Kulturë
Edmond Kaceli: Rruga ime
E marte, 20.03.2012, 07:09 PM
Edmond Kaceli
Rruga ime
-Asaj që duhet t’më dashurojë
Rruga ime
Rruga ime i ngjan rrezeve të diellit
ku drita të verbon, të qorron sytë
e bukur.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan zjarrit përvëlues
ku digjesh, digjesh si prej flakëve
të ferrit.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan natës pa yje, pa hënë
ku të sundon, të shtyp pesha
e territ.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan shkretëtirës paanë
ku çmendesh, çmendesh për një
pikë ujë.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan varrit të mjegullt
ku tretesh, tretesh, bëhesh
hiçgjë.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan pyllit të virgjër
ku hyn për të mos dalë
kurrë më.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan…
Kujt i ngjan kaq shumë jeta ime?
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhevahir Cirongu: Filizi i poezisë
Demir Krasniqi: Këngë satirike të grave nga Malësia e Gollakut
Xhemaledin Salihu: Edhe Bibliotekat e Luginës së Preshevës kanë nevojë për botimet e reja…
Agim Mato: Marie Tuçi
Ymer Halimi: Dikush u mashtrua
Violeta Gashi: Si unë edhe disa kemi për të fluturuar në parajsë
Miradije Gashi: Valëvitje Fjalësh
Luan Kalana: Lulet e Gonxhes
Fehmi Kelmendi: Dakoli
Ilir Muharremi: “Dosja H” me ndryshime...
Dy poezi nga Daniel Gazulli
Xhevahir Cirongu: Vladimir Muça, mes vargut poetik që mbjell mjaltin e dashurisë
Viktor Gjikola: "Barra e vrame"
Baki Ymeri: Transparencë lirike me xhama të tejdukshëm
Shpëtim Kastrati: Poezi nga Mëkati i Gurit?
Halil Haxhosaj: Metaforë kohe u bëre
Shefik Shkodra: Demoniane
Poezi nga Përparim Hysi
Flet këngëtari popullor, Ylli Baka
Flet Presidentja e Institutit të Promocionit të librit “Toena”, Irena Toçi