E premte, 14.05.2021, 06:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Libër i ri nga autori Gjon Keka kushtuar gjeniut Dr. Karl Ghega

E enjte, 29.04.2021, 09:13 PM


Së shpejti Shtëpia botuese “Lena Graphic” do të botojë librin e ri të autorit shqiptarë të Kosovës Gjon Keka , mbi gjeniun dhe inxhinierin e matematicientit austriak me prejardhje arbërore i cili e projektoi Hekurudhën e Semmeringut.

Libri titullohet :Karl Ghega (Gjeniu arbëror, që me veprën e tij të guximshme dhe madhështore të Hekurudhës Semmernig e bëri krenare Austrinë), Botues :Lena Graphic,Prishtinë.

Libra i lushtohet këtij gjeniu arbëror që la gjurmë pavdekshme në jetën dhe veprën e tij, si një shkencëtar i papërsëritshëm.

Vlerësimi për veprën e autorit nga prof. Prend Buzhala:

Kur sot shohim anembanë botës rrjete të panumërta hekurudhore, se si lidhen qytete, vende, shtete, madje edhe kontinente, pakkujt do t’i shkonte në mend që nismëtar e zbulues i rrjeteve të tilla ndërlidhëse është një arbëror, Karl Gega apo Karl Ghega, siç e shënon autori Gjon Keka. Kësisoj, libri “Karl Ritter von Ghega – gjeniu arbëror që me veprën e tij të guximshme dhe madhështore të Hekurudhës Semmernig e bëri krenare Austrinë”, i jepet edhe lexuesit shqiptar me qëllime të shumëfishta: për ta njohur edhe një figurë tjetër nga poleni ynë që ka bërë emër në botë; që te thesari i gjenive botërore kemi edhe emrat tanë; që e kemi hisen tonë të krenarisë te jeta, vepra dhe emri i tij. Ka mjaftuar ta nisë një zbulim epokal, për ta vënë në lëvizje rrotën e zhvillimit të historisë, për të arritur sot te trenat që lëvizin me rrymë elektrike apo deri te hekurudhat nëntokësore; ka mjaftuar që të projektohen tunele që shpojnë malet, dhe t’i jepet ky model botës për t’i shkurtuar rrugët, për t’i lidhur fushat e brigjet, për t’i kapërcyer lumenjtë e rrëpirat, bjeshkët e detet.

Kur sot shihet ky zhvillim dinamik planetar, nuk është e habitshme se përse gazetari i shquar amerikan John Moody do të thoshte: “Shtetet e Bashkuara, siç i njohim ne sot, janë kryesisht rezultat i shpikjeve mekanike dhe, veçanërisht i makinerive bujqësore dhe hekurudhave”.

Edhe vetë Karl Gega kishte qenë në ShBA. Këtë fakt Gjon Keka e evidenton kështu: “Ai me ide-projektet e me talentin e madhe që mbante ndër vete, i bëri jo vetëm austriakët ta përvetësojnë, por u admirua edhe nga kombet e tjera europiane; po ashtu edhe deri në Amerikën e largët të asaj kohe. Në fakt, ide-projektet e Karl Ghega-s u bënë ura e lidhjes së popujve të Europës me botën”.

Disa fjalë nga autori Gjon Keka rreth veprës së tij:

Si në të gjitha shkrimet e mia, edhe në këtë libër detyra që unë i kam vënë vetes konsiston në këto çështje; nxjerrja në dritë e rrënjëve të kombit tim iliro-arbëror dhe ringjallja e figurave historike e personaliteteve të mëdha që dolën nga gjiri i kombit tonë apo që ishin me prejardhje nga gjaku ynë fisnor arbëror e që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe veprën e tyre, sikurse bëhet fjalë edhe për dr. Karl Ghega. Të ringjallësh veprën e këtij inxhinieri të shquar me famë botërore, të këtij arkitekti të talentuar e gjenial, është t’i bësh homazh jo vetëm emrit dhe prejardhjes së tij, prej nga ai edhe vjen, pra prej gjakut tonë arbëror, por të lartësosh edhe dijet, virtytet dhe talentet e njerëzve tanë të të njëjtit gjak, të lartësosh emrin shqiptar. E gjithë kjo është nder, frymëzim dhe shpresë për brezat tanë arbërorë kudo ku ndodhen nëpër botë. Udha e dijes nuk është e lehtë, ajo kalon mes shumë peripecish, vuajtjesh dhe plot sfidash e pengesash. Mbi të gjitha, arritjet në fusha të rëndësishme të jetës, shpikjet tekniko-shkencore, sukseset dhe idetë e pavdekshme që janë për të mirën e përgjithshme të njerëzimit dhe të civilizimit të tyre, kërkojnë forcë të lartë morale, dije të thella, dashuri të madhe për njeriun dhe shumë sakrifica. Sigurisht që Austria e vlerësoi shumë dr. Karl Ghegën tonë, i dha atij tituj nderi e çmime, e njeh dhe e nderon edhe sot kudo, por qëllimi im është që edhe ne, pasardhësit e kombit të tij, ta njohim atë, ta nderojmë, ta vlerësojmë dhe t’i bëjmë një vend të denjë nderi, për ta njohur, adhuruar dhe krenuar brezat në vijim. Së pari, një vlerësim i denjë do të ishte sikur autoritetet vendore një ditë t’i ndërtojnë një bust në kryeqytetet Prishtinë apo Tiranë, si dhe emri i këtij gjeniu të shkencave teknike të nderonte emërtimin e ndonjë universiteti apo instituti të fushës ku ai dha aq shumë dije e shkencë.

Librin brenda disa ditëve do të mund ta gjeni në libraritë në Prishtinë : Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini-Toena si dhe në Tiranë në Librarinë Bukinist



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora