E premte, 18.06.2021, 01:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kur të rrëmben jeta e fshatit

E diele, 22.04.2012, 07:46 AM


Kur të rrëmben jeta e fshatit 

( rrëfim )

Nga Përparim Hysi

Kisha 12- vjet pa shkelur andejpari. Rruga që të shpie nga Daullasi në  Mujalli është më e asfaltuar sa më tepër që i largohesh qendrës së fshatit,sikur në të hyrë të fshatit ( Daullasi që hiqet si qytezë e ka rrugën gropa-gropa! ) duan të ''prishin" syrin e keq dhe"bukurinë",në duhet të shprehem kështu , e kanë ruajtur për larg. Kur i them Agron Mecanit që pse është kantadisur kështu gropa-gropa kjo rrugë që është afër qytetit,ai,si të ndihej fajtor (Agron Mecani është punonjës i komunës Qendër) ,më thotë:

-Sapo ka ardhur një fond për zhvillim dhe gjithë rruga do të asfaltohet.

                                      *    *  * 

Rruga që bëj nga Daullasi në   Mujalli  të kënaq me peizazhin e bukur. Ka rënë shi dhe gjelbërimi i këtij prilli jo vetëm të ngop mushkëritë me ajër të freskët ,por të rrëmben atmosfera e punës. NJerëzit (burra e gra,shumica të moshës afër pensionit ) ngjajnë me ato  bletët punëtore që bëhen gati të mbushin me majltë zgjonjët e tyre. Kur them në moshën e pensionit,jo se të tjerët zënë e rrreziten ,por të rinjtë en bloc,kanë zënë emigrimin: në  Evropë apo ca më tutje: deri në Amerikë apo Kanada. Ky emigrim (unë emigrimin e quaj grryerrje të Kombit ! ) ka një të mirë se  ka sjellë një standart europian në mënyrën e jetesës në fshat dhe ka rritur të ardhurat për frymë,por ,krahas kësaj të mire , ka dhe një të keqe të madhe: ia ka bërë si me "brirë"moshën e re që do marrë stafetën nga brezi i moshuar. Ky brez-pra,i riu - sikur është cmësuar me punët në bujqësi dhe"qetë pleq" -sic më thotë pensionisti,RRapush Stoja në Daullas - vazhdojnë të mbajnë zgjedhën mbi zverk,aq sa t'u zhulatet qafa.

Por ajo që të bie në sy,është risia e bukur: ndërtimet moderne të shtëpive. Unë që vij nga Amerika dhe në Mujalli të Fierit kam 12-vjet pa shkelur,befasohem. Më ndodh si me Lizën në botën e cudirave. Shtëpi të bukura dhe të bëhet se fshatarët e këtyre anëve - dhe jo vetëm këta - sikur janë futur në një garë të pashpallur që kush e kush do ta ndërtojë shtëpinë më bukur dhe nuk ke se si nuk mrekullohesh.

Mujallia është fshati i gruas sime dhe unë po shkoj atje,pas 50 -vjetësh,se ka qenë viti 1962 kur e kam "rrëmbyer" time shoqe .Kur them "rrëmbyer" ,mos kujtoni se po e them metaforokisht,por është e vërtetë që  nuk e luan topi. Imeshoqe është kristjane dhe unë bektashi,kështu që u desh kohë t'i ndreqnim"urat" me familjet tona. Sa e mora unë,familja e saj u shpërngul nga  Mujallia dhe,kështu që po shkoj atje pas 50-vjetësh. Pra,cdo lexoni pas kësaj,dijeni që "tash" jam nga fshati i gruas.

                                           *    *    *

Po të ishit me mua,jo më larg se sa dje,kishit dhe ju pse do cuditeshit. Jo vetëm  gjelbërimi i grurëva dhe jonxhishteve,por dhe gjelbërimi i pemëve e bënte atë peizazh aq të mrekullueshëm. Tek kërkoj gjurmët e atij peizazhi të atëhershëm, patjetër që "humbas".

-Ku është kisha?-pyeta

-Aha,-më thanë,-kishën e rrafshoi "rinia"që në shkurt 1967.

-Gjynah,-thashë,-jo se jam ndonjë besimtar i thekur,përkundrazi:nuk besoj në asnjë fe,vec besoj se ka një  ZOT- por më erdhi keq për kishën e  Mujallisë se emërtohej "Shën Kozmai i vogël" se thuhej se aty ruhej koka e SHën Kozmait,një shënjti që nderohet dhe sot e kësaj dite.

Por ajo që të binte në sy se kudo syri të shihte vec të mira:shtëpi të reja -moderne do të thosha,pa asnjë egzagjerim dhe vec shtëpive,para shtëpive ose një makinë,o një traktor ose zetor. Motorcikletat kanë zëvëndësuar bicikletat e dikurshme dhe nuk ka shtëpi fshati të mos ketë ndryshuar  për mirë.

Unë dhe imeshoqe bujtëm tek Vladimir Mecani,banor i Mujallisë.  Shtëpia e bukur,rrethuar me mur rrethues,me blloka,me portë hekuri,dykanatëshe ,me kangjela sikur je në Korcë. Ky  është një fermer që nga niveli i jetesës nuk i ka lënë gjë mangut jetës në qytet. Ka 5 lopë. Shet mesatarisht nga 30litra qumësht në ditë dhe,vec këtyre,mbarështron o gica o vica dhe të ardhurat e tij rriten.Ladi Mecani ka duar të"arta":punon si usta ndërtimesh së bashku me të vëllan,Kristaqin që edhe ky,ka tri lopë.Por këtu nuk fut shpezurinë -epo ato janë pa numër!!! - dhe  prodhimte e tjera bujqësore,si:perimet apo ca më shumë:bostanet që mbjellin parcela të tëra dhe sikur kanë vënë domenin në fshat. Kur flas për  Vladimir Mecanin,po kështu 5 lopë ka Agron Mecani që dhe pse është punonjës në komunë,ka një fermë intensive.

Duke folur sot për Mecanët,nuk kam se si mos i kujtoj ata në prag viteve '60-të,kur nuk ngopnin barkun me bukë dhe jetonin në zgrip. Të bën përshtypje dhe një fakt tjetër: ky fshat,dikur i humbur,ka marrë pamjen e një qyteze të vërtetë ku të rrokë e të bën për vete,jo vetëm niveli i lartëi jetesës.por dhe atmosfera e bukur e punës. Ky ndryshim kaq cilësor i fshatit,më bën,si të thuash,me krahë.

Prekur dhe mbresuar,për mirë, s'kam si  mos i bëj të njohur për gjithë lexuesit këto risi aq të bukura.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora