Kulturë
Fahri Dahri: Të vërtetat e pathëna nga Eleftheria Manda në ''Çamët myslimanë të Epirit'' (1)
E hene, 05.04.2021, 02:01 PM
TË VËRTETAT E PA THËNA NGA ELEFTHERIA MANDA NË “ÇAMËT MYSLIMANË TË EPIRIT” (1923-2000)(¹)
Pjesa
I
Nga
Fahri Dahri
Trajtimi
historik për banorët e Thesproti-Çamërisë, është sa i vështirë aq edhe i lehtë.
Nisur nga ky cilësim, studiuesit e ç'fardo gjinije letrare, sidomos të
historisë si një shkencë shoqërore, e cila studion prejardhjen e njerëzimit,
njihen dhe informohen edhe me kohën e tanishme dhe mbasi i përvehtësojnë dhe
zotërojnë mirë këto dy domosdoshmëri, nxjerrin konkluzione për të ardhmen.
Kuptohet se shkenca e historisë mbetet mësuesja e njerëzimit.
Për
blerjen e këtij libri të përkthyer në shqip (botim i vitit 2015), më nxiti
titulli i tij, i cili me ngjalli kureshtjen për të lexuar mendimet e një
historiani të palës greke dhe akoma më shumë i një brezi më të ri, për t'u
njohur me trajtimin prej saj të atij problemi. Para se të shfletoja librin, m'u
kujtuan vitet e shkollës, sidomos ato me mësuesit e historisë, prej të cilëve
më kanë mbetur ndërmend se për vlerësim në provimet e historisë duhen mbajtur
parasysh, ngjarja, vendi ku ka ndodhur, periudha dhe personazhet kryesorë të
ngjarjeve historike.
Me
mendimin se këto kritere të historisë do të ishin të pranishme në trajtimin e
studimit të autores Manda, nisa me kureshtje shfletimin.
I.-Vendi
i ngjarjeve historike, i marrë në studim, është Thesproti-Çamëria, e ndodhur në
vazhdimin jugor të Shqipërisë, në perëndim të Greqisë, në veri të Gjirit të
Artës. Vend historikisht i banuar nga fisi i lashtë thesprot, i cili nga
baballarët e historisë së lashtë është trajtuar fis i lashtë joetnikisht grek.
Flisnin gjuhë tjetër dhe cilësoheshin fise "barbare", asgjë të
përbashkët me grekët. Edhe pas Krishtit,
banorët e Thesprotisë ishin dhe mbetën fis thesprotian, po kështu të gjithë
pushtuesit e ndryshëm (dihet kush ishin) i trajtuan fise shqiptare. Në shekujt XIII- XIV rajonin e drejtonin princat
shqiptarë Pjetër Lleshi, Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi. Ashtu i trajtonte
ata banorë edhe serbi Tomas Preljuboviç (vdiq më 1384), një kundërshtar i egër
i shqiptarëve sa që njihej me nofkën shqiptarovrasës, ose
"alvanitoktonos" në greqisht, për të ardhur më pas në vitet 1923, ku
në Lozanë banorët e Çamërisë e vërtetuan edhe ndërkombëtarisht etninë e tyre
shqiptare. Por shteti grek nga viti 1830 e në vazhdim u a mohonte dhe ua mohon
atë etni, për arësye se ka qenë dhe mbetet që nga krijimi shtet racist si ndaj
etnive dhe besimeve fetare ndryshe nga ai ortodoks.
Gjatë
100 viteve, prej vitit të krijimit të shtetit grek, deri në vërtetimin e etnisë
edhe ndërkombëtarisht të atyre banorëve, është humbur shumë kohë dhe jetë
njerëzisht, vetëm e vetëm për të hedhur poshtë mashtrimet dhe shpifjet absurde
greke lidhur me mohimin etnik të banorëve autoktonë të Çamërisë. Në mesjetë
rajoni mori emrin Çamëri dhe banorët e saj u quajtën çamë, pasardhësit e
thesprotëve që vazhdonin të ruanin shumë predikime pagane. Ishin sunduesit
romakë që u diktuan krishtërimin dhe rreth fillimit të shekullit III ata u bënë
të krishterë. Ndërsa bizanti asaj popullsie (afërsisht në territoret e mesme
dhe lindore), nga shekulli XV u diktoi ortodoksinë. Dhe perandoria osmane, në
pjesën më të madhe të popullsisë, diktoi besimin mysliman, kryesisht tek
banorët e besimit katolik. Duhet të kuptohet se banorët e asaj treve,
pavaresisht kapërcimeve të besimeve të ndryshme fetare, mes tyre ata mbetën
thesprotë/ çamë të së njëjtës "Farë", me etni shqiptare, duke ruajtur
edhe në ditët tona disa prej riteve
pagane.
Popullsia
e prefekturës së Thesprotisë (Paramëthi, Pargë, Margëllëç, Filat dhe Gumenicë),
në vitin 1913 ishte rreth 74.000 banorë, prej të clëve 54.000 ishin çamë të
etnisë shqiptare dhe 20.000 ishin vllahë dhe pakica të tjera të besimit
ortodoks që quheshin grekë. Numuroheshin 204 fshatra, prej të cilave 157 ose 77
% ishin fshatra të çamëve (ortodoksë e myslimanë) dhe 47 ose 23% ishin fshatra
të banorëve të "kombësisë" greke, vllahë etj. Ndryshe nga raportimi i
bërë në studimin e librit të autores
Manda, ku popullsia e rajonit në vitin 1925 jepet 20.160 veta dhe që banonin në
64 fshatra e qytete. Kuptohet pasaktësia e shifrave, mbasi brenda 12 vjetëve
ajo qenka zvogëluar me rreth 49.000 banorë, në vend që të ishte rritur në
numur, ndërsa fshatrat nga 204 pas 12 viteve firuan në 64, kur në vitin 1551
dhe 1613 vetëm nahija e Filatit dhe Gumenicës kishin 53 fshatra, ndërsa i
gjithë rajoni në ato vite kishte 175 fshatra. Po kështu ndodh me numurin e të
shpallurit të "këmbyeshëm", ku jepet numuri prej 2.993 myslimanë të
emigruar. Statistikat tregojnë se gjatë viteve 1923-1928 u larguan me detyrim
rreth 35.000 çamë myslimanë, nga të cilët mbi 90% u dëbuan për në shtetin turk.
Ky
ishte vendi i ngjarjeve, banorët autoktonë, besimet e tyre fetare, kolonët
grekë të ardhur gjatë shekujve si dhe refugjatët aziatikë që u sollën në
Çamëri. Për këtë trevë dhe banorët e saj përpiqet të shkruaj historiania greke
Elefteria Manda. Por parimin bazë, të vendit ku duhej mbështetur studimi sipas
shkencës së historisë, Manda nuk e ka mbajtur parasysh. Shmangia është e
qëllimshme ose jo kuptohet gjatë leximit të librit.
Konkluzioni
arrihet nga mosdeklarimi, por dhe nga mënyra se si trajtohet historia e atij
komuniteti, ku që në prolog autorja konkludon se e ka të vështirë dhënien e nji
pamje të plotë të zhvillimit të problemit. Gjithashtu autorja lë të kuptohet se
është nisur për shkrimin e librit duke anashkaluar fillimin e paraardhësisë së
ngjarjeve, konkluzion që arrihet prej vetë deklarimit, duke e marrë si
pikënisje kohore vitin 1923, kohë kur shteti grek na paska bërër zbulimin e
madh të etnisë shqiptare në Epir (etnia u sqarua më lart)!.
Ç'farë
cinikësh, përçmues të mjerë!
Historia
për atë trevë dhe popullatë, ngjarjet në të cilat i kanë kaluar mbi shpinë ndër
shekuj, bëhet shumë e lehtë, e saktë dhe e vërtetë, nëse fillon të shkruhet që
nga autoktonia e banorëve, njohja reale etnike; nga rezistencat ndaj pushtuesave
të shumtë në numur, etni të ndryshme, tolerancat etno-fetare dhe konsideratat
jo të pakta të personaliteteve të larta sipas kohërave.
Mbas
njohjes dhe vlerësimit të dukurive të mësipërme, historianit, apo studiuesit do
t'i lindë vetvetiu pyetja e madhe, pas përgjigjes, të së cilës fshihet e
vërteta e ngjarjeve tronditëse të shkaktuara një komuniteti krejtësisht paqësor
dhe, mbi të gjitha, autokton në vendin e tij. Kjo pyetje ka munguar dhe mungon
në librat e shkruara nga autorët e ndryshëm grekë, gjë që nuk mund të bënte
përjashtim edhe tek libri i E. Manda.
