Kulturë
Bardhyl Londo: Pashaportizimi i ri i Dodonës pellazgjike
E shtune, 17.03.2012, 06:02 PM
Pashaportizimi i ri i Dodonës pellazgjike*
Nga Bardhyl Londo
Pas një përvoje në poezi, autori Kujtim Mateli tani paraqitet para lexuesve si studjues me librin “
Kujtim Mateli tani hedh në tregun e ideve tezën se vendndodhja e Dodonës është pikërisht në Dëshnicë të Përmetit. Pasi ka studiuar mirë paraardhësit e tij dhe ka kuptuar pasigurinë e tyre, Mateli arrin në përfundimin se
Është e tepërt të themi se Mateli e do vendlindjen e tij. Por nuk ka qenë kjo përkatësi që e ka shtyrë atë të arrijë në argumentimin e mësipërm. Është e tepërt të themi gjithashtu që studimi dhe autori i studimit ka vlera të spikatura patriotike. Por ajo që e bën studimin pikant dhe bindës, janë pikërisht vlerat e mirëfillta shkencore. Kujtimi ka hulumtuar me pasionin e një studiuesi kureshtar dhe me urtësinë e një shkencëtari të matur, të thellë e të sigurtë. Është për t’u përshendetur edhe metoda shkencore të cilën ka ndjekur Kujtim Mateli. Pasi ka lexuar gjithë literaturën që është shkruar për Dodonën dhe vendndodhjen e saj, studiuesi hulumton dhe krahason edhe terrenin përkatës duke e ballafaquar atë me të dhënat që japin për Dodonën autorët e lashtësisë. Është pikërisht ky ballafaqim që i jep autorit të librit një nga argumentet më bindëse për të arritur në përfundimin se
Është një vlerë e padiskutueshme e librit jo vetëm hulumtimi dhe argumentimi shkencor, por edhe kultura me të cilën është shkruar libri. Të bie në sy sidomos gjuha e pastër dhe e pasur, eleganca dhe lakonizmi i shprehjes. Polemika apo mohimi i të dhënave të studiuesve të tjerë bëhet me shumë kulturë. Polemika e Kujtim Matelit mbetet gjithmonë qytetare dhe në shërbim të së vërtetës historike.
Për t’u shënuar është gjithashtu aparati me të cilin është pajisur libri. Ky fakt e bën librin e Kujtim Matelit një botim vërtetë të kulturuar dhe serioz.
Duke lexuar me vëmendje librin, unë jam i bindur përfundimisht se teza që parashtron Kujtimi nuk është më një hipotezë, por një e vërtetë historike e argumentuar. Është tepër e vështirë që guxime të tilla shkencore të pranohen menjëherë. Kjo është një përvojë që buron nga shumë zbulime që bëhen dhe janë bërë në botë. Në këtë kontekst do të ishte i mirëpritur çdo debat që mund të hapet mbi këtë temë. Dhe unë jam i bindur se libri i Kujtim Matelit do të zgjojë dhe hapë shumë debate si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Jam i bindur gjithashtu që, si autori i librit edhe ne që mbështesim tezën e tij, do t’i mirëpresim me kënaqësi këto debate.Në fund të fundit libër i mirë është ai që hap debate.
Studiuesi Mateli e bëri punën e tij për të cilën i jemi të gjithë mirënjohës. Tani i takon arkeologjisë dhe shkencave të tjera ndihmëse ta çojnë deri në fund këtë kontribut të ndjeshëm dhe pikant të Kujtim Matelit.
*Fjala e hapjes e z. Bardhyl Londo në promovimin e librit “