Kulturë
Sinan Gashi: Mozaiku letrar për Prim. Doc. Dr. Ali Sokolin
E hene, 15.03.2021, 03:42 PM
MOZAIKU LETRAR PËR PRIM. DOC. DR. ALI SOKOLIN
Nga Sinan
GASHI
Jeta është një
provokatore e madhe për njeriun, duke e vënë atë në situata të ndryshme, të
lamive dhe dëshmive, të mundësive dhe realizimeve, në mënyrë që së fundi,
atëherë kur afrohesh kah fundi ose nuk je fare me të gjallët, të vlerësohesh realisht si njeri i karakterit
të fortë, njeri i përcaktimeve atdhetare ose lakmitare e dredhabisht për
interesa efemere banale, që nga posti e deri te lakmia materiale.
Ishte një kohë jo fort e
largët, kur një njeri i karakterit të fortë, i qëndrimit të pathyeshëm ndaj
provokacioneve e trysnive të vrazhda ideologjike e politike serbe, që
vazhdimisht e gjeje në një pozitë të njëjtë, në një mendje të paluhatshme, dhe më synim të përhershëm po ashtu, ishte
Ali Sokoli, mjeku që u bë i popullarizuar, emër që për punën dhe aftësitë
profesionale iu dhanë titujt e përvojës
dhe të shkencës: primarius, docent, doktor.
Tërë jetim ushtroi
profesionin e mjekut, specialistit të pneumologjisë, duke e shëruar ‘veremin’
shfaro - sës për shqiptarët e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore, të cilin e
përcolli deri në skajshmëri edhe gjendja e mjeruar ekonomike. I duhej të ishte
mes atyre zverdhanëve një shpëtimtar me
dije profesionale, por edhe i moralit të fortë, që t’i shëronte në atë fillim në mënyrë primitive,
por më shumë t’i shëronte me optimizmin e shprehur përmes fjalës së ëmbël këshilldhënëse dhe të
pranisë së përhershme, duke ua ngrohur kështu shpirtin dhe zemrën.
Kështu, dr. Ali Sokoli
kishte me mijëra pacientë në spitalin e Prizrenit e të Gjakovës, në
dispanserinë e mushkërive në Prishtinë si dhe me kontrollimet në lokalitete të
Kosovës, më së shumti në trevën e Drenicës varfanjake e halleshume. Ishte ndër
ata mjekë në ish-Jugosllavi që më së shumti, në kohëzgjatje më të madhe, kishte
qëndruar para rrezeve të aparatit të rëntgenit, duke e rrezikuar shëndetin e
vet, vetëm për të qenë në shërbim të njeriut fatkeq dhe plagëve të tij.
Ndër porositë e tij
ishin: “Kush më do me zemër, le ta tremb qyqen të mos vajtojë kurrë në Kosovë”,
“Kush më do me zemër, le t’i këndojë Kosovës këngët më të bukura në gjuhën
shqipe”, “Kush më do me zemër, le të lindë sa më shumë fëmijë të shëndoshë për
Kosovën Nënë”, ...
Për këto dhe shumë
sakrifica të natyrave të ndryshme (le të
mos harrohet urrejtja e tij e për - hershme ndaj sistemit komunist, të cilën e
kishte shprehur hapur që kur ishte student në Beligrad), përcjellja e përhershme
e UDB-së famëkeqe serbe, e në veçanti pasi nuk e nënshkroi raportin e sjell nga
milicia serbe për të legjitimuar rrejshëm
kinse më -
su esi e poeti martir
Fazli Greiçevci kishte vdekur nga tuberkulozi e jo nga torturat në burgun e
Prishtinës, treguan se për një guxim të pashembullt në historinë tonë.
Ai i luftoi me të
njëjtën forcë dy të këqijat e mëdha të
këtyre njerëzve: pushtetin okupues dhe sëmun - djen e tuberkulozit.
