Kulturë
Luan Topçiu: Një magjistar i fjalës dhe triumfi i pafajësisë
E merkure, 21.03.2012, 07:22 PM
Një magjistar i fjalës dhe triumfi i pafajësisë
(Nicolae Grigore M?r??anu, Triumfi i pafajësisë, Përktheu Baki Ymeri, Grai ?i Suflet – Cultura Na?ional?, Bukuresht, 2012)
Nga Dr. Luan Topçiu
‘’Ta tërheqish lumin mbi trup/ porsi një këmishë/ të ndjesh se derdhesh mbi brigje/ plagën e trupit ta shpërlash/ me lotin e derdhjes sate”. Ky është mesazhi i artit të një poeti të madh të lumit, siç ka qenë në esencë i pagëzuar nga kritika e specialitetit, nga miqtë dhe lexuesit e vet, Nicolae Grigore M?r??anu. Ngjashmërisht me një lumë që e tërheq rrjedhën nga dhjetra burime e përrenj, poeti tubon në vetvete ndjenjat dhe virtytet e popullit të vet, dhe u jep zë përmes shprehjes poetike. Është këmisha që e vesh përmbi shpirtin e robëruar nga kënga dhe, por tejmbushur me konfluencën e dashurive të pangopshme, derdhet përmbi brigjet e botës, për t’ia shpërlarë plagët me rrjedhen e lotit të vet. Një perkufim i shkelqer i Poetit, i misionit dhe mesazhit të tij mbi tokë. Ja se ç’na nxiti të shprehemi për poezinë e këtij poeti origjinal, te mbiquajtur në hapsirën e tij gjeografike dhe shpirtërore, mitologjike dhe metafizike: poet i lumit. „M?r??anu, thekson një kritik rumun, laureat i cmimit Herderi ne letersi, ka pronësinë e tij letrare që ndërlidhet me toposin akuatik, të cilin vetëm ai ka ditur ta individualizojë dhe transferojë në tekstik poetik. (Marin Mincu, 2003) M?r??anu, ploteson në të njëjtin vit, kritiku dhe historiani letrar Teodor Vârgolici, ka inauguruar në lirikën rumune një koordonatë, një vizion të panjohur, duke eksploruar universin ujesor, me instrumente shprehjesh origjinale.
Regjistri i pasur lirik është i gërshetuar me jehona simboliste, intervenime protestatare dhe inkursione në zhargonin specifik të portit në portat e Orientit. Porti në portat e Orientit është Braila, në brigjet e së cilës u lind më 6 dhjetor 1937, poeti. Një argument me shume për ne shqiptarët, për ta lexuar në gjuhën shqipe, përmes përkthimit besnik të poetit dhe përkthyesit të talentuar Baki Ymeri eshte se në Brailë ka jetuar dhe vepruar Naum Veqilharxhi, ideologu i Rilindjes sone Kombetare autori që ka hartuar abetaren e parë të gjuhës shqipe. Theksova se poeti identifikohet aq shumë me lumin, në brigjet e të cilit ka lindur, saqë pasi e vesh në trup si një këmishë, ia huazon shëmbëlltyrën, duke u përkulur të pijë nga lumi, duke ia parë fytyrën në thellësi, duke u trembur dhe duke u tërhequr, dhe „përsëri u përkula të pij nga lumi/ dhe përsëri ia pashë shëmbëlltyrën/ në pasqyrën e madhe të ujit/ që më bënte shenjë të afrohem./ U afrova/ dhe fytyra e lumit/ që ish vetë fytyra ime/ më foli...”. Bashkëshkrirje e mahnitshme vizualisht, poeti duke qenë madje vetë lumi dhe lumi duke qenë vetë poeti. Ngjet si në Euharistie, kur përmbajtja bën trup të përbashkët me përmabjtësin dhe shndërrohet në fytyrë/trup. Por të jesh restriktiv do të thotë të pohosh se tematika e poezisë së Nicolae Grigore M?r??anut nuk i referohet vetëm poezisë së lumit.
Ka dhe tjera etapa te rendesishme në ngrehinën e tij poetike, të dekaluara tashmë nga kritika letrare e Rumanisë. Kështusoj, kritiku Florentin Popescu vëren tre drejtime në poezinë e M?r?r?anut: „Autori, ka tre drejtime ndaj të cilave rrahin flatrat e frymëzimit të tij. Të parin e përfaqëson befasia e përmendur e hapsirës së famshme të vendlindjes (Braila me moçalet dhe me Ishullin e saj të madh), i dyti është drama e çrrënjëzimit dhe tëhuajësimit në qytetin e madh, dhe në fund, e treta synon aspiratën ndaj shëlbimit dhe zgjidhjes së misterve transhedentale. Kështusoj thënë, autori krijon një poezi të shenjtërisë – fryt i përvojave të jetës.” Janë të shumta poemat që flasin për këtë çrrënjëzim, por neve na vjen në mëndje tani fakti se si një qen i bardhë rend nëpër qytet: “Rroftë qytetërimi, bërtas./ Elegjia e vrapit të shpëtuar nga duart/ apo distanca ndërmjet meje dhe lepurit”, disa nga to duke qenë të paraqitura edhe në kontekstin e këtyre shqipërimeve.
Në poemën e parë nga të përmendurat, poeti krahasohet me një qen mali që është degdisur në metropolin e madh, duke rendur i çorientuar ndërmjet vërshimës së limuzinave dhe sirenave të tyre, dhe i cili më në fund do të mbarojë nën rrotat e vrapit të civilizuar, dhe në shtjellën e dritave përmes mjegullës së rrugëve, “dhe gjithçka është një provokim i madh/.../ me njërin sy në qiell, dhe me shpirtin në natë”. Një dramatizëm instalohet dalngadalë në poezinë e M?r??anut, jo i afishuar, por i pëshpëritur ngaherë; një fërgëllimë droje ateron thuajse në permamencë në trojet e qenësisë poetike, që atëherë kur një zë bërtet nga pas, por vetëm kur e kthen kryet të shikosh se cili të thërret, nuk sheh veçse askend dhe fërgëllimën që zgjerohet; apo kur atëherë kur dikush (një zë) të kërkon në telefon, por kur e hap receptorin nuk dëgjon askend, dhe fërgëllima e frikës përsëri zhytet në thellësi, ndërsa ti mbetesh me përshtypjen gjoja se ishte vesi yt për të ndezur shqetesime „dhe mendova/ se je kthyher nga lëndinat/ e Skëterrës apo nga Parajsa/.../ prita të tingëllojë sërish/ por nuk tingëlloi/ por zëri vazhdonte/ ta shumëfishojë jehonën në memroje/ porsi në lumin ku e hedh/ gurin/ dhe rrathët koncentrikë shumëfishohen/ derisa përplasen për bregu/.../ ndërsa zëri/ persiston si një morganë/ në lazdërim hiperbolik.”
Lënda poetike bëhet gjithnjë e më inkadeshente, kurse flaka e saj nuk djeg, por përsoset gjatë një rruge të gjatë të shpëtimit, depërton në një breg të gjatë të shenjtërisë, një drejtim tjetër madhor i poezisë që po e trajtojmë. Ideja e shëlbimit, e përsosjes dhe përfundimisht e shpëtimit përmes poezisë zotëron në mendimin poetik të Nicolae Grigore M?r??anut. Në një ese të botuar në revistën Literatorul (Transferimi i qenies dhe bekimi përmes poezisë), poeti thekson se shkruan për të mbrojtur brishtësnë e qenies, se shkruan për të patur një balsam me të cilin do ta shërojë dëshprimin kur është i mundur nga padrejtësitë e jetës, shkruan duke shpresuar se për një kohë do të mund ta shpëtojë jo trupin, por atë qenie që nuk duket në të, dhe se shkruan se përmes aktit të shkrimt të nxjerrë në dritë, madje dritën e tij, aq sa është.
Prej tani e tutje poezia bëhet ajo që është në esencë: lutje, ekstazë, porsi vaji që derdh logosin buzëve të mia, porsi vaji që kullon mjaltin e zanoreve drejt amzës së vjershës së palindur, kur poema e kërkon vetveten, dhe nuk gjendet, edhepse flaka e saj është (Ekstaza e poemës së palindur). Apo se në këtë Ekstazë të lotit, tashmë frytet e shpirtit janë ekstazë, ushqim i thatë para gjumit, kur duke u lutur, logosi topitet, dhe ajo që ngjitet në qiej „është vetë gjendja e dashurisë së fjalës”. Vetvetja gjendet në ekstazë, thote poeti, sipas të cilit, kjo është një shkallë ndaj teje, është gjakimi që i shtrin flatrat, duke e mundur gravitetin „e materjes që jam”. E përmbyllim me këtë lutje/ekstazë ngase sa lexuesi, po aq edhe komentuesi, e ndjejnë se „logosi shkrihet dhe ajo që ngjitet në qiej është vetëm gjendja e dashurisë dhe e fjalës”. Ja pra një nga poemat më të frymëzuara të kësaj vepre, e rikënduar në gjuhën shqipe me besnikëri dhe mjeshtëri artistike, nga poeti i dritës, Baki Ymeri. Mirëseerdhe në gjuhën shqipe, Zoti M?r??anu”! (Dr. Luan Topciu)
REFERENCA KRITIKE
Hap në horizont apo në muzg, notim mbi maja tymi, zogu flamingo, çafka të kaltërta dhe “zilja e vetmisë në fyt”. Dhe “malli që dridhet deri në esence”. Sot duke ta lexuar librin, qesh përsëri në Mërashu, atje ku ti I ke shkruar poemat më të vetëtimta për pavdekësi, të cilat i ka imagjinuar dikurë një njeri moçaleve. (F?nu? Neagu, 1983)
Te M?r??anu, përfaqësimet poetike janë real mitologjike – nëse mund të thuhet kështu; janë siç do të thotë vetë poeti më vonë, me një termin të inspiruar “do mito/shenja”; shkurtimisht janë sacro/profane, nuk bëjnë pjesë nga një sistem simbolik, nuk gërshetojnë domethënie tejmatanë tyre, por vetëprezantohen në kohën kur realisht janë, përmes një ndërlidhjeje totale ndërmjet planit ontologjik dhe atij të shenjës. Mendojmë se kjo është ana më rezistente e kontributit poetik që i përket Nicolae Grigore M?r??anut, intuita e tij e gjallë, neomoderne dhe ekspresive. Madje, edhe gjendjet psikike janë aglutinante, asnjëherë monopolare, duke u përmbajtur nga “mbretëritë” antietike: fenomenologjia e ekzistencës dhe poezisë njeh një “fluturues të përkohshëm”, gjthçka duke qenë në “shembje”, gëzimi duke kaluar pa paralajmërim në dëshprim të plotë – dhe, megjithatë, besimi triumfon, ngase njerëzit kanë në gjak paradoksin ekzistencial tashmë të asimiluar: ata e dine se “bregu i detit ringjallet”, dhe se nga dëshprimi përfitohen “brigjet e dashurisë”. (?tefania Mincu)
Rikonsiderimi permanent i realitetit, përmes një shkëputjeje të përsosur, ndikon që tekstet e Mërëshanut mos ta mërzisin pothuajse kurrë lexuesin. Përveç kësaj, siç qe vërejtur edhe në poemat e cituara, përveç “vënies në kornizë” të nga ndonjë fragmenti të jetës, poeti realizon edhe një potencim të do kuptimeve latente. Ai arrin të theksojë disa karakteristika të veçanta të tabllosë përmes tushave të trasha, thuajse pa finesë, që janë prezantuar nga poeti në mënyrë inteligjente, si një dëshmi e autencitetit dhe burrërisë. Kjo formulë ia siguron çelësin në realitet dhe i konferon cilësinë e një autori të suksesshëm, librat e të cilit jo vetëm që botohen, si në rastin e të tjerëve, por edhe lexohen. (Al. ?tef?nescu).
