E shtune, 08.11.2025, 10:57 PM (GMT)

Kulturë

Hazir Mehmeti: Fikrije Bylykbashi, mësuese, veprimtare dhe poete

Shumë nga mësuesit/et në diasporë përveç punës edukative-arsimore janë edhe krijues e veprimtar të devotshëm. Një rast i tillë është mësuesja e gjuhës shqipe në Osllo të Norvegjisë, Fikrije Bylykbashi. Ajo është edhe poete e cila ka deri tani të botuara dy përmbledhje me poezi kurse ka në botim librin e radhës me tregime. Shkrimtari ynë, Skënder Hasko, rreth poezive të saj në përmbledhjen,,Thirrje pa zë” shkruan:,,Krijimet e saj, ...

Burhanedin Xhemaili: Dy tregime nga libri “Në fund të tunelit”

Shokun Z. dhjetë vjet e brente një dyshim i rëndë, prandaj nuk besonte se do të gjejë punë, edhe pse i premtonin miqtë... Kur, pothuaj, i kishte humbur të gjitha shpresat‚ e kishin lajmëruar miqtë se ia kishin rregulluar çështjen e punësimit...!! Kur e mora lajmin për punësimin e shokut Z., vërtet u gëzova shumë‚ por gëzimi u shtua edhe më tepër kur kuptova për planin e tij gjenial që kishte vendosur të na shtrojë një drekë në qytetin turistik. Në qytetin e S. ...

Baki Ymeri: Doli nga shtypi romani i një shkrimtari të talentuar shqiptar

Beqë Lokaj është një shkrimtar i eksperimentuar, autor i dy vëllimeve poetike dhe i romanit të tij të parë “Amaneti i Gjyshit”, kushtuar nipave të tij, Florianit dhe Edonisit. Libri del në kuadrin e Bibliotekës Letërsi e sotme shqiptare, duke patur për këshilltar editorial, poetin dhe eseistin Nexhat Rexha, për ideator poetin Neki Lulaj ndërsa për recensent shkrimtarin e shquar, Skënder Zogaj, sipas të cilit, “Amaneti i gjyshit” më ka pëlqyer, bile-bile, më ka befasuar për të mirë. Autori me këtë vepër ka arritur të shënojë ...

Atdhetari e poeti Ndue Ukaj

Ndue (Tomë) Ukaj lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. Tekstet e tij letrare, eseistike, publicistike janë botuar në gjithë periodikun në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, diasporë dhe me gjerë etj.Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë). ...

Luan Dibrani: Intervistë me Emil Kastriotin

Emil Kastrioti lindi ne Shalën e Bajgores pas shkollimit të tij ju rrek veprimtarisë ilegale qe në Kosovë ishte edhe themelues i organizatës antikomuniste të cilën e pagëzuan me emrin "Vatra Kosova Nacionale Demokratike Shqiptare" ku si program ne vete kishte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet në Shqipërinë etnike. Ky grup u organizua në formë treshi me çka në mbrëmjen e 23 shtatorit 1953, trenit qe udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd nëpër Kosovë, e vunë flamurin shqiptar në atë ...

Luan Kalana: E folura, dialekti i Devollit dhe gjuha letrare kombëtare shqipe

Ne bashkebisedimin e perditshem kur dikush te pyet -Prej nga je... ? Dhe ti i pergjigjesh ..nga Devolli .....me te medhenjte ta kthejne .. -Oh , ti je nga... kusiçka,tepsiçka,-içka,-içka,....apo ...je pe Devolli,,,,disi me humor e per shaka ,kjo e folura dialektore e Devollit,..dhe me njehere, qe nga gjuha e folur prezentahoesh me autoktonine dhe gjeografine e vendljindjes te devolliut.E thene qe ne fillim ,e folura e Devollit ,...

Baki Ymeri: Etja e fjalës shqipe për liri dhe dashuri

E kishim dikurë Zemrën Shqiptare si një tribunë e përbashkët pikëpjekjesh vlerash kombëtare, letrare, shkencore dhe artistike, por për fatkeqësinë tonë që kemi ditur ta shfrytëzojmë e s’kemi ditur ta përkrahim edhe materialisht botimin e saj, këtë mungesë, ndoshta të përkohshme të saj, tentojmë ta zëvendësojmë me botime të reja nëpër disa media tjera, duke i dhënë prioritet Botës sot, KosovariMedia, Tribuna Shqiptare, Zëri i ...

Agim Shehu: Një bisedë pranë flamurit kuqezi

Te restoranti i bashkëkombasit tim në Gjenevë, Muharremit, qenë mbledhur rreth një tavoline një grumbull i njohur shqiptarësh, kryesisht nga Kosova. Kish zhurmë bisedash e humor më tepër se çdo herë. Te këndi qe një flamur i vogël kuqezi si për stoli kombëtare. Më thirrën gëzueshëm e shkova si zakonisht pranë tyre. «Mbi të gjitha, kemi gëzimin për 100 vjetorin e ngritjes së Flamurit nga Dedë Gjo Luli -tha Selimi dhe ngriti gotën drejt meje. Heroi i madh i Malësisë vënë pranë Flamurit të tij na ...

