Kulturë
Fatmir Halimi: Monda Hamitaj - Borë, moj borë
E enjte, 15.04.2021, 06:43 PM
VËSHTRIM MBI LIBRIN ME POEZI PËR FËMIJE ”BORË, MOJ BORË”, AUTORE MONADA HAMITAJ
Shb
prokultpress, Prishtine
Sot
nxori nga botimi librin më të ri për fëmije dhe me ilustrime "Borë, moj
borë', të poetes sonë Monda Hamitaj me qëndrim në New York, e Amerikes.
Nga
Ma. Sc. Fatmir HALIMI
Më në fund në letërsinë për fëmijë po vjen një zë i fuqishëm, siç është Monada Hamitaj nga Njy Jorku i largët i Amerikës. Autorja Monada Hamitaj, pas botimit të veprës letrare për fëmije me tregime të shkurtra dhe me ilustrime “Pushverdhi kërkon Nënën", ajo tash po paraqitet para lexuesve edhe me një vepër tjetër poetike për fëmijë ”Borë, moj borë”, e cila vjen si një buqetë lule për fëmijë, si një nektar, ku çdo fëmijë i vogël mund ta ndjejë aromën dhe ëmbëlsinë e vargut të saj. Vargun e saj më të vegjlit do ta përqafojnë natyrshëm, të cilët ka dekada që kanë mbetur në stihinë e kohës, ku shkrimtarët tanë për fëmijë sot janë të paktë dhe po ashtu u ofrojnë shumë pak vepra letrare. E them këtë sepse të shkruash për fëmije është lloji më i vështirë i poezisë apo edhe i prozës, sepse për të qenë krijues për fëmijë duhet t’i kemi parasysh disa kritere:
Së pari, autori
duhet të zvogëlohet me botën e tij imagjinare e krijuese dhe të futet në botën
e vogël të fëmijëve
Së dyti loja është pjesë e botës së fëmijëve, ku edhe
vargu nuk bënë pa të
Së treti krijimi
letrar duhet të jetë i përshtatshëm dhe konform ëndrrave, imagjinatës dhe dëshirave
që kanë fëmijëve. Prandaj mund tw them
sot se të gjitha këto që i cekëm i gjejmë në vargun e poetes tonë Monda
Hamitaj.
Edhe pse libri për
fëmijë ka motive të ndryshme, ka situata dhe momente të llojllojta të fëmijëve,
vepra e ruan kontinuitetin tematik e përmbajtësor. Trajton, shtjellon botën e
brendshme të tyre, si ëndrrat për të tashmen e të ardhmen me një ndjesi të
hollë lirike. Autorja shumë natyrshëm futet edhe në gëzimin, lumturinë e në
lojën e tyre edhe kur këto na i paraqet përmes personazheve fiksionale si të
Gonit, Inës, Sarës, Relës, të cilët i gëzohen ardhjes së pranverës, këngës së
zogut në dritare, lulëzimit të natyrës, ardhjes së dimrit e të tjera. Përgjatë
gjithë veprës, vërehet se autorja, krijimet e saja i ka shkruar në periudha dhe
momente të ndryshme kohore, por që e ruajnë çdoherë lidhshmërinë e tyre
ideore. Vepra fillon me poezinë për macen Mace eja, mos bëj naze, ku çdo fëmijë ka dëshirë që atë ta ketë pranë dhe të
luaj më të:
“Mja –mjauuu” mjaullinë
Zëri i saj mua më zgjon
I shkoj pranë me nxitim
Për në shtëpinë time e ftoj.
Përveç
tjerash poezitë e Mondës janë edhe shumë edukative, siç është poezia Rela i
do librat fort, ose edhe poezia përmbyllës e librit si, Fajin
jo, mos e mbulo:
Pastaj ashtu i përlotur
Nënës fajin ja tregoi
Nëna Gonin e qortoi:
"Fajin kurrë mos e mbulo!"
Për fund kjo poete me vargun brilant të saj, me fuqinë e fjalës së bukur artistike hyn tërësisht në botën e fëmijëve, të cilën botë vetëm ata e kuptojnë.