Kulturë
Poezi nga Përparim Hysi
E diele, 18.03.2012, 04:29 PM
Poezi pak "egoiste?!"
Nga Përparim Hysi
1.Po thanë për mua
Po thanë për mua:
-Si mësues?
Ç'ka...mesatar
E ç'ka këtu për t'u zëmëruar?!
Po thanë:
-Si poet?
Shkruan shumë e për lumë
E përse do mërzitem unë?!
Por në thanë
Se zhgënjeva dikë si njeri
Atëherë,kush të më dojë,
Të më qajë me oi...
2.Koha
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon si pa u ndjerë
Po mua pse më bloi në mokrra
Ç'është ky mister?!...
3.Halli
Halli i një tjetri bëhet dhe imi
Ose të tërin mbi vete e marr
Ja,kështu ka bërë tërë jetës Përparimi
Dhe qafa m'u rop e koka m'u zbardh.
Si çdo i gjallë,kam patur unë halle
Por mezalla njeri dorën s'ma shtriu
Dhe ndjehem i zhgënjyer nga kjo jallane
Se i shplarë më duket,përgjithësisht,njeriu.
Them në përgjithësi që njeriu është i shplarë
(po unë ku hyj,mos jam vallë,përjashtim?!)
Pa dyshim që jam pak mëndjeshkarë
Kur për hallet e të tjerëve,koka m'u thinj.
4.Kur shkruaj
Kur shkruaj,nuk kam ndonjë prapamendim
Që,o burra të shkruaj se do kem fitim
Unë shkruaj se kështu ndjej dhe gjykoj
Dafina nuk pres,po gjëmbat pse më shpojnë?!
5.Unë nuk pres nga kush dafina
Unë nuk pres nga kush dafina
Të rrah gjoksin s'e kam fis
Kam kaluar mbi fushë me mina
Edhe syri s'm'u gremis
Jo se unë s'kam njohur frikën
Për të drejtën kurrë s'kam heshtur
Se kam ditur ta mposht frikën
Kur mbi mua sulmet janë derdhur.
Dhe vazhdoj që të luftoj
(duket kam gene ushtari?!)
Në kam humbur a fitoj
S'i kam hyrë atij "pazari"
Vetëvetiu unë hyj në "valle"
Për të drejtën zë hap zjarr
Në përvlonem,punë e madhe
Do luftoj,sa të jem gjallë
6.Arti i të heshturit
Të heshtësh,qenka art
Disa,përgjithësisht,e luajnë mirë këtë "rol"
Kurse unë të heshturit e quaj mëkat
Të heshtësh,kur sheh pdrejtësi,je me syhapur:qorr!...
7.Gjithmonë më "rrahin"
Gjithmonë më"rrahin",se mbroj të drejtën
Se duan të më ndalin,mos them të vërtetën
Por unë nuk ndalem,kot s'jam "luftëtar"
Të zezës:e zezë!Të bardhës: e bardhë!
8.Në jam askushi
Në jam askushi,nuk më bëhet vonë
Se kjo botë si unë ka plot
Dua që kush vargjet e shkrimet lexon
Mos thonë për mua:-Qenka njeri kot.
Kaq më mjafton.Nuk dua lavdi.
Të thonë qe njeri,më mjafton mua
Se shpirtin kam vënë në shkrime e poezi
Njerëzit i kam dashur dhe i dua.
9.Plagët
Plagët e trupit i shëroj me ilaçe
Po si t'ua bëj plagëve të shpirtit?
Ato,të parat,i shëroi dhe esnafçe
Këto,të shpirtit,më gozhduan si Krishtin.
10. Unë
Unë kam parë si rritet bari
Kam parë dhe pyllin kur oshëtin
Kam parë rrëkenë që zbret nga mali
Kam ndjerë dhe ujkun kur ulërin.
Këmbëzbathur kam bredhur ugareve
Ugareve dhe arave këmbët kam çarë
Dhe prapë se prpaë zë pushtohem nga malle
Se unë brez pas brezi,jam fshatar.
* janë shkruar në vitin 2003
____________
"Thërrime" të mbledhura
(poezi të gjetura nëpër fletoret e mia)
Nga Përparim Hysi
Dikush
Nuk la gjë pa shkruar kundër meje
Me epitete të zinj e të pistë
Kish një kuisje si të një hijene
Po unë s'reagova hiç...
Se ishte veç një anonim
Që fshihet,siç duket,pas gardhit
Sado që nuk e mbaj neverinë
Fre unë i vura inatit.
-E more vesh se kush ishte?
(më pyeti kurioz një mik)
E mora,- i thashë,- qe jashtëqitje
Dhe debatit i vura pikë.
Në heshta...
Në heshta kaq gjatë,bota s'u prish
Se jeta vazhdon e rrjedh si lumë
Arsye të mëdha pata;sikur ta dish
Se jam i plagosur si me plumb
Më vret mosmirënjohja,më keq nga plumbi
Më bën me tension dhe ca më shumë:me stres
Dallgëzoj nga urrejtja siç vjen lumi
Nga shirat e rrëmbyeshëm që bien në vjeshtë
Se njerëzit,pothuaj,kanë humbur drejtpeshimin
Mëndja ju ka ikur e gjykojnë kuturu
Të gjitha këto e lodhin Përparimin
Dhe hesht si një vuv(kthyer në copë dru!)
Dhe ndodh kështu kur bota kap kozmosin
Ne po njësoj:mbi trenin e mesjetës!!!
Të gjitha këto qëndrime,gati më xhindosin
Dhe copë m'i bënë jeletë e "kalit" të jetës.
Ju që lexoni poezitë e mia
Ju që lexoni poezitë e mia
Dua që diçka të ngulni në kokë
Kanë qenë të rënda hallet e mia
Kam patur barriera e pragje plot..
Gjëmbat më kanë shpuar(trupin ma bën plagë)
Mërinë apo helmin mbi vargje vërvisnin
Dhe u thinja para kohe (tash jam kokëbardhë)
Se të gjithë tek unë shihnin "parazitin"
E kush pyet,- më thoshin,- për vjershat e tua?!!!
Të gjeti një punë;tërë kohën shkruan kot!!!
Të gjithëve!Të gjithëve t'u çjerrë maskën dua
Këtyre " mëndjendriturve",të mënçur në botë!!!
Dhe,në se një ditë,vjershat do vlerësohen
Dhe unë do kem ikur nga bota përgjithmonë
Oh,mos i besoni,ata që betohen
Secili prej tyre,është veç kameleon.
Se kësaj i thonë:- Vdis,pa të dua
(pazari inqindi-është fare i lirë!)
Tani them që ju më kuptoni mua:
Gjtihë kohën që shkrova,kam qenë xhind i pirë.
Në rrugët e botës
Në mora rrugët e botës, dhe ika larg nga vëndi im
Me grushta po i bie kokës (ç'm'u desh mua ky mërgim?!)
Jo se këtu po rroj keq (të qahem nga Amerika,bëj gjynah!!!)
Por sikur zihem me"dreq" dhe rroj me "oh" e "ah!"
Pse ndodh kështu,do thoni;pse kam këtë rënkim?
Kur vet ikjen do ta provoni,atëherë kuptoni hallin tim
Se jam pa shokë e miq;rroj si kot?! Fare kot!!!
Shpirtin e kam si eksiq;këtu nuk rroj dot.
Një blogisteje (të njohur përmjet shkrimeve)
Tek blogu yt,më unë nuk shkruaj
Siç hyj tek"blogu" dhe dal
Se s'dua që dikush kot të vuaj
Mandej,"armik" t'më shpallë.
I kupton si keq të miat vargje
Dhe zë i errren sytë
Pastaj rrëmben goxha"çomange"
Mbi kokë mua ma vërvit.
Se është xheloz(kjo shihet qartas)
Tek zbraz mbi mua gjithë "rropullitë"
Më gjykon shtrëmbër(pse t'i vij anash?!)
Si i liruar fare nga burgjitë.
Dhe ndjeva dhëmbje;pse ta mohoj?
Nuk duroj fyerje pa shkak
Një xheloz kurrë nuk di të dashuroj
Dhe më nuk shtoj asnjë varg.
*poezitë janë shkruar në vitin 2007
13 mars 20012