Kulturë
Alban Dobruna: Atdhetarizma e pa kompromis e Hyrije Hanës në një monografi
E enjte, 15.03.2012, 08:57 PM
ATDHETARIZMA E PA KOMPROMIS E HYRIJE HANËS NË NJË MONOGRAFI
(Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha “Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, botoi “Libri Shkollor” Prishtinë
Nga MA. Alban Dobruna
Vepra “Kontributi Atdhetar i Hyrije Hanës”, e botuar ditë më parë nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” dhe e financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë’ në Prishtinë. Pa dyshim së është fryt i një pune të gjatë dhe të jashtëzakonshme hulumtuese e gjithëpërfshirëse e studiueses së njohur të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha. Botimi i këtij libri është edhe një dëshmi, se historia e Kosovës, si dhe figurat e ngjarjet më të rëndësishme që e karakterizuan periudhën 1945-1999, zgjuan interesimin dhe vazhdimisht janë në fokus të studimeve të shumë veprimtarëve, publicistëve dhe shkencëtarëve të periudhave të shumta kohore. Studiuesja Sabile Keçmezi Basha tani më është emër i njohur e i respektuar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë kufijve për studimin e rezistencës të popullit shqiptarë që e zhvilloi dhe vazhdimisht e konsolidoi në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në ish-Jugosllavi. Autorja e librit veç që njihej besueshmërish për argumentin e faktin që përdor në shkrimet e saja shkencore, ajo njihej edhe si poete, eseiste dhe publicisti përtej hapësirës tonë kombëtare.
Në segmentin kohorë në të cilën jetoi dhe veproi atdhetarja Hyrije Hana , në të cilën dendur dhe kryesisht bën fjalë në librin “Kontributi Atdhetar i Hyrije Hanës”, duhet theksuar se ajo periudhë ishte një kohë aq e trazuar që iu përket zhvillimeve politike në Kosovë në vitet e lartpërmendura. Gjatë kësaj kohe, Kosovë vazhdoi të ishte një qendër e rëndësishme e cila tërhoqi vëmendjen dhe u bë cak sulmesh të shumta të hegjemonizmit serb.
Libri në fjalë, siç shprehet vet autorja, në hyrje të tij, buron sa nga dëshira që ta afroj portretin e kësaj vizionareje të Çështjes Kombëtare, krejt të veçantë, po aq edhe ta kryej një obligim moral ndaj të gjitha grave shqiptare që flijuan në altarin e Atdheut. Vepra “Kontributi Atdhetar i Hyrije Hanës”, është një studim mjaftë voluminoz i mbarështuar në 330 faqe si dhe shtjellon dendur në kuadër të gjashtë kapitujve tematikë në të cilin rrok një nga përbërësit themelorë të historisë së qenies, të jetesës, të veprimtarisë, të shprehjes dhe të procesit evolutiv të veprimtarisë atdhetare të Hyrije Hanës. Në veçanti prekë dhe trajton pothuajse të gjitha aspektet e jetës së saj si: familjar, kontributi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kontuniteti i veprimtarisë atdhetare, që e karakterizuan kohën për të cilën bëhet fjalë në këtë vepër.
Librit i paraprin një parathënie e cila për lexuesin shqiptar vë në dukje nisëm e duhur për vlerësimin e drejtë të kësaj figure, duke cilësuar si:” Njëra ndër figurat më karizmatike dhe enigmatike te gratë-atdhetare shqiptare që zhvilluan aktivitet të dendur ilegal atdhetar”.
Autorja e këtij botimi, fillon me një ”Hyrje”, ku për lexuesin vë në dukje peripecitë për gjetjen e materialeve dhe dokumentacionit të nevojshëm për të hartuar dhe shtjelluar jetën dhe veprën e Hyrije Hanës. Bile në një vend autorja thekson “
Pas shumë hulumtimeve, profesoresha Basha, është tejet e lumtur kur në Arkivin e Kosovës gjen materialin e shumë kërkuar, që më vonë në mënyrë të analizuar na paraqet në mënyrën më të sinqertë modelin atdhetar të gruas së rrallë shqiptare e cila kishte vetëm një qëllime e synime sublim e të qarta, e cila e kishte guximin dhe vendosmërinë për të luftua deri në fund për çlirimin nga robëria dhe bashkimin e tokave shqiptare që kishin ngelur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit amë. Por, asnjëherë duke mos harruar faktorët dhe rrethanat nëpër të cilat kaloi gruaja shqiptare, ku ajo konsiderohej si një prodhuese, dhe shpesh trajtohej si një gjymtyrë e zakonshme e familjes e ndërvarur si një vajzë nga prindi, si nuse nga burri, si nënë nga i biri etj.
Në kapitullin e parë të librit: “
Në kaptinën “Proceset Gjyqësore ndaj Hyrije Hanës”, autorja në fokus të studimit ka dënimin e parë dhe të dytë të Hyrije Hanës; Formimin e Organizatës”Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”aktiviste ilegale e së cilës ishte edhe Hyrije Hana, për të pasqyruar tërë problematiken e kësaj periudhe, Historiania Prof.dr. Sabile Keçmezi Basha ka kryer një punë disavjeçare në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës në arkivat e gjykatave të qarqeve, ka konsultuar materialet e proceseve gjyqësore të zhvilluar gjatë këtyre viteve, literaturën historiografike, kujtimet dhe shtypin kohës që si rezultat i punës së saj është edhe libri monografik “Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”.
Në kapitullin në vijim “Dënimi i tret i Hyrije Hanës”, autorja në mënyrë të përgjithshme përqendrohet në format e aktivitete të tjera patriotike të ilegales në Kosovë në përgjithësi dhe në Gjakovë në veçanti, siç ishte Dasma e Hyda dhe Lemane Dobrunës, ku me 23 gusht 1969 martohej qifti më i përfolur për atdhetari Hyda dhe Lemane Dobruna, ku përveç farefisit, miqve e shokëve siç e donte rendi, në dasmë ishin ftuar edhe shokët e burgut. Në dasmë, njëri nga shokët e Hydasë kishte ngritur dollinë duke e uruar çiftin e ri dhe njëkosisht kishte përkujtua me mall shokët që akoma ishin nëpër burgjet jugosllave, ndërsa për ata që kanë rënë për lirinë e popullit shqiptar i ftoi të pranishmit t’i nderojnë me një minutë heshtje, por me kaq nuk përfundoi “ceremonia” e saj.
Nuk është për tu habitur, se dasmoret e Hyda e Lemane Dobrunës, okupuesi i kishte nën vëzhgim andaj nuk ishte çudi që e tërë kjo shkoi në vesh të udbashëve. Organet e ndjekjes dhe të pushtetit morën një fushatë të paparë ndaj të pranishmëve. Në pyetje do të merren dhëndri e nusja, nuk u kursyen edhe familjaret. Në ndërkohë u ngritën shumë aktakuza nga Gjykata Komunale e Gjakovës, por edhe nga qendra tjera të Kosovës, ngase dasmorët vinin nga vendet e ndryshme të saj. Njëra ndër të akuzuarat e procesit gjyqësor padyshim se ishte edhe Hyrije Hana bashkë me bashkëshortin e saj Ali Boletinin, i cili pasi se njoftohen se duhet të paraqiten në organet e hetuesisë, falë bashkëshortes së tij, Hyrije Hanës, arriti me sukses që të arratisej jashtë kufirit per në Shqipëri.
Në kaptinën “Veprimtaria atdhetare e shokëve të idealit të Hyrije Hanes”, autorja në fokus të studimit ka dy miq të idealit, të cilët veç e veç kishin formua organizata ilegale që në programet e tyre parashihnin bashkimin e Kosovës me Shqipërin. Idealet e Hyrije Hanës dhe idealet e Metush Krasniqit e Omer Qerkezit ishin të përbashkëta: çlirimin e viseve shqiptare dhe ribashkimin e tyre me atdheun Amë. Është edhe “Partia Revulucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptre më Shtetin Amë”, (PRBTSHA), e formuar në vitin 1957 dhe e udhëhequr nga ideologu Metush Krasniqi. Organizata e themeluar dhe e udhëhequr nga Metush Krasniqi është një hallkë që lidh organizatat e mëparshme me ato që do ta këtë, e që do jenë edhe më masovike, edhe më të fuqishme, me kohëzgjatje më të gjatë të veprimtarisë së tyre. Në këtë kuadër kapitulli i radhës “Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për Çështjen Kombëtare”, prezanton aspektet nga veprimtaria e tij prej luftëtari të paepur që u angazhua deri në momentet e fundit të jetës, për një liri universale e mbi të gjitha për të drejtat e shqiptare, që pa dashjen e tyre u copëtuan dhe u ndanë padrejtësisht.
Kapitujt e mëposhtëm studiuesja Keçmezi Basha, na jep të dhëna të bollshme për jetën dhe angazhim e saj pas demonstratave të vitit 1981, si dhe demonstrimin e revoltës së saj ndaj agjentëve të Sigurimit Shtetëror Serb; në disa copëza kujtimesh na prezantohen miqtë dhe njohësit e saj si : Selatin Novosella, Prof. Dr. Pajazit Nushi, Hydajet Hyseni, Prof.dr. Izber Hoti dhe aktorja e njohur shqiptare Safete Rugova.
Nëpër mes këtyre evokimeve të kujtimeve për të paraqitet një segment jete që bashkëveprimtarët dhe miqtë e saj që e deshën dhe e respektuan me gjithë shpirt na paraqitet si një heroin e rrallë.. Hyrije Hana si gjitha gratë e devotshëm dhe trimat e mëdhenj të kombit, e ndiente vetën të vogël në brendinë e saj duke ju larguar veseve egoiste për të folur për veten e saj, por , në momente të rralla , miqtë dhe dashamirët si dhe kronistët e kohës kanë arritur që t’i shkëpusin ca kujtime të pakta të Hyrije Hanën, të cilat autorja i këtij libri i prezanton.
Përveç aparaturës shkencore, autorja e shef të udhës që librit t’i shtojë edhe një epilog të Aktgjykimeve të Gjykatave të Qarkut të Gjakovë, Prishtinës dhe Pejës që e pasurojnë librin edhe më tepër. Libri po ashtu pasurohet me Burime dhe Literaturë relevante, po ashtu e pasurojnë treguesi i emrave të vendeve dhe personave.
Në përfundim të këtij recensioni themi se libri kushtuar “Kontributi Atdhetar i Hyrije Hanës”që vihet para lexuesit, trembëdhjetë vjet pas çlirim të Kosovës, për të cilën Hyrije Hana dha aq shumë nga vetja e saj, Prof. Dr. Sabile Keçmezi Basha, në të vërtet jep një mesazh brezit të sotëm dhe atyre që do të vijnë për të çuar deri në fund amanetin e atyre grave e atyre burrave që për afro një shekull luftuan për të parë Kosovën të lirë dhe të pavarur.