e quaj pozitiv dhe jo aq të qortueshëm, por njëherazi ndiej dhimbje pse i dhanë, zëkosës fort “haptegjanë“, pa e ditur se livadhi ishte i papastruar nga kërçablat, të cilat thyejnë tehin e suksesit të kostarit, sado forcë e  shëndet të ketë.

Sidoqoftë,  për ne kjo pandehmë, pra gjithsesi  nuk është  e padiskutueshme. madje mund të cilësohet edhe me efekt jo të dobishëm, pasi  topit tehun e paskajores së mirëfilltë  për  rikthim  të  përmenjëhershëm në standard dhe ja përse:

E para, kërkesa për rikthimin  e  paskajores në standard me pjesoren e shkurtë  të të gjithë tipave të pjesores edhe të tipit me punue është  bërë edhe prej nesh në mënyrë të rregullt që në vitet e para pas rënies së monizmit, para 20 e sa vitesh, faktet dihen, prandaj nuk po i përsëris.

E dyta,  edhe  problemi rreth implikimit të  paskajores me parapashtesë të cungur  tipi  me punu  është  trajtuar më parë, si në Komisinë Letrare të Shkodrës, por nga të tjerë, madje edhe prej nesh.,  Në të vërtetë,  flas pë vete, kam qenë i befasuar, në majin e vitit 2006, kur në një artikull të botuar në Koha ditore të Prishtinës, 13.05 2006, f 18 nga Rrahman Paçarrizi ( profesor fakulteti), anëtar Këshillit Ndërakademik Prishtinë–Tiranë për çështje të shqipes standarde, jo pse lexova se ky Këshill, veç tjerash, e kishte në plan me shqyrtue edhe çështjen e rintegrimit të paskajores në standard, por për faktin që si shembull ishte shënuar trajta pjesores, përkatësisht e paskajores  punu me punu. Unë meqë atëherë rreth integrimit të paskajores në standard i kisha tre libra të botuar me të cilat kërkoja rikthimin e paskajores në standard në trajtën normale kryesisht tipi me punue, reagova  si me thënë, aty për aty, me trajtesën Rreth pjesores së shkurtër (të paskajores) si trajtë përfaqësuese, botuar nëntor 2006, ku tërhiqja vërejtjen se nuk është shënuar drejt as trajta përfaqësuese e pjesores  dhe as ajo e paskajorjes që duhej diskutuar e zgjidhur nga Këshilli. (Shih edhe te vepra Çështje të shqipes standarde ... II,  Prishtinë, 2015, f. 131-147.)

Si duket diskutim rreth ri/integrimit të paskajores në Këshillin Ndërakademik nuk kishte vajtur mirë... Pala e Qendrës  asssi nuk paska pasë lëshuar pe. Ndërkohë qe organizuar Konferenca shkencore e Durrësist 2010, ku, nga kryetarët e dy akademive kërkohej integrimi i paskajores, madje në vendime doli si pikë më vete shqyrtimi i mundësisë së integrimit të paskajores (me punue) në standard.

Për befasi timen  dhe të opinionit jo të ngushtë edhe ky propozim rreth mundësisë qenka ngulfatur me refuzim energjik nga disa standardistë të Qendrës, madje, të tillët jo vetëm që e lanë punën prishë, por kërkuan me kushtëzim bashkëpunimi nga standardologët e Prishtinës ta tërhiqnin atë kërkesë.  Dhe, si duket,  pas tri vitesh, hiq e tërhiq, ak. Ethem Likaj në një intervistë (dhjetor 2013), me pompozitet përpalli lajmin  e fitores se “akademikët e Prishtinës,” jo nga  presioni kolegial, mozoallah, po nga vetëbindja  paskan hequr dorë nga kërkesa e futjes së  paskajores gege në standard për arsye të vetme, siç ngulmon akademik Likajse: “paskajorja  prek shumë bazat e  standardit dhe na kthen 50 vjet pas”(!), dhe si argument shtesë, ndër të tjera thekson  “paskajorja me punu me shku  nuk mund të futet në standard për shkak se prek themelet e standardit”.(Shih Gazeta shqiptare,  11.12.2013.)

Edhe pse arsyetimi i akademikut nuk është i padiskutushëm, ngase paskajorja, sa i përket zgjdhimit të foljeve nuk prek në standand e pjesorja po. Ndëkaq kur kam parasysh trajtën e cunguar me punu, me të cilën pala e Prishtinës e paskan arsyetuar kërkesën për paskajoren në standard (!), siç e hamendin dhe e pandehin edhe nismë-propozuesit tanë, plotësisht pajtohem me arsyetimin e ak. Likajt, ngase jo trajta e cunguar  me punu po trajta e plotë e rregullt me punue e standardit të gegnishtes  (ish standard i gjuhës shqipe) ka mandat të plotë edhe sot me u rikthye në standardin e gjuhës shqip, pa u ndërlidhur me paradigma, elemente e opsione të tjera.

E treta, përzgjedhja e variantit më U: punu me punu si zgjidhje kompromisi për zëvendësimine prapashtesës së pjesores  -UE, të standardit të mëparshëm dhe –UAR standardit të tashëm zyrtar, vetëm pse  prapashtesa -U ishte trajtë më e shkurtë dhe ndeshej në bisedë të lirë, ishte , vërtet, vendimi i nxituar, ngase duhej  menduar se çdo rrugë më e shkurtë përherë nuk del më e mirë dhe çdo fjalë e shqiptuar në bisedim të lirë nuk do të thotë se duhet të gëzojë cilësinë e standardit. Madje, është problem se krejt kjo nismë qenka mbështetur nga të dëgjuarit jashtë trevave toskërishtfolëse dhe kërkohet zbatimi zyrtar të shtrihet gjithandej?! Me thënë të drejtën, ky veprim na kujton allapartizançen, kur u hoq paskajorja, pa i pasur në konsideratë gegenishtfolësit, përhapjen e gjerë të saj dhe interesin e përgjithshëm kombëtar, apo jo?! Së këtejmë, një nismë-propozim i tillë ishte e lehtërrëzueshme nga mbrojtësit e standardit zyrtar, ashtu siç edhe ndodhi, apo jo?!

