E enjte, 29.07.2021, 11:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Spontaniteti në artin e Merita Jahës

E enjte, 19.04.2012, 09:53 PM


Spontaniteti në artin e Merita Jahës

Nga Dr. Ilir Muharremi

Ndjenjat e saja bëhen estetike, atëherë kur zbulojnë qenësinë e thellë të gjërave, madje më mirë se që e bënë këtë punë natyra, e cila na jep vetëm anën sipërfaqësore. Ajo arrin ta shënon dhe shpërfaq ndjenjën që është një paragjykim i ngushtë i së bukurës. Ndjenjat e saja të spërkatura me nuanca të ndryshme dhe me lëvizje precize në pëlhurë, nuk janë teknike apo “parazitë aktivë”, vetvetishëm janë estetike, të lidhura ngushtë me iluzionin e brendshëm i cili buçet në portretet nudo të femrave. Piktorja Merita Jaha, me ndërdijen e saj shpreh vizionin e jetës së kaluar tragjike dhe të paskajshme. Aktiviteti i fuqishëm i saj estetik, rrënjët i ka nën pragun e vetëdijes, apo ekstazës, entuziazmit të pa menduar, të rrekur, dhe  shpjeguar rrënjësisht nën ombrellën e saj krijuese. Metafora e ombrellës e cila lëviz si një uragan në portretet, ç’veshë atë idealizmin dhe realizmin ekzistencial, të një lufte kolektive në mes individit të pa mbrojtur. Ombrella, si një mbrojtje enigmatike, estetike, freski e spontanitetit kohor, shpalos luftën e mbrojtjes kolektive e cila asnjëherë nuk ka ekzistuar tek populli shqiptar. Egoizmi primitiv dhe lufta për të dominuar lakuriqizohet nëpërmjet simbolikës së ombrellës. Arti i saj është intraverzë, me hipoteza reprezantive, simbolike që depërton në errësirën shpirtërore të ndikuar nga objektivizmi, apo forma më e ndjeshme që është psikanaliza. Ankthi vërtitet pamëshirshëm në trupin nudo të femrës, e cila qëndron në pozitë të ulur në një gjendje konsumimi, të lodhur nga tortura e së shkuarës dhe e prekur nga një fatalitet mizor. Dashuria e saj është hequr, por arti ekziston. E bukura edhe pse bazohet në dashurinë, ngjyrat e ndezura, e verdha, e kuqja, bluja, përplasen si një migrenë mbi trupin e shfrytëzuar, duke shprehur humbjen dhe  instinktin psikologjik. Ky portret, i punuar mjaftë ekspresivë, pret nga sfondi ombrella të sinqerta, humane, sociale, të ngrehin piramidën e ndihmës, duke eliminuar dramën e ndërdijës. Si duket dora e Jahës, ka qëndisur mjeshtërisht, përjetimin dinamik, të pushtimit objektiv mbi egon e pafajshme. Jaha bukur bënë spastrimin e pasioneve ose katarsisin. Tragjedia e saj, nëpërmjet imazheve, ringjall tek ne raste te volitshme si : frikën, tmerrin, mëshirën, buzëqeshjen e humbur. Çlirimi i saj moral, ushtron një funksion pozitiv, shpresëdhënës. Përgjigja dhe mesazhi i qartë, janë si një serum lehtësues, që shprehë melodinë mendore të spontanitetit. Roli i artit, dukshëm tregon një botë të menduar, ngase forma dhe kompozicioni paraqiten me radhitje të baraspeshuar të elementeve figurative në hapësira të caktuara. Ajo asnjëherë nuk tejkalon kënaqësinë individuale, por di të ndan vetëdijen estetike me atë morale. Ndershmëria e saj artistike është tejet delikate ngase gjithnjë sinqeriteti shprehet bindshëm dhe krijon lojën me ngjyrën, peizazhin, lëvizjen, dritëhijen dhe tonet e lehta. Rregullat e lojës në pëlhurë, aplikohen pa asnjë mashtrim optik, i ngjajnë një praktike të moderuar të një mekanizmi të domosdoshëm. Duhet përmendur botën femërore, e cila paraqitet jo vetëm me një harmoni, por  një ç’veshje totale të ndjenjave, duke mos kursyer asnjë qindarkë. Femra përfaqëson atë intimitetin organik, iluziv, të qëndrueshëm, dhe të shtypur me një krenari të lartë. Filozofia e femrës, tregohet në brendësinë e dukurive duke nxjerr në pah vetitë e tyre. Syri i tyre nuk gabon sa mendja, por prezanton një teatër absurd dhe ekzistencial. Piktura e saj nuk është vetëm mbesë e natyrës, por hije e shpirtit të saj. Nëpërmjet hijeve të krijuara, na del një udhëtar mistik i cili komunikim të përshtatshëm dhe të thellë gjen në hijen. Këtë ajo e shprehë nëpërmjet vizatimeve të krijuara që na dërgojnë në një pambarim kohor. Në përmbyllje do theksoja se  piktura e Jahës, ndjenjës i jep vërtetësinë, saktësinë dhe rikrijon shpirtin si një formë e pa formë, materie që rri burgosur në mes dhimbjes, dashurisë, qëndrueshmërisë dhe lirisë absolute.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora