Kulturë
Kadri Mani: Halit Barani një veprimtar
E premte, 23.03.2012, 08:58 PM
Kadri Mani
Halit Barani një veprimtar
12.12.1951, nga Klinë të Epërme
O tek len dielli-o e praron-o hana
Halit Baran-o ma nuk-o ban nana!
“O jam nga Klina-o një drenicak-e
O s’më kishte hije t’bëhem frikacak-e!”
Artist teatri-o as pashë as agë-e
O po arrinë-o deri-o në Hagë-e!
O si i vogël-o që i grahte viçit
Me thupër thane-o Millosheviçit!
O po çudite-o bre krejt-o nahia
Pse i damtove-o bre trojet e mia!?
O nuk jam ardhur këtu-o pa sebep-e
Por me të tregua se je mendjeakrep-e!
Njai Halit Barani-o një veprimtar
Shumë e mençur-o mendëve zarar!
Autorit librit “Tmerri i dokumentuar”
O syshigjetës asgjë s’i ka-o shpëtuar!
O Kryetar-o për të drejta njerëzore
Halit Barani-o mbledh “Fakte e data”
kur t’vijë koha- o të japë-o mandata!
Një dëshmi e periudhës-o historike
O për alarm-o të gjendjes autentike!
Sfida shumëfarëshe-o dhe akuzuese
Trysni t’ndryshme-o shkombëtarizuese”
Për likuidimin-o dhe shfarosjen e tyre
Ashtë përdorë dhunë e çfarëdo mënxyre!
O kronikë ngjarjesh-o dramatike
Paskan ndodh në Shqipërinë etnike!
Radhitje permbajtësore e kronologjike
O për ta bërë zonjë-o Shqipërinë etnike!
Ai ishte që shkeli kufijtë e tragjedisë
O për t’ia kthyer-o lavdinë Shqiprisë!
Ai ndonëse relativish i ri një 50-vjeçar
Punëve shtetëformuese-o po iu hynte mbarë!
Ky qe Halit Berani më i mrehti vëzhguesi
O dhe në skenë doli vetë sundues-drejtuesi!
"36 kufoma me këto duar vetë i kam varrosë-e
Zemra flakë më qitte e shpirti-o m’u ka sosë!-e”
O tregon Haliti-o me za
O shihet qartë se sa-o ashtë përpjekur!
O shënonte skena e filmonte me kamera
Por si Ivan Goran Kovaçiqi-o te Humnera!
Kjo duket të jetë ngjarje e përjetuar rëndë-e
Tek shohim Halitin t’djerësitur kokë e këmbë-e!