Kulturë
Gudar Beqiraj: Vlerësim për librin “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”
E diele, 11.03.2012, 02:11 PM
Vlerësim për librin “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”
Nga Gudar Beqiraj
Kryetar i Akademisë së Shkencave
Eshtë kënaqësi për mua të marr fjalën i pari dhe të drejtoj promovimin e libirt “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së” të shkrimtarit dhe të publicistit të mirënjohur Albert Zholi. Në radhë të parë dua të vë në dukje se Zholi është një mik i afërt i Akademisë dhe Akademikëve, pasi ai është në çdo aktivitet tonin dhe ndoshta nuk gaboj të them se ai është ndoshta i vetmi gazetar që ka intervistuar të gjithë akademikët. Isha i pari që më ra në dorë libri publicistiko-letrar “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, i Zholit, pasi ai trokiti në derën e Akademisë si në shtëpinë e tij dhe më dhuroi këtë libër interesant. E them interesant pasi, sapo pashë lëndën e librit, vërejta shumë personalitete të gazetarisë shqiptare të përmbledhur në të. Njëherazi dua të them se pjesa dërmmuese e këtyre peresonazheve të spikatur në shoqërinë shqiptare, të cilët janë në këtë libër janë miqtë e mi. Për këtë arsye dëshira për ta lexuar dhe promovuar këtë libër u dyfishua. Këto ishin arsyet që Akademia e Shkencave mori përsipër këtë oragnizim modest, për një libër interesant. Kur fillova të lexoj këtë libër, qysh në faqet e para pashë me sinqeritet se nuk ishte një libër i lehtë, një libër që do të humbje kohë po ta lexoje. Qysh në faqet e para pashë një historik të shkurtër të lindjes së Radios së parë në botë në Shba në 15 qershor, telezionit të parë në Botë në 1936 në Lojrat Olimpike të Gjermanisë, lindjes së radios së parë shqiptare më 28 nëntor 1938, të Televizionit të parë shqiptar më 29 Prill 1060. Pra në këtë libër modest janë përfshirë ngjarjet më të shënuara, më historike të medias fonike dhe vizive të asaj botërore por edhe shqiptare. Në këtë libër të thjeshtë por të bukur janë përfshirë gjithsej 16 personazhe të radios dhe të televizionit shqiptar ku do të veçoja dy personazhe:
Së pari Vitori Xhaçkën ( e cila nuk jeton dhe ky moment le të jetë dhe një homazh për të ) e cila ka qenë femra e parë shqiptare spikere në radion e parë shqiptare më 28 Nëntor 1938 dhe Stoli Beli e cila ka qenë prezantuesja e parë e televizionit shqiptar më 29 Prill 1960. Këto dy figura, janë, dy figura qëndore të cilat kanë spikatur me talentin e tyre në dy pikat kulmore të radios dhe televizionit të parë shqiptar. Përpos tyre nuk mund të lihej jashtë vëmendjes së Albert Zholit dhe një nga gazetarët më të talentuar të RTSH-së, Alfons Gurashi i cili nuk jeton më dhe këto rreshta njëkohësisht le të jenë homazh dhe për të. Alfons Gurashi jo vetëm si gazetar, por edhe si folës, apo fotograf ka qenë dhe mbetet shëmbëlltyrë për gazetarinë shqiptare, për zellin, zërin, korrektesën, përgjegjshmërinë që sot mund të themi se nuk egziston tek të gjithë gazetarët. Por përveç këtyre figurave ka dhe shumë të tjerë që sot janë ende në dyert e RTSH-së, si Liliana Meçani, Bajaram Hoxha, Esat Teliti, etj..por dhe ata që tashmë janë larguar për arsye të moshës si ish-folësi dhe regjsori I talentuar Kujtim Meçaj, gazetari dhe skenaristi Petro Lati, Elisabeta Kamberi etj…
Në këtë libër ka dhe shumë figura të shquara të medias vizive dhe asaj fonike shqiptare, që unë si vura në dukje, por që në libër të gjithë do ti lexojnë plot dëshirë. Them plot dëshirë, për vet faktin se libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të bukur, i ndërtuar mirë artsikisht, i kujdeshëm estetikisht, dhe me një mesazh të qartë. Pra në këtëo tre themele dhe shtylla të ndërtimit të një vepre Alberti është munduar të ketë një harmoni. Ai nuk kalon në eufori të ndikojë tek lexuesi me anë të thënieve të sforcuara, por e ka lidhur librin në mënyrë organike, ku personazhet edhe nga ana e moshës, rëndësisë, kanë një vend të caktuar, gjallojnë, frymojnë me përgjgijet dhe ngjarjet pa hiperbolizime abstarkte. Libri nga fillimi në fund ka një ecje elegante, është si një pasqyrë, plot më figura letrare por dhe me një korrektesë historike. Në datat, vitet, Zholi është treguar rigoroz, duke e lënë mënjanë letërsinë dhe duke hyrë në histori. Këtu është e veçanta e këtij libri në dukje i zakonshëm. Pra, tek ndërthurja e historisë me letërsinë ndaj dhe ky libër mund të quhet historiko-letrar, ose, publicistiko-letrar. Pyetjet e drejtuara nga autori personazheve,, janë të mirëmenduara, profesionale dhe deri diku tendecioze për të nxjerrë në pah ato “sekrete” që i interesojnë autorit, apo për të përcjellë atë çka dëshiron ai në këtë libër. Mendimi i përfundimtar është se në këtë vëllim të dytë tek “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, autori ka bërë një përpjekje serioze për të qenë në nivelet e publcistikës dhe letërsisë kohore. Ky libër është një minihistori e RTSH, ku brezat në vazhdim do të lexojnë diçka sado të vogël për të shkruar në në të ardhmen historinë e madhe dhe të plotë të RTSH. I uroj Albertit suksese dhe të promovojë në të ardhmen libra të tillë modest në diskutim por të bukur në përmbatje, që hijeshojnë botimet e tij dhe të autorëve të suksesshëm.