Autori, me rrënjë të fuqishme në hapsirën braileane, të esencës ballkanike, duke e ditur se ka kaluar koha e rapsodëve, reaktualizon paradigmën e poezisë seksualizante, shumëkuptimëshe, melankolike, pitoreske. Strukturalisht – një tjetërlloj “ars amandi”, e guximshme dhe me një rezolucion individual, në një botë të restrikcioneve, principeve dhe cenzurave të fshehta. Nikolae Mërëshanu të befason me shkathtësinë e rrallë për të përfshirë një botë pitoreske dhe fabuloze, të një vitaliteti lirik vërshimtar dhe ngazëllimtar. Zhdërvjelltësia e simuluar mbulon një rafinament special, një shkencë e ëmbël e krijimit, një modalitet ludik për të gërshetuar instinktualen në virtuozitet artistik, si dhe themeli “ballkanik” i proteizmit të “shthurrur” në të gjitha pikëshikimet. (Aureliu Goci).
Kemi bindjen se përmes anës më të dendur e më të thellë të saj, kjo antologji sjell në beletristikën tonë komponentën lirike të hapsirës së përmendur, përmes një serë tekstesh jo vetëm bindëse, por edhe të mbajtura mend, ngase Mërëshanu është një poet i vërtetë, i një damari të fuqishëm, te i cili ritmet e brendshme dhe metaforat, idetë dhe sentimentet, janë në një tërësi të lindura, duke mos patur asgjë artificiale „në krahasim me antologjitë e ngjashme”, ky poet nuk përsëritet nga njëri vëllim në tjetrin, me çdo libër duke prurë nga një risi. Risi sa i përket tematikës, por edhe këndit të trajtimit të ideve. Autori, ka tre drejtime ndaj të cilave rrahin flatrat e frymëzimit të tij. Të parin e përfaqëson befasia e përmendur e hapsirës së famshme të vendlindjes (Braila me baltërat dhe me Ishullin e saj të madh), i dyti është drama e çrrënjëzimit dhe tëhuajësimit në qytetin e madh, dhe në fund, e treta synon aspiratën ndaj shëlbimit dhe zgjidhjes së misterve transçedentale, kështusoj thënë, autori krijon një poezi të shenjtërisë – fryt i përvojave të jetës.” (Florentin Popescu).
I ndodhur në lartësinë e maturitetit të plotë, Nicolae Grigore Mërëshanu bëhet i dëgjuar në peisazhin e lirikës aktuale, jo si një zë i prekur nga vibracionet e thella dhe origjinale. Krijimtaria e tij qëndron larg asaj për të qenë e heshtur, e huaj dhe e tëhuajësuar ndaj atij konfrontimi (të dëshpruar, siç e quante Camus), ndërmjet interogacionit human dhe heshtjes së madhe të botës. Ajo që ndikon që të vërtetat e saj, gjithmonë të rënda, mos të dalin megjithatë nga meditimi i hirit të vdekshëm, por nga një mnditim i gjallë, i ndodhur në forcën e plotë të kuptimit. Duke e afruar, në të njëjtin entitet ekspresiv, kosmos, tokë, qiej e ujëra, yje dhe zogj, njerëz e hyjni, ato të dukshmet dhe sidomos ato që s’do t’i dhurohen kurrë shikimit, kjo poezi mund të na sjellë në dritën e mugët të tingullit qenësor. (Dan Anghelescu)
Nikolae Grigore Mërëshanu është poeti më i njohur rumun që ndodhet në portat e Orientit, origjinal dhe modern si vokabular dhe stil, substancë dhe vizion. Lumi i poezisë së tij tenton të arrijë në ujërat Mediterane dhe tejmatanë tyre, duke synuar të bëhet një pikë ndërmjet poezisë rumune dhe haspisrës mesdhetare, i ngarkuar me qartësi, vërtetësi, aventurë dhe ëndërr. (Nicolae Ungureanu)
Autori ka pronësinë e tij letrare që ndërlidhet me toposin akvatik, të cilin vetëm ai ka ditur ta individualizojë dhe transferojë në tekstik poetik. (Marin Mincu).
eroziunea erelor,
BOX
BIOBIBLIOGRAFI
Nikolae Grigore Mërëshanu ësht poet, eseist, gazetar dhe organizator festivalesh. U lind më 6 dhjetor 1937, në komunën Mërashu, Braila. Pas absolimit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetit të Jashit, bëhet korrespondent shtypi për rrethin e Brailës, duke qenë shef seksioni, redaktor, kryeredaktor i një gazete lokale, zëvendëskryeredaktor i revistës Flac?ra, ku boton reportazhe, anketa sociale, intervista. Më 1990 zgjidhet drejtor ekzekutiv i Fondacionit Evropian për Edukatë dhe Kulturë Ekologjike. Së bashku me poetin Toma George Maiorescu (shkrimtar rumun me prejardhje hebraike, autor i antologjisë së parë shqipe në gjuhën rumune), themelon revistën për kulturë ekologjike ECO (kryeredaktor), pastaj revistat Eco Magazine dhe Ecosofia. Më 1991 është kryeredaktor i gazetës Viitorul Românesc, ndërsa më vonë (1992-94) punon në redaksinë e revistës Parlamenti (shef seksioni), pas së cilës praktikon avokaturën në Baroun Bukuresht. Ndërmjet viteve 1994-98 është ekspert parlamentar në Dhomën e Deputetëve, ndërsa nga viti 1998 praktikon avokaturën në kabinetin e tij. Që nga viti 2003 është redaktor i revistës Literatorul. Anëtar i Lidhje së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i një serë shoqatash akademike, gazetare etj. Ka botuar mbi 3.000 artikuj, si gazetar, dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për afirmimin e poezisë shqipe në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Brailës (2010). Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si anglisht, hungarisht, indisht, maqedonisht, bullgarisht, serbisht, shqip, frëngjisht. Bibliografi lirike: Ishulli (1973), Anija e pylltarit (1976), Hija e lumit (1979), Enisala (1980), Distanca mes meje dhe lepurit (1983), Shpëtimtarja (ese, 1985), E martja e kanunit (2001), Shpirti këndon për vete (2002), Leviatani (2004), Imparele, Grai ?i Suflet-Cultura Na?ional?, kolekcioni Hyperion, sonete-2007. Qytetar Nderi i komunës Marash dhe i qytetit të Brailës, nga viti 2006.
Nicolae Grigore M?r??anu me bashkëshorten e tij
ISHULLI
(Insula)
Unë ç’mund të jem në kosmosin e trembur
Veçse një yll
Një zog me flatra të gjera duke notuar
Mbi një lumë që kërcënon
PAK ËNDËRRIM
(Pu?in? contempla?ie)
Ja brigjet e pafajësive
Mbi të cilat dashuria rindërton tempuj
Dhe ku guri
Mahnitja e ujit
Dhe tingulli i rezes
E rindërton trupin tjetër timin –
Jepma këpucën e artë ta mbath,
Të vrapoj deri në topitje mbi jelen e valës,
Të venitem në melankolinë e dritës
Dhe të të falënderoj
Se, ja, jetova qoftë për një çast
Nën tunelin e mërisë sate,
Këtu ku virtytet e panjohura
Ma mbështesin zemrën të mos bie
Ti,
Që aq fitore më ke dhuruar
Dhe s’më ke kërkuar asgjë për këmbim,
Veçse pak ëndërrim.