Kush
është shkaku që pruri tsunamin etno-fetar ndaj banorëve të Thesproti/ Çamërisë
dhe jo vetëm?. Kjo është pyetja që jep përgjigjet, përgjigje që as kanë qenë
dhe as janë të gatshëm t'i japin ish padronët e masakrave të kryera dhe të
sotçmit që vazhdojnë të mbulohen me jorganin e tyre, tashmë të çpuar, bërë
pinadhë (shoshë). Pyetja përgjigjen e gjen të konsoliduar tek strategjia e
"Megalloidesë". Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se, në të vërtetë,
urrejtja e kishës ortodokse ndaj banorëve të Thesprotisë është mbi 400 vjeçare.
Ajo e ka fillesën në fillim të shekullit XVII, ku prifti metropolit i Larisës,
Dionis Filozofi, në vitin 1611, sëbashku me mbështetësit e tij, në misionin e
ngarkuar për përhapjen e besimit ortodoks, nisi fushatën e egër ndaj banorëve
të Çamërisë, të cilët nuk pranonin konvertimin në besimin ortodoks. Për
mosbindje banorët e atij rajoni ndëshkoheshin me djegien e tyre të gjallë në
turrat e zjarrit. Fat të cilin, më në fund e provoi edhe vetë Dionisi, të cilin
e kapën dhe e dogjën po të gjallë në Janinë. Dionisi me metodat ç'njerëzore që
përdorte për të shtrirë helenizmin, jo vetëm dëmtoi rëndë vetë fenë ortodokse,
por krijoi kushte lehtësuese për besimin fetar që predikohej nga perandoria
osmane. Në dy tekste të asaj kohe, Dionis Filozofi tregohet “gjakatar,
kriminel, i pamëshirshëm”. Në tekstin e Maksimit Dionis filozofi cilësohej
“djall i pamëshirshëm, dinak, mashtrues, ujk”; ndërsa "Kronika
Anonime" e quante “armiku i qënies njerëzore". Kjo ndodhi dhe
vazhdimi më pas me të ashtuquajturin shën Kozmai që veproi gjatë shekulli
XVIII, predikues i ortodoksisë, një anti shqiptar i betuar, i zjarrtë kundër
përdorimt të gjuhës shqipel. Fakte që
flasin qartë se dhe mbas krijimit të shtetit grek, afro 200 vjet më pas,
konfliktet dhe masakrat e kryera ndaj çamëve myslimanë, janë vepra ç'njerëzore
të kishës ortodokse, duke përdorur "mashën-shtet".
Të
gjitha shpifjet, mashtrimet, akuzat e sajuara prej mësuesave grekë, nuk bazohen
tek realiteti objektiv, por tek strategjia e parimeve bazë të politikës së
jashtme greke e datës 25 mars1821 nga "megalloideistët", ku u betuan
që, "për lirinë e atdheut, do të flijonin në altarin e atdheut çdo gjë dhe
vetë jetën e tyre". Ky betim deri kaq është i drejtë, por sipas Jani
Koletit, arkitekti i "Megalloidesë", shtoi në fjalimin para asamblesë
duke "vulosur" betimin:
"Të bashkuar nga një frymë e vetme, të vëllazëruar me atë betim të shenjtë,
të gjithë sa quheshim grekë fituam një pjesë nga qëllimi i tërë, dhe tani
merremi me dallime të kota grekër dhe grekër të krishterë dhe të krishterë, ne,
që duke pasur në njërën dorë flamurin e fesë dhe në tjetrën të lirisë, u
munduam për shumë vjet për çlirimin e gjithë të krishterëve bashkëfetarë. Një
betim të tillë bëmë ne pak më parë".
Thelbi
i atij betimi dhe parimet bazë të "Megalloidesë", kuptohen qartë,
synojnë që në vazhdimësi sa herë të mblidhen përfaqësuesit e kombit grek, të
mblidhen për të vendosur jo më për fatin e populli të shtetit grek, por për të
vendosur fatin e të gjithë kombit grek, duke kuptuar se kombi grek përfshin dhe
përbëhet nga të gjithë besimtarët ortodoksë. Kjo strategji e kishës dhe e
shtetit grek, duhet trajtuar sa herë të shkruhet, flitet, apo vendoset në
lidhjet e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me shtetin grek. Ndërsa për qëndrimet
me "çështjen e çamëve myslimanë të Epirit", kjo strategji greke,
është e detyrueshme të mbahet parasysh, ndryshe gjithçka që shkruhet, thuhet,
analizohet, mbetet vetëm propagandë e brumosur dhe e pjekur në furrat e
gënjeshtrave dhe shpifjeve të mashtruesve grekë, të njohur për ekzistencën e
tyre, falë trillimeve dhe të pavërtetave.
*Vendi
i ngjarjeve, kur hulumtohen ngjarjet, rëndësi parësore merr edhe njohja fizike
e territorit, sigurisht kur është e mundshme një gjë e tillë, arrihet një
gërshetim dhe konkretizim real në tregimin e ngjarjeve. Rëndësia e njohjes së
vendit, arrihet nga përvoja personale, kur mbas 60 vjetësh i larguar, m'u
krijua mundësia e vizitës në Çamëri. Atje u përballa me gjurmët historike
parahomerike, me të cilat i njihja nga Iliada, Odisea, Homeri dhe tregimet e
prindërve. Në fshatrat e gjithë Çamërisë pashë vandalizmat romako-bizantine,
mbetjet në subjektet e kulturës otomane si dhe gjurmët e masakrave të
pashembullta të genocidit grek. Fshatra të tëra të boshatisura, ndërtesat mbi
200 vjeçare të degraduara nga ndryshku kohor, si kundër dallohen qartë për
stilin e veçantë të ndërtimit, pavarësisht nga thundrat e pushtuesve, mbeten
objekte sfiduese ndaj tyre, tregojnë krahas respektit, nderimit dhe madhështisë
së trashëgimisë kulturore thesproto-çame edhe akuzat për egërsinë etno-fetare
të kishës dhe shtetit grek ndaj çamëve.
Nëse
autorja e librit "Çamët myslimanë të Epirit", do të kishte realizuar
vizitën në atë krahinë, e cila i kishte dhe i ka të gjitha mundësitë pa u
ndalur nga askush (nëse vërtet është greke, jo vetëm nga besimi ortodoks),
gjatë studimit të çështjes që është përpjekur
për
të na e servirur, lexuesi do të njihej me nji shtjellim krejt tjetër të
historisë së krahinës dhe banorëve si të fesë myslimane dhe ortodokse, por të
së njëjtës "Farë". Do dallohej qendrimi racist grek me sjellje të
dyfishtë, ku të parët (çamët myslimanë) u vranë, u therën dhe u dëbuan
dhunshëm; ndërsa të dytët (çamët ortodoksë) nuk pësuan sjelljet masakruese
fizike, por kanë humbur dhe vazhdojnë të humbin të drejtat e tyre morale. Ata
vazhdojnë të jenë gjatë mbi njëqind viteve nën trysninë e asimilimit, të
diktatit ortodoks, me mohimin etnik, gjuhën, traditat, zakonet. Trysnitë u
shtuan edhe si rrjedhojë e vendosjes së refugjatëve aziatikë, të cilët kanë
ndikuar dhe ndikojnë fuqishëm në mbytjen e aspiratave për liritë etnike.
Ortodoksët
turkë me praninë e tyre në shtetin grek, ndryshuan strukturën etnike të
popullsisë greke të para 1923-s, ata përbëjnë shumicën dhe ndikojnë fuqishëm me
predikimet e ortodoksisë, për "Megalloidhenë". Autorja e librit nuk
shkruan për "aziatikët", që u bënë zotër të vendit, që shkatërruan
pronat, që vilnin prodhimet, rrëmbenin pasuritë deri edhe shtëpitë e çamëve,
pasi favorizoheshin nga mbrojtja dhe mbështetja e plotfuqishme e shtetit dhe e
kishës greke. Ishin ata, refugjatët aziatikë që autorja na i servir me aq
dhimshuri, keqardhje e dashuri se gjoja çamët paskan vrarë, shkatërruar
fshatrat e grekëve!. Struktura e banorëve të Çamërisë, ashtu si dhe e Greqisë,
u ndryshua me ardhjen e refugjatëve turko-ortodoksë. Veç të tjerash, edhe kjo
autore na i trajton fshatrat dhe qytetet e atij rajoni si fshatra autoktone
greke, kamuflim i qëllimshëm dhe i paramenduar për përhapjen e ortodoksisë, e
cila rrit dhe shumon kombin grek me shtrije drejt ish hapësirave bizantine.
Studjues i trevës së Çamërisë:
Fahri Dahri
Itali, më 05.04.2021.-