Kulturë
Pirro Loli: Zëmërimi i malit
E diele, 15.04.2012, 03:12 PM
ZËMËRIMI I MALIT
(Cikel poetik)
“Dhëmbeli”
im, ngrihej majëpërpjetë në qiell
e
më rrinte mbi shpinë si dhimbje e përhershme
por
unë e doja si
at
që i vogël më kish pranuar nëpër trup
t’i lëvizja lirshëm
tek i
ngjitesha afër majës pak e nga pak
(paçka se nuk nuk ia gjeta dot
folenë e ujkut dhe shpellat e erës)
kur u ngjita mbi lulen e çajit
e kur preka majën e majës atje ku
luleshqerrat hidhnin valle
mali im m’u zëmërua...
unë i kërkova të më tregonte ç’kish pas vetes
e ç’ kish përmbi majë.
mali heshti siç heshtin hyjnitë
e me gojën e heshtjes më tha:
pas meje ka male të tjerë
e sipër meje
ka një varr
“TEMPULLI
I PLEQËRISË”*
Më në
fund e gjeta pyllin
që
kërkoja në Athinë. Nuk pashë
as
shkretëtirë trungjesh të braktisur
as
vjeshtën
të
hynte e të dilte
për
një gjethe të uritur.
Orë e
çast këtu vijnë gjyshër
me
nipër e mbesa pas dore,
Ndoshta
u
tregojnë këtë trung stërgjyshor prej lisi
Që
nëpër
palcen e tharë fsheh
një
gjarpër të frikshëm
*- kështu quhet një pyll në Athinë
ANTIEVOLUCION
Është më e plotë kukulla se njeriu
Më e përsosur se engjëlli
Është kënga e këngëve
ajo vajza e vogël që i kreh flokët e florinjtë
për ta shëtitur me karrocë.
Pastaj vjen kali me urtësinë prej kukulle
Gjarpëri dhe ujku grabitqar
Dhe kjo gjethe vjeshte
Që bije lehtë lehtë pa asnjë psherëtimë
Që kukulla të flerë
qetë... qetë.
( “vorio” – EPIRI )
Pi një
kafe të hidhur
e në
filxhan shoh
një pyll
të prerë
një
hartë të grisur
një
bisht dhelpre të fshehur
e krahë korbash
që dridhen nga kufomat.
* * *
Jugu im bie nga jugu
por fjala ma mori gojën
si orakull i heshtur
përtyp duhan të grirë
dhe ha
mallkimin e fisit.
* * *
Pylli ushqehet me histori shirash
që i ka në kujtesë çdo pemë
edhe e
prerë
edhe e
copëtuar.
KUJTIMET
I vrava
të tëra kujtimet
Që
nga palca e kockës
Gjer
në rrëmb të syrit Milingonat
M’u duk se shpëtova nga hijet
Por fillova të vdisja
dalngadalë. Gjaku m’u ftoh
I mbytur po zhytesha në një lumë të thellë
E asnjë fije kashte nuk gjeta dot
Të kapja dorën. Në çastin e fundit
Thirra përsëri milingonat e dashura
Që kishin shpëtuar nën lëkurë
Hamëni - u thashë - pickomani trupin
Që përsëri të ndjehem
I gjallë.
MERMERI
Në shekuj i mbuluar
Përsipër duron gurë e kodra të tëra
E duron, duron, duron mermeri
Me baltën e rëndë në sy.
Por ai sheh,
ai e di se:
Në mos gur në tempuj a statuja perëndish,
Në mos buste për vasha të bukura
Një ditë,
mbi ballin e tij të lëmuar
Do çelin gërma të arta.
NEPËRKA
PIKALORE
Paske
një nepërkë pikalore
Që
ruan majtas e djathtas cicvave të tua
Që nuk më lë t’i bije pianos
Brinjëve të holla, ah
që nuk e di gjuhën e gjuhës
Ta kaloj kufirin e gjirit,
ah e ah,
që nuk kam dhëmbë të mprehtë
T’ia këput kokën nepërkës
Të flas gjuhën e mollës
E nepërka pikalore të flerë në folezën e vet.
GORRICA
Mars
më mars i tregoja sharrën
I
flisja për një dardhë të ëmbël për dy bisqe
të
rinj e të butë
Dhe
një shami për t’ia lidhur plagën.
Por
Nuk
hante gozhdë gorrica
Gjeth
më gjeth kreshpërohej
Me
inatin e gjëmbit të egër
Drizash
e korbash e gjinkallash
Që
grisnin fytyrën. Pragu i dimrit
kishte
gjuhë tjetër. I ftohtë tehu i sopatës.
Priste.
Gojëhapur oxhaku në vatër
Dhe
ulërima e ujkut pas derës.
STATUJA E LIRISË SIME
Si lypës
me dorë
të shtrirë
e mora
racionin e lirisë
dhe u
ula ne një majë gjëmbi.
Fleta
gjatë me premtimet
faqe më
faqe si me detin
Kur
durimi m’u bë me brirë
u thinj
e u myshk
me duart
e mia
mora pak
qiell, pak det
dhe
ndërtova vetveten
ose
statujën e lirisë.
Një
pulëbardhë prej kripe
në shi
tretet e shkrihet
në
qiellin e ftohtë le shkronja të bardha
pëlcet
e
digjet.
POEZIA
Nëse ti nuk e njeh vrapin e tigrit,
Ata dhjetra diej të ndezur në lëkurën e tij,
Nëse ti nuk ke parë
drerë të vrarë në vrapim thikash e kthetrash,
do të thotë se poezia është duke vdekur.
Nëse ti nuk sheh në rrjedhën e fuqishme të lumit
ku rrëshqasin sytë e tigrit dhe të sorkadhes
si gurë xhevahiri,
atëherë edhe unë
duhet të përtyp
thëngjij të shuar
dhe tigri
të pijë ujë të zi.
PIKËLLIMI I TOKËS
të hidhura çelen lulet e poetit
e syri i jargavanit qan përmbi varre.
shuhet aromat
e të përkohshëm jemi unë e ti.
vetëm bari i thatë nuk ankohet,
të pagoja
rënkimet e pemëve në erë
e psherëtimat mbyti pylli tejpërtej.
paska dhe vargje optimiste
kur zambaku i gushtit
mbi varre
thur kurorë!
KULPRA
U zgjata në ferra e driza
Por erëmirën
Kërcellhollë si nepërka
Dot nuk e këputa.
M’u pleks në trup, m’u mbështoll në grykë,
E më mbyti
Mushkërinë ma shpoi
Parfumi si thika
VIOLINA DHE HARKU…
Violina
me harkun shaluar
Është
një grua seksi
Këndon,
Vajton
e
klith në mijra zëra
Harku
mashkullor
I lodhur
bije
Gjer te tingulli i fundit.
Përsëri violina mbetet e virgjër
E
përsëri pret
Vuan
hesht
Po
gishtat ,
Gishtat
kush i luan?
VARRI I
ZOGUT
Ai e
ka zemrën te krahët
orë e
çast
ndërton
skelete të reja fluturimi
dhe
nuk i dihet as gjethja e gjumit
As
pllaka e varrit
kish
një brengë
Që ia dogji gushën
E diku mbeti si tingull Si një pikë diell
Që
shuhet e shuhet e shuhet
Shpirt
i pushtë me pupla mëndafshi
Më
kot ta kërkova varrin në tokë
S’t’i gjeta dot ato pesë kocka të holla pentagrami
hapur si partiturë cicërimash
në ajër
FËMIJËRIA IME
Kalorës i vogël me sy të blertë
fëmijëria ime
Me frerët e kalit lëshuar në erë
Fëmijëria ime
Malin e kapërceja me hap
Harabelat i kapja në erë
Pija zjarre
Haja diell me okë
Këputja yje si kumbulla
Dhe i fikja me frymë.
Pastaj , befas u rrita
Nuk e shikoja shiun Nuk
e kapja dot erën me dorë
Kalova nëpër heshtje fushash të
urta
Dhe humba.
KËNGA E GJARPËRIT
(poemth)
Gjarpëri
më puth në gojë
me
gjuhën dyfishe pëshpërit :
“Grisi
ato që ke shkruar, trego të vërtetën
që zvarriset nëper shkurre e
plehra,
përdhe.
…Leri zogjtë
dhe yjet
dhe shenjtorët
dhe gjethnajat,
këtë botë e drejtoj unë
me pika
helmi e zbukuroj,
e stërpik.
…Ulu në lajthishtet e mia
ku
gjinkalla gris fytyrën
ku gjethet marrin flakë
e krojet këndojnë…
Mëso të shkruash si unë
këmisha ime fëshfërin në çdo stinë
tek rreshqas nëper
bar e nëper fletë…
Në vjeshtë, kur digjet bliri kuqërrues,
bije në gjumë, mbështillem me vetveten
e përgatis një pikë helm në
gjëmbin e
trendafilit.
Bukuroshet t’i puth në buzë…
…Askush s’e ka shkruar dramën time të vjetër,
që kur nisi botë e mishit.
Kryeëngjëll isha në qiell
Por s’më la mallkimi hipokrit…
Adamit i tregova shalët e Evës
mjaltin që i gufonte në gjinj…
…
Grisi të gjitha e shkruaj
për helmin e lotit
për një
poet te vertete si une
që zvarriset me koken në baltë.”
PIRRO
LOLI
Tirane,
prill 2012