Kulturë
Alma Begaj: “Farfurima e shpirtit” (IV)
E premte, 16.03.2012, 08:55 PM
Alma Begaj
Shkëputur nga cikli me poezi “Farfurima e shpirtit” IV
DËSHIRA
E ëmbla dëshirë,
të thith nga shumë larg.
Përkëdhele mendjen time.
Prekja jote,
një pasqyrim në sytë e zemrës.
Një tërmet,
i diellit brenda në një puthje ..
Dëshirë e vjedhur..
VALË ADRIATIKU
Në bregdet,
eci sa, vetë këmbët të ndalen.
Uji që vjen,
uji që shkon…
Vështrimin largoj në horizont
në kërkim të asgjëje…
Dallga,
sërisht vjen e shkon lehtë
Linjë e qetë,
pa fund…
Ngadalë rrezja e diellit
tretet në det
dhe vala që vjen,
puthet me valën që shkon…
KONFLIKTI, INDIVID-TRU-ZEMËR
Besoj dhe kontrolloj çdo gjë
Çdo pjesëz,
tingull që del nga goja,
truri e mendon..
Gjithçka që shkruajnë gishtat
ata,
unë vetë i komandoj..
Edhe pse jo të njëjtën gjë
ndjen zemra
e, zemra nuk shkruan dot..
Ajo di të flasë me tik-take
flet…përpëlitet…
ndjen vetëm një ritëm ndryshe dhe aq.
Ndoshta,
tani po bëjnë revolucion
arteriet e gjakut.
Ndoshta,
njëra prej tyre
kërkon të ushqejë trurin.
Të thotë atë që ajo ndjen.
Por jo..
Truri është më i zgjuar
dhe vendos…!
E MARTA E TRETË..
Në kulmet e bakërrta
mbi detin e vlagët
në kornizën nën qiell,
shpendët rrinë të fshehura…
Nata është kthyer
freskët në ket’ fillim mbrëmje, ftohtë…
e, në dritaren e syrit, larg në horizont,
shoh puhizën e bardhë të mjegullës që bie;
Ja…
mbulon ditën që shkoi
me një shtresë të hollë, mbyll dhe nis
një ditë të re
në pikën zero, Agimi filloi….!
MENDIME BLU
…Mendimet gjarpërojnë,
fluturojnë me krahë të artë
nëpër qiellin pakufi,
në kërkim të një bluje
për sytë e panjohur…
NESËR
Nesër,
Rrobat pranverore vish,
vendos aromën e luleve mbi supe,
rinohu me Dashuri!
Vrapo të kapësh castin!
Harro vitet që ikën!
Lumturohu për atë që do të vijë…!
DIELL
Natën vonë. Heshtja bie…
Një zë i dashur
Kur vjen agimi buzëqesh
me farfuritje rrezesh rreth meje.
Diell,
i vërtetë është emri i tij.
Në hapësirën për të,
Qielli Blu,
masën e tij përgjithmonë
do të hapë.
E tani, Dashuria për jetë
me ritme të lirshme
në zemrën time thotë
Zgjohu!
Ditë e re plot diell
Për ty sapo filloi!
Përfundoi me kaq,
Errësira,
Heshtja..!
I LOVE YOU
Ritmi i kitarrës akustike
Dhe rrezja e diellit,
Mbi poret e lëkurës tonë
Ndërthureshin bukur
Nën melodinë blu…
Shkojmë të vallëzojmë
Me ritmin e fjalës
Të Dua,
Shqisat krejt, në një drejtim
Rrugën kanë nisur?
Me verën e kuqe
Në kupë të shenjtë
Buzët lagen
Për të mos u tharë…
Alkimia jonë me krahët e ëngjëllit
Fluturimin për në qiellin e shtatë nisi.
Të dua, të dua, të dua
Fjalë e vetme që del nga shpirti.
PAK PUSHIM
Jam në ishullin e mendimeve
Të pushoj pak
Duke rimarrë forcat
Për të vazhduar më tej
Me energji të reja positive.
Shpesh, pulëbardhat
Më vizitojnë,
Më flladisin me krahët e tyre
Të më zgjojnë nga gjumi.
Gjaku im,
Ka akoma nevojë
Të kryejë procesin e hollimit,
Për të filluar hapin dimëror nëpër damarë
Për të pranuar aromën e limonit.
Ndaj, në ishullin tim të mendimit
Pushoj,
Më e fortë të di ku të shkoj.
MË THUAJ KU JE?
Më thuaj ku je?
Nuk mundem më të ndjej
Qetësia prish gërshetin e mendimit
E unë kam frikë si kurrë më parë…
Frikë mos të humbas?
Apo të kam humbur…
Më thuaj ku je?
Të të ndjej si më parë,
Eja në ëndrrat e mia
E, gjumin ma prish!
SYTË E TU JANË BLU
Lexoj këto rreshta
të shkruara
me ngyrën e syve të tu.
Brenda më depërton
vështrimi ledhatues i tyre.
Fjalët, nuk kanë tinguj
pa zë flasin sytë e tu
deri në fund…
JAM MENDIMI YT..
Jam mendimi yt i natës
që ty të mbështjell rrëzë hijes,
Janë mjaft të lidhur shpirtrat tanë
të dy, përnjëherësh një ëndërr shohin.
Hyjnë në shpella të lehta,
Të dy ëmbëlsohen
e, helmohen vërtetë
kur janë larg.
Je mendimi im i natës
kur butësisht më prek
gjuha jote e lagësht
gojë si një det.
Të mrekullueshme janë duart,
lindur veç për ledhatim
a për një dedikim.
QYTETI IM I VJETËR DHE I RI (Durrësit)
Qyteti,
me këmbët e krahët e tij
në det ..
Ku barkun dhe zemrën,
ka plot me këngë e histori,
krenar që rrethon blunë e ujit
me qiejt e purpurtë në muzg..
Ky, është subjekt i qytetit tim
qyteti, që prekin këmbët e mia
që krahët e mi flladiten prej tij,
çdo ditë, pa fund…
Mëndafsh të ndritshëm
vesh në mbrëmje,
të rinj dhe të vjetër
Shëtitoren Taulantia
përshëndesin,
dhe Hëna vjeshtore
i buzëqesh,
kur me valën e purpurt
xhelozon në mbrëmje,
e, këngën e qetë a të egër
nuk e ndal asnjëherë..
Ti,
qyteti im,
ti,
që bëhesh gjithnjë e më i bukur,
ndrit natën me vlerën nominale
të një ylli.
Them për ju,
që jeni larg këtij qyteti
t’ja keni lakminë
Se është krenari të jesh pjesë e tij!
JE DRITA NË ERRËSIRË
Nëse je Drita në errësirë,
E, konturi është i zbrazët
Më ndërpritet drejtimi
Dhe unë, anija e mbytyr,
Verbuar nga fari,
Nuk dal dot në breg..
E pazonja të të ndjek,
E pazonja të gjej spirancën e ngecur diku,
Fort mbaj timonin,
Shpresën,
Polumbari do të më gjejë..!?
ESENCË
Më pëlqen kjo lojë..
Duart e tua,
duart e mia,
që, përveç se ledhatojnë,
prekin, ndërthuren..
Gishtat që futen ndër flokë,
kapërdridhen duke kërkuar falje…
Ndjejmë flakërimin e tyre
e, ndizen buzët për puthje..
dhe këto puthje,
e ç’të them për këto puthje?
Më pëlqen kur më qesh
me sytë e çiltër
që zbresin me shkëlqim,
e, rrotullohen ngadalë duke zbritur,
e, komunikojnë me buzët rrëshqitshëm..
Fuqishëm,
prekemi pa fjalë
me esencën e kësaj arome
që nuk ikën prej hundës sonë..
MË MUNGON
Më shikon pothuaj,
por, nuk të shoh ty!
Ujis lulet,
por, nuk të shoh ty!
Shikoj TV,
por, nuk të shoh ty!
Është, koleksion herbar
nga e kundërta!
SA SHUMË TË DONTE
Ai të donte
moj e marrë.
Ai të adhuronte
moj e pavlerë.
Ti e vrave
se je e pamëshirshme..!
Ai të kerkonte
e, nuk të gjeti kurrë..
Ai të donte
dhe ti e theve
se je një idiote
ndaj dhe e humbe…!
Tani,
vetëm jeto
brenda vetmisë tënde
të mjerë..!
PARALELE
Momentet që kalojmë bashkë
jetë në paralele janë,
apo,
janë një diagonale
që tërheqin vujatjet tona?!
Larg,
vetmi jetojmë të dy..
Spontanisht gozhduar
në forma gjeometrike,
lëvizim,
ecim,
në dy rrugë paralele
por bashkë..!
A do mundemi vallë
të puqemi?
AROMË NATYRE
Ritëm lëkundës,
lisharës me degë hardhie,
kopësht plot ngjyra
para kësaj shtëpie.
Puthjen ja fala,
aromës së lules,
përkëdheljet e ëmbla
në fletëza trëndafilash.
Thellë frymë marr,
me forcë thërras,
plot lëng të ëmbël
nga luleshtrydhja marr,
kënaqësi që m’i fal vetëm ti natyrë…!
VJESHTË
Gjethja e fundit ra
në agimin e Dimrit të bardhë,
dhe qëndisi rrugën,
me ngjyrë vjeshte..
Kjo vjeshtë e gjatë,
durim pati shumë,
Verës ditët ja mori
dhe Dimrit po ashtu..
Shtegtari, krahët më ktheu
e, fluturimin mori,
cicërimën, më la në kujtesë
rrugën e diellit ndoqi..
KOKTEIL
Ku të kam parë?
Hije a engjëll je?!
Ti flet-unë qesh,
të prek;
e, ti hyn si shigjetë.
Zoti të ka dërguar,
që mendjen të më prishësh?
Oh! Sigurisht je një engjëll..
Përzierje e mrekullueshme
me puthje, zjarre, lëngje…
Je kokteil dashurie.
Zoti tek unë të solli,
që të më mbushësh krejt,
edhe pse sajesë perëndie je..!
NOSTALGJI
Nga një pllakë gramafoni,
një këngë e harruar më rikthehet..
Pllakë e gërvishur, përbrenda më gërvish
kujtime të shkapërderdhura
nga albumi i pluhurosur më shfaqen.
Muzika,
sfond i bukur për atë që shihja,
dhoma, nostalgji kishte veshur,
… dhe zëri yt
më troket ëmbël
në portat e shpirtit.
SHPORTË ME LULESHTRYDHE
Një shportë më mbushe plot,
por, ti,
nuk di ç’më duhet mua,
më thuaj,
a ka luleshtrydhe në tokë,
si dy buzët e tua?