Kulturë
Kalosh Çeliku: E përcjell Dimërmadhin me poezi dhe Covid -19
E merkure, 07.04.2021, 07:42 PM
E PËRCJELL DIMËRMADHIN
ME POEZI DHE COVID -19
NGA KALOSH ?ELIKU
(Nuk e kam falur
fajtorin)
E kam falur, armikun historik
Edhe, pse: ndoqi pas shpine.
Spiunoi. Shpalli: ”irredendist”:
“Armik i shtetit të përbashkët”
Dhe, mi ndërseu partitë politike.
Vetëm, se: Jo, ende edhe fajtorin
Për së gjalli. Dhe, pas Vdekjes...
(“Armiku” i
përbashkët)
Po, mund të thoni, se: Unë kam pi
Raki rrushi. Dy shtama me verë:
Dhe, kam rrokullisur mike në shtrat:
Dihet, dhe një Mike azgane besnike.
Po, mos më thuani, se: poezitë erotike
E mia kryengritëse. Rebele. Azganet:
I kam pi Sot dolli: Nën hije, Dhe, Rrap.
E dini, pse: Ju, ende pini çaj rusi. Dolli
E, Unë pi raki rrushi shqiptar nën Rrap...
(Unë Sot vdes me
poezitë
edhe për bukën e
gojës)
Unë, Sot; Vdes, edhe për bukën e gojës
Asgjë, premtimeve partiake politike:
Kalosh ?eliku, gëdhijë Ditën e Nesërme
Partive Neokumuniste. Posteve politike.
Nuk ka problem: Është, dënim politik
Ditën e sotshme historike. Skënderbeut:
Dalim. Zjarr, ende na ndizet mbi krye...
(Unë nuk pi kafe
turke
po pi raki rrushi)
Miq të verës. Unë nuk pi kafe turke
Po, i pi Lotët e Shën Mëri Virgjër:
Edhe, Dy shtama me verë të Mikes.
Pamarrë prasysh, kush ulet nën Rrap
Edhe, me mua i çon Dy shtama verë:
E përzë Natën. E pres Ditën e Madhe.
Kalosh ?eliku, ende në pusi nën Rrap...
(Nuk e kam falur
fajtorin politik)
E kam falur armikun historik
Edhepse, ndoqi pas shpine.
Spiunoi. Shpalli: “irredentist”:
“Armik” i shtetit “përbashkët”,
Dhe, ndërseu partitë politike.
Vetëm, se: Jo, fajtorin politik
Përsëgjalli. Dhe, pas vdekjes...
(Numri 13 -të baksuz
i Librit me poezi)
Numri 13 -të. Publik, Sot:
Edhe, datëlindja e Poetit.
Jo, asesi propagandë politike.
Ende, është poet Shqiptar:
Jo, kurrë! Propogndë politike!...
(I besoj Natyrës)
I besoj Natyrës. Shkaku, se:
Ende eci rrugës. Dhiareve.
Shtigjeve për në Baba Tomor
Tri Zana, ende më japin gji:
Të çohem nga shtrati vdekjes
Nëntë plagë nën Rrap. Trup.
Nug u trembem pusive. Pragu
Ende, më prinë Tri Zana mali:
Rrugës, për në Baba Tomorr...
(Zonja bakërr)
Zonja e bakërr, derdh lotë në Pritshinë:
Buzëqesh, fitoreve. Shihet, në pasqyrë.
E, mashtron veten, në Fytyrë Dielli
Haptas, Sot të bëjë karrierë politike.
Zonja Bakërr, hynë në politikë akull
Edhe, rrëshqitë me
ski. Sajë, Kodrës.
Nuk e di Zonja bakërr: E thyen kokën...
(Unë kam mundur të
jem
qindra kilometra
larg)
Unë, Sot kam mundur të jem
Larg.Qindra kilomatra. Larg.
Po, nuk e deshi Natyra. Unë:
Prandaj, mbeta në Shtëpi Babai.
Unë, sot: Kam mundur të ik larg
Qindra kilometra, në Shqipëri:
Po, nuk deshi Natyra, dhe, Unë.
Ende, Sot jam larg. Shumë larg
Ende: vërtetë, shumë larg. Larg...
(E përcjell Dimrin
me Covid -19)
E përcolla, Koronavirusin
Me raki rrushi. Vitamin D.
E përcjell Dimrin e Madh
Mikun, me poezi. Këngë.
Serenata korçare. Chansonnier
Dhe, Johnny Hooliday. Natën:
E pres, Pranverën. Diellin.
E përcjell Dimrin e Madh
Serenada Korçare.
Dhe:
Dhe, pres Pranverën. Diellin...
(Partitë politike më
të rrezikshme
se Koronavirusi
politik)
Amani! Nesër, mos thuani për Mua
Se: Iku, nga Koronavirusi. “Armik”.
I padukshëm. Vdekjeprurës. Ushtri
Se: U trembë. Nuk pati vargje lufte
Sot: të dali në dyluftim me Penë.
Aspak, nuk është e vërtetë politike.
Nëse, kam ikur nga kjo botë tinzare
Kam ikur nga Partitë politike. Miqtë.
Më të rrezikshëm, se: Koronavirusi...