Kulturë
Hasan Hasanramaj: Me një mendim të formësuar në lirikën poetike më ide dhe forma të mesazheve
E marte, 16.03.2021, 07:39 PM
Poetja Shqipe Hasani me librin për fëmijë dhe të rinj vjen para lexuesve
Me një mendim të
formësuar në lirikën poetike më ide dhe forma të mesazheve...
Nga
Hasan Hasanramaj
Poetja
e vyeshme dhe autorja e dymbëdhjetë veprave letrare - Shqipe Hasani u lind në
Prishtinë- ku e kreu shkollën fillore, mjekësinë e përgjithshme dhe Fakultetin Filologjik - dega gjuhës dhe
Letërsi shqipe. Punon në QKUK - Kliniken Radiologji– teknike e Rëntgenit. Kjo
poete dhe punëtore e dashur për tu ofrua ndihmë çdo pacienti në QKU në
Prishtinë tani i ka përfunduar edhe studimet në Kolegjin e Shkencave Mjekësore
“ të drejtimit Radiologjik . Është anëtare
aktive e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në recesionin e
Osman Maxhunaj kushtua botimit të librit ma të ri të kësaj poete me titulli " Bota e ëndrrave" që doli nga shtypi të shtypshkronjës “Lena
Grafika” në Prishtinë në mes tjerash thuhet:” Poetja Shqipe Hasani pas lëvrimit
me sukses të poezisë për të rritur, vjen para lexuesve me librin për fëmijë me
titullin “Bota e ëndrrave” me këtë libër
për fëmijë dhe të rinj, ngase ka vite me radhe që me sukses boton në revista, gazeta,
rrjetin social edhe poezi për fëmijë.
Ajo
tashmë ka një mendim të formësuar në lirikën poetike në ide, temë, formë, mesazh.
Bota poetike që e rrethon është mjaft e larmishme qoftë me poezi të përkushtuara,
qoftë me poezi familjare, me poezi nga fëmijëria, me të cilat i tërheq si
magneti lexuesit. Poetja nuk mund ta harrojë Kosovën e larë me gjak, dëshmorët,
mërgimtarët, natyrën, dashurinë për familjen, fëmijët, ku vargjet e saj na
vijnë herë si rrëfime të pasura,herë si pikturë jete,herë si meditime shpirti
.Mendoj se e poetja me formim të pjekur dhe figuracion të pasur qëndron një
këmbë në letërsinë për fëmijë dhe të rinj dhe në njërën këmbë për të rritur.
Bota
poetike që e rrethon këtë poete është mjaft e larmishme me poezi të
përkushtuara, familjare, nga fëmijëria,
me të cilat i tërheq lexuesit si magneti
Por,
sido që të jetë, pjekuria artistike në ligjërim poetik e bë të kapshëm
idenë,temën, shprehjen. Libri ndahet në dy cikle: Nektar përkushtimi dhe Zogjtë
e stinës së bukur. Në lirikën përkushtuar, poetja investon dashurinë dhe
krenarinë për njerëzit që lanë gjurmë në jetë, qoftë si artistë të këngës apo
të artit poetik, qoftë si heronj. Në këtë cikël arti dhe lufta e fundit
mjeshtërisht janë të fiksuar në arkivin e poetes .Citojmë :”Atë ditë qielli u
errësua për vdekjen e poetit loti m’i lagu veprat e tij kujtimi i ndritur më
mbeti pavdekësi”(Baladë për poetin , Agim Deva).
Në
lirikën përkushtuar, poetja investon dashurinë dhe krenarinë për njerëzit që
lanë gjurmë në jetë të artit poetik,
qoftë si heronj
Autorja nuk harron gjakun e dëshmorëve. Ajo nderon dhe i kujton me pietet dhe krenari, citojmë”Përgjoj qiellin e kaltër me yje lozonjarë fytyra e dëshmorit bën dritë Kosova vezullon sikur s’ishte ar”. Ndërsa në ciklin Zogjtë e stinës së bukur gjejmë poezi të larmishme për familjen,natyrën, stinët, fëmijërinë. Poetja herë pas here lëvron me dashuri temën nga fshati, mandej atë urbane ku qyteti e Prishtinës e tërheq me bukurinë dhe nostalgjinë që ka, por edhe shqetësimin që ka për mungesën e hapësirës së gjelbëruar. Ndonëse poetja ,citojmë :”Gjithçka ka ndryshuar afërsia e njerëzve po mungon këngët mbetën në harresë kujtimet e kohës së hershme vetëm me mall do ti kujtoj”(Nostalgji për qytetin). Me mall të zjarrtë i kthehet fëmijërisë që e përcjell kudo në jetë fëmijëria, citojmë”Në ditar të jetës vargjet nuk më fshihen kujtimet e fëmijërisë shpirtit nyje mi lidhën. Ditar i fëmijërisë. Autorja përdor një figuracion të pasur stilistik. Ndërtimin metrik është i larmishëm ku herë ruan konventën tradicionale, ruan strofën katërvargëshe, përdor strofë pesëvargëshe dhe shpeshherë gjashtëvargëshe. Gjuha figurative është e stolisur me figura letrare që bartin një mesazh të bukur dhe përmbajtjesor. Ndër figurat më të shpeshta I hasim : metaforën, epitetin, krahasimin,personifikimin, të tjera. Qirinjtë e diturisë ndeze përherë-metaforë. Ndjej pranverën e pikëlluar-epitet. Rrugës si kalorës-krahasim. Poezia e Hasanit bart mesazhe fisnik, human dhe ka petkun edukativ- na tha në fund recepsionisti Osmon Maxhunaj.
Pas botimit u bë edhe promovimi i librit të poetes
Shqipe Hasanit në Shtëpinë botuese “Lena Grafik” në Prishtinë