Kulturë
Gani I. Mehmeti: Bahtir Sheholli
E diele, 21.03.2021, 11:11 AM
BAHTIR SHEHOLLI
Me
rastin e 78-vjetorit të lindjes dhe 11-vjetorit të vdekjes të Prof. Dr. Bahtir
Shehollit, etnomuzikolog
Nga
Gani I. Mehmeti
Bahtir
Sheholli është profesori që e njoha nga bangat e Gjimnazit në Podujevë, kur po
na jepte lëndën e muzikës.
Sa
shumë më pëlqnte ta dëgjoja duke folur! Kishte një timbër të të folurit aq
tërheqës, aq të sigurt, aq të fortë, aq melodik, aq të ëmbël, sa dot nuk
ngopesha së dëgjuari. Dinte të ishte edhe i affërt, edhe humorist, edhe i
ashpër – gjithherë sipas situatave, por gjithherë i sigurtë në vetveten sa nuk
ia ndiente për askë, cilësi e njeriut të aftë, të dashur, dhe atdhedashës, por
që ne aso kohe nuk e dinim, nuk e
njihnim, nuk e kuptonim zjarrin e tij të brendshëm kombëtar e
liridashës.
I
linduri në Herticë të Llapit, në atë fshat të shtrirë për së gjëri e së gjati e
me ato kodrina të ëmbla diku-diku më pak të larta, e, diku-diku ngriten drejt
qiellit, me lëndina, ara e pemishte të mjaftueshme e të llojllojshme, në kohën
kur ende po hapeshin toka të reja nëpër vende të rrafshëta apo edhe shpatije jo
shumë të ngritura për t’i bërë toka buke, në kohën kur vendi ishte në luftë
kundër fashizmit gjerman, por që si popull po merrte frymë më lehtë prej
tridhjetë vitesh robëri nga serbi, erdhi në jetë profesori ynë i muzikës
gjithshqiptare, etnomuzikologu – Bahtir
Sheholli.
Ai
po na fliste për muzicientët botërorë me pietet, sa ne na vinte vështirë t’i mësonim
vetëm emrat e tyre, pse nuk ishim mësuar të dëgjojmë për ta, gjithherë duke
menduar se çka na hyjnë ne në punë këta emra e kjo muzikë e huaj!...
Koha
po kalonte. Shumë rrallë shihesha me profesorin.
Ai
pushtoi botën me muzikën dhe për muzikën. Pushtoi Europen, ai shkoi edhe deri
në Rusi të mësonte për vete, por edhe atyre t’u mësonte muzikën shqipe. Edhe
atje kishte mësuar për ndonjërin nga muzicientët shqiptarë!
Me
profesorin e gjimnazit u takuam në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Unë si
bashkëpunëtor i jashtëm e ai me titullin doktor i etnomuzikologjisë, punëtor
shkencor në Institut.
Me
profesorin ndodhi të takoheshim edhe sa po funksionote Shoqëra Kulturo
Artistike “Aksionisti “ i Pakashticës, kur ai bënte seleksionimin nëpër gjithë
Kosvoën këngët e vallet për rivista e
organizime të ndryshme të shoqërive kulturore në Kosovë e më larg në
Jugosllavi.
Tani
kuptova se kush ishte profesori im i dikurshëm, i cili vazhdimisht kishte
kërkuar dijen dhe ishte pajisur me të deri në majat më të larta.
Tek
tani, kur u ndodha më 1987, nëse nuk gaboj, ishte më 27 gusht, në një organizim
të muzikës shqiptare brenda Institutit Alabanologjik, kuptova dhe e njoha edhe
më mirë profesorin tim, të cilit po i kallej zemra për muzikën, për lirinë, për
kombin shqiptar! Ai kishte ditur ta mbante të fshehur zjarrin që e digjte
përbrenda!Më erdhi aq mirë që e njoha!
Salla
e Institutit Alabanologjik ishte e mbushur përplot, kur në ekran përpara të
pranishmëve po shfaqeshin valle e këngë tradicionale shqiptare.
Aty
tregohej krejt puna e profesorit Bahtir Sheholli sekush ishte dhe për çka
kishte punuar e çka i donte zemra. Aty u binda se atdhetari e liridashësi, me
çka do që të merret, e ngritka lart kombin e tij, në këtë rast – muzikën.
Në
kohën sa po shfaqej një valle, ndër vallet më të mira shqiptare, vërejta se
Prof. Dr. Shefki Sejdiu, që e kisha përkrah, kishte dalë nga salla e po
shëtitej atje larg, nëpër malet elarta shqiptare, i cili nga mimika dukej si
tepër i shqetësuar! Qëllimisht e preka dhe vetëm sa e thirra: Profesor! – duke
e prekur lehtë. Me kaq e tërhoqa, e zgjova, ndoshta nga një ëndërr edhe të
ëmbël edhe trishtuese, që kuptova nga përgjigja e tij: Gani, po mendoja ku kemi
arritur, por edhe sa jemi të sulmuar tani nga politika serbe, e cila përpiqet
të na rrënojë me të gjtha! – pra ishte brenga se situata poolitike ishte në
hulajë.
Në
anën tjetër, e kisha përballë muzikologun Prof. Dr. Bahtir Shehollin, poe vëreja se tek sa po donin t’i dilnin lotët
edhe të gëzimit edhe të hidhërimit.
Të
gëzimit se deri ku kish arritur me studimet shqiptare në fusha të ndryshme, pra
edhe në muzikë, dhe të hidhërimit nga situata politike që nuk po i dihej fundi
si do të jetë.
Në
ekran u soll gjithë shqiptaria me anën e muzikës dhe valleve folklorike dhe
popullore, të zgjedhura nga Prof. Dr. Bahtir Sheholli me punën e tij
shsumvjeçare. Me këtë ishim të gjithë të entuziazmuar dhe sa të emocionuar, aq
edhe të brengosur për të ardhmen.
Bahtir
Sheholli lindi në Hërticë të Komunës së Besianës (ish-Podujeva), më 16 mars të
vitit 1943. Shkollën fillore e kreu në Krypimeh, shkollën e mesme të muzikës në
Prizren, kurse fakultetin e muzikës në Universitetin e Arteve në Beograd – dega
e Teorisë Muzikore. Po aty vijon edhe studimet në sektorin e Etnomuzikologjisë
në katedrën e Historisë Muzikore dhe të Folklorit Muzikor në Beograd, ku kreu
edhe studimet pasuniversitare.
Gjatë
vitit 1978–1979 u specializua në konservatorin e muzikës në Shën Petërsburg –
BRSS, ku po ashtu ka bërë hulumtime shkencore në një pjesë të bjeshkëve të
Kaukazit etj.
Një
pjesë të aktivitetit të tij profesional ia kushtoi pedagogjisë dhe mësimdhënies
në gjimnazin e Podujevës, në vitet 1963 – 1970, dhe nga viti 1977 disa vite
rresht ka punuar si mësimdhënës i lëndës së formës muzikore, historisë muzikore
botërore, njohurisë së veglave dhe folklorit muzikor në shkollën e mesme të
muzikës në Prishtinë.
Prej
vitit 1976 punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues në
Sektorin e Etnomuzikologjisë.
Nga
viti 1974 deri më 1987 ka qenë anëtar i Organeve të Revistës së Folklorit
Burimor Kosovar të Gllogovcit, si seleksionues dhe udhëheqës artistik i saj.
Si
organizator dhe drejtor artistik me grupe të ndryshme folklorike ka përfaqësuar
Kosovën në shumë manifestime në ish-Jugosllavi, Shqipëri, Gjermani, Francë etj.,
në të cilat është shpërblyer me çmime të larta dhe mirënjohje publike.
Bahtir
Sheholli ka drejtuar si kryetar edhe Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës.
U
nda nga jeta më 11 mars 2010, para 11 vitesh.
Lavdi jetës dhe veprës
të Profesorit Bahtir Sheholli!