Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
E diele, 28.02.2021, 10:35 AM
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” nderoi 13-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një konferencë shkencore në Online
Përshëndetën
dhe uruan në këtë konferencë shkencore Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i
Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori William Walker, ish-shefi i misionit të
OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi boten per masakrën
ne Reçak.
Nga Keze Kozeta Zylo
Në një ditë
fort të shndritshme me diell në New York, ku rrezet e tij të lëbyrnin sytë nga
xhamat që zbardhnin nga bora e bardhë e pashkrirë, anëtarët e Shoqatës
Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. festuan 13-të Vjetorin e Pavarësisë së
Kosovës në Online.
Ndonëse bota është e
izoluar nga pandemia, Covid 19, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” është
për t’u admiruar që nuk e ka lenë aktivitetin e saj të vyer duke e realizuar nëpërmjet
kësaj platforme. Ishte një konferencë
shkencore me kumtesa të një niveli të lartë ku referuesit nëpërmjet temave të
ndryshme sollën Kosovën, luftën e saj heroike dhe përpjekjet e shumta derisa
arriti ditën e Pavarësisë. Shoqata “Skënderbej”
me kryetar z.Mark Qehaja i cili nuk ka rreshtur kurrë së punuari me vizionin e tij, të n/kryetarit z.Imer Lacaj, sekretare
znj.Alketa Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton
Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj kanë punuar fort për të realizuar
programin e kësaj shoqate që në themelimin e saj. Këta shqiptarë që punojnë dhe promovojnë
historinë dhe kulturën kombëtare si psh në 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
të kujtojnë vargjet nga poeti i shquar Ali Podrimja se: Kosova është gjaku im që
nuk falet.
Konferencë shkencore për 13-të Vjetorin e Pavarësisë së
Kosovës
Autorja e shkrimit njëherazi
dhe moderatore e konferencës shkencore ftoi pjesëmarrësit të shihnin në ekran
nëpërmjet një vidioje të shkurtër Deklaratën e Nënshkrimit të Pavarësisë së
Kosovës në Parlament ku president i zgjedhur ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.
Fjala e hapjes së
konferencës shkencore u bë nga kryetari i shoqatës z.Mark Qehaja i cili ndërmjet
të tjerash tha:
I lumtur që këtë urim
për Kosovën e bëjmë sot nga Shtetet e Bashkuara tëAmerikes, shtet i cili iu
gjend përkrah Shqipërisë në kohët më të vështira të ekzistencës së saj.Qysh
prej vitit 1919-të1920-të që presidentiAmerikan Woodrow Wilson do merrte
vendimin për moslejimin e coptimit të Shqipërisë e deri në ditët e sotme përkrahja
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë ekzistenciale për Kombin tonë. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, përbën ngjarjen më të
madhe historike dhe realizimin e ëndrrës shekullore të Shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit
të saj Dr.Ibrahim Rugova .Në themelet e Pavarësisë së Kosovës është gjaku dhe
sakrificat e mijërave luftëtarëve të lirisë dhe e Komandantit tësaj legjendar
Adem Jashari. UÇK-ja e Kosovës u angazhua në luftë për tëçliruar popullin e
tyre nga regjimi criminal serb, duke shënuar keshtu nje nga faqet me te
ndritura të historiës së kombit tonë.
Presidenti Amerikan
Bill Clinton urdhëroi ndërhyrjen ushtarake të forcave të NATO-s. Ambasadori i
OSBE-së në Kosovë z.William Walker do të deklaronte nga vendi i ngjarjes nëReçak
se nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim
kundër njerëzimit.
Mirënjohje për jetë
z.William Waker! Në këto 13 vite Kosova është
shndërruar në një faktor paqeje e stabiliteti në rajonin e Ballkanit si një
Shtet i pavarur demokratik.Ajo ecën e sigurtë drejt anëtarësimit në NATO e në
Bashkimin Europian.
Kosova kremton 13
vjetorin e shpalljes së Pavarësisë pa drejtuesit kryesorë të UshtrisëÇlirimtare
të Kosovës të cilët po përballen në tribunalin e Hagës dhe siç e kanë deklaruar
vetë, ata po paguajnë çmimin e Lirisë
Nga përshëndetja e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, Konsull i
Përgjithshëm i Kosovës
Në fjalën e tij të
vyer për festimin e 13-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Isufaj falendëroi
kryetarin e shoqatës z.Qehaja si dhe të gjithë organizatorët. Ambassador Isufaj
i falënderoi për këtë aktivitet të rëndësishëm. Sot ku ne po takohemi për 13
vjetorin e lindjes së shtetit të Kosovës njëherazi ne po kujtojmë dhe nderojmë
të gjitha ata që dhanë gjakun për lindjen e shtetit dhe Pavarësinë e Kosovës. Ne shënojmë një ditë historike mbi ngritjen e
shtetit 13 vjet më parë, mbi ëndrrën e qytetarëve për të formuar shtetin e
Kosovës. Nuk ka qenë e lehtë për
popullin tonë, por ja dolëm. Sot ne kujtojmësfidat si dhe pohojmë se lufta dhe
sakrifiat për Liri ka qenë plotësisht e drejtë.
UÇk-ja dhe populli u vu në shërbim të Lirisë pa dallime feje, ideje, ata
u ngritën si shqiptarë për të mbrojtur trojet e veta.
Ne sot shënojmë
lindjen e shtetit tonë që hapi rrugët e
perspektivës për popullin e vet.
Një rol shumë të rëndësishëm
nëPavarësisnë e Kosovës ka Amerika dhe Diaspora e cila ishte zëri mëi fuqishëm
në lidhje me aleatët e Kosovës. Amerika mbetet mike e përhershme e Kombit
shqiptar. Ajo është përballur me sfida të
mëdhaja, por me ndihmën e Diasporës ka arritur suksese. Ne jemi shumë krenar me arritjet e shumë
personaliteteve të Kosovës në botë si në art, kulturë, shkencë, sport tëcilët i
nderojmë gjithmonë.
Republika e Kosovës është
e njohur ndërkombëtarisht nga 117 vende të botës.
Shteti i Kosovës ka
synim për t’u ndërkombëtarizuar më shumë nga shtete të tjera dhe me synim për
t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Ne vetëm së bashku
mund të ecim dhe të kemi sukses. Rroftë Pavarësia e Kosovës!
Nga përshëndetja e Ambasadorit William Walker
Me shumë interes u dëgjua
fjala e Ambasadorit Walker, ku moderatorja lexoi në Anglisht disa fragmente
rreth aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm si ish-shefi i misionit të OSBE-së
gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi botën për masakrën në
Reçak.
Ambassador Walker e
filloi fjalën e tij duke përshëndetur në shqip si Mirëdita! Sot në këtë ditëtë 13-të të Pavarësisë së
Kosovës dua të kujtoj ditën e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë sëKosovës
ku unë ishja i ftuar në atë ditë shumë të rëndësishme. Ishte emocionante kur të gjithë nënshkruan
Deklaratën e Pavarësisë. Pas këtij akti
madhor unë shkova në shumë vende, qytete dhe fshatra dhe pashë shumë njerëz,
mijëra, njëqind mijë që gëzonin për Pavarësinë e Kosovës. Sot ne jemi 13 vjet më vonë nuk e di në se e
keni konceptin amerikan që kemi ne dhe ju nëKosovë, por ne 13 vjecarit i themi
adoleshent, dmth ju tani nuk jeni as fëmijë as të rritur, por jeni më shumë se
adoleshent. Ju tani do të harroni shume
gabime, do të mësoni prej gabimeve dhe do të veproni si të rritur.
Unë ju këshilloj se
Kosova ka nevojë për unitet, ndaj duhet të jeni së bashku. Është shumë e rëndësishme të jeni bashkë dhe
t’i tregoni botës se ju tani jeni një shtet i rritur. Kosova ka nevojë për udhëheqës të rinj, të
edukuar me frymë progresiste dhe të sjellësa më shumë në qeverisje njerëz me
vizion. Heronjtëi vlerësoj shumë, kanë dhënë gjakun për Kosovën, por jo
gjithmonë e gjithmonë të njejtit njerëz në udhëheqje. Tani ju jeni rritur jeni bërë 13 vjeç, e dini
se cila është rruga juaj më e ndershme dhe më e frytshmja. Ju dini se cilët janë miqtë tuaj politikanë në
botë për t’i dëgjuar, por njëkohësisht ju keni plot mësime nga përvoja juaj në
këto 13 vjet.
Unë këshilloj
shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, tëÇamërisë, dhe në tëgjitha trevat ku
ka shqiptarë të dëgjojnë liderët brenda trojeve të tyre, por dhe diasporën, ku
ka njerëz shumë të përkushtuar dhe të edukuar për Kombin. Unë shpresoj për
liderët e rinj të zgjedhur se ata do të dëgjojnë më shumë diasporën ngase është
shumë e rëndësishme për zigjidhen e çështjes kombëtare .
Si shtet 13 vjeçar ju
mësuat nga gabimet dhe jam opitimist që ju do të bëni më të mirën. Unë jam
krenar çfarë ju keni bërë dhe do të jemi po aq krenar me liderët e rinj për të
zbatuar atëçfarë u shkruajt në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Pas pandemisë botërore
unë do të shkoj përsëri në Kosovë dhe të takohem me miqtë e shumtë qëkam
atje. Ju faleminderit dhe Gëzuar 13 Vjetori
i Pavarësisë së Kosovës!
Z.Imer Lacaj
n/kryetar i shoqatës e falënderoi për
kontributine tij në shërbim të Kombit.
Kumtesa nga referues të tjerë
Kozeta Zylo mbajti
kumtesën: “Adem Jashari Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë
Flamur i Lirisë”
Ajo tha se: “Heroizmi
i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos
në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën
e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë”.
Prof. Rrustem Berisha
Pejë mbajti kumtesën me temë: “Genocidi
serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”
Ndërmjet të tjerash
ai tha se Historia jonë ka një identitet të veçantë dhe kemi përjetuar
genocide më shumëse nga kombet e tjera të
vjetra dhe të lashta. Në historinë e
njerëzimit ne jemi popull që të tjerët kanë pasur programet shfarosëse nga
politikat armiqësore si psh serbët. Ne
mund të mos jemi shumë të kënaqur, por ne duhet të jemi krenar me arritjet tona
në këtë ditë të Pavarësisë së Kosovës. Mërgata
shqiptare kudo qëështë sidomos nëAmerikë ka meritëtë jashtëzakonshme me rastine
shpalljes së Pavarësisë. Në historinë e
ballkanit kemi fakte të padiskutueshme se jemi popull që kemi paguar njëçmim të
veçantë dhe të egër. Ne kurrë nuk kemi
qenë pushtues, ne jemi popull autokton dhe sipas një studjuesi serioz ai thotë
se nuk ka asnjë dëshmi shkencore që kemi ardhur apo kemi lëvizur nga trojet. Në
perandorinë osmane jemi kombi që kemi paguar çmimn më të lartë të
pushtimit. 21 km katror janë të
pushtuara nga Serbia fatkeqesisht kjo shumë rrallë përmendet. Jemi ende te trojet te pushtuara nga Maqedonia,
Greqia dhe Mal i zi. Në se vleresohet e
drejta historike ne duhet të shkojmë drejt bashkimit kombëtar.
Blerim Gjocaj ushtar iUÇK-së
mbajti kumtesën: Liria ka emër: UÇK
Qu kur Kosova u nda
me force nga padrejtësia ndërkombëtare, ne kurë s’u pajtuam të jemi nën
diktatin jugosllav, nën shtetin e tij.
Populli ynë përherë ishte i përndjekur nga diktaturat sllave, duke vrarë
djemtë më të mirë që kishim, burgosur e torturuar...
I tillë ishte
veprimtari ynë i madh Adem Demaçi, kur
polici serb shkon tek vendi i tij i punës dhe e pyet: A jeni ju Adem Demaçi? - Po
i përgjigjet, unë vetë jam. Polici serb i thotë më duhet t’ju arrestoj në
"emër të popullit". Në emër të cilit popull i përgjigjet baca Adem?
Jeta bëhej dhe më e
veshtirë, ishte shtuar represioni policor e ushtarak për të na zhbërë nga faqja
e dheut… UÇK –ja nuk donte Luftën,
UÇK-ja donte Lirinë, dhe lufta u imponua në emër të Lirisë, pra Liria ka emër-
UÇK.
Une kujtoj ditët si
nxënës kur shkoja në shkollë për të ndjekur mësimet, ne përfundonim të shtrirë
në dyshemetë e shkollave, sepse Serbia i helmonte ata në orët e hershme të mëngjesit
dhe ne nuk dinim dhe si rrjedhojë përfundonin nëpër spitale. Po ashtu shumë herë
objekti i shkollës rrethohej me makineri luftarake dhe nuk na lejonin fare as të
futeshim brenda ndërtesave shkollore, vrisnin mësimdhënësit tanë siç ishte
rasti i Halit Gecit ku masakrohet aq barbarisht sa i nxjerrin sytë nga balli dhe
nuk kishte më durim nga kjo ndodhi, dhe si rrjedhoë për t’i dhënë shpresë
popullit se ne jemi këtu për t'u mbtojtur, nuk ju lemë në duar të këtyre
kriminelëve fashist serb, doli publikisht UÇK-ja pa maska për ta frymëzuar
popullin se po luftohet për Liri dhe Pamvarësi...
Regjimi kriminal e
barbar po shtohej dita ditës dhunshëm dhe UCK-ja filloi të shtrihej çdo cep të
Kosovës kundër shtetit fashist totalitar e kriminel.
Sot pas gjithë asaj
lufte mundohen t;i ngatërrojnë kriminelët me Çlirimtarët...
Krimi është krim, por
jo Liria dhe lufta për Liri...
Liria ka emër :
UÇK...
Dr. Manjola
Duli: mbajti kumtesën: “Roli i Unmikut në
Kosovë, detyrat dhe misioni i tij!
Ajo tha se roli i
UNMIKUT ishte – misioni i përkohshëm administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë,
qershor 1999-15 qershor 2008, dhe mbështetej
në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e draftuar nga G-8 e cila
paraqiste një rast specific të ndërhyrjes
nga jashtë. Kjo pasi institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike nuk gëzonin
sovranitet.
Në këtë rezoluë përfshihej
zbarkimi në Kosovë i një prezence civile dhe ushtarake nën mandatin e OKB-së
Në këtë ditë përshëndeti
avokati James Mandel i cili përgatiti dokumentacionin e shoqatës për
Departamentin e Shtetit të New York-ut i ku e njohu ligjërisht.
Kumtesë u mbajt nga
Z.Sab Gashi Washington D.C. nën titullin: “Roli i Diasporës në Pavarësinë e
Kosovës”
Sabedin Gashi është
ne?nkryetari i Shoqatës “Shqiponja e Lirë” ndërmjet të tjerash uroi 13 vjetorin
e Pavarësisë se? shtetit te dyte? shqiptar, Dardani. Ai falënderoi me?rgatën ne?
SHBA qe? kontriboi ne? kauzën që nga fillim i shekullit 19-të. E filloi me Fan
Nolin nga viti 1904 dhe me themelimin e Vatrës.
Kontribut kanë dhënëParashqevi
Qirjazi diplomate e edukuar ne USA, Faik Konica,
Arberëshi Jozef
DioGuardi, Ambasadori William Walker, duke mosanash kaluar
Presidentin Joe Biden
njohës i mirë dhe kontribues ne? kauzen shqiptare. Bashkëpunimi me lobin shqiptar ka qenë me shumë
kongresistë, senatorë dhe politikanë të shumtë.
Z.Faton Zogiani
mbajti kumetesën: “Marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës ogur i
mirë për ndërkombëtarizimin e saj”.
Z.Zogiani i vlerësoi si shumë të rëndësishme vendosjen e marrëdhenieve
diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit nga një shtet i fuqishëm në botë siçështë
Izraeli. Marrëdhëniet midis dy vendeve
do e e ndërkombëtarizojnë dhe më shumë Kosovën në botë.
Programi u mbyll me
dy artistët të mirënjohur si Shaban Lajçi dhe Tom Gjergji të cilët intepretuan
plot kulturë dhe profesionalizëmpjesë të ndryshme në nderim të Pavarësisë së
Kosovës.
Akivititeti u filmua
nga TV “Alba Life” me drejtor dhe producent z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës
dhe nga kameramani z.Elton Xhaferri.
21 shkurt, 2021