Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E merkure, 11.04.2012, 06:19 PM
Neki
Lulaj
LULET E
SHPIRTIT
Portretin
e Atdheut
Ta ruajmë
në zemër
Ta rrisim
e stolisim
Duke i
shtuar bukurinë
Me buzëqeshje...
Për
thesarët e praruar
Në folenë
e tij
Të shkrihemi
Në grykë krateri
Me guxim
e trimëri
Ta mbrojmë
Atë bukuri
Të rrallë…
Ta
shkrijmë
Me pika
loti
Çelikun
E me shkëndijat
E gjakut
të bekuar
T’i
ujisim
Lulet e
shpirtit.
SHEKUJ
DRITE
Një shekull
drite
Me mall e
dashuri
E ushqyem
jetën
E kurrë s’u
ndalëm
Me fijet
e jetës
Duke i përcjellë
Gjeneratat
Nëpër
stinë
E mote.
E kurrë su
ndalëm
Kush e përjetoi
Me gjatë se
ne
Gjerdanin
e vuajtjeve
Kush i
endi
Fijet e
ngatërruara
Të jetës
Nëpër
mote
E shekuj.
E kurrë su
ndalëm
Vetëm për
këtë
Durim të pandalshëm
Në e deshëm
jetën
Marrëzisht
U
dashuruam Ty
Duke të dashur
Zemrën e
shpirtin
Ta falëm!
KRENARIA
Krenaria
nuk e djeg
Shpirtin
bujar
Ndërron
stinët
Dimrin e
tërbuar
Me furtunë
e acar
E kthen në
pranverë
Me lule e
behar.
Shtrydhjen
e shpirtit
Krenaria
e mban
Jeta bëhet
Herë tunel
pa drita
E herë
Kanal i
thellë
Herë lendinë
Lule mijëra
ngjyrash
E herë shend
e verë
Dhe
parajsë.
Shpërthimin
E
ndjenjave të shpirtit
Krenaria
e mban gjallë
Kurrë s’i
kam mallkuar stinët
Se ato me
vete bartin
Koloritin
e jetës
Melodinë e
këngës
Bukurinë e
zogjëve shtegtarë
Edhe
mallin e thyer
Me
ngjarje e data.
Shtjellën
e shpirtit
Krenaria
e mban gjallë
Kullat
kanë ruajtur
Besë, nam
e fjalë
Kalatë e
dijes
Bedenat e
shekujve
Baladat e
thurrura
Vetëtimë për
mjeranë
Halë për
tiranë.
Shtrydhjen
e shpirtit
Krenaria
e mban gjallë
Stinët
dinë ta shërojnë
Shpirtin
e djegur
Nëpër kohë
të krisura
E mote
dhe breza.
JAM
Jam në vendlindje
Në parajsën
e shpirtit
Nën
qiellin e Dukagjinit
Mbi Yllin
e Kurbinit Krenar
Jam n´mes
aromë lulesh
Ku dikur
mora hapin
N´mes dy
varreve
Të më të dashurve
Që jetim
më lanë
I ngratë e
krenar.
Eci mbi këtë
tokë të praruar
Dekada
jete qeparisa e lule
Që t’i
nderoj të dashurit
Zemër e
lule së bashku
Bukuri e
bekuar.
Vargu ma
këput shpirtin
Fjala më ngel
në fyt
Puth tokën
e fëmijërisë
Brumin e
shpirtit o mik
Krenari e
dehur
Me ngazëllimin
e miqësisë.
Me mall
nga mërgimi
Fjalët
janë lule shpirti pa aromë
Gotën
plot dhe e mora
Ta ruaj
me fanatzëm
Në muzeun
e Krenarisë.
MOS
Mos m’i
ndiq ëndërrat
Se janë heshtja
ime
I kam
fshehur në shpirt
Herë flasin
bashkë
Herë rrinë
bashkë e veçmas
E prap
janë bashkë
Në shqetësime
e gëzime
Bashkë.