Kulturë
Viron Kona: Hektor Veshi - Ju nderoj
E premte, 02.04.2021, 08:06 PM
Ndodh që i kërkojmë vlerat jashtë dhe larg nesh, kurse ato i kemi fare pranë
(Një
panoramë dhe disa përjetime rreth librit
“Ju nderoj”, të shkruar nga prof.
dr. Hektor Veshi)
Nga
Viron Kona
Kam
në tavolinën e punës librin “Ju nderoj” shkruar nga prof.dr. Hektor Veshi, të botuar nga Ombra Gvg-2021-Tiranë.Një filxhan
kafeje në kopertinë, sikur mëfton të
fillojë ta lexojë dhe të nis bashkëbisedimin meshkrimtarin dhe profesorine
nderuar, t`i shfaq atij mendimet dhe
vlerësimet për librin, për përmbajtjen dhe stilin e të shkruarit, për idetë dhe
mesazhet që përcjellë te lexuesi, për figuracionin artistik që ai përdor...Më
vjen mirë që libri më afron dhe më familjarizon shpejt me tematikën dhe
përmbajtjen e ku shfaqendukshëm sinqeriteti dhe kultura e të shkruarit...
Siç
shprehet atutori në fjalën hyrëse:“Libri është një përmbledhje shkrimesh të
hartuara dhe të botuara në organe të ndryshme të shtypit tonë qëndror për një
periudhë të gjatë vitesh”.Kreu i parë:
“Portretizime shkencëtarë dhe shkrimtarë”, ku, në hyrje, shfaqet artikulli tërheqës e informues i
titulluar “Hektor Veshi, që ka veshur
dhe mban pastër mantelin e dijes”, i
shkruar nga prof.dr.Ago Nezha, Mjeshtër
i Madh, Kryetar i Shoqatës Atdhetare
Kulturore “Labëria”, Mes të tjerash, prof. Nezha shkruan:“Hektori është një natyrë
e qetë, modeste, plotë ide, fjalëpak, që flet më shumë me punë e vepra se me fjalë”.Në
vazhdim vjen artikulli që prof. Hektori
i kushton shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit Ilinden Spasse, i cili, “e solli Sterjo Spassen nëmadhështinë e
shumanshme, të kompletuar në dorë të lexuesve”.Vijon artikulli që prezanton me respekt
dhe konsideratëtë lartë profesorin, shkrimtarin
dhe psikologun e paharruar
prof.dr.akademik Bedri Dedjen, një artikull ky që të mbetet në mendje si për
portretizimin e rrallë që i bëhet prof.Bedriut dhe për dashurinë që shfaq Hektor
Veshi ndaj bijëve të Shqipërisë, dijetarë
të mendimit dhe të artit, të fjalës së bukur shqipe dhe të mendimit pedagogjik e
shkencor, një ndërthurrje kjo që brezi ynë e gjen të mishëruar dukshëm te vepra
e Bedri Dedjes.
Artikull
i radhës është ai kushtuar profesorit të pedagogjisë Shefik Osmani, metë cilin prof.Hektori ka pasur njohje dhe
respekt të veçantë, si për vlerat e
shumanshme që përfaqësonte prof. Shefiku,
ashtu dhe për këshillat e tij të
mençura: “Puno ti, i kishte thënë
prof.Shefiku, - se punën nuk mund të ta
hedh dot poshtë askush”. Bashkërisht me portretin e didakti të shquar, prof.dr.Shefik
Osmanit, Hektori Veshi ka skalitur po aq
bukur e me nderim edhe portretin e bashkëshortes së prof.Shefikut, Urti Osmanit, edhe ajo profesore dhe Mësuese e
Populli.Urtia e lidhur përjetësisht me
profesor Shefikun, ashtu sikurse Pandora Dedja me Bedri Dedjen.Pandora
dhe Urtia, dy gra të mëdha shqiptare, që duke njohur thellë vlerat kombëtare të
bashkëshortëve, pas vdekjes së tyre, iu
përkushtuan punës për nxjerrjen në dritë të veprave që ata s`kishin arritur t`i
botonin sa ishin gjallë. Me nderim ka shkruar e pasqyruar prof.Hektor Veshi
edhe rolin dhe veprimtarinë e znj.Yllka Beçi, kryetare e palodhur e Shoqatës së Arsimtarëve
të Shqipërisë, ish drejtuese e disa shkollave të kryeqytetit. Lexuesin e tërheq ndërkohë emri dhe vepra e profesorit të
shquar të pedagogjisëshqiptare Mark Vuji, i cili i ka dhënë aqshumë mendimit
pedagogjik shqiptar, por ishte edhe dashamirës e zemërbardhë si Ai. Me respekt e
dashuri shkruan prof. Hektori për prof.dr. Pajtim Bejtjen, këtënjeri mendjeartë,
dijetar dhe reformator të arsimit profesional shqiptar, me të cilin prof.Hektor
Veshi, ka mbajtur dhe mban edhe sot një
miqësi të rrallë kolegësh, shokësh dhe miqsh tëvërtetë.
