Kulturë
Skënder R. Hoxha: Udhëkryqet e Fatamorganës
E marte, 10.04.2012, 04:15 PM
Skënder
R. Hoxha
UDHËKRYQET
E FATAMORGANËS*
1.
Në
Kështjellën e Mjerimit
Pas
Përndjekjes Biblike
Erdhi
Kthimi Biblik
Fluturim
shqiponjash i trazuar
Raca Ime
e Moçme
Nga praku
i vdekjes
Në vdekje
të thellë
Anije e
shkatërruar stuhish
Pa vela
në humnera detesh
E gryka
lumenjsh
Si
kameleon ecën
Nëpër
tokën Arbërore të parrafshtë
Me erë
gjaku me erë shkrumbi
Zogjtë e
mi të mbetur veç gjallë!...
2.
Zogjtë e
mi të mbetur veç gjallë
Deng
kujtimesh të hidhura
Për të
kaluaren thatanike
Më dalin
përpara më dremisin
Si ëndërr
e trishtueshme…
Engjëjt
le të zbresin
Le të
shpalojnë varre
Le të
mbledhin eshtra
Te të
mbledhin emra
S’di a do
të kemi qirinj
T’ua
ndezim nga një te kryet
Në vend
të Uratës!...
3.
Në vend
të Uratës
Parmakët
e guacës janë çelur
Paksa për
të zbardhur
Udhëkryqet
e Fatamorganës
Përkëdhelje
ankthesh
Nga
dritare e vogël
Shoh
matematkën e të panjohurave
I droj të
ardhmes së gjymtuar
Mbi
abazhure tavolinash
Nuk
guxojmë të flemë
Natën
ditën kujdes
Se për
Lirinë Atdheun
Orë e
harresës nuk vlen!...
4.
Orë e
harresës nuk vlen
Për të
gjykuar dënuar
Kalin e
Trojës kolaboracionistët
Këlyshët
e Judës korin e korbave
Pseudohistorianët
renegatët
Poltronët
servilët qyqarët
Pakurrizorët
çanakëlëpirësit
Të
përkëdhelurit dyfytyrëshat
Ata që
shitën shpirtin gjakun
Dhe në
orët më të liga
Kalëruan
shpinëkthyer atdheut!...
5.
Kalëruan
shpinëkthyer atdheut
Hije të
zeza largimi
Me
buzëqeshje të fëlliqura
Kafshuan
si terri
Rrëmihën
Nëpër
madhështinë e Themeleve Tona
Mallkimi
atdhetar është pak për ta
Në gjykim
dënim mortor
Vargu im
është vrasës i tyre
Asnjë
rrugë s’i çon në amshim
Tradhtarët
as varr nuk kanë
Dhe
coffin në Sy të Pranverës…
6.
Dhe cofin
në Sy të Pranverës
Kur
Dielli i lodhur rrezon ugarët
Kur
pikëllim imi i plakur
Ngadalë
Pëllumbat
zogjtë pulëbardhat
Të
kapitur harruar fluturimin
Bëjnë
marshimin pas mjegullës
Kur nga
shkëlqim i ngrirë horizonti
Shoh si
silueta tek përkunden
Fije të
holla Shpresëlirie…
7.
Fije të
holla Shpresëlirie
Lëshojnë
rreze mbi fjalën zjarr
Të
Kushtrimit Atdhetar
Që nga
zemër
Pushkë
prijetarësh dridhi
armikun
falangat e zeza
dhe
Perëndimi herri ndërgjegjen e vet
për hilet
që m’i bëri deri dje
në
Rrugëgjatën Time të Thinjur
ninullë e
Ëndërrmadhes së Përgjakur
me
shtërzime Agu do të rritet
Fije të
holla Shpresëlirie
Shkrepin
në Tokë të harruar
Fosile
skelete që flasin shqip…
( *
Poema “Udhëkryqet e Fatamorganës” u shkrua në fundgusht – fillimshtator 1999,
në Pejë.)