Kulturë
Përparim Hysi: Kuvendi i ''turpit''
E marte, 16.03.2021, 09:01 PM
KUVENDI I
"TURPIT"
(refleksion
nga një pjesëmarrës)
Nga
Përparim Hysi
Ky
kuvend që unë në këtë shkrim e quaj i "Turpit", është mbajtur në LEZHË më 2 mars 1967. Në atë
kohë, u quajt KUVENDI i dytë i Lezhës, si
moment historik ose sivëlla binjak me KUVENDIN HISTORIK TË LEZHËS më 2 mars
1444 të mbajtur nga SKËNDERBEU. Gjithmonë analogjitë dhe, sidomos, ato historike, sado të përafruara
kurrë nuk janë të gjashme dhe, sa për këtë që u quajt i dytë, është shëmtim dhe një absurditet i vërtetë.
* * *
Unë
kam qenë pjesëmarrës në këtë të"dytin" dhe askujt të mos i shkojë
mendja se çfarë shkruaj tani, i kam
menduar dhe atëherë. Pa i rënë anës dhe pas anës, "Kuvendi i dytë i
LEZHËS" u mbajt për t'i bërë jehonë"Fjalës "programatike"
të 6 shkurtit 1967". Plugu ideologjik i partisë, kalitur nga ZEUSI, pothuaj
bëri qilizëm mbi kokat tona dhe u lëshua me anatema të"stuhishme"
kundër fesë, kundër klerikëve të të gjitha besimeve dhe kundër të gjitha objekteve
të kultit.Kishte një moblizim të përgjithshëm dhe LEZHA qe zgjedhur si qyteti
ku do vritej çdo lloj besimi. LEZHA qe, po të marrë hua një figurë letrare, "trupi
anatomik" ku do demonstrohej "vrasja e besimeve" dhe, pasi
bisturia e partisë, do ta priste këtë
trup, do ta bënte copa-copa dhe do ta hidhte tek lumi Drin që, nga aty ku
mbahej "kuvendi" qe, pothuaj, disa çapa. Mobilizimi qe i tillë, sa
gjithë të ardhurit u vendosën në shpatull të malit, kur shkon në SHËNGJIN. Mu tek këmbët tona qe xhadja dhe,
po të kapërceje xhaden, përfundoje mu tek ujërat e kënetës së Kunjës.Prapa
shpatullave tona, qe KIsha Katolike e LEZHËS dhe ngjitur me të qe spitali. Jemi
në vitin 1967 dhe spitali e kisha ishin në krahun e majtë, kur merrje rrugën
për Shkodër. Me të gjitha mjetet e kohës (shumica me karroca dhe, mandej, me "Zetora" e nga ndonjë kooperativë
më e madhe, edhe me makinë. U vendosën aty, në"shpatull" të malit dhe,
ndërsa pritej, të vinin
të"dërguarët nga TIRANA", se
nuk mjaftohej me partiakët e pushtetarët vendas, filluan "parcela-
parcela" të mbaheshin leksione si"për nxemje". Unë qeshë një nga
lektorët
dhe,
pse e kam përjetuar të gjithë atë "atmosferë aq festive", sado që kanë kaluar plot 54-vjet, kurrë nuk e
harroj se si u zhvillua ky"kuvend".
* *
*
Isha
ushtar dhe detyrën që më kishin ngarkuar për të referuar kundër fesë, e kisha marrë me aq seriozitet, sa e kisha
marrë kur dhashë provimin e marksizmit
në shkollën e mesme. Citate nga klasikët, po se po, por gjithmonë përparësi sh.Enver që e kish
"pasuruar" marksizimin. Kontaktin
me auditorin e kisha të lehtë (kisha mbajtur "leksione"me
nxënësit mbi 7-vjet) dhe, tek lexoja me
nerv e pasion, kujtoja se bash unë midis lektorëve jo vetëm do isha më i përgatituri, por dhe më i
pëlqyeshmi dhe më i pranueshëm. I ri në
moshë dhe kot nuk thonë që" rrushi i papjekur nuk hahet". Mbarova dhe,
ndërsa prisja duartrokitje miratimi, ndodhi ajo që thonë në VERI:-Ndalu beg, se ka
hendek. Sa tentova të ulesha tek "parcela ime", ndjej një zë:- A vet
e ke gatit a ta ka thanë komisari? Nuk kish sfidë më të madhe se kaq. Tërë
jetën jam një tip që kam nevojë për fre dhe jo për shtyrje. - Vet, vet, - nuk
kam nevojë për komisar unë! Tjetri, si
punëterezi dhe krejt gjakftohtë më tha:- Ushtar apo çohesh një fije në kambë?
Sado që nuk më pëlqeu fare ky sfidues, qe moshatar sa babai im dhe, desha nuk
desha, u çova në këmbë. Njiashtu, - vazhdoi sfiduesi, - tesh dhe diç ushtar:-
Hapi krahët! Unë zbatova komandën dhe, kur të gjithë po më shihnin krahëhapur
në "kambë", dëgjoi zërin
triumfues të sfiduesit:- Ke lindur"kryq", ushtar!!! Dhe, pa më lënë t'i ktheja përgjigje, po gjakftohtë
foli:- Ushtar, - thuej komisarit, - kur nieri e prodhon farën e tokës, atëherë
nuk ka PERËNDI!!! Gati më mbuluan djersë
të fothta dhe, sado që ky"sfiduesi" më la me provim në vjeshtë, pyeta dikë:- More kush qe ky që më
zuri"kryq"? Aha, - tha bashkëfolësi, - ky që të foli asht FRAT me
shkollë të madhe dhe pasues i AT FISHTËS. Kur po i tregoja një oficeri nga
Dibra seç më gjeti, ai më tha:- A e din
se si thami na, në DIBËR? Vajti shyta
për brina dhe la dhe veshtë në ta!!! E FRati që më zuri kryq kish bërë dhe burg
dhe, siç mora vesh më vonë, paska qenë AT ZEF PLLUMI.
* *
*
Dhe
KUVENDI... Folën e folën, e dërmuan fenë, betohen se besojnë tek partia e sh.Enver; u
prishën fejesa dhe, kur atmosfera po
ndizej, u proklamua telegrami për
besnikëri ndaj"Vëllait të
madh" si tek"Ferma e kafshëve" të Oruellit, për të kaluar nga fjalët në vepra, një çetë mikste me të rinj e të reja, me"primatët e partisë e pushtetit"
në rreth mësyn drejt e tek vila e FRATIT të LEZHËS. Qe vila më e bukur në
gjithë qytetin dhe për të thënë të vërtetën:qe e vetmja vilë e bukur dhe me një
bahçe që të kënaqte synë kur e shihje. Vila me gjithë bahçe ishte në krahun e
djathtë kur shkoje për SHKODËR, sa kaloje urën mbi DRIN. Falanga entuziaste e
vuri FRATIN përpara(ah, që ia kam harruar emri) dhe si ushtartë e Atilës
përdhosën të gjithë bahçenë.
Mbi
vilë kryqi i madh dhe pikërisht ky kryq u vu në shenjë:
-Dom
X... foli një nga partiakët, hiqe atë kryq!
-Jo,
mor, as më shkon në mend me e hjek!
-Ashtu?-
përçudi partiaku.
JU,
- urdhëroi dy të rinj, - merrni atë shkallë dhe hipni e hiqni atë kryq!
Dhe
DOM X... vështronte, duke u dridhur, masakrimin e madh dhe aq fyes. Të rinjtë e
hoqën dhe që nga lartësia e vërvitën në tokë.
Dhe
DOMI ( po më thoni, ju lutem, a ka brirë trimëria) tërë mllef foli:- A e
hoqët a? E hoqët nga shtëpia jeme, por i thoni partisë:- Unë kryqin e kam
çetu!!!! Kur tha"çetu", shenjoi
zemrën! Ika nga ky kuvend sikur kisha bërë turp dhe"leksionet" që
mora atë ditë kurrë nuk i harroj.
* *
*
Që
të nesërmen atë klerik aq të guximshëm e burgosën se sfidoi"Vëllan e
madh" dhe mësimet e"lavdishme të tij".Kurse atij
"sfiduesit" tim ia vunë pranga pak muaj më vonë.
Këtë"sfiduesin" tim e kam" takuar" përmes veprës"Rrno
për me tregue" dhe, për t'ia "paguar disi leksionin me aq vlerë",
shkrova për të një ese të gjatë qëkur qe
gjallë, FRANCESKANI i MADH AT ZEP
PLLUMI.
Tiranë, 1 mars 2021