LAVDI
(Laud?)
Lavdi, zemra ime,
Ky grusht tringëllimtar fjalësh
Që e derdh
Mbi një shpirt të azdisur
E të ngrohtë –
Lavën e padukshme
Nga krateret tua
Të purpurta.
Kështusoj freskohesh
Dhe si një mjellmë
Që i shpërlan flatrat
Në diell
E ndriçon hapsirën e filidishtë
Të botës.
BINJAKET
(Gemenele)
Në flakë të zbehta digjet pafajsia
Ndërsa motra e saj pranë
E papërmbajtur
Ia vë trekëmbëshin te këmbët
T’ia mundësojë rënien në shpartallim
Kështu siç rrinë
Të heshtura e të plagosura
Njëra nga gjembat
Tjetra nga dashuria
Bëhen
Dhurata
Hyjnore
E botës
TEMPULLI
(Templul)
I zgjedh fjalët sipas virtytit
Dhe e ndërtoj një ide
Thuajse gërshetoj me duar litarë ari
Një foshnjë thuajse e marr në shuplakë
Dhe mbi kokën time e ngrej
T’i tregoj dashurisë se ç’ka lindur
Ja se sa
E adhurruar je për zemrën,
Poezi
DISTANCA MES MEJE DHE LEPURIT
(Distan?a dintre mine ?i un iepure)
Dhe përnjëherë, ndërmjet syve që fascinojnë
Të automobilit tim –
Papritmas kërceu si një shtrigë, lepuri!
Ja fryma e stëgjyshërve të mi, thashë,
E ardhur të lahet në valët e lumit,
E freskuar të rihyjë në digun e eshtrave,
Të cilën deri atëherë e kundroja në heshtje.
Freno, freno! – më thoshte një mendim,
Në kohën kur (i zënë mes shtyllave të dritës
Së dy felinarëve) lepuri ikte –
Qen gjuetie që gjëmonte si një foale e fuqishme.
Dhe unë, duke dëgjuar këtë lajmëtar kryengritës,
Frenoja duke i shtyrë motorat drejt turatiile de sus-lartësisë,
Atje ku fuqia e shpejtësive zien
Dhe të deh porsi vera!
Dhe ngjashëm me një Mefisto i instaluar në tymon,
Derdhesha duke qeshur nga kënaqësia
Duke parë se distanca mes meje dhe lepurit zvoglohej,
Duke u rikthyer nga Pika e Parë!
Pastaj, një bubullimë e dëgjua në gjirin e automobilit
Dhe rendja mbaroi...
Ide e mallkuar mbi katër rrota, thashë
(Derisa trupi i cfilitur, me sytë e tij të përgjakur
Më shikonte),
S’ma merrte mendja të ketë kafshimin e një karabine me dylbi!
PAGJUMËSI
(Insomnii)
Në mbrëmje
I gjeja të hedhur brigjeve
Si të zhyturit para tre ditësh;
Ne vinim me drerët e shpërthyer me kujdes
Duke ua tërhequr kufomën në det;
Katargjet nguliteshin në re
Dhe një natë binte shi me gjak
Përmbi kabestane;
Në mëngjez
I pari në breg gjeja pëlhurat e kuqe.
Çfarë anijesh,
Çfarë pagjumësie!
UNË, NË STREHËN E STUFËS
(Eu, sub strea?ina stufului)
Fëmijë
Me sy si mugujt
Me trupin e lulëzuar
Deri në strehën e stufës
Jehonë
E vonesës
Madje edhe e britmës
Dritë e lënduar
E shëmbëlltyrës
Së paimagjinuar
BURIMI
(Izvorul)
Të sëmurë e ka trupin?
Por shpirtin e këndellur
Sa që ia sheh edhe qiellit plagën
E yjeve dhe një lucifer
Shndrisin në humnerë
Të gjitha dyshimet,
Derisa fryma e plagës
E shpalos vlerën e saj.
NË LUGINËN ME TYM VIRXHINIE
(În valea cu tutun de Virginia)
Me kërcim prej bualli të zi
Shpërthen nga memorja e vendit
Në luginën ku i ati im
Ende kultivon duhan Virxhinie
Shijuesit e gjethit
Të ekzaltuar nga aroma
Pjekin zogun e breshkës mbi prushin e moçm
Dhe thithin pije të rafinuara alkoholike
Përmes kërcellit të kashtës së zambakut të manushaqtë.
Izabel, Izabel,
Noçka e këmbës sate e puthur nga pavdekësitë
Kundërmon erë të ëndshme
Dhe secila vetëtimë shkëput nga errësira
Nga një pjesë të shëmbëlltyrës sate.
DO TA DI SË PAKU SE KAM JETUAR
(Vor ?ti m?car c-am tr?it)
Tre vjet çpyllëzojmë,
Ditën i ndezja kolibet e peshkatarëve të gjorë,
Duke gërmpnim virtyte milenare,
Natën dëgjonim klyshët e dheut
Duke lehur të skeletosur.
Pasqyra jonë mban gjithandej
Gjurmët e përfytyrimit
Dhe kufomën e dyshimeve
Që lehin duke u skeletosur.
Është mirë që i kemi tharë
Moçalet pjellore
Duke i djegur pyjet e virgjera?
Nuk e dimë,
Nuk e dimë.
Ata që do të lindin
Do ta dinë së paku se kemi jetuar.
DHËNDËRR I TRISHTIMIT
(Mirele triste?ii)
U qas vetmia dhe më trokiti në derë –
Ik, sy prej këpushe,
I thash, shiko, kam kamxhik,
Asgjë nuk mund të zotërohet këtu;
Babai është kujtim, nëna është kujtim,
Shko,
Kërko dhëndërr tjetër.
Te mjelësit e qumshtit
U qas i shëmtuari i madh
Dhe më trokiti në portë –
Ik, i shëmtuar,
I bërtita, nuk mund të gjesh
Asgjë për të më urrejtur,
As foshnjë, as nuse
S’kam,
Kam vetëm ham
Në të cilin e gërryej gurmazin,
Shko te Trimi.
Kah mbrëmja erdhi xhelozia
Me dhëmbë prej vidhash
Dhe më trokiti në zemrën e hapur –
Nuk më je as motër, as teze,
Shko, i thash, në shkretëtirë
Brendashkruar,
Kërko tjetër dhëndërr.
Unë pres një dashuri.
TURRË
(Rug)
Shtrati im është turrë
Që s’më dëbon,
Por më djeg.
Ta shpërblej pagjumësinë
Nuk mundem,
As papajtueshmërinë
Derisa e gjithë dhuntia
Në Fjalë do të më kalojë.
LUMI ME HËNËN E PLOTË
(Fluviu cu luna plin?)
Gjylja e hënës në valë
Shpërthen
Ciflat e gjyles
Jehona verbuese plagosin bebzën
Me mantelin e zjarrtë
Zoti zbret mbi ujëra
UNË MUND TË MOS KEM TË DREJTË
(Eu pot s? nu am dreptate)
E kam parë duke u falur
Me ballin e braktisur mbi pllakën e ftohtë
Duke pritur engjëj
M’u duk disi pa kuptim lutja e saj
E shkulur nga çerdhja e fshehtësisë
Dhembja aq sa ishte
Duhej pëshpëritur engjëllit në vesh
Por të gjithë gjendemi atje
Për t’u shëruar nga një plagë
Dhe unë mund të mos kem të drejtë
Mund të mos kem të drejtë dhe...kush e di
Kush e di
ALFABET (Alfabet)
Në shtizën e stufës së karbonizuar
Në këmbën e rosës së egër shtrirë
Nën tutelën e prehërit në flatrim
Në burimin e thatë
Lexoj alfabetin e vogël të dezintegrimit
Erosi
Erekcioni
Erupcioni
Erozioni i erërave
Oh,
Erasmus
PËR GJENDJEN USHTARAKE TË ATYRE PA ÇANTË SHPINE
(Despre starea de cart a celor f?r? de rani?a)
Sa vjet ke shpirt
Ç’prej kurë se nuk komunikon mesazhe
Nga ana e djathtë e krizantemës
Mendon se e di
Se i rrethuar nga vjollcat e rozmarinta
Përpëlitem nën bririn e dashurive
Dhe në vend që të ngjitem po zhytem
Dhe ç’është me hijet që zhaurijnë
Në rrezatimet tua
Është gjendja e fatshme e atyre pa çantë shpine
SHPIRTI KËNDON PËR VETVETE
(Sufletul cânt? despre sine)
Një vdekje e gjunjëzuara për një buzëqeshje
Është si një dhembje nga e cila
(duke mos mundur të shpëtosh) merr fund
Duke u dashuruar në të
Është një melodi e papërmbajtur
Në çastin kur shpirti këndon
për vetvete
SYRI I MENDIMIT
(Ochiul gândului)
Revolta e urthit
Mbi syrin e fishekzjarres në baltë
Që nuk e dallon gaforren
Nga veja
Në të cilën përpëlitet
Dhe mendon se gjarpëri
Është devja që i kalon
Përmes veshit të gjylpërës
Foleja e thnegllave (mendon)
Është gjithsesi një shenjë e kalimit
RROTA E UJIT
(Roata de ap?)
Vdiq kali i parë që e vërtiste
Edhe (një skelet)
Dhe i dyti është duke dekur
Ndërmejt ëndërrimit dhe mohimit
Na kullot çasti
Vdiq njeriu që i mëshonte kalit
Dhe tjteri tani është kamxhiku
Dhe ia mëshon kalit
Ndërmjet mahnitjes dhe muzgëtimit
Na kullot çasti
Kali i fundit u lodh
Njeriu me kamxhikun është një hije
Por rrota e ujit vërtitet
Dhe rritet kullosa
KËNGA E REVOLUCIONARIT TË 22*
(Cântecul revolu?ionarului din 22)
Bastioni i fundit ra.
Nuk kishim shpëtim, por së paku kishim
Një legjendë – një flamur të shpuar
Përmes të cilit shpresonim të kërcejnë luanët e zjarrtë
Mbi palët e pushkatuara në regjistrojmë
Hieroglifet e një ideali të shenjtë.
Asgjë nga ajo që shpresoja nuk duket.
Acari i ashpër dhe frika e shtuar
Nga i njëjta thellësi na shtyp.
Një plumb i padukshëm kalon nëpër ne
Dhe na e tërheq gjakun pas tij.
________
*Poezi e inspiruar nga ngjarjet
e Revolucionit Antikomunist të Dhjetorit 1989
TRIUMFI I PAFAJËSISË
(Triumful inocen?ei)
Pafajësia
Unë që i vogël duke u munduar të ta shqiptoj emrin
Të kam quajtur Poezi
Më ka magjepsur fustani yt prej lëkure –
E kishe gjurin e rrjepur
Mëlçinë e yllit në shputë
Me gjemba të kurorëzuan kur të dërguan
Te ushtarët dhe ta patën thyer kafkën
me tehun e zinxhirit
Por nuk qave dhe nuk e ngrite shpatën
As kundër Vdekjes madje
Por duke e dashur Atë i dhe vellos sate
Brishtësinë e puhisë Boreas
Dhe e ruajte në Erëtimë
Ja tani kalëruar mbi enën e hatashme
Vjen dhe e merr kurorën e shkollares eminente
Pafajësi
Unë që i vogël duke u munduar të ta shqiptoj emrin
Të quajta Poezi