E premte, 11.10.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Frymëmarrja e shtetit dhe sfidat e kohës

E diele, 11.03.2012, 03:58 PM


Frymëmarrja e shtetit dhe sfidat e kohës

 

Nga Gjon KEKA

 

Politika është një përfaqësim shkencor i marrëdhënieve politike dhe mjeteve për të arritur vetëdijen e njëjtë në përputhje me qëllimin e shtetit, të zhvilluara nga parimet e besimit (moralit), të drejtësisë dhe urtësi nga mësimet e historisë (përmes të dobishmes dhe të dëmshmes). Poashtu politika është edhe çështje edukative kjo në fakt nënkupton atë që politika edukative është mes i artë në mes të presionit të kohës dhe ngatërrimit të hapav brenda hapësirë së sistemit të përgjithshëm politik e shtetëror,nga kjo ajo hyn kështu edhe edukon natyrën e sëmur të shtetit dhe nxjerr kështu në dritë apo vesh politikën me moralin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për shtetin dhe zhvillimin e tij të fuqishëm drejt të ardhmes.

Gjithashtu në kuadër të kësaj politika është edhe një lloj i edukimit shëndetësor ,jo sepse ajo siguron shërbime shëndetësore ,por për shkak se ajo i zbulon shkaqet e sëmundjes brenda administratës shtetërore dhe qeverisëse dhe kështu pasi ato zbulohen atëherë edhe fillojn shërimet brenda asaj adminitrate dhe kështu shteti fillon të frymoj me mushkrit ë demokracisë dhe kushtetutës si dhe të vendoset në rrjedhën e kohës dhe proceseeve të përgjithshme pozitive të vendit drejt qëllimit të tij.

Kështu që shteti është ai që shfaq karakterin e tij të vërtetë me anë të veprimeve që bëhen nga administrata e përgjithshme qeverisëse e shtetit dhe kjo është e vetmja mënyrë për të parë në tërësi brendësin e politikës me apo pa moral brenda saj ,sepse në momentin që shteti shfaq fytyrën e tij të gjenjdjes automatikisht dalin në shesh fiksimet e llojlloshme,pastaj nëntoka e administratës dhe detyrimet e zakonshme që janë të garantuara nga një qeveri e që nuk ka arrit të plotësoj asnjë apo ka mbet kështu duke ushqyer nevojat e saj absurde të stomakut të saj politik, ideologjik dhe partiak duke harruar kështu detyrimet vitale të vendit dhe qytetarëve të saj.Të gjitha këto fenomene duhet të konsiderohen si sëmundje të organizmit shtetëror, dhe analiza më e detajuar e shkaqeve të saj, simptomat, pasojat dhe ligjet e përgjithshme do të na çojnë në një përkufizim të tillë të një patologjie të vërtetë brenda organizmit të shtetit si dhe të shpërfilljes së politikës dhe ligjit moral në përgjithësi.

Ndërsa ne shqyrtojmë natyrën e administratës qeverisëse shtëtëore dhe funksionin apo msofunksionin ,defektet apo sëmundjet e saj ,ne vijm tek ky konkluzion i pakundërshtueshëm se ështe pikerisht politika e mirefillt dhe ligji moral ajo qe i zbulon shkaqet e defekteve brenda shtetit dhe tregon per rrugen e çlirmit te tij nga brenda ,pastaj keshtu mund te nisin edhe transformimet e medha dhe qartesimi i vizionit per te ardhmen e sigurt te nje shteti demokratik dhe kushtetues.

Nga kjo poshtu mund të themi se është pikërisht ligji moral brenda politikës ai që nuk lejon që shtetit të shndërrohet në aparat pushteti apo e llojit të diktataurës moderne ,sepse një shtet që ka ikur nga toka e tij e ligjit moral politik dhe fryteve të dobishme politike ai automatikisht ka kufizuar lirinë si atë të brendshme ashtu edhe të jashtme dhe i ka vendosur të gjitha mjetet në duart e tij duke shpallur kështu veten shtet pa dinjitet dhe moral si dhe shtet i paçliruar nga skllavëria e brendshme e tij.Në kuadër të kësaj mund të nënvizojm se diktatura tërë arsenalin e saj si ideologjik ashtu material e shfrytëzon kundër shpirtit krijues,civilizues,stoik,frytdhënes ,të lirë ,të pavarur dhe rezistëncës së individëve në përgjithësi përball saj.Sidoqoftë ashtu siç eshte e veshtire per nje komb qe ne kohe te skllaverise te lundroj ne kohen dhe rrugen e tij ,poashtu eshte akoma me veshtire qe pas lirise te lundroj ne kohe paqe drejt qellimit dhe te ardhmes se mire te tij.

Aktualisht Kosova e ka problemin e veshtiresise se madhe te lundrimit ne kohe paqe dhe mosaftesise per te kuptuar lirine dhe identitetin e vertete europian brenda qenjes se saj.Liria nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhurat e shtetit apo pushteteve,por ajo duhet vij dhe rrjedh ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shtetit dhe popullit në përgjithësi.

Mund të themi se parimi i lirisë kërkon që njeriu të jetë mjeshtër i vetes, zot i qëllime të tij, mjeshtër i zhvillimeve të gjithmbarshme të vendit të tij.Por nëse ai nuk mund të jetë mjeshtër i qëllime të tij, sepse ai nuk ka mjete për të, dhe nuk është zot i vetvetes, sepse ai nuk është zot i qëllimit të tij ,atëher nuk mund të shohim frymëmarrjen shtetit dhe zhvillimit të tij të gjithanshëm drejt të ardhmes së mirë të të gjithëve.

Ndërkaq duhet nënvizuar këtu edhe një gjë se nuk ka gje me te keqe per nje shoqeri dhe shtet(duke ditur edhe ate se partite politike kane interesa te medha),se sa nje parti e cila nuk ka parime dhe ka telekomandën e shtetit në dorë.Në lidhje me këtë ne edhe sot në shekullin XXI kemi një tablo që na ka lënë Tukididi nga egërsia e përgjithshme dhe demoralizimi i kohës së Greqisë nga luftërat partiake! E megjithatë, si të përafërta këto dukuri me ne, madje edhe rrezikun e kushteve të tilla! Një hap përtej kësaj vije kufiri të caktuar, që ka vënë Tukididi dhe ne jemi në atë drejtim tej. Prandaj është e nevojshme që mos të lejojm që energjia e mendimit të zgjohet vetëm kur energjia e ndërveprimit është në gjumë ,por ta kemi zgjuar atë dhe të kemi një ndërveprim të përgjithshëm të elitës politike dhe partiake mbi parimet dhe vlerat dhe që shkon në të mirë të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar europian në përgjithësi si dhe të ardhmes së sigurtë të vendit.

Duhet gjithashtu se shteti duhet te kuptohet si nje veprim i jashtem i popullit, tek ne kjo nuk po funksion fare ose ne nuk kemi arrit ende ta kuptojm sistemin kryesore te kohes sone, demokracine.Sfidat perball kombeve jane nje eksperience e rendesishme qe i japin fuqi kohes se tyre.Ndërsa urtesia e vertete e lidershipit te nje kombi eshte e bazuar gjithmone ne kapjen e sekretit te kohes dhe rrethanave historike si dhe aftesia per te bere realitet te prekshem premtimet ndaj popullit te tij.

Poashtu është tepër e rëndsishme që një lidership të arrij të kuptoj kohën dhe të ketë aftësinë e hapjes së faqeve te jetës së vërtetë kombëtare si dhe të zhvilloj me të gjitha kapacitetet vendin drejt faktorizimit të tij dhe vendosjes së tij brenda familjes së kombeve demokratike dhe të civilizuara.Dhe jo të lënë vendin si një shkurre nën hijen e pemëve të larta dhe që i japin mundësi të luajn të tjetër e të shtypin atë duke e konsideruar të dobët dhe pa fuqi zhvillimi dhe të ardhme.Për të pasur nder shteti duhet ta ruani dinjitetin e tij identitetin shpirtin e kulturës së tij origjinale dhe themelet e fuqishme të sistemit të tij demokratik dhe kushtetues.Vetëm kështu shteti dhe kombi ynë në përgjithësi mund të jetë i fuqishëm dhe me të ardhme të sigurtë.

Me fjalë të tjera mendoj se Tirana dhe Prishtina mund te behen europiane, ateher kur te shohim se Shqiperia ka dal nga konferenca islamike, ateher kur Kosova t'i keput lidhjet e trasha sulltaniste,atehere kur ka me pak kulture dhe imazhe primitive te sulltanizmit-aziatik si dhe ateher kur te shohim se ka filluar te behet nje transformimi rrenjesor i kombit ne pergjithesi.

Duhet ditur Kombi shqiptar eshte europian ne zanafillen e shpirtit te tij dhe ai duhet tani te filloj te jap frytet e tij nga rrenjet e tij te kultures dhe shpirtit europian ,prandaj familjes europiane i mungon ashtu si trupit pjesa kryesore ,pra Kombi shqiptar europian dhe vetem keshtu ajo eshte e plote dhe e fuqishme.

Në vend se shqiptarët si komb t'i përndorin minierat brenda shpirtit gjenalogjik të qenjes së tyre si kombi lashtë europian ata po i përdorinë ideologjitë e errët dhe rrënuese të huaja sulltaniste duke bërë kështu një mëkat të rëndë ndaj kombit europian të tyre dhe një mohim ndaj parardhësve dhe historise.

Prandaj nisur nga kjo mund të konkludojm se çështja e rikthimit te Kombit shqiptar ne familjen europiane nuk eshte nje lloj i pershtatshmerise me ate familjes se unionit europian, por i natyrshmerise,i domosdoshmerise i rrenjeve dhe civilizimit te perbashket, i shpirtit qe duhet te jete ne unitet te plote ne trupin e tij te perbashkesise.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora