E hene, 11.11.2024, 03:00 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Buzëqeshje e ngrirë

E marte, 06.03.2012, 06:41 PM


Prag 8 Marsi,

Dita ndërkombëtare e Gruas

 

Luan Kalana

 

Tributë nënave

dhimbje njerëzore

 

Buzëqeshje e ngrirë

 

...nënave devollesha,blegtore mjeshtre të aposionuar,

me dashuri njerëzore për kafshët,...

 

E priste  ta  shihte pëherë cdo ditë,

e dinte orën si qyqja, kur këndonte ,

e kishte shtëpinë përballë stallës të gicave,

e buzeqeshte e  deshte ta  salutonte,

rinte ne cezma  ngarkuar  me kova në duar,

vetëm e vetëm t'i   belbzëonte:- Mirëmëngjes !

 

C'të ishte ajo pritje, ai  takim,...??!!

...Kalonin ditë ,javë,cdo ditë,..

një hyjneshë i buzeqeshte  nje shkollari.!!!

 

Rastiste që nxitonte, ishte me vonesë,

zilja e shkollës binte për mësim ,

e dëgjonte si  ring të celularit melodi,,

buzëqeshjen nuk e shikonte,vraponte,..

 

Ajo e ndiqte me kokë,me shikim,

përësriste refrenin, fjalët e zemrës ,

si prejlud  simfonie melodi,

në ankth,.. s'merte përgjigje nga Ai ...

 

Priste   sërish kur dilte nga shkolla,

me duart e tejzgjatura nga kovat me ujë,

ne çezma e veteme e  lagjes ,përkarshi,

e buzeqeshte nga larg sikur donte ta  pushtonte,

C'të ishte vallë kjo pritje,më shumë se dashuri......

 

Dëgjonin klithmat e  gicave përballë,

që griceshin si fëmijët papushim,

i kërkonte  komshinjëeve cdo mëngjes falje,

deruckat janë të vegjel,ata s'dinë,ciliminj,

si nëna fëmijen në gji, duan ushqim..

 

U rinte në kokë ditë e natë,

i lante ,zbardhnin ,era sapun i mbante,

Sa qante,kur ja mernin kasapët,

lotët si mbaheshi në faqe,

ashtu me lotët me buzëqeshte .

 

Sa gëzohej kur i lindnin gicat,..

një ditë trokiti komshijes pa pritur,

-Hape derën nënë Nije,..me jep myzhdenë,

më lindi Vjosa,dymbëdhjet ëngjëj vogëlushë,..

Dosave i kishte vënë emra të bukur,

ca ishin të bardhë, ca me pulla e ca larushë.

 

Kur ndahej  nga ai  ,fytyra i përlotej ,

nga hidherimi a dashuria e burit të paparë,..

...........................................

Po të qepen xhindet,do gjejnë nje kleçkë

do gatuajnë  me doçka me këmbë, alibi,

.....Per dy vandakë misrishta të mykur,

e degdisnin si   Dantja  ne ferr ,

botë e ngatëruar,të shpallnin lugat në t'errët..

 

Mjerë nënat dhe gratë e shkreta,

që zemrat e shpirtin ia përvëluan,

u mplakën para kohe me plagë të hapur,

mbi vellon e nusërise, hijëshin e bukurisë,

rëndonin retë e zeza ngarkuar me shi,

në kokë  mbi ballë lidhën të zezat shami..

 

Kur shkollari largohej udhëve  nga fshati

e përqafonte ,e puthte  ëmbël me lot  në sy,

si dy pika ujii që reshqasin në pasqyrë

si bulza vese mbi lule ia lagnin faqen ,

ajo qante pa zë ,dridhej si fëmijë,..

 

Shpirti s'i ndahej nga trupi i tij,

s'i  thoshte dot asnjë fjalë,

kujtonte djalin ushtar të humbur,..

...Rrugën spërkati me ujë si me lotë

një rit ,nje shpresë për kthim....

 

Pas vitesh djali shkollar u kthe në fshat,

për prindërit ,për shokët ti takonte përsëri,

për  " princeshën  "njeriu s'i tha asnjë fjalë ,

priste ta shihte mes grumbulit buzëqeshjen,

pas nënës dhe motrave,ti hidhej në qafë ,...

fytyrën  e saj ënjgjëllore  ta përqafonte .

 

 

Zemra  atë ditë  iu mblodh, iu    si një gur ,

në vend të gëzohej,  kthehej  nga shkollat,...

........Ajo s'mungonte te çezma  asnjë ditë,

s'po  dukej ,...apo janë  mbytyr gjemitë,.?!

 

Lotët iu mbërthyen brenda në qerpikët,

vështirmin e hidhte  në turmë papushim,

të gjithë  e përqafonin me mall, me gëzim,,

ai rinte si matufepsur , si i mpirë,..

mungonte  nje puthje, një fytyrë ....

Kë të pyeste, ç'të bënte ,u zu gafil ?!.

 

Ajo kish perënduar,kishte fluturuar ,

iku e djegur , përmalluar e përvëluar,

..........................................................

për burin që  i vdiq  paparë në kuvli,

për fëmijët poçka që u ritën jetim,

për deruckat që ia therrnin pa ritur ,

për " shkollarin " që i buzëqeshte pëditë,

për të birin ushtar vite të pritur.

 

Buzëqeshja e përlotur kish ngrirë nën qefin,

fytyra e saj mërmëte dukej e gjallë,

...i thanë "djalit  " kur mori lajmin e zi,

fytyra valëzohej në ujë si në akarium,

në shtartin e përjetësisë  ku dha shpirt..

 

Shkollari  kujton  i mallëngjyer, buzët i thahen,,

për nënën e gicave ,të dashurisë njerëzore,

kujton kalvarin e dhimbjes te nënës blegtore,

s'e harron ne jetë buzeqeshjen e pritjes  ,

lotët i rjedhin  rëke lumi në faqe..,...

 

P.s.

-kleçkë-,a-    copë,pjesë e thatë e majave te dege te pemeve,

-dosë,-a,     -derri femër

-gicat,--       -kelyshet e vegjel te derrave

-myzhde,-ne-sihariq -fjele te huaja ,lajm i ri,

-gafil-huazim,u befasua

-kuvli,-vend i izoluar,me hapësirë të ngushtë e padritë,

kuptim figurativ.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora