E marte, 15.10.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Koncerti “Edhe pak 100 vjet”, sipari i një nisme të bukur

E diele, 25.03.2012, 01:28 PM


Koncerti “Edhe pak 100 vjet”, flasin: Gëzim Kruja, Zyliha Miloti, Ismet Peja, Valbona Halili, Bujar Qamili dhe Fran Babaj

Albert ZHOLI

Me rastin e 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Shoqëria Kulturore Artistike, “Jehona e Shkodrës”, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve organizon në TOB, koncertin e madh “Edhe pak 100 vjet” Në këtë koncert me producent Xhelal Halilin, marrin pjesë, humoristë, këngëtarë nga Shkodra, por edhe nga Tirana. Po si është mirëpritur koncerti “Edhe pak 100 vjet”?

Gëzim Kruja (Mjeshtër i Madh)

Ftesa që më bëri Producenti z. Xhelal Halili, ishte për mua një befasi. Bëhet fjalë për “Edhe pak 100 vjet”. Pra, dhe pak muaj na ndajnë nga Festa e Flamurit, e Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Është një nder i madh për të gjithë ne që marrim pjesë në këtë koncert. Z. Fran Babaj që është Drejtor Artistik ka bërë një skenar dinjitoz që i përshtatet më së miri temës që trajtojmë.

Zyliha Miloti (Mjeshtër i Madh)

Të marrësh pjesë në një koncert të tillë është një ngjarje në jetën e një artisti. Është momenti më i mirë që Shoqëria “Jehona e Shkodrës” të marrë këtë nismë me karakter kombëtar. Personalisht ndihem krenare që marr pjesë në këtë event kaq të bukur dhe të ideuar me mjeshtëri.

Ismet Peja (Kosovë)

Kur z. Xhelal Halili më lajmëroi për këtë aktivitet me përmasa Kombëtare u ndjeva shumë i vlerësuar. Gjithmonë e kam pasur dëshirën për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë Unë jam shqiptar dhe jam krenar që jam i tillë. Dhe pse lindur dhe rritur në Kosovë, gjaku im është arbëror është nga toka e shenjtë shqiptare. Asnjëherë se kam ndarë veten nga Shqipëria. Në Kosovë këndohen shumë këngë për Ditën e Flamurit, kosovarët kanë qenë dhe janë pjesë e trungut të shqipes. 28 Nëntori i vitit 1912 për ne në Kosovë është historik.

Valbona Halili

Koncerti “Edhe pak 100 vjet” për mua është i një rëndësie të veçantë. Pjesëmarrja në këtë event është një privilegj dhe mendoj se ne do ta justifikojmë këtë pjesëmarrje, aq më tepër që në këtë koncert do të marrin pjesë aktorë dhe këngëtarë që kanë shumë emër.

Bujar Qamili (Mjeshtër i Madh)

Shumë festa kalojnë dhe në heshtje, por kjo festë të ngjall shumë entuziazëm dhe krenari. Një shekull Pavarësi s’është shumë, por dhe jo pak për një vend i vogël si i yni, i cili është bërë shesh betejash.

Xhavid Dedej

Kjo pjesëmarrje në këtë koncert për mua është një nder dhe vlerësim. Unë kam shkuar në shumë koncerte brenda dhe jashtë atdheut, por për këtë  koncert  kam vlerësimin maksimal.

Fran Babaj  (Drejtor Artistik, skenarist)

Kur z.Xhelal Halili producent i aktivitetit më besoi skenarin u ndjeva para një përgjegjësie shumë të madhe, por edhe përpara një gëzimi shumë të madh. Që atë ditë fillova të punoj. Për këtë koncert përgjegjësia është shumë e madhe për shumë arsye ku unë midis të tjerave do të përmend: Flitet për 100- vjetorin e Pavarësisë ngjarjes më historike të kombit tonë. Skenarin e kam përpunuar disa herë dhe tani them se jam në hapat e fundit. Mendoj se kam arritur atë çka kam dëshiruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora