Kulturë
Satira nga Sevdail Hyseni
E hene, 05.04.2021, 09:59 AM
Sevdail Hyseni
Bujanoci fantastik
Kush
vjen n’Bujanoc
Nuk
kthehet pas,
Mendon
se ka ardhur
Në
Las Vegas..!
Kazino
e bastore
Gjithandej
pa fund,
Qari
dhe zarari
S’përputhen
askund!
Shkëlqen
Bujanoci
Me
lloj-lloj ngjyra,
Na
dalin por(dh)talet
Me
një mijë fytyra !
Të
cilat s’i shohin
Llambat
pandemike,
Sepse
janë ngulfatur
Me
paranë publike!
Me
ndihmë të pushtetit
Që
s’i lë pas dore,
Për
të përfunduar
Drejt
e në bastore !
Presheva “Voton”!
Ky
vikend fund-marsi
Sjell
një tjetër mësim,
Presheva
“Voton”
Për
më shumë ndryshim!
Po
si të ndryshohet
Kjo
Presheva jonë,
Kur
ka plasur sherri
Në
çdo katër anë!
Shqiptari
– shqiptarin
S’e
do në Qeveri…
Deri
sa të ndahet
N’katundarë
dhe zorraxhi!
Kjo
logjikë e sëmurë
Nuk
shërohet lehtë,
S’e
kishim Filipin
Dikur
në pushtet?!
Këtë
e di çdo kush
Veç
ata me hile,
Të
cilët s’e duan
Preshevën stabile!
Sloganet:
“Krejt ndryshe”
“Fjala-fjalë
në kandar,
“Unë
jom me Preshevën”
“Autokton
dhe krenar”!
Ndaj
e diela vjen
Që
nesër n’mëngjes,
N’vendvotime
fshihet
Një
botë interes!
Kujdes
edhe votat
Të
ngelin në fyt,
Sidomos
të zezat
Me
firmën “Kovid”!
Portret që flet
Portreti
yt
N’pëlhurë
dhe n’letër,
S’na
hyn në punë
As
sot as nesër!
T’shohim
ngaherë
Me
krupë e vrer,
Surrat,
surrogat
As
njeri as lugat!
Portret
jashtë “kanuni”
Si
prapanicë majmuni,
I
ngërdhesh publikut
Me
pamjen e mikut !
Vallë
është e mundur
Thotë
mendja e lëkundur:
Ka
gjë të vërtetë
Vdekurgjallë
në jetë?!
Ky
portret në mur
Stuhi
– katrahurë…
Se
ç’fodull i fryrë
Që
t’a pështysh n’fytyrë!
Dita e Mësuesit
Për
çdo vjet o mësuesi im
E
ke hise një shpërblim,
N’formë
letre hiç më shumë
Që
s’i hi askujt në punë!
Aq
më pak atyre n’pushtet
Nuk
e rruajnë për alfabet,
As
për mësues për dituri
Rroftë
partia në Qeveri!
I
kanë gjitha rend me rend
Nuk
u shkon hiç në mend,
Për
Ditë Mësuesi tek e tuk
Veç
urimit në fejzbuk!
Të
përbuzin nga çdo anë
E
nuk janë aspak pishman,
Kur
të quajnë pa asnjë hall
Mësues
të keq dhe Daskall!
Fajet
vet i ke or mësues
Për
veprimin tolerues,
Dje
një notë, sot një votë,
Duke
ecur në tri rrotë!
Pa
e gjetur veten fare
As
në festat qytetare,
Sepse
m’falë o mësuesi im
N’politikë
po marrim mësim!
PËRPUTHJET
Nuk
përputhen sendet
Si
në Show program,
Por,
me vese e huqe
Mbushur
me “haram”!
Përvoja
na mëson
Sa
për sy e faqe,
Mu
ashtu si morri
Kur
rri nën mustaqe!
Përputhjet
nuk duken
Jo
rrallë në dashuri,
Veçmas
në politikë
Më
shumë në tregti!
Nëpër
çdo përputhje
Vdes
nga një “besë”,
Prapa
tyre fshihet
Një
botë interes!
Pushteti
plus seksi
Bashkë
me paranë,
A
s’është trekëndëshi
Që
sundon dynjanë?!
Na
shkoi kjo jetë
Përputh
e përshtati,
Na
rru’n pa sapun
Dreqi
për së thati!
VAKSINA
Ngarendën
liderët
Si
t’ishin në gara,
Kush
do t’i marrë
Vaksinat
e para?!
Ato
më të mirat
Me
firmë gjermane,
Pastaj
dhe të tjerat
Krejt
amerikane!
E
për qytetarët
T’rusit
dhe kinezit,
Me
majën e shkurt
Si
sqep i këndesit!
Populli
nuk mërzitet
Duket
ashiqare....
E
pret një vaksinë
Me
firmën shqiptare!
E
cila do të vijë
Patjetër
një ditë,
Kur
ne të shkojmë
N’amshim
për vizitë!
Më
falni për shprehjen
Me
nder me thënë kot,
A
s’jemi shqiptarët
Më
të fortë në botë?!
Kur
ditëm ta sjellim
Viagrën
në jetë,
Do
ta sjellim shqip
Vaksinën
n’planet!
Çmendet
Beogradi,
Vërsulet
me ngut,
Termin
“shiptari”
E
fut n’Kushtetutë!