Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Lezetet e Lunxhërisë
E diele, 14.03.2021, 04:45 PM
LEZETET E LUNXHËRISË
Refleksione
Nga
Timo Mërkuri
I-Duke parëvallen e kënduar lunxhiote,
mahnitesh me ‘tëdhe bindesh që kjo
krahinë ka shumë e më shumë lezete se sa na thotë kënga shoqëruese “Lunxhëri
plot lezete/Ç’bukuri ke mbi vete”. Në fakt kjo valle dhe kjo këngëjanë lezetet e para të Lunxhërisë që sheh në
momentin kur je spektator i saj. Dhe jo më kot.Ke përpara një grup miks
valltaresh, ku njera shkon si zanë e tjetra ndrin si hënë, ku marrësia këndon
me një zë të“ergjëndtë” dhetjetra ja kthen me njëzë të “ ylbertë”. Nuk e kupton
në se shkelin mbi thua këto shtojzovalle të “florinjta”apo vallzojnë në ajër,
por aty mëson se zhtojzovallet së pari në Lunxhëri duhet të kenë qënë. Në mes
tyre ca djem si plepa i mbajnë përdore, sikur duan t’u thotë: do fluturoni nesër,
tani do vallzojmë.Që të lbyren sytë, kjo është e dukëshme, por lëvizni vendit
mos t’ju mehet fryma.Jemi në vendin e “lezeteve”.
II-Kënga dhe vallja lunxhiote janë
“lezete” shumë të veçanta në gjithë trevën isopolifonike shqiptare dhe qysh në
kontaktin e parë me ‘të, të krijojnë përshtypjen se ke të bësh me një asambël
të përhershëm të ndonjë shkolle muzikore, ku pregatiten grupe folklorike me gra
dhe burra, bashkëdhe veç e veç, shto mbi
‘to dhe orkestrën e tyre tradicionale.
Në Lunxhëri, qysh herët, nëpër dasma, gra dhe burra këndonin e kërcenin bashkë,
ndryshe nga disa traditanë krahinatë
ndryshme ku burrat dhe gratë, apo djemtë dhe vajzat këndonin e kërcenin veças.Kjo përzierje
burra-gra në këngë e valle ndoshta ka origjinë nga kultura që sillnin banorëte
krahinës nga vendet ku emigronin. Pavarësisht origjinës, krijimi i grupeve mikse
në këngë e valle është shënjë e një civilizimi dhe në Lunxhëri, ky civilizimështë
tepër i hershëm. Kjo “erë” civilizimi që fryu nga Lunxhëria pruri si pasojë
“ngrohjen” e “motit” edhe në Gjirokastër, apo disa fshatra të Labërisë
dhe Bregdetit, që sollilindjen e një tradite
të re të të kënduarit e vallzuarit bashkë burra e gra apo djem e vajza, madje
“era” solli edhe këngë e valle lunxhiote që u kënduan e vallzuan nëpër këto
fshatra. Interesant është fakti se në Lunxhëri, sikur të mos mjaftonte hyrja e elementit femër në grupin miks të këngës
dhe valles, femra avancon edhe më tejë, ngrihet në nivelin e “marrëses” së këngës
dhe “heqëses” së valles, e pasuar nga burrat, që janë “skalioni” i dytë. Marrja
e këngës nga njëzë femëror ndikon në vijën
melodike të këngës,i jep dritësim dhe ngrohtësi. Në këngën lunxhiote, tonaliteti
i lartë dhe mjaftë i qartësuar i “marrëses”evidenton njëzë tëëmbël në këngë dhe
një hap të shtruar në valle.
“Kthyesi”i këngës lunxhiote (kur kemi të
bëjmë me grupe mikse)është burrë, por nuk ka kthim grykor. Ai ështëi hapur me zë të jashtëm, si zëri i dytë në
koret tradicionale. “Hedhësi” është një “shartim” midis krahinës së Himarës dhe
Labërisë, pra herë “hedhës” e herë “prerës”.Kur grupi i këngës dhe valles është
vetëm me femra, është e kuptueshme që “marrësi”, “hedhësi”, “prerësi” të jenë zë
femëror dhe për pasojë kënga të dalë më e shtruar dhe më e ëmbël se në grupet
mikse.
Kënga dhe vallja lunxhiote janë të
shtruara, por me tempo ritëm të brendshëm, që nuk krijon monotoni.Vetë grupi
është në kompaktësi të plotë, tërë lëvizje.Dhe ndonjë mangësi në harmoninë e zërave
kompletohet nga harmonia në lëvizje e këmbëve, pozat dhe gjestet e valltarëve,të
ndërthurur me vallen dhe instrumentat muzikore.
Aktualisht tekstet e këngëve janë
tradicionale dhe jo të rinovuara (këtu kërkohet ndërhyrje mjeshtërore për t’ju
përshtatur kohës). Kostumet e burrave janë në traditën shqiptare të fustanellës
dhe feksin bardhësi, por ato të grave:oh, ato lunxhet e nuseve dhe grave
lunxhiote janë një magji më vete, gjithë elegancë, hijeshi dhe me shumë stoli,
konkuruese me kostumin dropullit
përkarshi.
III-Vallja e Lunxhërisë është ndër më
të thjeshtat që kemi, shprehur ndryshe, është një “valle vendçe”, por e ekzekutuar me aq
mjeshtëri, finese dhe elegancë, sa të duket se ke përpara një grup baleti me
patina në kërcim në akull. Vallja ka gjashtë kohë, por çdo kohë e valles e
ndërthurur mes grave dhe burrave, mes “heqësit” dhe “ndjekësit”, mes kreut dhe
fundit, krijojnë një interpretim sa mjeshtëror aq edhe çlodhës. Lëvizjet dyshe
dhe lëvizjet rrotulluese të“heqëses” së valles janë mjaftë elegante dhe kjo finëse
dhe elegancë u “imponohet” apo u kërkohet dhe pjestarëve të tjerë të grupit të
valles, duke krijuar kështu një grup unik në finesë valleje.
IV-Shoqërimi i valles lunxhiote të kënduar
me instrumentat muzikorë plot lezet,e ka bërë atë mëtë ngrohtë, mëbashkëkohore dhe tërheqëse
për të gjithë grup moshat madje i ka dhënë një përhapje ndërkrahinore. Në
traditën e vjetër, fqinjët e Lunxhërisë në Përmet dhe Delvinë klarinetën e kanë instrument parësor, po ashtu
edhe fqinjët jugorë, kur nuk kishte kufij shtetërorë. Krahina e Çamërisë e ka
patur të realizuar në përkryerje bashkëshoqërimin e këngës isopolifonike dhe
valles me instrumentat muzikorë (kujto këngën e Osman Takës dhe të Çelo
Mezanit) por në Lunxhëri është në sintoni të plotë brenda madhështisë së
thjeshtësisë. Kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se:në vendet ku kanë emigruar lunxhiotët,
orkestrat kanë qënë prioritare dhe është e natyrëshme që të mirej kjo kulturë
nga emigrantët lunxhiotë.
V-Një “lezet” më vete në Lunxhëri është“lunxhi”,kostumi
i nuseve dhe grave lunxhiote. Nuk dihet nëse
kostumi ka marrë emrin e krahinës apo krahina ka marrë emrin e kostumit,
kaq e herëshme është bashkëjetesa mes tyre.Lunxhetjanë kostume tepër të shtrenjtë, tepër elegant,
tepër të lashtë dhe kanë një jetëgjatësi mbi njëqint vjet. Është i larmishëm në formë,
në ngjyrë, në teknikat e qepjes dhe qëndisjesme filigram ari si dhe ka veçanti në mënyrën e veshjes. Kanë si tipar karakteristikçengelet,
një tip brezi mjaft e vështirë për ta përshkuar për punimet e rralla me fije
argjendi, pulla e sumbulla.Kësula e mbuluar me monedha ari të qepura në një cohëkadife
dëshmojnë një nivel mirëqënieje të lartë të familjes, dhe evidentojnënjë pozite
specifike nëfamilje e shoqëri të nuses apo gruas që vesh këtë kostum1.Janë kostume që dëshmojnë nivel dhe shije
aristokracie në jetesë dhe njihen si më të bukurat në Ballkan dhe bëjnë me
“turp” princeshat evropiane nëpër sallonet mbretërore.Origjina e këtij kostumi është
mbi dymijë vjeçare dhe dëshmohet nga gërmimet arkeologjike në Antigone, madje
populli flet se ky është kostumi që ka mbajtur Antigona, gruaja e
Pirros së Epirit. Është i rëndë dhe kërkon e dikton një ecje plot finesë.Lunxhet
sfiduan veshjet aristokratike të kohës në gjithë zonat përreth, ndërkohë që
imitimi i tij ishte i pamundur, si për shkak të teknikave të qëndisjeve ashtu
edhe për shkak të shtrenjtësisë që kishte prodhimi i tij.Ishte shtrenjtësia e këtij kostumi që disa fqinjë i
ironizuan lunxhiotët me bejten:
"Lunxhiotët goxha malldarë/Florinë s‘dinë ta mbajnë/E bën cohë e
kanavadhë".
VI- Duhet të theksojmë se lezeti mbi lezete i LunxhërisëështëvetëAsambli
Folklorik “Lunxhëria” i cili fillimet e
tija (si grup) i ka në vitet 1874. Në këtëkohë patrioti Koto Hoxhi, mësues në
shkollën e Qestoratitshkroi pjesën teatrale“Dasma lunxhote”2 me këngë e valle nga krahina e Lunxhërisë. Çfaqjen e
kësaj pjese teatrale e organizoi me nxënësit e shkollës dhe e çfaqi nëGjirokastër,
duke tronditur jetën e amullt kulturore të qytetit.Ishte e para çfaqje teatrale
që luhej në Shqipëri dhe jehona e saj ishte tepër e madhe, sepse prezantoi një
pasuri të madhe të artit gojor shqiptar dhe kostumet e famëshme lunxhiote.Po kështu
në 28 Nëntor 1937 në festimet e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në
pallatin Mbretëror në Tiranë grupi i Lunxhërisë mer pjesë me valle të kënduar3.
Pas çlirimit të vendit në 1944, Lunxhëria
kishte grup folklorik pothuaj në çdo fshat dhe ky fakt mundësonte zhvillimin e
takimeve krahinore si ai i Qestoratit në vitin 1956, ndërsa takimi i përgjithshëm
bëhej në Nokovë, në gusht të çdo viti, ditën e formimit të batalionit“Misto
Mame”Ishte fama që kishin marrë këngët dhe valet Lunxhiote faktori ndikues që në
vitin 1957, në Kongresin e pestë të Rinisë Botërore në Moskë, Shqipëria u përfaqsua
dhe nga dy çifte artistësh amatorë lunxhiotë dhe konkretisht, Vaso e Froso Neti
nga Saraqinishta dhe një çift nga Suha.
Megjithatë, duke qënë se grupet
funksiononin në formën e grupevetë secilit fshat më vete, prezantimi i nivelit
dhe tërësisë së vlerave kulturore të krahinësparaqiste mangësi. Për këtë
arsye,në vitin 1968, në prag të Festivalit Folklorik Kombëtar4u bashkuan grupet e fshatrave Dhoksat, Qestorat dhe Këllëzduke
krijuar Grupin Folklorik të Lunxhërisë, grup i cili në vitin 1978 u shndrua në
Asamblin “Lunxhëria”, i pari Asambël Folklorik në vendin tone dhe që kishte në
përbërjen e tij gjithsej 25 amatorë të grupuar në: a-grupin e të moshuarve,
burra, gra, b-grupin e të rinjve- djem e vajza , c-grupin e pionerëve, ç-grupin
e burrave, d-grupin e grave.5
Situatat që kaloi vendi në fillim të viteve ’90 sollën ndërprerjen e
aktiviteteve, por në prag të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2000
Asambli Folklorik “Lunxhëria”rilindi me njëefektiv 15 amatorë dhe sipas
nevojave dhe kushteve grupi paraqet programin me 8, 10, 12 amatorë për të dhënë
çfaqje, ku femra janë: Angjeli Rustemi marrëse kryesore,Margarita Vasili-iso, Erlinda
Dida-iso, Aida Lula-iso dhe marrëse, Eni Kale-iso,Eni Manxhari-iso, Kristjana Dervishi-iso,
Teuta Bimi-iso,Enerida Hunda-iso dhe marrëse ndërsa nga burrat marin pjesë: Kosta
Rustemi-kthyes dhe marrës,Kristaq Krisafi-hedhës dhe marrës,Xhevahir Sinani-kthyesi
kryesor, Odhise Vasili-iso, Sokol Rustemi-iso, Adrian Çekani- iso, valltar,
Adem Bajo- iso, hedhës6.
VII-Lezeti dhe korifeu i këtij Asambli
të ringritur ështëAngjelina Krisafi, duke vijuar traditën e prioritetit të
elementit femër në këngë e valle. Me një paraqitje rinore, me një hap plot
elegancë, kjo“marrëse” e talentuar me zë virtuoz, të plotë, të ëmbël e të ngrohtë, potent për të gjitha tipet, motivet dhe
variantet e këngëve dhe valleve, me intonacion udhëzues që të befason, tërheq vëmëndjen
e të pranishmëve. Vlerësohet si një nga perlat e iso-polifonisë aktuale në
trevat jugore ndërsa në këngën dhe vallen lunxhiote vlerësohet si “guri i unazës”.Po
kështu edhe kthyesi i grupit Xhevahir Sinani është një zë i ëmbël, kumbues, me njëtonalitet
që i përshtatet këngës dhe shoqëron drejt suksesit7
marrësin.Është njëzë i përshtatshëm si për këngë shut dhe për valle, si i
zgjedhur me “dorë”.
VIII-Duhet të themi dhe të pranojmë se lezeti edhe “fati” i Asamblit Folklorik“Lunxhëria” e ka emrin Koço Vasili. Ish pjesmarës dhe drejtues i grupeve folklorike qysh nga viti 1966, organizator dhe udhëheqës historic i Ansamblit (grupit) “Luxhëria” që nga viti 1974, duke qënë njëkohësisht edhe pjestar i grupit si“marrës”, “hedhës” apo “iso”, me një numër prej 150 koncerte të çfaqura për periudhën 1974-1990,ndërsa pas kësaj date çdo koncert, këngë apo valle lidhet me emrin dhe punën e tij. Njeri i lindur për të hulumtuar, mbledhur e prezantuar në nivel bashkëkohor artin gojor shqiptar, vallet dhe kostumet tradicionale ai është një “enciklopedi” lëvizëse. Dijen dhe talentin e tij jua ka përcjellë me dashuri nxënësve, duke i rritur këta me dashurinë për folklorin dhe kostumet tradicionale.Dhe nxënësitnë pedagogjike i kishin “qëndisur” me një “tegel” dashurie e respekti këngën: Kush këndon porsi bilbili/ I miri Koço Vasili. Mjafton vetëm epiteti “i miri” para emrit të tij, për të kuptuar respektin dhe dashurinë që gëzon në Lunxhëri dhe për të njohur vlerat intelektuale të tij.
Është Koço Vasili që ka çuar grupin
lunxhiot në të gjitha Festivalet Folklorike dhe koncertet brenda dhe jashtë
vendit. Ky ish mësues në shkollat e Erindit dhe Dhoksatit për 40 vjet nuk është
vetëm drejtues i Asamblit “Lunxhëria”. Ai është një mbledhës i apasionuar,
studiues dhe botues8 i trashëgimisë kulturore
dhe folklorike të krahinës së Lunxhërisë, pasuri që e ka prezantuar me një sërë shkrimesh dhe emisionesh
televizive locale, kombëtare dhe jashtë vendit si: TV Gjirokastra, Alpo Radio, TVSH, Top Channel, Radio Kosova,
në Mal të Zi, Çeki etj.Koço Vasili është në gjithë krahinën njeriu që i ka
dhënë artit dhe kulturës popullore mëshumë se edhe vetë institucionet zyrtare
të kohës së djeshme dhe të sotme.Ai është vetë një institucion i artit gojor
shqiptar dhe trashëgimisë kulturore. Ai është edhe sot e
kësaj dite “i miri” Koço Vasili.9
Sarandë, më 01-08
Mars 2021
1-Këtë konkluzion e përforcon edhe kënga“Ulet nusja në divan” ku është i vetmi
rast që i këndohet këngë nuses pse ri ulur në divan, ndërkohë që në krahina të
tjera të vendit nusja duhet të rijë në këmbë etj
2-Dasma Lunxhiote u riçfaq nëGjirokastër
vitin 1974, ku 18 artistë të grupit,
veshur me kostumet e famëshme lunxhiote
interpretuan këngë e valle karakteristike të krahinës së Lunxhërisë.
3-Vallja e kërcyer nga grupi i Lunxhërisë
në Pallatin Mbretëror shoqërohej me këngën “Shokë të na rrojë mbreti”: Viva-
viva muhabeti /Të na rrojë mbreti /Të na rrojë mbreti ynë /Të na zgjerojë
kufinë /Kosovë e Çamërinë
4-Në këtë Festival,vajza lunxhiote
Liljana Janaqi së bashku me një vajzë nga zonat veriore ngritën flamurin e FFK
në kështjellë.
5-Gjer në vitin 1990 kanë qënë aktivë dhe të suksesshëm si marrës kënge: Evelina Kaci, Eftimi Naci,
Marina Çuçi, Arikla Leka, Katina Çipi,
Lefteri Binjaku, Kristaq Nerënxa, Kaçi Naçi etj , kthyes: Gole Prifti në
grupin e burrave , Vasil Çuçi për gati 35 vjet, kthyesi autentik e i
pazëvendësueshëm, hedhës: Ksenofon Prëmti për burrat , Koço Vasili, Jani
Janaqi, Jani Çobi etj për grupin e valleve mikes.
6- Antari i grupit Eduard Pesha- është
ndarë nga jeta më 25.12.2020.
7- Disa informacione për Asamblin Folklorik “Lunxhëria:
Nga viti 1978-1988 Asambli “Lunxhëria”
ka inçizuar 4 koncerte në RTSH me rreth
60 këngë e valle burimore të krahinës. Është pjesëmarrës në të gjitha koncertet
pa përjashtim që organizonte rrethi i Gjirokastrës.Laureat i disa festivaleve
1978, 1988, 2000, 2009.
Nga viti 1968-1990 kadhënë rreth 150
koncerte. Mbas vitit 1990, veçanërisht
mbas vitit 2000 Ansambli Folklorik “Lunxhëria” ka një veprimtari të dendur
koncentrale brenda dhe jashtë atdheut:
Në vitin 2002 pjesëmarrës në festivalin
e polifonisë në zonat veriore të Greqisë.
Në 4.Dhjetor.2004 jep një koncert
madhështor në TOB.
Në vitin 2005 pjesëmarrës në festivalin multikulturor Ballkanik të Përmetit.Po
këtë vit është pjesëmarrës dhe në festivalin e mbarë trevave shqiptare në Tuz
të Malit të Zi, ku vlerësohet me çmim te tretë në 35 grupe.
Në vitet 2006 ,2008, 2010, 2013, 2016
pjesëmarrës në edicionet e Odës Dibrane, në të cilin e shpallën dhe Anëtar
Nderi.
Pjesëmarrës në 3 edicione të Bylis
Polifonia 2010, 2013, 2016.
Po kështu debutues në tri edicione të
veprimtarisë të QKF-së “Vallet tipologjike shqiptare” 2011, 2013, 2017.
Pjesëmarrës në festivalin e mbarë
trevave shqiptare në Kamëz, në vitin 2013, ku merr vlerësimet maksimale të
jurisë.
Grupi ka përfaqësuar iso-polifoninë shqiptare në festivalin e
Gjilanit në 2013 dhe të Drenasit në vitin 2014.
Në vitin 2014 Asambli Folklorik
“Lunxhëria” është pjesëmarrës në dy festivale ndërkombëtare në Mijava të
Sllovakisë dhe Straznic të Çekisë.
Nga 24-27 prill 2015 përfaqëson
Shqipërinë në Ditët e Kulturës Ballkanike në Belgjikë.
Në korrik 2017 jep koncert në Porto
Palermo të Himarës, në kuadrin e festivalit ndërkomëtar të Jazz-it.
Ka marrë pjesë në festivalin e II në Preshevë për mbarë trevat shqiptare.
Në gusht të 2017 pjesëmarrës për herë
të dytë në festivalin e Tuzit në Mal të Zi, vlerësohet me çmim të dytë.
Në 17 maj të vitit 2015 Presidenti i
Republikës i akordon çmimin “Naim Frashëri” i Artëdhe Juria e Festivalit FK 2015 i jep çmimin e parë në shkallë kombëtare për
vallen më të mirë të kënduar
Në vitin 2019 në Festivalin e Parë
Folklorik “Bejka e bardhë” në Pilur zë vendin e dytë
8-Koço Vasili ka botuar: a-“Bukuri
lunxhiote”. Libër me përmbledhje këngësh të zgjedhura të krahinës. Botuar në
vitin 2010
b-“Dasma lunxhiote”- pasqyrimi i plotë
i historikut, i zakoneve,i traditave dhe i të gjitha këngëve (384 të tilla) të
këtij spektakli të madh të trashëgimisë folklorike.
9-Në vitin 1981 ështëvlerësuar nga
Ministria e Kulturës me titullin “MËSUES I DALLUAR I KULTURËS”.
Në vitin 2012 në Edicionin e Odës
Dibrane vlerësohet me cmimin e karrierës.
Bashkia e Gjirokastrës i ka akorduar në 25.11.2018 titullin “Qytetar Nderi”.