Kulturë
Agim Gashi: Lumin Rur e vizitova
E marte, 13.03.2012, 08:19 PM
Agim Gashi
Lumin Rur e vizitova
U ngrita heret këtë të diele
Me mundim jam përgatit,
Kam marrë rrugë për në Park të Rurit
Lumit Rur me i bë vizitë.
Me tri këmbë dalengadalë
Më dukej vetja si me u rrokullisë,
Nga gëzimi kur më pa
Nisi shpejt ai me më valërisë.
-O eja, eja o miku im,
Kam dëgjue sëmundja t´ka rrokë,
Dhe e di që e ke t´vështirë
Por të lutëm mendjen n´kokë.
Disa zogj ma sollën lajmin
Që je shtri prapë në spital,
E po vuen me dhimbje t´forta
Me shumë derte sa një mal.
Kam çue zogjtë me të vizitue
Për çdo ditë e për çdo natë,
Zemra do t´më digjej flakë.
E ke marrë shumë me siklet
Vuajtjet tua i ke shtue,
Të gjitha plagët e atdheut
Askush vetë s’mund me i shërue.
-O Rur i dashur miku i vetmisë
Edhe unë të kam kujtue,
Mos t´kanë sha e ofendue
Ata zogj që i dërgoje
I kam pa n´dritaren time,
Por s’mund të ngrihesha t´fala me t´çue
Sa shumë digjej zemra ime.
Kur më pa se shumë shtrëngohesha
Dhimbjet n´shpirt po më mundojnë,
Sa me t´shpejti i ngriti valët
Ato dhimbjet t´mi pushojnë.
Bën durim o miku i Arbërisë
Sa shumë miq për ty po luten,
Të gjithë kanë frikë për sëmundjen tënde
E në brenga me mue po futen.
Kam me i lutë zogjtë e malit
Të gjithë engjëjve me u tregue,
Me ia bë një lutje Zotit
Sa më shpejt me të shërue.
Kur të dalësh nga spitali
Sa shumë njerëz kanë me u gëzue,
Ke me ardhë pranë brigjeve t´mija
Një këngë t´bukur me ua këndue.
Ik e shko tash n´kasollën tënde
Merr ilaçet, pusho dhimbjen,
Se shumë shepjt unë me miqët tu
Kemë me ta festue edhe ditëlindjen.
Qesha pak, më vinte mirë,
Porse shpresat shumë janë thye,
Më mundojnë këto dhimbje t´mia
Zemren donë me ma shkye.
-Lamtumirë o Rur i dashur,
Po shpresoj prapë të të vi,
Me t´gjitha rrobat veshur n´trup
N´thellsi tënden kam me hy.
Kam me ndej në zemrën tënde
Se të kam ma t´mirin mik,
Fjalët tua dhe mundi yt
Për mua janë shpresë e dritë.
Mora rrugen dhe u ktheva
Me e qitë vizitën në letër,
Për nënën time e për miqtë
Po e lëshoj t´fluturon në eter!
11.03.12- Düren, brigjet e lumit Rur