E merkure, 05.05.2021, 10:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Reminishencë për jetën

E diele, 28.03.2021, 12:32 PM


Reminishencë për jetën

(rrëfim)

Nga Përparim Hysi

Shkak i këtij rrëfimi (çdo gjë do e tregoj në ligjëratë  të drejtë), u bë një mik i vjetër që, në "youtub" më kish dërguar një këngë ruse me titull:" ja ljublu tebja zhizn" që shqip (aq sa di unë rusoharruari) do të thotë:" Unë të dua ty,jetë!" Messazhi i bukur dhe i bardhë, kur rrotull vjen "gogoli covid" i aq formave dhe mutacioneve që,për të thënë të vërtetën,ka vrarë dhe vazhdon të vrasë mijëra njerëz në mbarë globin.

*     *    *

Natyrshëm që kam  të drejtën që të futem në hullitë e reminishencave për jetë, se, dalëngadalë po shkoj tetëdhjetë vjeç.Duke parë atë që më ka dërguar miku dhe me kufje në vesh,këndoj atë këngën e bukur ruse dhe,tek vë këmbët mbi stere, zë dhe hulumtoj për jetën, Vërtet që jeta është e bukur,por"monstra" që e kanë frikë diellin,orvaten ta ndotin atmosferën nga ku thithim oksigjenin dhe pretendojnë të vënë domenin e tyre të pistë dhe toksik,duke shpikur lloj-lloj virusësh vdekejprurës. Unë e quaj një ndeshje midis dritës dhe errësirës dhe jam koshient: drita do ta mundë errësirën. Jeta e mund vdekjen.

*     *    *

Parabol

Në vitin 1960 isha mësues në një fshat të largët të MYZEQESË. NJë mbrëmje isha ftuar për darkë tek prifti i fshatit.

Gjithmonë e kujtoj me respekt atë klerik që,prej natyre,ishte shumë i zgjuar. E lidhte gjatësinë e jetës me"orën që  ka caktuar ZOTI". Unë,sado qumështor atë kohë nga mosha,ngulmova në mohimin e ZOTIT dhe kleriku i nderuar (ekujtoj me përdëllim),AT  DHIMITËR PRIFTI, më tha:- Nxënësit për t'i bindur duan shembuj dhe unë po të tregoj një shembull. Dikush bëri një kurban (theri një qingj) e hodhi mbi qafë dhe u drejtua nga kisha. Do e lë kurbanin,- mendoj,se prifti që përfaqëson ZOTIN do më tregojë se sa të gjatë e kam  jetën. SHkoi atje (por qe pak dinak),fillimisht e fshehu atë dhe e gjeti priftin tek shikonte qirinjtë e ndezur. E pa që ca qirinj qenë të gjatë dhe ndriçimplot dhe ndonjë i shkurtër dhe ndonjë tjetër fare i zbehtë.

Uratë,- foli i sapoardhuri,- pse këta qirinjët janë të gjatësive të ndryshme? Dhe URATA i shpjegoi:-Të gjatët janë për jetëgjatët dhe e kanë ndriçimin të plotë. Të shkurtërit që sa venë e shkurtohen dhe dritën e kanë të zbehtë,i kanë ditët të numëruara. Besimtari pyeti prapë:- Uratë,-tha,- po të duash ti që përfaqëson ZOTIN a e bën dot një qiri të gjatë, të shkurtër?

Jo,- tha URATA,- orën kur ndërron  jetë njeriu, e cakton ZOTI. E cakton ZOTI dhe mënyrën  se si vdes dhe ,ngase vdes njeriu,por është e fshehtë dhe askush nuk e di.

Aha,- tha mysafiri,- unë kisha taksur një kurban,po,kur e paska në dorë ZOTI, t'ibësh marshalla kurbanit,se po e ha vet.

Ndërkaq,tek e mbylli rrëfimin e tij, më tha:- Hë,dhaskal,po tani a kam të drejtë? Dhe unë jo vetëm qesha, por këtë"kumtessë" të atij kleriku të zgjuar, e"shes" si recetë për jetën dhe "orën" që është aq e fshehtë.

*      *    *

Nga viti 2000 dhe deri në vitin 2012 kam jetuar në FLORIDA se atje nga viti 1997 jeton imbir. Me internet,njoha shumë miq.Midis tyre,shkëmbeja meszazhe e shkrime me një mik nga BREGU. Kish punuar ekonomist në TIRANË dhe jetonte me familje në ATHINË. I pëlqenin vjershat e mia dhe nuk kish ditë që nuk"shkëmbenim tepsitë". Moshatarë të dy dhe zumë qamë hallet për shëndetin. Kush më shumë e kush më pak i mbanim "leksione" njëri-tjetrit.Kur një ditë prej ditësh, më kërkoi adresën e shtëpisë sime dhe,pas një jave,në kutinë time postare,mbrrin një libër me formatxhepi.dërguar nga miku im. Miku im  (të më falë,që po i lëndoj eshtrat),bashëngjtur me librin që e kish shqipëruar,kur thoshte FAN NOLI, më shkruante pak a shumë,kështu:"... Përparim,do lindësh  për së dyti,po zbatove këto që thotë ky libri për jetën. Është si KUR'HANI për myslimanët dhe si"BIBËL" për ne, të krishterët. Këto që kam përkthyer janë nga një mjek me famëbotërore nga BRAZILI që është nënkryetari i KONGRESIT NDËRKOMBËTAR  për dietën( ma merrni me rezerva,detyrën akdemike të mjekut me famë. Miku më porosiste:-Unë kam filluar të zbatoj këto porosi dhe jam bërë gjetthe dhe nuk e ndjej moshën.

*      *     *

Sa e hap librin dhe lexova porositë e atij mjekut famoz,dola me konkluzion: Mjeku,po të lakohej në gjithë rasat e gjuhës shqipe: thurte poezi për hudhrën si një nga perimet me vlerë (deri këtu qe mirë),por ky qe radikal dhe i prerë: në asnjë mënyrë mos ha mish dhe, tolerant,për peshkun. Natyrshëm,që e falnderova mikun dhe i urova jetë të gjatë,por,sa për vete, i shkrova:- Unë,po nuk hëngra mish, ha jorganin. Dhe kam ngrënë dhe ha nga të gjitha llojet e mishrave:blegtoralë dhe mish shpezësh. Nuk zgjati shumë letërkëmbimi ynë u ndërpre,se miku im,mjerisht,ndërroi jetë. Ta kish nga"dieta made in  BIBËL" apose i kish ardhur "ora?".

*      *     *

Në vitin 2012 erdha në TIRANË. Ngaqë,nuk mbaj dietë, jam trashur goxha dhe,sado i bie Tiranës kryq e tërthor,mezalla se bie nga pesha,Varion 85-90 kg.Oreks kam si ata sharrokët qëmoti,por imeshoqe mundohet të  më vëjë në  mengene. Me të fillon ajo,lufta brenda famijes,pak a shumë si ajo mandata"lufta e klasave". Në TIRANË tani jetojnë shumë feirakë dhe,me njërin prej tyre,jetonim në të njëtën rrugë:tek "Rruga e Kavajës". Jemi të një moshe dhe,tek përballemi,i bërtas:- Ore mik, më trego recetën? Ia bëj këtë pyetje,se ai është si fidan dhe ke zili ta shikosh, kur ecën,kurse unë? Të vësh duarët në kokë? Por çfarë recete më kërkon,more Papi,- më tha. Është prej natyre dhe aq...Nuk kaloi shumë kohë dhe një ditë, tek po kthehesha në shtëpi bashkë  me timeshoqe,mu tek KISHA KATOLIKE,takova atë mikun e"recetës". U përqafuam dhe e njoha dhe me timeshoqe. Dëgjo,- i thashë,-akoma s'ma ke dhënë "recetën". U ndamë me të qeshur. Kur sosëm në shtëpi,imeshoqe, më tha:- Sa vjeç është ai miku yt?- Aq sa jam unë.- i thashë. Por pyetja kish qenë pak e qëllimshme. Kur u shtruam për të ngrënë drekë,pashë racionin e bukës të përgjysmuar. Moj,- i thashë,- me kaq bukë nuk "fahem",kur thonë tiranasit. Ajo:- E pe atë mikun tënd? Përcillu me bukën! Të keqen ia bëravetes. Nuk shkoi shumë kohë që  u befasova: miku im dërroi jetë. Qe NJERI I Ndershëm dhe e gjej në internet, tek po  e përcillnin në banesën e fundit (ndodhi pa e prurë kokën pandemia made in coronë a covid). I befasur dhe i prekur,njëherësh, i bëra zë gruas:- Shikoje! Është ai që njohe para një muaj. Ou,-bëri, dhe iku.Që atë ditë erdha në fis: ha sa ngopem!!!

*      *    *

Erdhi corona apo covidi dhe lëvizjet u kufizuan. S'ka më takime mes miqësh dhe jo vetëm për mua,në një farë mënyre,vrtitet natyrshëm jeta. Të duket jeta si ai kërmilli mbylllur në guackën e vet dhe krijohet një situatë pak alarmuese: mos dil! Mos tako njeri! Mos jep dorën,por bërrylin apo grushtin. Bërrylin dhe grushtin i kemi patur simbole kundër armikut dhe tani kështu do sillem dhe me të afërmit e miqtë. Dhe,sado që vdesin njerëz të moshave të ndryshëm,unë sikur kam përpara të NDJERIN AT DHIMITRI dhe them:- Për vete do të vdes,vetëm kur të vijë ajo ora që është e fshehtë. E vë atë palldëmin mbi hundë që mos u bëj keq të tjerëve,po kurrë, në asnjë rast, nuk  i zgjat tjetrit:as bërrylin dhe as grustihtin. Ç'të bëjmë,do e hedhim"vallen" sipas muzikës së djajëve. Por jam i bindur që NJERËZIMI ka për ta fituar këtë betejë që ia imponuan monstrat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora