Kulturë
Gjon Keka: Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë
E diele, 25.04.2021, 04:48 PM
Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë
Nga Gjon Keka
Dita
e Shën. Gjergjit është ditë feste pranverore,e cila nënkupton daljen nga dimri
i ftoftë në pranverën me lule dhe diell,poashtu ka kuptimin edhe të mposhtjes
së dragoit të dimrit sipas mitologjisë.Ndërsa i vetmi që arriti ta mposhtë atë
ishte Shën Gjergji. Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë ,kur
unë isha i vogël ne e festonim si fëmijë atë dhe ishte një nga festat më të
bukura të pranverës.
Emri
i shën Gjergjit te ne si popull është trashëguar brez pas brezi, dhe jo
rastësisht edhe Gjergj Kastrioti mbante atë emër të një martiri të madh. Madje
shumë kronist dhe historian europian e cilësojnë Gjergj Kastriotin si Shën
Gjergji i mesjetës i cili mposhti armikun e madhë të asaj kohe.
Ajo
që është e rëndësishme të nënvizohet këtu është se pikërisht dita e festës së
Shën Gjergjit tradicionalisht i bie me Ditën e festës botërore të Librit,një
mishërim ideal i shpirtit të një martiri me atë të një shkrimtari, shkencëtari,
poeti etj.
Gëzuar
dita e Shën Gjergjit!