Kulturë
Lefter Duraj: Syzet e errëta dhe thinjat e mia
E diele, 11.04.2021, 11:27 AM
SYZET E ERRETA..., DHE THINJAT E MIA
-Cikël poetik nga Lefter Duraj
Botohet per here te pare
ne ZemraShqiptare-
Libërthi im
S’di
as vet, si unë e fillova,
Këtë
libërth për fëmijë!
Pak
nga pak e përfundova,
Bukur,
thoshin, shokët e mi!
Bëje
libër, - mua më tundonin,
Mirë
më vinte, por edhe çudi!
Kurrë
në mendje, s’do ma besoni,
Të
kem shkruar unë, një libërth të ri!
Ja,
u bë, u shtyp dhe libri u botua,
I
vogël, i bukur si për fëmijë!
Urime
mora dhe shumë u gëzuan,
Për
promovim, - thanë - t’i bëji këtij!
Habinë
time, ata s’e besuan,
E
tepërt më dukej kjo histori!
Më
tej të shkoja, mua më ftuan,
Me
të tjera libra të pasonin tani.
Me
shënjë bënte mbi libërthin tim,
Se
rruga u hap me pak vështirësi,
Mendoja
të dytin të bëja pa hezitim,
Një
rrugë që nuk shoh më unë kufi…!
Fisnikëria
Të
mbash boten në krah, ti e dëshiron,
Njerëzve
tu japësh më shumë lumturi!
Kjo
mirësi te ty triumfon gjithmonë,
Jo
se u linde i tillë, ti je në befasi…!
Çdo
qelizë e jotja, s’jeton dot pa të tjerë,
Mësuar
herët ato, në adn-në zë fill,
Në
kulmin e halleve u gjëndesh përherë,
Fisnikëria
jote, virtyt i njerëzve të tillë!
Ti
në hallet e tua, dikush të shfaqet në derë,
Buzëqeshjen
e falë, të mbinë gjithë ëmbëlsi,
Të
ndjejë ai ngrohtësinë, flladin si pranverë,
Drojtjen
tjetrit ia fshin, shpirti yt gjen qetësi…!
Brenga
Dalë
nga dalë, venitej te ty humori,
Si
një vello gri dhe me pak trishtim.
Të
peshon brenga si mal Tomorri,
Fort
e mban, të mos ketë shpërthim!
Malin
të shkrish në zgavra dhe shpella,
Në
thërmija rërë ta shohësh nën këmbë
Dhe
brenga të iki, siç largohet mjergulla!
Cicërima
e zogut të sjellë ty atë këngë!
Këngë
që çel lule e gjethe në pranverë,
Të
hedh vellon në shpirtin tënd behar,
Lule
shumëngjyrëshe zbukurojnë përherë ,
Dhe
bletët që mbledhin në to nektar.
Kjo
cicërim çel përsëri te ty humorin,
S’ka
më brengë e trishtim ne sy,
Prej
letër e kartoni të duket Tomorri,
Vetëm
kjo cicërime, të ringjall ty…!
Syzet e errta
Syzat
e errta i mban, ti mbi atë ball,
I
ul shpeshherë, të shohësh përballe
Dhe
vrengër nis shikimin, për çdo gjë,
Kesaj
jete, pa i vënë bisht ti se lë!
Kokën
ngre lart, andej e nis shikimin,
Edhe
Diellit i'a fshin gjithë shkëlqimin,
Mijëra
vjetdritë, e çon atë më largë,
Te
duket top i mbuluar, i tëri në baltë!
Kurorës
së pemëve u vesh një vello të zezë,
Luleve
shumëngjyrëshe, trishtimin ua ndezë,
Dhe
barit jeshil, ti ia thanë dhe atë pikë vesë,
Manushaqen
duke çelur, e bën që të pres!
U
vonon cicërimat zogjëve dhe dallandysheve,
Bletët
çorientohen, në lulet shumëngjyrëshe,
Gjithë
jetën e sheh gri, por më shumë të zezë,
Edhe
gjelit i vonon këngën, herët në mëngjes!
Flaki
tej ato syze, gjithë njerëzia po të qesh,
Rrezet
e diellit ngrohin, buzëdetit ti të vesh,
Bora
e bardhë maleve, thyen rrezet e diellit,
Në
sytë e gjithëkujt dallojnë ngjyrat e ylberit!
Hiqi
syzat e errta, sytë le t'i vrasë pak dielli,
Më
qartë do të shohësh kaltërsinë e qiellit.
Botën
shumëngjyrëshe që shpesh ndryshon,
Njerëzit,
kafshët, pemët, çdo gjallesë që jeton!
Flaki
tej syzat e errta, më mirë shikon pa to,
Ja,
para teje një lule, gonxhet e para vështro.
Pa
syze e kupton veten, sheh si gjallëron jeta,
Kur
sheh vec me syzat e tua, s’duket e vërteta..
Loti im
E
ndjeu syri se u lagë,
Ndjeu
faqja të nxehtin tënd,
I
gjithë trupi u bë vlagë
Të
thirri ty lot, t'bëri vend!
Ah,
ti lot që s'duron dot,
Që
s’rri aty, fshehur në sy.
Del
e thua: - si kristal jam,
Dhe
kur qesh dhe kur qan!
Ah,
ti lot, je i paduruar,
Sa
sheh dy njerëz t’malluar,
Vrapin
merre e del mbi faqe,
Sapo
e fshije, tjetri shfaqet.
Ah,
ti lot, po ti s’ke faj,
Sa
i ndjeshëm sot jam,
Sa
më shumë kalojnë vitet,
Ti
je gati, t’rrish s'të pritet!
Ah,
ti lot, s'të mbaj dot me zor,
Del
papritur, të fshijë me dorë.
Fshehur
rri, të mos shoh njeri,
Se
ti më thua: - s'dua t'ia di!
Ah,
ti lot, ti o lot i shkretë,
Pasi
të fshijë ndihem më i qetë!
Faj
ti s'ke se të detyron shpirti,
Gjurmët
e jetës prej shumë viti!
Thinjat
Ju
thinja, që dikur, ju shkulja një nga një,
Doja
largë t'u mbaja, ashtu pa bërë zë!
Pas
disa kohësh, shfaqeshin në vend tjetër,
Unë
përsëri ju shkulja me pineskën e vjetër!
Nuk
di pse ju më erdhët, te unë më parë,
Flokët
e borës që zbardhin malin në majë!
Mua
më qetësonit se më sillnit fisnikërinë,
Ndërsa
unë ju shihja, po më merrnit rininë!
S'di
si e humba mendjen, ca kohë pa u parë,
Ju
mi kishit pushtuar të gjithë flokët mbarë!
Dhe
qeshnit me mua që shihesha në pasqyrë,
Duke
krehur thinjat dhe vrejtesha në fytyrë!
Shtoheshi
përditë, më kujtonit fisnikërinë,
Mua
më dukej, se po më afronit pleqërinë!
Me
bojëra në dorë, u prishja këtë bardhësi,
Ju
qeshnit e më thonit : - zbardhemi përsëri!
-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Prill 2021-