Kulturë
Luan Kalana: Dukesha e Panjohur
E shtune, 10.04.2021, 02:28 PM
Dukesha e Panjohur
...një
nodhi në Amerikë
Nga
Luan Kalana, SHBA
Ecte
anash rrugës në trotuar,papatur këmbësor tejtër para e as mbrapa. me një veshje
sportive po bënte ecjen e mëngjesit .Anash një avlli guri rreth një metër të
lartë,sipër saj ca kangjalla hekuri, në formë dekorative, sa një bojë njeriu,ku
shikimi mund të depërtone më tej të shikoje një shtëpi ,menshën si një
keshtjellë,në mes të lëndinave një fush golfi.
Befas
kthehu kokën anash dhe pas avllisë ishte një garden me shkure e mes tyre ca
skulptura me nga një si sofër sipër të mbjellë me lule shumëngjyrëshe. E në mes
tyre,një femër vajzë a grua po ujiste
lulet me nje enë të bukur,sipër sofrave,një gjë e pazoknte, pasi ujitja bëhej
automatike me sprinkella në formë shiu herë pas here .
Ishte
vetëm një çast.Këmbësori dhe ajo shkëmbyen shikimin ,ajo me nje buzëqeshje
magnetike.Për nje moment ajo me kokë mënjeanë u rëzua , ra në tokë duke thirur
në anglisht -Help,help!
Ai,instiktivisht,sa
dëgjoi fjalën “help”,fluturoi si zgalem mbi avlli ,kapërzeu kangjellat e vrapoi
drejt femrës.Ia futi krahët nga poshtë dhe e ngriti ngadalë në këmbë.
Ajo
i hodhi një vështrim të ëmbël duke e falenderuar :-Thanks so much!
Brenda
një sekonde,ajo e përqafoi fort duke i ngjitur gjijtë e saj në gjoksin e
njeriut dhe i fali papritur një puthje “rrufe”sikur të ishin të dashuruara..Ai
mbeti i shtangur,pas gjestit human që bëri për t’i erdhur në ndihmë “dikujt”,që
e thirri për ndihmë.
Krejt papritur ,u ndodh në pranaga nga dy roje
sikur dolën nga dheu,të armatosur deri në dhëmbë me disa heshta të
gjata”kalorsike”.Femra qe e pa gjithe tablon e shpejtë i thiri rojeve:
-Lereni
të lirë! E vazhdoi me kureshtje: -Pyeteni,nga
është?!
Burri
i panjohur iu përgjigj ,pa pyetur rojet,me një zë te dridhur e të frikur,në
gjuhën e vet:-Jam Shqiptar !.
E
lanë të lirë duke e përcjell jashtë deri tek porta e madhe prej hekuri,në dy
anët e së cilës qendroni dy skulptura buste si të gjalla “luftrëtarë spartakë”.
Sa
bëri disa hapa në rrugë ,pa ditur se ku shkonte,tejet i tronditur ,para këmëbëve të tij ndaloi një
veturë ,dhe nga dyert e saj dolën me rëmbeim dy bura dhe e hoqën zvarë e futen
brenda.U gjend para një ndërtese shumëkatëshe në një zyrë me një dhomë te
tjeshtë me një tavolinë te vetëm dhe një karike.Dy bura të veshur civile ,i
bënë një breshëri pyetejesh .Ai spati kohë fare
të përgjigjej,vetëm fundin dëgjoi.
-E
di,që bëre një shkelje ligji të rëndë,që u fute në një pronë private,dhe e dyta
që preke një njeri të panjohur ...Për këte në shtetin tonë ,ligji parashikon jo
më pak se 20 vjet burg ….
Ai
deshte t’i thoshte që vajti t’i japë
ndihmë se ajo kërkoi.Por ata as që e dëgjuan .Një fije mendimi i shkoi papritur
në mendje si vetëtimë ,“E gjeç nga mos e pandeç,të bësh mirë e ta pësosh
keq”...E në fund të hetimit njeri syresh prej tyre lëshoin fundin e fjalëve vendimin.
-Dukesha ENDERR BEG ,urdhëroi duke të falenderuar për
ndihmëb që i dhe ,që Ju, të jeni qytetar i lirë...dhe e lëshuan në moment,pasi
hodhi një firmë në një letër..Në kokë iu bënë lëmsh dy ndjenja,njëra gezim që
shpëtoi dhe dyta :
-“Uha
paska qënë Dukeshë ,gruaja që ujiste lulet,që më falenderoi duke më
dhuruar puthje,fantastike…!”
U
çlirua nga emocionet e nga frika e
burgosjes.
...Pas
disa muajsh i vjen një letër zarf portolkali zyrtar me disa vula me kurorë
mbretëreshe -Ç’të shikonte brenda
zarfit ?! I hodhi një sy të shpejtë..Një Ftesë për një Parti familjar, sipër
ishte fotografija e tij ,me atë veshje sportive dhe poshtë fteëes fotoja e
“gruas” të panjohur që u rëzua duke ujitur lulet. .E njohu ,ju kujtua e gjithe
skena e asaj dite enigmë, pasi nuk i
kish treguar asnjë edhe një njeriu. Poshtë ishte firma e saj-“Princesha ENDERR
BEG.”
...dhe
ngjitur me Ftesën një çek,me një shumë që nuk e dalloi pasi i hodhi vetëm një
shikim të shpejtë,por të sigurtë se nuk ishte falls dhe mbylli komplet
zarfin,vetëm sytë i zunë numërin 1 dhe
disa 000 zero mbrapa.
Shkoi
me nxitim në pyll,mbrapa apartmentit të tij,aty në një shkëmb,poshtë një guri e
futi zarfin,si në një kasafortë,ku nuk dallohej asgjë .Herë pas here shkonte
dhe kontrollonte zarfin me Ftesën dhe çekun brenda,uk ishin dëmtuar,me gjithese
kishin kaluar vite.Nuk iu përgjigj Ftesës e
as Çekun nuk e mori e la në zarf...
E
kalonte me ndrojtje zarfin nëpër duar duke e përkëdhelur si ndonjë bebe,asnjë
njeriu nuk i kishte treguar e as për ta mësuar “ëndërr” deri në
vdekje..Enigmatik.
Që
nga ajo kohe,vite,nuk kalon më nga ajo rrugë për xhiron e mengjesit,as kokën
nuk e kthen, vetem kur kalojnë ndonjë herë me makinë,por instikivisht me duart
në timon,sytë hedhin një shikim të shpejtë,por asnjë njeri nuk duket në kopshtin
e madh të “dukeshës” ...