Përparim Hysi: Kur të rrëmben jeta e fshatit

Kisha 12-vjet pa shkelur andejpari. Rruga që të shpie nga Daullasi në Mujalli është më e asfaltuar sa më tepër që i largohesh qendrës së fshatit,sikur në të hyrë të fshatit ( Daullasi që hiqet si qytezë e ka rrugën gropa-gropa! ) duan të ''prishin" syrin e keq dhe"bukurinë",në duhet të shprehem kështu , e kanë ruajtur për larg. Kur i them Agron Mecanit që pse...

Flet një ndër prezantueset e para në Televizionin Shqiptar, Iva Hoxha

Një grua e qetë dhe e qeshur. Po mbush plot 36 vjet në TVSH, por sipas saj, i duket sikur ka filluar punë sot. Ajo sheh se si çdo ditë përparon teknologjia dhe i vjen keq që shumë miq kanë dalë në pension apo kanë shkuar në televizionet e tjerë. Për të TVSH është familja e dytë dhe vendi i punës që i ka dhënë emocione ...

Agron Tufa: Vdekja e leximit dhe kainët e librit

Gjithkush e ka dëgjuar me dhjetra herë e vazhdimisht refrenin: “Nuk ka lexues! Kanë ikur lexuesit! Sot nuk lexohet. Vërtet, pse nuk ka lexues sot? Dikur lexohej aq shumë…!”. Dhe qytetarët mbledhin supet. Ky opinion vazhdon të përsëritet në studiot televizive, në gazeta, në promovime dhe auditore. Interesante është se këtë konstatim, pyetje dhe gjoja pezm e riprodhojnë dy kategori: nostalgjikët e leximeve të djeshme, d.m.th., të ...

Sejdi Berisha: Dreka e lotëve në shtëpinë e poetit

Kishte shumë kohë që karakteri, shpirti dhe pozita e poetit tropojan më kishin intriguar për ta bërë një shkrim karakteristik, ashtu siç ishte vetë ky njeri, që ishte, siç thonë, pesëdhjetë kilogram së bashku me krevat! Por, assesi nuk mund t’ia zëja fillin as petën këtij shkrimi, derisa nuk i vdiq nëna, Ajnë. Por, as tash nuk kisha mundësi të takohem me poetin dhe ta shfrytëzoja si pretekst për t’ia filluar shkrimit, sepse, dimri, respektivisht, bora e kishte mbuluar “rrast”tërë krahinën e veriut dhe Rrafshin e ...

Teuta Shala-Peli: “Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)”

Ditë më par nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës doli libri “Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)” . Autore e librit është MA. Teuta Shala-Peli, hulumtuese e pavarur në Institutin e Historisë në Prishtinë. Autorja për nga mosha është e re, por për nga hulumtimet dhe shkrimet e saja të publikuara gjerë më tani le ...

Mentor Quku: Një punëtor i palodhur për çështjen kombëtare

Nga: Mentor QukuAutori i këtij vëllimi, Magjistri i shkencave historike, Nue Oroshi, është bërë i njohur në rrethet shkencore, si edhe në ato atdhetare, si organizator i talentuar i takimeve shkencore te përvitshme te Shoqatës “Trojet e Arbrit”, dhe si historian kërkimtar që me guxim po shkruan të vërteta, të cilat deri ...

Poezi nga Neki Lulaj

Jam ndrydhurSi këmbët e futura në çizmetE ushtarit pa numërDuke vrapuar pas emritNë marshin e pa fund. ...

Ilir Muharremi: Spontaniteti në artin e Merita Jahës

Ndjenjat e saja bëhen estetike, atëherë kur zbulojnë qenësinë e thellë të gjërave, madje më mirë se që e bënë këtë punë natyra, e cila na jep vetëm anën sipërfaqësore. Ajo arrin ta shënon dhe shpërfaq ndjenjën që është një paragjykim i ngushtë i së bukurës. Ndjenjat e saja të spërkatura me nuanca të ndryshme dhe me lëvizje precize në pëlhurë, nuk janë teknike apo “parazitë aktivë”, vetvetishëm janë...

Daniel Gazulli: Në dhé të huej (Pjetër Bardhi - Durrësaku)

Beteja e Fushë-Kosovës më 1389 shënon fillimin e natës së gjatë osmane jo vetëm për kombin tonë, po për të gjithë popujt ballaknikë. Nga ky vit e deri në pushtimin përfundimtar, barbarët aziatikë turq-otomanë fillimisht pushtuen, por edhe bashkpunuen me princë vendas, që pranuen vasalitetin për pak përfitime e pushtet, por praktikisht gjysëmhana kishte fillue ta thante barin kudo ra ajo...

Milazim Kadriu: Poezi me shprehje të bukura me ndjenja shpirtërore e atdhetare

Këto ditë para lexuesve erdhi me librin e tretë autorja Sadfie Ismaili-Ilirida të titulluar“Malet me uniformë”. Si edhe në librat e tjerë edhe në këtë libër dominon motivi patriotik që është preokupim i autores që ti këndoj vendit dhe heroizmit të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë që e ...

Demir Krasniqi: Lulëkuqet e prillit

Ç’ po m’ gulfon zemra prej gëzimi –Kur po vjen Manifestimi !I: Manifestimi Kulturor – Sjell kujtime për dëshmorë ...:I Refreni:Hej! Kamenicë , moj , prit urimin – T’ a urojmë Manifestimin ! I: Për ty “Lulëkuqet e Prillit “ – Janë shkëndija- yje t’ qiellit !:I ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx