Kulturë
Cikël poezish nga Neki Lulaj
E merkure, 21.03.2012, 07:36 PM
Neki Lulaj
MONOLOG
Me gjakun e të përsekutuarve
U shkruan emrat
E atyre që na mungojnë.
Piramidat
E eshtrave nëpër arkiva
U futën në arkat e kujtesës
E armiku i groposi thellë ne tokë
Për t’ua uhdukur gjurmët.
Heshtja bluante urrejtjen si
Misrin në mullirin e erës
E mllefi rritej si murizi në bjeshkë
Durimi me dhëmbët e shtrënguar
E buzët e përgjakura
Asgjë s’i falte harresës.
Kujtesa kurrë nuk i shleu
Engjëjt që na i zhdukën
Pa gjurmë e pa nishan.
Zemrat si pasqyrë e thyer
Si tokë e çarë
Rrisnin katet e hasmërisë
Shkallëve deri në qiell
Mbi krahët e henës…
Vuajtjet thelloheshin si prroskat e malore
E urrejtja rritej si lumenjtë në pranverë.
Kujtesa ngjitej shkëmbijve përpjetë
Ilaçet kurrë nuk na i shëruan
Plagët e pa reshkura.
Gurët e rëndë
Mbi ballin e vuajtjeve
Toka thithte frushkuj gjaku
Kufomat e varrosura tinëzisht
I bën rrafsh me tokë
I mbollën trungjet e vuajtjeve
Si do drunj halorë.
Qau druri e mali dhe qielli e toka
Kurrë nuk u pajtuan
Me gjakpirës e vrasës
Me kameleonë
Me kanibalë e tradhtarë.
KËMISHA
Këmishën e prerë
Pa kopsa
Na e veshën me dhunë
E ne
Muk e deshëm
Se patëm jatagana
Qyrka e kobure
E plisa të bardhë
Dhe shokën plot
Duke u zgërdhirë
Bënë dasmë të mallkuarit
U puthën gjithë natën
Me gotat e akloholit
Si lugetër e pollën kobin
E albanofobisë.
Tradhtisë
Kurrë ndera nuk i takon
Dora që nënshkruan
Me sharrë në zemër
E në gjirin e vet fut
Gacat e ndezura
Nga krateri i vullkanit Ilirian
Mburrojë e historisë
Mësuesje e jetës
Testamentin laton.
Nga ashklat e zemrës
Diçka mallkon
Eshtrat lëvizin
Tokën e praruar
Nga thellësia
Diçka kumbon
Mos luani me gjakun
Se flaka e mallkimit
Ju përvëlon!
DIKUR
Mbi kodrën e thatë
Në vendlindje
Dikurë kishte pasë rënë
Ylli polar
Çudi të paparë
Kish pas bërë dikurë.
E bukura e fshatit
Kishte pas veshë
Vellon e nusërisë
E ishte katrithë
Kodrës përpjetë
E u kthye
Me unazën në gisht
Në shoqëri
Me mbretin Longar.
E po dasëm të madhe
Bënë trojet
Zjarri i lashtë u rindez
Plisat e bardhë shkëlqenin
Kënga e djemve e vajzave
E nuseve
Dhe e burrave plot tre javë
Fusha kodra lugje e pyje i ushqeu.
Krejt fisi vlonte nga gëzimi
Jeta u ngjall përsëri
Zemrat e bekuara nga Zoti
Rikthyen gëzimin mbi trojet e Arbërit
E jetën e përtërinë
Duke na e rikthyer dashurinë.
MAHNITJE
Hej moj
Simfoni e pa mbaruar
Kitarë e penë në dorë
Shtizë flamuri për krushqit
E dasmave tridhjetë vjeçare
Që sonte tentonin të çmallen
Me ju
Ju që me ata dikurë
E ngjynit kripën
Mbi gazetat e kohës
Dhe bashkë e farkonit
Fatin e Atdheut
Në ilegalitet
Tri roje në pararojë.
Thirrëm shumë krushq
Te shtrati i mirëkuptimit
Të çmallemi me pavdeksinë tuaj
Trinom atdhedashurie
Nderi i kombit përjetë
Lule të pa vyshkura
Biletë Pavarësie
Janarëve të përflakur
Të borës së skuqur
Me fanarë lirie.
Korbat grabitqarë
Hutat parazitët lakuriqët
Lugetërit argatët e natës
Përbindëshit
Na e mbyllën
Portën e konakut
Bënë „nderë“
E bënë puç…
Por Dasmën kurrë
S´na e zhbënë
Mbi idealet e ndritura
Flakë e janarit
Pjesë e pavdekshme
Zemër shqiptarie
Dritë ardhmërie.
Bacë
Ata nuk ju zhburrëruan juve
Por treguan satrapsinë e vet
Teli i skuqur i kitarës
U këputë për një çast
Gjëmoi dhimbje shqiptarie
E Nënë Ajshja më thirri
Nga Duboviku
Bir ruaju nga armiku
Pikëllimin munde me kranari
Se prej korbave të zi e të kuq
Gjë të mirë nuk pret.