Një
artikull i veçantëështë ai kushtuar “Yllit të Diturisë” Hasan Tahsinit, emri i të cilit vezulloi dhe shkëlqeu atëherë
në Perandorinë Osmane, shkëlqen edhe sot e përherëdo të shkëlqejë në atdheun e
tij, në Shqipëri. Lexuesi ndihet krenar
kur lexon se Hasan Tahsini ka qenë prorektori i parë i universitetit të
Stambollit, duke treguar kështu kulturëne
tij të rrallë si dijetar dhe si shkencëtar i arsimuar në perëndim(Francë).Prof.dr.
Hektor Veshi ndalet në mënyrë të veçantë në tre vepra që i kushtohen Hasan Tahsinit, teksa na
entuziazmon kur na kujton thënien e Sami Frashërit: “Hoxha Tahsini, ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë
nxjerrin shekujt dhe epokat”.
Libri
“Ju nderoj” vijon me recensën në kujtim e nderim të prof.dr.Murat Gecaj, autor i librit “Filologë që nuk harrohen”, por
dhe autorë i dhjetëra librave dhe i qindra artikujve informues, social-kulturorë, artistikë e shkencorë të botuar brenda dhe
jashtë vendit. Ndërkaq vjennjë artikull i gazetarit Ibrahim Hajdarmataj, i cili
përshkruan ngrohtësisht vlerat e veprimtarive të Shoqatës së Arsimtarëve të
Shqipërisë me Kryetare znj.Yllka Beçi dhe Sekretar të Përgjithshëm prof.Murat
Gecaj.Një nderim i veçantë i bëhet në këtë libër shkrimtarit Fiqiri Shahinllari
dhe librit të tij me tregime “Brenga shpirti”. Me po atë emocion portretizohet
poeti Sotir Lashova, i cili jetoi për një
kohë në SHBA dhe ndërroi jetë atje, por që, siçshkruan prof. Hektori, “Lashova ishte fizikisht larg, por mendjen e
zemrën ikishte natë e ditë në Shqipëri”.Tëbënë të ndalesh pak më gjatë tek
artikulli pikant“Tomorr”-poeti Xhevahir Spahiu”, artikull në të cilin
prof.Hektori përshkruan mbresat e tij për
librin “Sfida e poetit”, shkruar nga gazetari
dhe studiuesi i paharruardr. Nuri Dragoj.
Kreu i dytë i librit “Ju nderoj” përmbledh
“Komente dhe recensa për autorë dhe libra”.Çelet me artikullin e gazetarit të
njohur Fran Gjoka, i titulluar “Aktualiteti përmes ngjarjesh jetësore”, ku
gazetari shkruan përjetimete tij rreth vëllimit
me tregime “Legjenda e dashurisë së përjetshme” të Hektor Veshit.Ndërkaq, ka origjinalitet recensa për librin “Në gjurmët
e një didakti” tëprof.dr.Njazi Kazazit, i cili ia kushton këtë libër Didaktit Gjurmëlënës
prof.dr. Shefik Osmanit”.Vijnë me radhë artikujt njëri më interesant se tjetri,
sidomos, lexuesi ndalet te përjetimet
rreth romanit “Princesha” mbi “fatin” e
hidhur të grave që mund të ndryshohet apo recensa tjetër reth librit “100
personalitet më të shquar të njerëzimit”, një libër ky i përkthyer nga prof. Ilinden
Spasse, e ku lexuesi merr një kulturë të
gjerë për njerëzit e mëdhenj që kanë pasur ndikime në shoqërinë njerëzore;kurse
është tërësisht jetësor artikulli ditari
“Dëshmi me dritë” i së resë Evgjeni Poloska, ku përkujtohet me anë të këtij artikulli, 60-vjetori i aksionit të rinisë për ndërtimin
e rrugës Kukës-Peshkopi, 65 km. Ndërsa, shprehen mendime dhe arritje studimore,
pedagogjike dhe letrare të prof.Hektor Veshit, kur analizohet vepra e tij “Përballë
gjakmarrjes” nga V.Kona e ku shkruhet se libri “Përballë gjakmarrjes” është një kambanë e fuqishme
alarmi për shoqërinë, për shtetin dhe
politikën, për institucionet arsimore e
social-kulturore që e kanë forcën dhe mundësinë t`i thonë më në fund ndal këtij
atavizmi shekullor, këtij fenomeni
ogurzi që errëson, shëmton dhe gjymton
rëndë shoqërinë shqiptare”.Një analizërealiste dhe plotë vlera i bënë librit “Përballë
gjakmarrjes” edhe prof.dr.Pajtim Bejtja, i cili ndër të tjera nënvizonse ky libër
“mbart një shqetësim e një dhembshuritë thellë dhe një thirrje publike prindërore
e qytetare të autorit drejtuar shqiptarëve kundër gjakmarrjes...Lëreni me kaq
gjakmarrjen, lëreni, lëreni!”.
Njëkapitull tjetër tërheqës, është ai i titulluar “Krijuesit ushtarak” e ku prof.Hektori merr në
analizë dy libra të dr.Arqile Veshit, njëri me titull:“Gjenocidi nazifashist
dhe kolaboracionist kundër popullit shqiptar” 7 prill 1939-9 maj 1945 dhe
tjetri me titull “Qëndresë heroike e të burgosurve, të internuarëve e të
ekzekutuarëve politik shqiptarë ndaj
pushtuesvenazifashistë e kolaboracionistëve” 7 prill 1939-29 nëntor 1944.“Arqilea,
-nënvizon autori, -nuk ishte historian
kur mori përsipër të përgatiste njërin pas tjetrit të dy librat.Po puna
me përkushtim e me dashuri ndaj popullit, të kaluarës plot sakrifica e vetmohim
dhe rruga e ndjekur drejt synimeve të larta për liri, e frymëzuan për t`ia dalë në krye...Si vëlla, -vijon
prof.Hektori, -ndihem krenar për krijimtarinë e vyer shkencore politike e
publicistike e më gjerë, që na la dr.Arqilea.”Këtë artikull e shoqëron edhe
lajmërimi i hidhur i prof.dr.Hektorit për ndarjet nga jeta tëvëllait të tij tëpaharruar
dr.Arqile Veshi, i cili la pas një emër
dhe një familje të nderuar e të respektuar. Siçnënvizohet me tëdrejtë, “Dr.Arqile Veshi ishte një kuadër i devotshëm
dhe qytetar shembullorë, që tërë jetën
nuk iu nda punës në shërbim të interesave të popullit e atdheut.”Po aq mbresëlënës
është dhe artikulli në formë letre, që ka autorë Hektor dhe Vasilika Veshi, drejtuar
z.Zyber Gjoligu për romanin e tij “Zhgënjimi”,
sikurse, interesant është edhe artikulli
“Shënime hyrëse për tre libra të shkruara nga z. Kadri Shametaj:“Krahina e Lopësitë
në rrjedhën e historisë”, “75 vjet në këmbë-përvjetor
mbresëlënës” dhe Libri i hapur: “Dëshmorët e Shqipërisë”.Ndërkaq, prof.Hektor Veshi shkruan artikullin “Pesë nga
seria e librave të shkruara nga z.Qirjako Dhima”, ku me ndjenjë respekti e
mirënjohjeje shprehet për kuadrine lart
të aviacionit shqiptar Qirjako Dhima, i
cili me librat e tij i përcjellë kohëve mesazhe plot vlera tëveprimtarisë së aviacionit
dhe aviatorëve shqiptarë. Tregohet njohës i thellë i letërsisë prof. Hektor
Veshi në artikullin “Kronikë familjare-ngjarje, kujtime, mbresa”, mendime për
librine z.Gjon Bruçi.Origjinaliteti i këtij
artikulli mendoj se qëndron në faktin se prof.Hektor Veshi u kujton lexuesve se
janë të mirëpritur gjithnjë shkrimet e shkruara shkurt, por plotë mendime të vlefshme.
Kreu III i librit titullohet “Autorë dhe frymëzime
nga “dashuria e çdo moshe”, i cili nis me recensën qëprof.Hektor Veshi i bënë
librit “Çorraj, traditat dhe njerëzit e tij”, të shkruar nga z.Jorgo Mëlica, personalitet i
kulturës shqiptare. Ndërkaq, kapitulli
vijon me artikullin “Mihal Kopali, mësuesi i parë 1931:“parathënie poetike” për
projekt –historikun e fshatit, 1971, e
ku pasqyrohen edhe krijime poetike të këtij mësuesi kushtuar fshatit, historisë
së tij dhe bijëve që luftuan për liri. Të mbetet në mendje artikulli “Poetët që
u kënduan dëshmorëve me fjalë shpirti, janë përjetësuar si ata” e ku, me ndjenjë respekti e krenarie, prof.Hektoripërmend: poetin popullor Kristo
Qirjaqi, nënë Husnon, që ishte vrarë djali në luftë, poetin e njohur Viktor
Qurku.Po ashtu, ai përmend me emocion edhe
një bejte të kënduar nga babai i tij Mite Veshi, në një nga festat e çlirimit të
atdheut. Me nderim shkruan prof.Hektori edhe për bashkëfshatarin e tij Jorgo Koka “I
kantiereve” e mpreh lapsin si poet”, e
ku mes të tjerash citon edhe vargje të këtij poeti ndërtues për heronjtë dhe
veçanërisht për heroinën legjendare Maro Konda.Është tërheqës artikulli “Fjala përshëndetëse z.Koço Nika, autor i
romanit “Zhgënjimi i agjentit”, 3
vëllime, e në vazhdim edhe një skicë
letrare e shkruar bukur. Doemos që, s`mund të rrinte pa shkruar prof. Hektori edhe
për shkrimtarin e nderuar e të paharruar, mikun e tijSkënder Hasko, por dhe për miq të tjerë, të mërguar në vende të ndryshme të botës.
I sinqertë deri në fund, prof. Hektori vlerëson poeten mjeke Adriana
Dhrami, e cila i këndon me ndjenjë
fshatit të saj Çorraj. Vijojnë artikuj të cilët kanë në qendër të tyre artistë
popullorë, shkrimtarë, kuadro ushtarakë, mërgimtarë, sikurse tërheqin vëmendjen recensa e prof.dr.
Ilinden Spasse për librin e prof. Hektorit “Blerim e brengë’, po ashtu shkrimi
plotë jetë i Fiqiri Shahinllarit; letra përshëndetëse e padërguar për autorin
z. Petro Prifti, teksa vijon libri
poetik “Rruga e jetës” i z.Thoma Koka. Krijojnë emocion përgëzimet që i bëhen
prof.dr.Hektor Veshit për krijimtarinë artistike nga dr.Fejzi Koçi, ish/zëvendësministër
i arsimit, letra e urimit për librin “Legjenda e dashurisë sëpërjetshme” e dërguar
nga Kozeta Mero, apo dhe nga Minello
Prifti, Kastriot(Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha...Libri mbyllet me një tjetër
recensë të prof.dr.Ilinden Spasse, kësaj
radhe për librin “Legjenda e dashurisë së përjetshme”. Recensaështë e shkruar në
formë letre ku shfaqet standardi i lartë letrar i prof. Ilindenit dhe
sinqeriteti i tij në vlerësimine
tregimeve që përmban libri.
Thuajse në mbi 300 faqet e tij, libri “Ju nderoj” përcjellë te lexuesi
mesazhin e madh se njerëzit që i përkushtohen atdheut dhe i shërbejnë atij, janë gjithnjë të nderuar dhe të respektuar, ata mbeten në kujtesën e popullit si
kontributorë që ia shtojnë vlerat, bukurinë dhe madhështinë atdheut. Asgjë nuk
shkon kot nga puna dhe mundi i tyre.
Lexuesi merr një informacion të vlefshëm për
shumë nga personalitetet e kulturës, të
shkencës, të pedagogjisë dhe tëgazetarisë.Nisin
ato me dijetarin e madh shqiptar Hasan Tahsini dhe vijojnë me profesorët e
nderuar Bedri Dedja dhe Pandora Dedja, Shefik Osmani dhe Urti Osmani, Mark Vuji, Mihal Kopali, Vasfi Semimi, Murat Gecaj, Yllka Beçi, Nuri Dragoj, Arqile Veshi. Sikurse dhe për profesorët e njohur
të pedagogjisë, të gazetarisë dhe të fushës së studimeve: Pajtim Bejtja, Ago Nezha, Njazi Kazazi, Fejzi Koçi. Për shkrimtarët e njohur: Sterjo
Spasse dhe Ilinden Spasse, Xhevahir Spahiu, Viktor Qurku, Skënder Hasko, Fiqiri Shahinllari.Por dhe për shkrimtarët dhe
poetë si: Sotir Lashova(Nuni), Mane
Alikaj, Evgjeni Poloska, Petro Prifti, Thoma Koka, Zyber Gjoligu, Kadri
Shametaj, Qirjako Dhima, Gjon Bruçi. Për disa nga krijuesit e fshatit Çorraj: Kristo
Qirjaqi, Nënë Husno, Mite Veshi, Jorgo
Koka, Koço Nika, Adriana Dhrami. Për gazetarët Fran Gjoka, Ibrahim
Hajdarmataj.Për lexuesit e vëmendshëm dhe tërespektuar Kozeta Mero, Minello
Prifti, Kastriot (Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha etj...
Libri “Ju nderoj” mund të themi se ngjason me
një mozaik të bukur dhe tërheqës, ku gërshetohen stile të shkrimtarisë, gazetarisë
dhe të lexuesve të thjeshtë.Brenda tij gjen në harmoni të plotëkonsiderata, vlerësime e fragmente letrare, vargje poetike,
stil gazetarie, metoda të vlefshme studimore.
Teksa mes tyre, lëvizin lirshëm portrete
njerëzish të respektuar, episode, rrëfime, shprehje të respektit reciprok mes krijuesve, studiuesve dhe lexuesve.
Në libër, lexuesi do të gjejë edhe mendimin e lartë
pedagogjik, edhe shkrimtarinë e zgjedhur,
edhe rrëfimine thjeshtë, teksa gjatë
leximit krijohet përshtypja se je ulur në një tavolinë pranë e pranë me
prof.dr.Hektor Veshin (duke ruajtur distancëne
pandemisë) dhe, duke ndjerë së
bashku me shijen dhe aromëne kafes, edhe
kënaqësinë e bashkëbisedës plotë vlera jetësore, shkencore, artistike, kulturore dhe atdhetare.Aty takon dhe
bisedon natyrshëm: edhe me akademikun
dhe profesorin emadh të pedagogjisë, edhe me mësuesit e thjeshtë; edhe me shkrimtarë
të rangut kombëtar, edhe me krijues popullorëe lexues, të cilët i lidhë mes tyre dashuria për dijen
dhe librin, i lidhin vlerat dhe dashuria e madhe për atdheun dhe kombin.
Libri është i shkruar me një gjuhë të pastër,
ku shfaqet talenti i autorit si shkrimtar, prozator dhe studiues i kualifikuar.Libri ka
një pasuri të madhe figurash artistike, fraza tërrjedhshme dhe tërheqëse, dialogje, vargje
pikante, fjalëtë urta dhe shprehjetë
zgjedhura frazeologjike popullore, që motivojnë ide dhe qëndrime apo pasqyrojnë
vlerat e mëdha folklorike të popullit tonë.
Te libri “Ju nderoj” autori nuk ka mahninë të
zgjedhë dhe të veçojë tipa dhe karaktere, ai i shfaq ata ashtu siç i ka njohur në jetë, realisht, pa lajka dhe pa zbukurime.Mund të themi se prof.
Hektor Veshi, në fillim e në fund të këtij
libri, shfaqet origjinal, ai është vetvetja.Te personaliteti i tij, te puna e madhe krijuese e studimore, sintetizohet bukur shprehja “që,
shpesh herë i kërkojmë vlerat jashtë dhe
larg nesh, kurse ato i kemi fare pranë.”
Si përfundim do të thosha se vlerat e këtij
libri i kalojnë të zakonshmet, edhe për
faktin se janë shkruar nga një mendimtar i urtë, përfaqësues dinjitoz i dijes, i shkrimtarisë dhe i kulturës shqiptare, me një emër zotnie: Hektor Veshi.