E katërta, meqë nismë-propozuesit në shkrimet e tyre po e viktimizojnë konkretisht dhe haptazi vetëm trajtën e normëzuar të gegnishtes më -UE tipi me punue, dhe assesi nuk po mund t’i qasen zëvendësimit të trajtës së standardit punuar, imponohet detyrë e të punësuarve në institutet tona gjegjëse  ta vlerësojnë këtë viktimizim, ne gjithsesi, pasi siç thashë  në veprat e mia trajtën  e standardit me punue kemi si mbështetje-motivim, atëherë si mbrojtjena mbetet ta arsyetojmë pjesoren, përkatësisht paskajoren me -UE  si dhe të gjitha pjesoret e paskajoreve  të tipave të foljeve të tjera  sipas standardit të gegenishtes dhe këtë po e bëjmë fill në katër pikat vijuese:

a) Mbështje-motivim  në historikun e zhvillimit-ndryshimit  të  kësaj

fundore-prapashtese në tipin e foljeve  më –O

Studiuesit kanë konstatuar aksiomativisht se paskajorja në gjuhën shqipe globale ose në gegnishte si kategori gjuhësore si  edhe ajo tipit të foljeve më prodhimtare me Oj që ishte përftuar para pjesores,  krahaso sot punue me punue  që në zanafillë supozohet se kishte si fundore-mbaresë O, përkatësisht *On dhe ndërkohë pësoi këtë  zhvillim, që po i paraqitim sipas dy koineve të sotme:

a. Gegnisht:   pun*On me pun*O, së andejmi *O  *OU: UO, UE,  UË, U;

b. Toskërisht:      “       me punon(!)           “     *O  *OU:  UA .

Siç po shihet në gegnisht pjesorja e shkurtë në përdorim veçanë si dhe në kuadër të paskajores si e shkurtë del e identifikuar me fundoret: -UO (punuo) –UE (punue), UË (punuë)  dhe –U (punu), mirëpo  si trajtë përfaqësuese, siç do të konstatohet më poshtë u parapëlqye trajta me –UE me punue. Konstatohet gjithashtu se kjo trajtë e shkurtër e pjesores së gegenishtes ka shërbyer si temë fjalëformuese për formim emrash, por edhe për zgjerimin e vet si trajtë e zgjeruar. Kështu paskajorja e zgjeruar në gegenishte mori prapashtesën: -ONË, e cila identifikohet si pjesore e zgjeruar në trajtat:  -*ONË e *OMË , përkatësisht  -UONË/-UOMË,-UENË/-UEMË,- U’N/.U’M, -UUN/UUM (!) që përfundoj në N/M: me punuen/me punuem.

Ndërkaq në periudhën kur pjesorja e shkurtë e gegnishtes ishte në fazën e përformimit si pjesore e zgjeruar me prapashtesën *ONË, ngase, si duket, atëherë një pjesë e gegnishtes, (paratoskërishtja) ishte prekur nga rotacizmi, fenomen gjuhësor ky që veç tjerash N-në ndërvokalike e shndërroi në R, prandaj  në toskërishte pjesorja e zgjeruar ndryshon nga  -UENË në -UARË,  dhe kështu e kapur nga rotacizmi u sforcua,  por që ndërkohë që të dyja trajtat paralele në të dy koinetë u stabilizuan pa –Ë-në fundore: -UEN/ –UAR.

Ndërkaq në gegnishte thjeshtësimi eci më tej, d.m.th., trajta e zgjeruar -UEN /-UEM hoqi  -N/- M karaketristika të pjesores së zgjeruar, duke u rithyer  në trajtën e shkurtë  -UE dhe kështu vazhdoi misionin në fjalëformim, përfaqësim dhe zgjedhim foljor, ndërsa  trajta fundoret –UEN/-UEM u specifikua si fundore-prapashtesë e pjesores së zgjeruar të tipave mbiemëror të paranyjëzuar, ashtu si edhe  ajo -UAR e toskërishtesh, e cila nuk u thjeshtëzua zyrtariasht në trajtë të  shkurtër,  prandaj mbeti në trajtën e zgjeruar punuar, dhe si e tillë, në kohën tpnë (gjatë monizmit) do të ndërhyjë në kohët analitike të procesin zgjedhimor foljor, si rivale ndaj trajtës së shkurtë të gegenishtes,të cilën  do ta nënshtrojë dhe përjashtojë nga zgjedhimi standard.

Këtu pra qendron  ai problem i madh në raport  pjesore gege  e shkurtë punue me punue, e cila  në gjuhën  e pavarësisë në procesin zgjedhimor u parapëlqy si sunnduese ndaj  pjesores  së zgjeruar toske punuar, por edhe ndaj asaj gege me –U fundore.

b) Gjuha e shkrimit të shqipes së përpunuar si mbështetje

motivim për trajtën  me -UE

Që nga  gjuha e shkrimtarëve të vjetër të Veriut (F. Bardhi)  dhe në shkrimet e rilindësve  të ka mbizotëruar, kryesisht, si e vetme trajta  e pjesores UE me punue,  si trajtë e mesme ndaj –UO me punuo’, më të vjetër dhe  -U  me punu, më të re. Madje dilemën  rreth standardizimit të trajtës –UE ndaj U-së e kanë zgjidhur me vend në periudhën e pavarësisë misët e Komisisë Letrare Shkodër, të cilat parapëlqyen trajtën e pjesores me -UE. Pastaj kjo u praktikua zyrtarisht gjatë tërë  asaj periudhe. Kështu e ndeshim të zgjidhur në të gjitha ortografitë e Prishtinës deri në vitin 1968. Madje është me interes të ceket fakti që  në Shqipëri  që në fillim të mon izmit u hoq paskajorja , në ortografitë edhe pse u hoq paskajorja në të gjitha ortografitë e kohës së monizmit në Shqipëri, deri te Projekti i vitit 1967, për dialektin gegnisht, figuronte e normuar folja e tipit më -UE me punue. Ç’është e vërteta, edhe në rregullat e drejtshkrimit 1967 dhe Drejshkrimin e  gjuhës shqipe të pas Kongresit, të vitit 1973, grupi zanor -UE del i sanksionuat në formim emrash e mbiemrash, tipat: mësUE-s,  i qëndrUE-shëm.

Po shtojmëe dhe këtë se të gjithë vazhduesit e normës së gjuhës së pavarësisë, si Gjokë Vata, Sami Repishti etj. etj. në shkrimet e tyre  këtë grupzanor përherë e përdorin të plotë UE, prandaj edhe ne këtë trajtë e kemi të parapëlqyer dhe e respektojmë  trajtën  më -UE me punue,  si trajtë të vetme të natyrshme.

c)  Mbështetje motivim  edhe nga gjuhën e folur

Le të mos harrohet se ne jemi rritur me UE në të folur. Trajtat  me U mund të na jenë përftuar apo edhe mund  të na përftohen sporadikisht nga dinamika e të folurit, por në çdo bisedim  të qetë në Gegni edhe në Kosovë mbizotëron trajta më UE, Kjo vërehet, kudo e sidomos në viser rurale. Po i rikujtoj dy fakte, së pari, nga një këngë aktuale folklorike shkëputa këto vargje:

Oj Lulije, a po vjen me mue,

në Drenicë me shkue/ jetën  me kalue...

dhe së dyti, kemi vënë re që në Shqipëri deri edhe udhëheqës jugorë, trajtat,  për të punuar, duke punuar,  po e shqiptojnë për të punue, duke punue.  Pra nuk është e vërtetë se masivisht u përdorka gjithandej e këndej vetëm trajta  me U, me punu.

Gjithsesi tërheqim vëmendjen lexuesit të nderuar që nuk duhet me marrë shembull  nga ndonjë politikan, opinionist etj. të kapur nga dallga e nismë-propozuesve, të cilët  po e përdorin enorm trajtën me punu, se gjoja ashtu qenka më e normës në gegenishte e  gjithshqipe  nga ajo me punue, çka nuk është e vërtetë.

ç) Mesazh përmbyllës

Lidhur me sa u tha më lartë  qëllimisht po i theksoj nja katër konstatime që janë njëherazi mesazh përmbyllës ose si  porosi për t’u mbajtur mend:

E para, meqë paskajorja me “me” nuk figuron në rregullat e standardit të ‘73-shit, për të juridikisht vlejnë rregullat e ish standardit, andaj duhet respektuar trajta me UE, siç del nga të gjitha ortogtrafitë e gramatikat e burimet ku foljet e tilla, sidomos paskajorja si trajtë përfaqësuese,  janë trajtuar si formë-mënyrë themelore e eptimit të sistemit foljor e emëror të shqipes.

E dyta, në të gjitha gjuhët e zhvilluara ka ndodhur që ndërkohë shqiptimi i tingujve të fjalëve të caktuara të ndryshojë, por trajta shkrimore (sidimos fundore) e fjalës mbetet e pandryshuar, andaj edhe në shqipe nëse te dikush ndryshon trajta e shqiptimit e diftongun -UE  në -U, trajta shkrimore, sipas këtij kodi, duhet respektuar e pandryshuar -UE.

E treta, gjithsesi, në asnnjë mënyrë nuk duhet rekomanduar kryemëvete shqiptimin dhe shkrimin e paskajores me -U, tipi punu me punu, pasi nuk kemi të bëjmë me ndryshim kuptimi, dhe të gjitha përparësitë janë në anën e  trajtës së  standardizuar me -UE, tipi  punue me punue.

E katërta, si rrjedhojë e mosshqiptimit të plotë  -UE-së, po  të asaj të pamjaftueshmes –u shpifën në të kaluarën fare pa nevojë prapashtesat dyshe të mbikategorizuara, si –U/NUN (me pununun), -U MUN (me punumun,) të shfaqura edhe në gjuhën e Elbasanit, të Shkodrës etj,, të cilat me të drejtë nuk janë standardizuar..

E pesta, përveç sa u tha më lart,  mbase keni vërejtur që disa gegë, bile edhe në pozita të larta, si respektues nga detyra të standardit zyrtar,  b.f., shprehjen duhet punUAr, për të punUAr,  duke punUAr e të ngjashme,  duke e pasur në sistemin e tyre të rrëgjuar togun -UE në  -U , shprehjet e tilla shqiptojnë  duhet punUUr, për të punUUr, duke punUUr, madje duke mos u  shqiptuar -UE kam ndeshur në raste që emri  mësUEs të atikulohej  mcUUs. Së këndejmi,  në mënyrë që rastet e tilla të mos krijojnë erozion ndaj të ligjërimit, me vetëdije sidomos në gjuhën e shkrimit  duhet forcohet përdorimi  si i trjatës UE në kontekste të caktuafra, ashtu si edhe paraleleja  UA, duke i respektuar nënfushave semantike të cilat edhe ashtu i kanë të ndara normativisht.

Si përfundim, trajtat e fundoreve paralele të pjesores -UE /-UA në gjuhën e shkrimit  duhen respektuar.

2) Rehabilitimi i paskajores në standard dhe reformimi i pjesores së standardit

në të mirë të njëzimit zgjedhimor dhe të zbutjes së inferiores:

-UAR sunduese ndaj -UE nënshtruese

Në kreun e tretë të këtij punimi, u përpoqëm me komentue raportin e shpërndryshimit të fundoreve të pjesoreve përkatëse ndërdialektore –UAR/-UE dhe shënuam një statistikë që kapte numrin  afro 300 ndryshime vetëm te një folje, dukuri kjo që megjithatë shfaq  njëfarë inferioroteti të palës përkatëse në aspektin fituese/nënshtruese .  Dihet se në  Shqipëri deri në vitin 1945, ndërsa në Kosovë -deri më 1968, në procesin e zgjedhimit e përgjithësisht -UE ishte sunduese edhe si paskajore edhe si pjesore, ndërsa -UAR e –UA nënshtruese, por këto të toskërishtes ishin të lira në përdorim si konkurrente në të gjitha paraqitjet publike me gojë e me shkrim, andaj mund të thuhet se trajtat e toskërishtes, pothuaj, përbënin standard paralel. Ndërkaq që në vitin 1945/47 në Shqipëri dhe gjatë periudhës së monizmit pa paskajore, e deri më sot trajta më –UAR del e normëzuar, ndërsa pjesorja më  –UE në standardin zyrtar toskërisht nuk praktikohej, ndërsa  në gegnishtishte sipas rregullit ishte e lirë në përdorim, ndonëse  direktivisht nuk dilte i favorizuar, madje pa paskajore vërtet pjesorja e çdo tipi edhe ajo me -UE në gegenisht del shumë e ligshtuar. Ndërkaq në Projektin e drejtshskrimit të vitit 1967 e miratuar në Kongresin 1972, edhe pjesorja e shkurtë gegnisht  mbetet jashtë standardit.  Sido që të ketë qenë, për të kuptuar më lehtë raportin e fryrë  -UAR sunduese ndaj -UE nënshtruese, saksionuar me Drejtshkrimin 1973  e burime tjera  pas Kongresit 1972 do të paraqit ( sipas Z. Munishst) disa të dhëna statistikore nga sistemi i sotëm  i zgjedhimit foljor:

1) Po marrim shembull foljen  mbuloj me mbulue, e cila ka zgjedhim të plotë vepror e jovepror në 36 kohët analitike (18 + 18), ku rezultati i ndërrim zvendësimit del kështu: -UAR sunduese ndaj -UE përjashtuese në 487 raste (veta), ndërsa raporti -UA  sunduese ndaj -UE përjashtuese del në 74 raste  (veta). Kështu vetëm trajta  e një folje të grupit të foljeve më -O të  gegenishtes, si është folja me mbulue, trajtat e pjesores së saj -UE është zevendësuar nga trajta e toskërishtes në 560 raste. Madje kur kemi parasysh faktin që një studim që kemi bërë, në FGJSSH 1980 numri foljeve aktive të tipit më  O,  arrin shifren 1294 (630 folje O pa zgjerim, dhe  664 O me zgjerim), prëkatësisht, po sipas këtij burimi numri i i tërësishëm i foljeve aktive kap shifren  afro 3600 folje, ku nënkuptohet se përveç 1294 foljeve me O, janë edhe 2306 folje tipash të tjerë. Mendo distancën numerike në raportin UAR/-UA sunduese kundrejt -UE përjashtuese.  Sigurisht, duke pasur parasysh këtë problem grupi i nismë-propozuesve, të sipërcekur, futen si xhoker pjesoren e tipit  mbulu me mbulu për të zëvendësuar trajtat me prapashtesës –UAR/-UA të toskërishtes të normëzuara si dhe atë të gegnishtes -UE të nxjerë jashtë po në përdorim jashtë standardi dhe kështu menduan se do të zgjidhej ky problem që gjithsesi mbetet burim inferioriteti potencial ndërkoenizues. Ndërkaq pamë se kjo pandehmë me trajtën punu me punu ishte e parealizueshme, sepse praktikisht gjatë përdorimit të kësaj trajte faktikisht u sakrifikua vetëm trajta më –UE standarde e gegnishtes, ndërsa ajo zyrtarja mbi bazë të toskërishtes nuk prekej fare. Së këtejmi, u kërkua që nismë-propozuesit mos ta lëndojnë edhe mëtej trajtën e gegnishtes, por  t’i kthehen normales, ta përforcojnë trajtën e normuar me -UE të pjesores e sidomos në kuadër të paskajores së mirëfilltë të gegnishtes, e cila edhe pse i ka të gjitha  kartat në rregull ka nev ojë për stimulim për t’u rifuur në standard në trajtën e vet të normëzuar sipas tipave të grupeve ttë ë gjitha foljeve,  pra edhe të tipit me punue.

Tashtu po i kthehemi temës siç e shënuam në titull: “Rehabilitimi i paskajores në standard

zbut inferiotetin e ndarjes  në raportin -UAR sunduese ndaj -UE nënshtruese (përjashtuese në përdorim zyrtar), të cilën po e shtjellojmë në dy pikat vijuese.

a) Paskajorja në standard zbut  dallimin inferior -UAR  sunduese

ndaj  -UE nënshtruese

Për ta kuptuar çështjen më mirëpo shfrytëzojmë  statistikën që dhamë pak më parë mbi numrit të foljeve dhe ndryshimet në procesin zgjedhimor të foljes ku dilte në shesh problematika në gjendjen e sotme rreth inferioritetit “trajta sunduese toske  ndaj trajtës nënshtruese gege” të pjesores së foljes dhe lidhur me këtë  sipas standardit mbi bazë të gegnishtes 1917-1945 apo deri 1968 (Kosovë), në një farë mënyre  trajta e gegnishtes kuptohej si sunduese,   ndërkaq me standardin mbi bazë të toskërishtesqë nga 1945-a  e në Kosovë 1968-a  e këndej deri në ditëtë e sotme sunduese del trajta e toskërishtes.  Është e vërtetë se në këtë proces paskajorja e mirëfilltë (gege) nuk paraqiste kurrfarë problemi, ngase pësonte vetëm trajta e pjesores së gegnishtes që merr pjesë në zgjedhim. Mirëpo për të zbutur sadopak këtë inferioritet  kaq të madh përkundër arsysetimit që e bemë në kreun e tretë të këtij punimi, mendojmë se vërtet rikthimi i paskajores (gege) në standard, kuptohet në trajtën e gegnishtes sipas tipave  të të gjitha foljeve do të shënojë njëfarë zbutjeje, kur kemi prasysh numrin e tërësishëm prej afro 3600 foljesh aktive  në zgjedhim të gjitha tipave, ku, siç do të shohim tash fill, paskajorja e mirëfilltë, edhe pse nuk merr pjesë në zgjedhim foljesh, ngase nuk ka vetë, numër, madje as kohë as mënyrë, si me thënë normale, megjithatë ajo veç si trajtë përfaqësuese në mënyrë anësore depërton   edhe tek e mënyra dy-tre kohë analitike brenda sistemit zgjedhimor, qoftë si sinonim, qoftë në funksion  përshkallëzim kuptimor.  Ja pra skema që  pohon atë u tha, të sajuar në tri rubrika:

1) trajta e pjesores standarde, toskërisht

2) trajta e pjesores (nën)standarde, gegnisht

3) trajta standarde me paskajore

1                                    2                                   3

1. Koha e  erdhme II e  mënyrës dëftore:

1) kam për të mbuluar,  2)  kam pë të mbulue,            3)  kam me mbulue

2. Koha e ardhme të së shkuarës e mënyrës dëftore .

1) kisha për të mbuluar, 2) kisha për të  mbulue ,        3)  kisha me mbulue

3.  Koha e tashme e mënyrës  kushtore

1) kisha për të mbuluar,  2) kisha për të mbulue           3)  kisha me mbulue

Kështu kur kemi parasyh faktin se në këto tri kohë, siç ngjan edhe me foljet më –O, tipi me mbulue,  me pajtue  paskajorja reflektohet në zgjedhim vepror  e jovepror për secilën kohë në 16 raste,  gjithsej paskajorja  merr pjesë  në 48 raste  (16 x 3) veta, por ajo reflektohet edhe në  fjali e sifjali  paralele me lidhoren, e mënyra të tjera siç janë këto:

4.  Në fjali modale  lidhore/paskajore

1) Dua të mbuloj          2). Due  të mbuloj j                  3)  due (dua) me mbulue  (16 raste)

5. Fjali pytëse

1)  Pse të mbuloj          2)  pse të mbuloj,                         3) pse me mbulue (vlen për tetëvetat)

Kështu,  pa  hyrë në hollësi të tjera, rikujto numrin e pakufizuar të fjalive e sifjalive, ndërkëmbyese lidhore/paskajore në përdorim e sipër, qoftë me kuptim sinonimik qoftë me kuptim autonom, apo me përshkallëzim  kuptimor, prandaj themi me plotëgojë se paskajorja në standard  shfryn shumë, përkatësisht, apo zbut dukshëm inferioritetin e slloganit “sunduese /nënshtruese”, ngase ajo vjen me kuptim sovran të pavarur. Madje edhe numerikisht nuk vjen  e pavërejtur, kur dihet, senë 3 kohë folja me mbulue  paraqitej në  48 raste  dhe  te fjalia dua me mbulue  +16,  gjithsej në sistemin zgjedhimore dalin 64 raste për një folje, madje po të shumëzohej numri 64  me numrin  e tërërsishëm të foljeve  O  që FGJSSH 1980  kapte shumën  1294, atëherë numri i përdorimit të paskajores arrin në dhjetamijë raste, pa harruar paskajoren si  si trajtë përfaqësuese  që i prin çdo foljeje, por edhe jetësimi  i saj në fjali e sifjali , ku  zë vend në numër të pakufizuar.                 Së këtejmi vërtet, rikthimi i paskajores në standard zbut raportin inferior sundues /nënshtrues në sistemin zgjedhimor të foljeve në shqipe,  megjithatë po ky problem mund të zbutet dhe duhet të  të zbutete e zgjidhet, përfundimisht edhe më natyrshëm, siç paralajmëruam me një reformim të të lehtë sprovues të pjesores së standardit, reformim ky që do të sqarohet në pikën vijuese.

b) Pse sugjerohet reformimi  pjesores së standardit dhe konkretisht edhe

i mbaresë-prapashtesës -UAR në -UA

Ne kur vlerësuam  punën e Komisisë Letrare të Shkodrës, thamë se bënë mirë misët kur reformuan, pëkatësisht ndanë funksionalisht pjesoren e zgjeruar nga ajo e shkurta. Kështu paskajorja me pjesore të zgjeruar -UEM/-UEN në njërën anë, u specifikua identikisht me formëzim mbiemrash dhe emrash të paranyjëzuar ndërkaq, paskajorja me pjesoren e shkurtë, në anën tjetër, u specifikua ose vazhdoi së formësuari në funksion përfaqësimi e zgjedhimi për foljet dhe në fjalëformim për emrat, por ua pamë për të madhe misëve pse këtë dukuri nuk e shtrinë edhe te sistemi foljor i toskërishtes, meqë atëbotë edhe në toskërishte kishte elemente dallimi në përdorim gojor e në shkrime mes trajtës së pjesores  zgjeruar ndaj asaj gtë shkurtë, siç ishte dallimi së tipit të foljeve më –O, me –UAR të zgjeruar ndaj -UA si pjesore e shkurtë, dallime këto që duken edhe sot, edhe pse norma pothuaj nuk e përfilli në zgjedhimnë kohë analitike pjesoren e shkurtë të toskërishtes, mbase pse në disa tipa foljesh përkonte apo nuk kishte dallim nga pjesorja e gegnishtes. Sido që të ketë qenë, me tendencë, apo jo, dihet se në kohët analitike, trajta e pjesores së shkurtë të gegenishtes u zëvendësua me trajtën  e zgjeruar toskërishte, madje edhe në kohë joanalitike u zëvendësua  me trajtat  e pjesores së shkurtë të toskërishtes (vetëm për një folje) në mbi 70 raste (veta).

Sidoqoftë,  kam bindjen se po të sprovohej nga misët e vazhduesit e punës së tyre gjatë periudhës së pavarësisë që krahas me trajtat paralele të paskajores apo pjesores së zgjeruar të gegnishtes: me punuem/me punuen, me matun/, me shkëlqyem, me ndamë, me përziem , të cilat u reformuan në trajta të shkurta:me punue, me matë,  me shkëlqye,  me nda, me përzie, të reformoheshin edhe pjesoret e zgjeruara të toskërishtes punuar, matur, shkëlqyer, ndarë, përzier, në të njëjtën mënyrë, ku do të dilnin punua, matë, shkëlqye, nda, përzie, të cilat edhe  ishin në përdorim jo vetëm zyrtar si nga gegët ashtu edhe nga toskët, besoj se nuk do të kishte arsye të manifestohej qëndrimi ekstremist si për zhdukjes së paskajores, ashtu edhe ndaj zhdukjes apo nënshtrimti total të pjesores së shkurtë të pjesores (së përbashkët) në zgjedhim foljesh në kohët analitike e gjithandej edhe në kohë joanalitike.

Sido që të ketë qenë, besoj se sugjerimi ynë  i shprehur  në skemën në vijim  do ta sqarojë edhe më mirë qëllimin tonë.

Paskajorja dhe reformimi  i pjesores  standarde

Për të pasur më të qartë çështjen po e hartojmë skemën e mëposhme pikërisht sipas modelit të reformimit të bërë më parë në gegenishte. Shembujt konkretë po i paraqitim  në këto  6 rubrika:

1) Numri rendor i foljes.

2) Paskajorja e rikthyer sipas trajtës standarde të gegnishtes.

3) Sugjerimi rreth reformimit të prapashtesave të pjesores së zgjeruar gegnisht (tashmë të konsumuara) dhe toskërisht të normëzuara.

4) Trajta e reformuar gegnisht e toskërisht pa prapashtesë zgjeruesie.

5)  Zgjidhja e propozuar: kam + trajta e  pjesores së shkurtë e reformuar + //prapashtesat  e atakuara me reformim.

6) Vërejtje, pjesorja e zgjeruar në funksionin standard ndërlidhur me mbiemrat e prejpjesorë të paranyjëzuar.

1        2                            3                                            4                         5                      6

1. me punue               punueM/N –punuaR         punue = punua     kam punua //R      i punuar

2. me shkrue              shkrueM/N - shkruaR        shkrue=shkrua    kam shkrua //R     i shkruar

3. me matë                matUN – matUR   -//Ë        matë                   kam matË  //UR    i matur

4. me shkëlqye          shkëlqyeM/N - shkëlqyeR  shkëlqye             kam shkëlqye//R   i shkëlqyer

5. me nda                  ndaMË -  ndaRË                  nda                     kam nda//RË         i ndarë

6. me zie                   zieM  -  zieR                         zie                     kam zie //R            i zier

7. me dalë                 dalË    -  dalË                        dalë                    kam dalë  /-Ë/      i  dalë

8. me lënë                 lëNË    -  lëNË                      lënë                   kam lënë   /-NË/    i lënë

9. me ujitë                 ujitUN  - ujitUR   -//Ë          ujitë                   kam ujitË//UR       i ujitur

10. me gurosë           gurosUN – gurosUR  -//Ë    gurosë                kam  gurosË //UR  i gurosur

Për dikë ndoshta dalin të nevojshme këto sqariwm, por për lexuesin e rëndomtë  unë i shoh të nevojshme:

E para, prapashtesat e pjesores së zgjeruar sipas tipit të foljeve të gjuhës shqipe të identifikuara në formëzim mbimerash janë:

a) për foljet më O në temë: punoj, shkruaj: g.  –M/N - t. –R;

b) për  foljet konsonantike në temë:  mat, ujit, guros: g. –UN  - t. –UR, //-Ë

c) për foljet   me  zanore në temë: ndaj, fshij, fryj : g. –MË/-NË!  - t. –RË,

ç) për  foljet me togzanor në temë: ndiej, ziej g. M - t. R,

E dyta, fundorja  Ë tipi dal me dalë  te foljet apofonike si dhe –, te foljet e tipit  lënë me lënë, zënë me zënë nuk konsiderohen prapashtesa po mbaresa të pjesores së shkurtë gegnisht e tosknisht, madje mbaresa  /-Ë/ që në gjuhën e pavarësisë është parapëlqyer për zëvendësimin  e prapashtesën -UN të foljeve konsonantike (mat, ujit, guros), e cila e shemuar prej nesh //-Ë edhe sugjerohet ta zëvendësojë prapashtesën paralele –UR të standardit, pasi formalisht edhe foljet apofonike si dal- i takojnë grupit të foljeve  në temë në bashkëtingëllore.

E treta, siç po shihet nga rubrika 3 e sidomos ajo 5 sipas sugjerimit tonë atakohen  prapashtesat e pjesores së zgjeruar të standardit  -R, -RË dhe –UR, të cilat toskërishtja  fillimisht  i ka rotacizuar nga  vetvetja: -N - R, NË/MË – RË, UN - UR,  pra,  nga shqipogegnishtja, ku bënte pjesë edhe vetë, kur mbizotëronte paskajorja e mirëfilltë e përbashkët (B. Bokshi).

Krahaso:

1) -ONË UENË  UEN -UE  ndaj UARË UAR, pjesërisht –UA:  punUE, shkrUE – punUAR punUA,  shjkruaR  shkrUA   - paskajorja:  me punue, me shkrue; sugjerimi reformues: kam punua, kam shkrua.

2)  -UNË UN ndaj   -URË -UR :  matUN,  ujitUN,  gorosUN  - matUR ujitUR gurosUR // -Ë matË, ujitË, gurosË.- paskajorja: me matë, me ujitë, me  gorosë; sugjerimi reformues: kam  matë, kan ujitë, kam gurosë.

3) Nga –NË/ MË në -:  - ndaNË/ndaMË, fshiNË/fshiMË,  fryNË/fryMË  - ndaRË, fshiRË, fryRË  - paskajorja:  me nda,  me fshi,  me fry; sugjerimi reformues: me nda, me fshi, me fry.

4) Nga -N/M  në -R:  përzieM/përzieN, ndieN ndieM, shkyeN/shkyeM  - përzieR, ndieR, shkyeR – paskajorja: me përzie, me ndie, me shkye; supozimi reformues: kam përzie, kam ndie, kam shkye.

Siç po shihet sugjerojmë që pikërisht për hir të një kauze të lartë, ku bën pjesë gjithsesi edhe njëzimi normal i standardit të shqipes së natyrshme në procesin zgjedhimor të foljeve që të merret në konsideratë pikërisht reformimi i prapashtesave të pjesores së zgjeruar të standardit (toskërishtes), të cilat ka mundësi të thjeshtohen në pjesore të shkurtë dhe kështu do të shafitet  edhe problem kaq i madh në raportin ndërkoenizuar pjesorja toskërishte sunduese ndaj asaj gegnishte nënshtruese e anasjelltas.

Po a është e mundur të ndodhë kjo? Për mendimin tim fare lehtë, nëse gjykohet e punohet me dorën në zemër dhe me arsyen e shëndoshë, duke pasur si kauzë interesin kombëtar të gjuhës së natyrshme shqipe dhe të standardit vërtet të njëzuar të saj. Për këtë ekzistojnë të gjitha parakushtet si nga faktorët e jashtëm ashtu edhe të brendshëm gjuhësor.

Së pari, jetojmë në një sistem demokratik që ndihmon veprimet e tilla. Vetë koncepti dialekttashmë në shqipe ka konotacion më të shlirshëm se më para. Nuk ka qytet e fshat ku flitet shqipja që mos të përdoren  fjalë e shprehje të dialektit tjetër. Fundi i fundit, nuk jemi nën sundim të huaj, as në atmosferë lufte, siç ishin misët në Shkodër më 1917, kur me lëshuaemjepejsh të shkodranëve ndaj elbasançes, u sajua normëzimi mbi bazë të gegenishtes, i cili në pika të caktuara vlen edhe sot. Nuk jemi as në vitet e allapartizançes, kur nën korniza direktivash  strikte joprofesionistësh nga lartë, megjithatë u arrit një standard mbi bazë të toskërishtes, i cili edhe pse jo i padiskutueshëm, ngase  në emër të njëzimit, më fort pa hile se me hile primitivizmi, siç e kuptoj unë, u lanë jashtë standardit disa vlera që kalonin kufijtë e ngushtë të gegnishtes, po megjithatë në shumë pika të caktuara po qëndron me sukses, po ka mundësi të përmirësohet gjatë përpunimit, siç janë  edhe dy pikat e  shtruara prej nesh: paskajorja në standard dhe  reformimi i prapapashtesave të pjesores së standardit.

Së dyti, lidhur me shafitjen e inferiores  -UAR sunduese ndaj -UE nënshtruese dhe -UAR  reformuese ndaj –UA gjalluese, nevojitet mbase elaborim më i gjerë, por ne për hir kohe  e vendi po japim vetëm ndonjë sqarim që na duket i domosdoshëm që kompetentët të kenë parasysh dhe ta vlerësojnë, ta përplotësojnë e ta zbëjnë zgjidhjen e duhur.

Me që edhe këtu  kemë të bëjmë njëfarë kompromisi, po i rikujtoj disa veprime të natyrës së tillë si është edhe sugjerimi ynë, të zbatuara nga standardologët të kohës së monizmit, kur standardi mbi bazë të toskërishtes bënte lëshime në favor të gegenishtes,  të cilat kanë ndihmuar shumë që standardi i gjuhës sonë të ketë jetë të shëndetshme me elemente të shqipes së natyrshme:

së pari, u parapëlqyen foljet më Oj punoj ndaj ONJ,  punonj dhe së këndejmi u parapëlqye emri e mbiemri, mësues, sulmues,  ku UE-ja element i gegnishtes të standardizohet dhe kjo punë lehtëson kompletimin me  rikthimin menjëhershnmërisht  të  paskajores së mirëfilltë në standard, tipi me punue si trajtë  përfaqësuese.

së dyti, ishte shumë i rëndësishëm dallimi i fushave semantike i mbiemrit  i punuar ndaj i punueshëm  që me një veprim të tillë mbiemri në trajtën e gegnishtes i ndihmoi shumë shqipes të jetë më e plotë dhe më e natyrshme, ngase për këtë qëllim u hoq dorë nga trajta e mundshme  e toskërishtes  i punuarshëm.

Së treti, parapëlqimi  i  trajtës shkrimore punua-kam ndaj punuar-kam  ka vlerë ngase pranohet lindja  e  pjesores së shkurtë e toskërishtës, e krijuar nga nevoja, qoftë edhe nën ndikimin e pjesores së gegenishtes punue-kam, edhe pse që të dyja, mjerisht, si pjesore punue/punua, nuk favorizohen nga standardi, i sotëm  në procesin zgjedhimor në kohët analituike, ku pjesorja e zgjeruar punuaR toske si e vetme u parapëlqye, e cila në të vërtetë, për shumicën shqipfolëse del jo e natyrshme, për mos me thënë e dhunshme, prandaj edhe këtu  prek reformimi sipas sugjerimit tonë.

Nga sa u tha për dy pikat e para nuk kam nevojë me folë, vetëm  po meditoj, se me rastin e futjes ose vazhdimit së përdoruri të mbiemrit në trajtën me UE gege i punueshëm ndaj i punuarshëm, paralel me i punuar, standardologët tanë i bën shërbim tejet të madh shqipes së natyrshme kombëtare, ndërsa po të kishin pasur koncept e të rifutnin  paskajoren e mirëfilltë me punue në standard paralel me lidhoren  të punoj, për të punuar, atëherë shqipja e natyrshme do të kishte vërtet dobi të shumfishtë, të pallogaritshme, por edhe tani  nuk është aq vonë ta përqafosh të mirën e paskajorea në atandard.

Sidoqë të jetë, tani nuk po ndalemi as rreth treshit sinonimik: punuekam, punuarkam, punuakam po më tepër rreth raportit reformues të pjesores së zgjeruar të toskërishtes në përgjithësi e në veçanti të përgjigjemi pse ngulmojmë në këtë reformim dhe pse kërkohet dallimi  punua ndaj punuar?

Sigurisht sugjerimin për reformimin e pjesores së zgjeruar të standardit në pjesore të shkurtë  nuk  insistojmë vetëm pse:

- ashtu veproi e fitoi gegnishtja, ngase dallimet kanë histori të ndryshme të lindjes dhe të jetës së tyre;

- tashti del i shuar motivimi fillestar i R-së kur rotacizoi N-në mes dyzanoresh nga vetvetja (shqipogegenishtja), ngase tashti si fundore nuk paraqet kurrfarë vlere të veçantë, pos asaj formale të trashëguar;

- edhe nëse hiqet, R-ja fundore pjesorja e zgjeruar nuk e humb kategorinë, madje fiton cilësi të re kuptimore si pjesore e shkurtë në specifikimin përkatës semantik;

- gjithashtu tranformimi nga e zgjeruar në pjesore të shkurtë tashmë e ka rrugën e hapur pikërisht në sistemin  zgjedhimor në 74 raste për një folje në kohët joanalitike;

- ky proces  përkon me ekonomimin gjuhësor, madje edhe ashtu aktualisht trajta e shkurtë e  pjesores është në përdorim nga shumica  shqipfolëse;

- me këtë, ky shpërndërrim jo vetëm zbut, por shuan përgjithmonë inferioren “sunduese –nënshtruese” , madje ka  edhe favore të tjera në aspektin  veri-jug, Shqipëri shtetërore - Shqipëri shqipfolëse etj.

- së fundi, mbi të gjitha, me një reformim të ti tillë arrihet më madhorja: njëzimi  i sistemit zgjedhimor në gjuhën shqipe  për të gjithë tipat e foljeve  në të gjitha mënyrat, përkatësisht  kohët analitike e joanalitike, ngase trajta e shkurtë e pjesores së toskërishtes (standardit) tashti përkon me trajtën e gegnishtes, ish standardit mbi atë bazë dhe kjo është arsyeja që ngulmojmë  në eralizimin e sugjerimin tonë.

Është e vërtetë, se sipas sugjerimit tonë, shih skemëm, mbeten paralele trajtat më -UE dhe -UA (UA-ja më kumbuese dhe më stabile), të cilat, që të të dyja edhe duhet të mbesin të favorizuara, duke i specifikua funksionet ashtu edhe siç i kanë në standardin e sotëm, sepse simbolizojnë trevat dhe zhvillimin historik të shqipes, sepse:  me -UE dhe -UA /shqipja komb-kala ose me -UA e -UE /shqipja ngroh fole.

Me këtë reformim asnjë shprehje e dialekteve dhe as e normës në fuqi nuk mbetet jashtë vlerave të shqipes së natyrshme, por për këtë, për normën efektive e fakultative dhe rreth  specifikimit përkatës  në raportin -UE/-UA e të tjera më në hollësi e gjerësi në një punim tjetër.

Përmbyllje

Në pjesën e parë të këtij kreu bëmë fjalë rreth konceptit ose qëndrimit të rëndomtë që kishim për paskajoren pa e ndarë nga njësitë e tjera të ligjërimit dhe për ndryshimin që pasoi ai koncept nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968, të përforcuar me vendimet e Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit 1972. Kështu si me thënë nga koncepti neutral që nuk e ndanim nga pjesët të tjera të ligjërimit shqip tashti na u imponua euforikisht qëndrimi kundër përdorimit të saj, madje për hir profesioni e ndjenin detyrë-ngarkesë që duhej mënjanuar  menjëhershmërisht nga sistemi vetjak ligjërimor, madje njëherazi duhej të vepronim për menjanimin e saj nga nxënësit e rrethi ku jetonim e vepronim. Dhe krejt kjo bëhej për hir të njëzimit të gjuhës shqipe - standardit të saj. Propaganda ishte e fortë, edhe pse pas një kohe vumë re simptoma të fyteve të ngushta që ndjente mbarë shqipja pa paskajore jo vetëm te ne, ndërkohë, sidomos në vitet e tetëdhjeta të atij shekulli, duke u ballafaquar me realitetin kuptuam se nga mospërdorimi i paskajores krijoheshin defekte e gryka të ngushta, deri edhe në stilin tekniko-teknologjik në raport me gjuhët e huaja, ku paskajorja ofrohej si mjet i përshtatshëm barasvlerësie.

Së dyti, pikërisht në këtë periudhë ndodhi tek unë metamofozimi ndaj paskajores që nga koncepti gogol shkatërrues për standardin e gjuhën tonë të shpërndërrohej në zanëmirë orëbekuese për shqipen e natyrshme në përgjithësi dhe për satndardin e saj në veçanti.  Një metamorfozim i tillë nuk ishte i lehtë, por realiteti na esëlloi. Në punim arsyetimi lidhur me këtë trajtohetn në katër pika.

Së treti, për të dëshmuar se paskajorja del tejet e domosdoshme në analiza morëm si shembull dy fjalë si fakte, së pari përsqaruam ndërtimin e fjalës shqiptar nga tema prodhuese folja shqip me shqipë  dhe së dyti, dëshmuam që mbiemri i trullavtë, nuk është huazim nga serbishtja, por derivat nga folja shqipe me (u)  trullavë.

Së katërti, në dy pika u trajtuan disa veçori  alternativiteti  të foljeve më -UEJ/-UAJ, tipi shkruej/sbhkruaj që kryesisht me anë të paskajores së mirëfilltë zbulohen disa veçori alternative. pasuri cilësore kjo  që për shkak të pëjashtimit të paskajopres nga standard nuk njihet pothuajse fare ky thesat me vlerë nga apinioni dhe studiuesit vendës e të huaj. Pra  kemi të bëjmë me qinda folje alternative nga të cilat prodhohen me qindra emra.

Së pesti,  në të mirë të forcimit dhe njëzimit të shqipes standarde u bë fjalë për  dy opsione, nisma të diskutueshme rreth rehabilitimit të paskajores në standard dhe zbutjen e kontrastit pjesore sunduese/nënshtruese.

Në opsionin e parë trajtohet nismë propozimi si pandehmë e një grupi gjuhëtarësh entuziastë, të cilët  mendojnë ashtu si edhe po veprojnë që me trajtën e paskajores së tipit punu me punu, pra  duke  cunguar fundoret nga trajtat e standardizuara më -UAR, si punu/ar, përkatësisht -UE punu/e, konceptet e të dyja këtyre trajtave të standardizuara mund të mbulohen vetëm me trajtën punu me punu. Meqë kjo nismë ndonëse me qëllim fisnik, me të drejtë, nuk pati qasje nga standardologët e Qendrës, andaj kjo u konsiderua  prej nesh si një veprim i nxituar dhe  dëmtues ndaj trajtës së normëzuar tradicionalisht të gegnishtes tipi me punue, e cila, në të vërtetë, kënsiderohet trajtë e rregullt dhe si e tillë ka të gjitha paradispozitat me u rikthye si paskajore e mirëfilltë në standard. Përparësia e trajës me punue ndaj me punu arsyetohet në tri pika.

Ndërkaq  opsioni i dytë ka të bëjë me sugjerimin, që mund të cilësohet si kërkesë që ka të bëjë rreth  reformimit të pjesores së zgjeruar të standardit dhe kjo bëhet me qëllim që edhe në këtë pikë procesi i zgjedhimit të foljeve në gjuhën shqipe të gjejë unifikim të plotë. Së këndejmi,  sugjerohet që reformimi të bëhet sipas modelit të gegenishtes të zbatuar që në periudhën  pavarësisë, kur pjesorja  e zgjeruar e gegnishtes  u reformua, duke iu hequr prapashtesav e zgjerimit  -N/-M dhe kështu u rikrthye  pjesorja e shkurtë, e cila  u specifikua në përfaqësim dhe në zgjedhim foljor  si dhe në fjalëformim emrash, ndërsa pjesoroja e zgjeruar e të dy dialekteve e zgjeruara mbeti kryesisht në manipulim mbiemrash,

Kështu kërkohet që si pjesorja e gegnishtes të preket edhe pjesorja e zgjeruar tipi punuaR e toskërishtes, nga e cila, pa prashtesën –R të formëzohet pjesorja e e shkurtë, tipi   punua, dhe kështu trajta e shkurtë duke përkuar me trajtën e ish standardit gegnisht, atëherë  vetveiu njëzohet tërë sistemi zgjedhimor në gjuhën  shqipe. Kjo do të ishte  arritje shumë e madhe në dobi të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj. Në të vërtetë mbeteten si trajta paralele trajtat -UE dhe -UA, për këto nuk paraqesin kurrfarë problemi, pasi i kanë tës pecifikuara nëfushat përkatëse semantike dhe kështu përplotësojnë  harmonishëm destinimet përkatëse.

Sidoqoftë edhe nga ky krye konfirmohet, veç tjerash se me këtë reformim dhe sidomos me rikthimi i paskajores në standard ndriçohen disa vlera të domosdoshme që pa to standardi dhe dija për shqipen mbetet e mangët, apo jo?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora