Kulturë
Rexhep Kasumaj: Kënga e ëndrrës së muruar
E diele, 28.02.2021, 11:33 AM
KËNGA
E ËNDRRËS SË MURUAR
(Poetit,
Atdhe Geci)
Atdhe
Geci,
poet
i rrëkesë së gjakut dhe
vesës
së luleve,
i
ëndrrës së muruar
dhe,
ah, dhimbjes së bukur,
i
ofshâmës së atdheut dhe
Poet
sallonesh të frakut të zi,
i
kujtesës së ndaluar
dhe
heshtjes së varreve,
i
dashurisë fluturake dhe
shiut,
i shiut të vjetër, të trishtë...
Poet
i pritjeve të muzgëta
dhe
i takeve që s'vijnë,
i
lirisë së pazot dhe fëmijës
në
udhë bote,
kryengritës
kundër zotave
tokësorë
dhe
i lutjes për mrekullinë tek humbet
në
udhëkryq,
poet
i lumnive të vogla
ngujuar
në Urnën
mbi
komodinë dhe
agut
kur dielli mungon...
Poeti
i vargut mnerisht të bukur
t'besës
së prerë dhe
pëndesës
mashtruese
në
Altar,
poet
i udhëtimit të shkronjave
drejt
zemrës
dhe
qiellit të mugët,
zogjëve
shteghumbur
ndër
rè e stuhira dhe korbave të zisë,
pastaj...ngaherë...
Poet
i Fjalës së Muzës që, ah,
ndonjëherë,
mëkaton...
dhe
pra, këndoje këngën
e
ëndrrës së muruar,
ti,
përjetësisht poet kryengritës
i
Dhèut të Arbërit!...
Rexhep Kasumaj,
Berlin, mesfror, 2021