Kulturë
Gjon Keka: Ditëlindja e Arbërorit më të madh
E enjte, 06.05.2021, 09:11 PM
Ditëlindja e Arbërorit më të madh
Nga
Gjon Keka
616
vjet më parë lindi Gjergj Kastrioti, Mbret dhe shpëtimtar i qenjes dhe
identitetit tonë arbëror europian.
Sot
është Ditëlindja e Arbërorit më të madh,
i cili ka bërë dritë më së shumti në historinë e kombit tonë dhe të
Europës.
Ai
lindi si bekim, si nbrojtës i vetë i
kombit tonë, duke e bërë atë me emër të madh për kohën e tij kur ai jetoi e
veproi, saqë edhe sot veprat dhe emri i
tij janë të njohura anë e mbanë botës së civilizuar.
Ai
kishte urtësinë, vizionin, talentin dhe aftësinë e udhëheqjes së Shtetit të tij
në udhën e dritës, lirisë dhe të ardhmes së sigurtë.
Në
fakt ai u bë shembulli i lavdishëm i së kaluarës.
Gjergj
Kastrioti kishte besimin e fortë,
zgjuarsinë e gjarprit dhe guximi i palëkundur duke i bashkuar të gjitha
vlerat e dhuntit e tij për të arritur e bërë gjëra të mëdha me pak mjete për
Arbërinë e tij.
Kështu
Gjergji ynë i madh u bë një nga heronjët më të mëdhenj në botë që shmangu
rrezikun e shkatërrimit të qenjes sonë kombëtare dhe identitare nga pushtuesi
gjakpirës otoman.
Këtu
po e nënvizoj një nga fjalët që babi i tij Gjon Kastrioti ja la Gjergj
Kastriotit kur ai u morë peng nga sulltani.Në mes vajit të babait dhe nënës,
dhe mjerimit që ishte shkaktuar nga pushtuesi otoman(turk), babi i tij i la këto fjalë Gjergj Kastriotit:
"Ti i dashur biri im Gjergj, mos e
shuaj shpresën tonë!“
Sikur
që dihet Gjergj Ksstrioti u detyrua të shërbente në ushtrinë turke për 20 vjet
nga vjeshta e vitit 1423 deri në nëntorin e vitit 1443, d.m.th. nga mosha 18 deri në 38 vjeç ai ishte
peng dhe i detyruar për të shërbyer në perandorinë e pamëshirshme otomane.
Por,
edhe pas gjithë atyre arritjeve dhe të mirave që gëzonte në oborrin e
Sulltanit, Gjergj Kastrioti nuk i harroj fjalët e babait të tij që ia la
atij, ato ai i mbante në zemër, ndërsa puthjen dhe shënjën që i dhanë prindërit
në ballë i mbetën atij si një vulë e mosharresës dhe dashurisë ndaj atdheut të
tij. Dhe ai e dëgjoi zërin e brendshëm i mbajti fjalët e babait të tij dhe i
ktheu shpresën Arbërisë, duke ia sjell sëbashku me arbërorët e tij besnik
lirinë e munguar, pastaj duke u bërë jo vetëm mbreti i saj, por edhe
shpëtimtarin i saj dhe i tërë kontinentit dhe civilizimit të përbashkët
europian.
Gjergj
Kastrioti e mbajti fjalën e babait të tij, u rikthye në rrënjët e tij, i ktheu
atdheut respektivisht arbërorëve dinjitetin, lirinë, identitetin dhe emrin e lashtë e të lavdishëm
që e mbanin që nga Mbreti Pirro, Mbretëresha Teuta etj.