Kjo veprimtari e
jashtëzakonshme profesionale dhe ky karakter unikat i dëshmuar, frymëzoi shumë
krijues popullor dhe krijues të kultivuar , shumë nga ata edhe ish pacientë të
tij, që të krijojnë për punën dhe karakterin e tij, për një personalitet
shembullor profesional dhe etik. Kështu, këngë popullore u kri- juan dhe u
kënduar nga gratë, disa nga ato këndohen nga rapsodët me sharki e çifteli, por
janë një numër shkrimesh letrare, tregime dhe poezi artistike të mi -rëfillta,
nga krijues moshash të ndryshme.
Për sakrificën dhe
mundin e Prim. Doc. Dr. Ali Sokolit këndoi me plot emocion një vajzë e fshatit
Bogë të Rugovës, këngën “Mori Tim-o në Prizren-e”, një nuse nga fshati Haxhaj i
Rugovës, këngën “Dispanzeri n’Grykë t’ Rugovës”, një rapsod anonim këngën më
sharki “Doktor Alia”, e tjerë. Nga krijuesit letrar po i radhisim këto shkrime:
memoriali i Tajar Hatipit “Pamposhtje”, shtojca e ditarit të Rrustëm Berishës
“Edhe pleqnisë i duhet njëfarë bukurie”, pastaj tregimi i Sinan Gashit
“Shqetësimi”, cikli i poezive të Kadrush Sylejmanit “Sokoli i sokolave të
Kosovës”, poezia e shkurtër e Tahir Foniqit, e të tjerë.
Po e përmbyllim këtë
shkrim me një përshtatje të Lesingut thënë për Gëten: mjekë më të aftë edhe
mund të lindin, por karakter të tillë assesi!
Shënime të shkurtëra biografike
Ali (Sylejman) Sokoli u
lind në Rahavec, më 8 maj 1921. Mësimet fillestare i bëri në vendlindje, ndërsa
Medresën e Madhe e kreu në Shkup, më1941. Si nënës i shkëlqyeshëm që u dëshmua,
dëshiroi t’i vazhdojë studimet dhe regjistrohet në Fakultetin e Agronimisë në
Universitetin e Pizës në Itali. Aty dëgjoi për dy vite ligjërata dhe kishte
dhënë provime të suksesshme. Ngase nisi lufta fashiste, ai kthhet në
vendlindje, kur më 1943, për disa muaj kryen me sukses detyrën e kryetarit të komunës së Xërxës. Në vitin
shkollor 1944/’45 Ali Sokoli regjistrohet student i rregullt ne Fakultetin e Agronomisë
në Universitetin e Vjenës, Austri, ku kishte ndjekur ligjëratat për tri
semestra. Por, në vjedhtën e vitit 1946, regjistrohet në Universitetin e
Beligradit – Fakulteti i Mjekësisë, ku diplomon më 1951, kurse specializohet më
1955. Punës profesionale ia nis më 1956 në Prizren, përkohësisht punon edhe në
Gjakovë, kurse që nga viti 1959 ushtron profesionin në Klinikën e sëmundjeve të
mushkërive në Prishtinë. Ai kishte specializuar edhe në Romë, më 1972, por
kishte marr pjesë edhe në shumë simpoziume shkencore ndërkombëtare të mjekësisë
dhe kishte ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë
Në detyrën e drejtorit
të Klinikës së sëmundjeve të mushkërive e gjeti vdekja, më 23 shtator 1974
Gusht, 2005
FRAGMENTE SHKRIMESH LETRARE KUSHTUAR DR. ALI SOKOLIT
Nga krijuesit popullor:
Mori Tim-o n’Prezeren – e
T’ka ardhë letra për n’dispanzer-e
Dispanzeri pika – pika
Po mbledh burra, gra e cika!
Hini mrenë, doktor Alija
Veremlive m’u dhanë nekcija;
(...)
Ose në një këngë tjetër:
Çka po thotë doktor Alija:
- Mos u mërzitni, motrat e mija,
- Shnosh e mirë ju coj te shpija!
Kurse rapsodi e portretizon kështu:
O more, qet kangë, o vllazën, që po e knoj – e
Ah, me gjithë shpirt po ju tregoj – e:
Ali Sokolit ia kushtoj – e,
O, që për jetë, ah, s’do ta harrojmë – e.
( ... )
Veç Fazlija jetë kur pat nrrue,
Oh, n’shpi m jekut ia patën cue:
- Ajde, shiptar, ktu tash m’u nënshkrue.
Thuej n’spitak ky o jetë ka nrrue!
Aspak, vlla, ti nuk je frigue!
( ... )
Punë t’kqija s’munden me punue,
Asni shkresë
s’kam me jau nënshkrue!
Poetët vargëzojnë kështu:
Qinda thonjsh m’i rrëmbeve,
gdhendur m’i ruajte në sytë e përgjumë,
në valën e vluar të djersës,
në qëpallën e rrëzuar lodhjesh,
me trokitjet e ndrojtura të zemrës,
në kotjet kaqnetore
mbi njeriun –
në roje të bëbëzës sime mbetur
fishkur, lodhur e uritur.
Kaq pata të them,
mu tash,
kur le aromën e punës,
fisnikërinë, bujarinë, dashurinë –
lëngun e jetës të kundërmojë.
(Tajar Hatipi)
Mjeku Ali kur vjen të na vizitojë
gëzimi ynë rritet sa bjeshkët e larta!
( ... )
Ne jemi zogj që marrim krahë,
mjeku Ali është sokoli
i sokolave të Kosovës!
(Kadrush Sylejmani)
Ka shëruar fjala
Ka shëruar rrezja
Ka shëruar njeriu Ali
Ngrohej darkë e ftohtë
Bebëz në dhe Atdhe
Komet në planet
(Tahir Foniqi)
SH Q E T Ë S I M I
-fragment tregimi -
- Doktor, po ... ende është gjallë zakoni i maleve,
dhe ...
Lëshoi një ofshamë. Me lapsin që mori në dorë,
luante si me diçka të gjallë, diçka që duhet ndryshuar, dhe ashtu treguar
rrugën e jetës së vërtetë. Jetës së pa brenga.
Sërish ofshani. Dikur u ngrit në këmbë. Me hapa të
ngadalshëm mësyu dritaren që tregonte një pjesë të qytetit dhe një rrugë
të ngushtë, por mjaft të gjallë. Shumë njerëz
nxitonin por me qëllimin në kokë. Nja dy vocërrakë ishin zënë për diçka. Ata
përlesheshin. As kjo pamje nuk i bëri përshtypje. Madje atij i dukej si një
panoramë e vdekur, që mund ta vendosësh ku të duash.
- Po, mirë ... - dha si përgjigje të bisedës.
U ulë në vendin e mëparmë dhe filloi
ta shfletoi një libër të trashë
shkencor. E shfletonte pa e ditur as vetë se ç’kërkonte.
Veprimet e tij shprehnin nervozën e gjallë në kokën
e tij. Vërtet ai ishte i vetëdijshëm se aty bëhej fjalë për mjekimin e sëmundjes
që shkaktonte zakoni i maleve. Ai nuk besonte fare se pacientja mund të kthehej
në jetë, dhe i vinte shumë keq. U mundua ta përfytyronte të qeshur, me një
shëndet të plotë, që nxiton me shokët për në shkollë. U mundua ta shoh me sytë
e fantazisë kur ajo përgjigjet para profesorit të letërsisë për biografinë dhe
sëmundjen e Migjenit. Por të gjitha u shkuan huq.
Gjërat që nuk kanë mundësi të realizohen në jetë
sikur as nuk mund të përfytyrohen.
I kujtohej momenti kur e pyeste për shënimet
biografike. Ajo tha dy fjalë që diktuan emrin e mbiemrin, madje vazhduan
bisedën lotët e kristaltë, që, posa rrodhën nga burimi, vërsulen tatëpjetë
mollëzave të dala dhe humbën në vrullimën e veshëve. Dhe ai kishte ikur i
heshtur... ai ishte mësuar me rrëfime për sëmundjen,. Kështu njëri rrëfente se
ishte ftohur, siç i ishte mbushur mendja atij, kur kishte fjetur në bar, një
natë pas punës së mundimshme të ditës. Tjetra rrëfente se kishte ndjerë të
therrura në kraharor e pastaj kishin nisur të kolliturat e, ... çfarë nuk
kishte dëgjuar ai nga sy të shteruar, belbëzime nga buzë të thara, nënkuptime
nga shikime të mekura, nga ...
Pacienti i sontëm kishte një nga historitë më
tragjike. Apo vetëm ashtu e merrte ai.
Një trokitje në derë e zgjoi doktorin nga kllapia.
- Ç’ka ka të re?
Infermierja e shikoi me sy të pikëlluar. Deshi të
thotë diçka, por buzët nuk e nxorën mendimin. Ato kryen vetëm funksionin e
përçapjes.
Doktori u ngrit rëndë. Koka i ishte rënduar tej mase. Dhe, mu për këtë, ndoshta, e mbante varur.
Tavolina e punës me shumë libra të hapura
kishte një pamje jo të rëndomtë.
- Fol, motër! ...
- Është shumë e dobët. Tashti ka kaluar në agoni.
Vetëm frymëmarrja dëshmon se është ende gjallë... nganjëherë flet diçka
përçart. Tha pak fjalë përzier me lot. Kur ia afrova veshin, mezi kuptova
fjalët: Jo... mos ... nuk dua ...!
Doktori mësyu derën me rrëmbim. Prapa e ndiqte
infermierja me ritëm të njëjtë ecjeje. Kurrë nuk e kam ndjerë vetëm kështu,
mendonte.
Ajo lëvizte buzët e thara. Do fjalë që mundohej t’i
thoshte, dilnin fare të pakuptimta, që
përfundonin si një fishkëllimë... Flokët e shprishura i ishin shpërndarë
jastëkut. Ajo kishte bërë aq lëvizje nga
zjarrmia. Fytyra i kishte marrë një
pamje të bardhë, pak në ngjyrë limoni.
Hunda i ishte mprehur si teh thike. Vetëm ngjyra e zezë rreth kapakëve
të syve formonte kontrastin. Sikur të shpëtojë, mendoi infermierja. Me të
vërtetë paska qenë shumë e pashme. Athua
si do të jetë dukur si nuse, e gjora.
- Nuk dua..., of
bre... jo!...
Lëvizi kokën në të mëngjër, kah ishin mjeku dhe
infermierja. U mundua të lëshoi një buzëqeshje ndoshta falënderim për kujdesin
që tregonin ata, por i duel një qeshje e zorshme dhe nën hijen e mëshirës.
Sytë, që u hapen me të vështirë, i mbuluan kapakët. Nëpër qepalla u përvodhën
përsëri lotët dhe vazhduan rrugën e zakonshme.
Ata të dy folën diçka më të vogël, sa mëzi kuptonin
njëri – tjetrin dhe dolën. Mjeku dha ca barëra që do ta qetësonin paksa.
Përsëri nuk ndjehej i qetë. Madje ajo pamje e
trishtoi. Kurrë s’i kishte ndodhur në karrierën e tij, edhe kështu jo të pakët,
t’i dhimbsej kaq shumë një pacient.
Nganjëherë iu duk se kanuni ka pamjen e një përbindëshi, një krijese
fantastike, që ka nj gojë të madhe dhe përtypë gjithçka të ndershme, të re, të
bukur ... Sillej vërdallë. Këmbët i lëviznin si një të dehuri. Te ai ishte
gjithçka e çrregullt. Edhe lëvizjen, edhe mendimet, edhe ... Dikur ndjeu një
lodhje. Këmbët e çuan deri te kolltuku që ishte vendosur për mysafirët.
Dikush kishte trokitur prapa dere. Kishte trokitur
gjatë. Dhe ky kishte dëgjuar, por nuk i kishte thënë të hyjë. Brenda u fut
infermieria.
- E kam ditur se do të mbaroi ashtu – tha ai
mendueshëm.
Era e lehtë që frynte, gjeti një vrimë, nga e cila
krijohej një kuisje vajtuese. Ajo mori me vete edhe ofshamën e gjatë të doktorit
dhe sikur çdo gjë mbaroi përgjithmonë.