Kulturë
Agron Shabani:Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (VIII)
E diele, 04.03.2012, 07:57 PM
Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (VIII)
Në vija të trasha ose në linja të përgjithshme (- Duke menduar në ndikimet dhe reflektimet e njohura evolutive dhe empiriko-organike të Revolucionëve të lartëpërmendura industriale dhe politike në Angli, SHBA-së, Francë etj...)
Nga Agron Shabani
Faktori anglez ose britanik:
Nga Gjon Loku (John Locke , 169O) për herë të parë është hartuar dhe formuluar koncepti shkencorë dhe humanist mbi kombin, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Kështu në veprat e tij të njohura si "Dy Diskutime mbi udhëheqjen e shtetit" dhe "Mendimet mbi zhvillimin dhe edukaten", Gjon Loku duke i studiuar dhe analizuar në hollësi procesët ose zhvillimet e ndryshme evolutive, empirike, organike, primatologjike dhe të tjera të njeriut dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të drejtën dhe sovranitetin e popullit (në këtë kuader edhe të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme së bashku me ato për protesta të ndryshme ose rezistencë gjithëkombetare ose mbarëpoullore ndaj abuzimëve, pardrejtësive, paradokseve, anomalive ose patologjive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtareke, historike dhe të tjera) asokohe i kishte ngritur dhe projektuar në nivelin e bazamentëve (fundamentëve) me të rëndësishme ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë.Në këtë frymë të gjithëmbarshme revolucionare, evolutive, empirike dhe organike filozofi, politikani dhe humanisti i shquar frëng, Monteskiu (Montesquieue) atëbotë me 1689/1775 në stilin dhe cilësinë e njohur të uudhëheqësit të atëhershem të legjislativit (parlamentit) francez me seli nË Bordo , respektivisht, të një mendimtari, filozofi dhe humanisti të shquar përmasash botërore ose ndërkombëtare në kuader të veprës së tij të shquar me titull "L´Esprit de Lois" ( "Mbi Shpirtin e Ligjit" ) do ti vënte si të thuash piketat ose kornizat e para të Kushtetutës së njohur Amerikane "Checks and Balances" ( lëxo: Ligjet ose Rregullat dhe Kontrolli") të hartuar dhe miratuar në Kongresin e Madh konstitucional dhe juridik të Philadelphias( Filadelfias) në vitin e largët 1776. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe konceptët, formulimet dhe definicionet e njohura shkencore, juridike, humane, historike , politike dhe filozofike mbi vullnetin ose verdiktin e shumicës së njohur njerëzore ose qytetare ("Volonte Generele")- përballë vullnetit ose verdiktit të shumices parlamentare ose politike ( "Volonte de Tous") në qeveri ose parlament. Ndonëse, të ideaur dhe konceptuar një trohë me herët nga Zhan Zhak Rusoi si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve të njohur ose kryesor mbi të të ashtuquajturin konceptin ose definicionin redakal në kontekstin e mesipërm parlamentar ose demokratik.Në këtë sfond asokohe do të bëhej e famshme edhe teoria e njohur e filozofit dhe humanistit të shquar gjerman, Christian Wolfit (Kristian Volf) i cili në kuader të "Aufklerungut" ( Deshmisë) së tij shkencore dhe filozofike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare do të shprehej atöbotö se :" ata qö udhöheqin ose qeverisin me shtetin dhe qeverinë, duhet të sillen me njerëzit ose qytetarët e vet si prindërit ndaj femijëve.".
Një digresion i vogël sociokulturorë dhe socipolitikë...
Se këndejmi, të fascinuar, sensibilizuar, impresionuar dhe influencuar në një masë të konsiderueshme nga "Metafizika e Moralit" dhe"Etika protestante".Përkatësisht, nga Levizjet e njohura protestante, liberale dhe reformatore të Martin Lutherit dhe Melanktonit në Gjermani , ato të Zhan Kalvinit dhe Martin Buçerit etj. në Francë dhe kështu me radhë në njerën anë.Si dhe nga levizjet dhe zhvillimet e brëndshme evolutive, reformatore dhe revolucionare ( brënda kishes anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez) në anën tjetër. Kurora mbretërore e Anglisë së asokohëshme( nën mbretërit e njohur si Henriku i VII-të dhe Henriku i VIII-të etj.) kishte njohur fuqi dhe një zhvillim ose lulëzim të përgjithshëm në të gjitha sferat dhe drejtimët e mundshme të politikës së brëndshme dhe asaj të jashtme.Ndonëse, pa i harruar këtu qëndrimet e njohura miqësore dhe liberale të Tudorëve ( trashëgimtarëve të klanit të njohur mbretërorë ose familjar të "Yorkëve") ndaj kishës anglikane dhe parlamentit të atëhershëm anglez. Për dallim të " Dinastisë së Stuartëve" ( të klanit mbretërorë ose familjar të "Lancasterëve") që mbanin si të thuash qëndrime të rrepta, autoritare dhe tepër absolutiste ndaj kishës dhe parlamentit të atëhershëm anglez. Duke u shprehur asokohe mbi forcën ose fuqinë e pakontestuar të mbretit në bazë të forcës dhe mëshirës së pakufijshme të Zotit.Duke i përfshirë në këtë kontekst edhe të të ashtuquajturin "parlamentin puritanisto-prezbiterianist" së bashku me "luftërat", konfliktët ose kryengritjet e njohura protestante, indipendentiste dhe puritaniste në Skoci ( Skotlandë ), etapën ose fazën e njohur "republikane" ose "revolucionare" dhe "diktaturën e madhe" politike dhe ushtarake të Oliver Cromwellit (Oliver Kromvelit) - lordit të njohur "protektor" dhe absolutist të Anglisë së asokohshme. Ndërkaq, pas vdekjës së Oliver Cromwellit, anëtarët e "Dinastisë Mbretërore të Stuartëve" në bashkëpunim me legjislativin (parlamentin) e atëhershëm anglez do e bënin "reformimin" dhe konstituimin ose promovimin e "kishës shtetërore" ( lëxo: "kishën e pavarur") anglikane të pavarur nga Etërit e Shënjtë( Papati) në Vatikan -sipas "modelit" ose "konceptëve" të njohura monarkiste dhe absolutiste të Lujit(Luigjit) të XIV-të etj. në Francë.Dhe, kjo gjer me ardhjen në fronin mbretëror anglez të mbretit të njohur, Jakovi i II-te ( te "Dinastise katolike" ..). Gjegjësisht, të Wilhemit të III-të (1689- 17O2) në periudhën e njohur revolucionare dhe historike në Anglinë e asokohshme të revolucionëve të lartëpërmendura industriale, politike dhe ekonomike. Në këtë prizëm, mbreti i lartëpeërmendur anglez ose britanik , Wilhelmi i Tretë ( Themi mbreti britanik, Wilhmelmi III-të, sepse pikërisht nën udhehëqjen dhe perkujdesjen e tij mbretërore ose monarkiste, në vitin 17O1 ishte firmosur Marevëshja e Madhe dhe Historike për Unionin e Bashkuar ne mes Anglisë dhe Skotlandës nën kurorën mbretërore të Mbreterisë së Bashkuar) do të shquhet dhe mbahet në mend për Aktët dhe Dekretët e njohura mbretërore, parlamentare dhe demokratike si "Bill of Rights", "Act of Settelment", "Toleration Act", "Habeas Corpus" etj. Që do iu paraprijnë ngjarjeve dhe zhvillimëve të mevonshme revolucionare dhe historike në SHBA/së dhe në të gjithë botën.
.................
Meqë, gjithnjë fjala mbi faktorin e njohur anglez ose britanik, përkatësisht, mbi ndikimet dhe reflektimet e njohura eksterne ose eksplikative të Revolucionëve të njohura industriale dhe ekonomike në Angli në kontekste dhe dimenzione të ndryshme evolutive, revolucionre, empirike, organike dhe të tjera tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.Në vazhdim ia vlejnë të cekën ose rikujtohen në sfond ngjarjet dhe zhvillimet e ndryshme revolucionare dhe historike si me poshtë:
E para:Ndërkohë që shtegëtimet ose ekspeditat e njohura detare ose kontintentale dhe interkontinentale të detarëve, gjegrafëve ose dijetarëve të njohur anglez, spanjoll, portugez, holandez, gjerman, italian dhe të tjerë asokohe kishin ndikuar fuqishëm dhe multicipërisht në reformat dhe transformimet e gjithëmbarshme( fondamentale dhe substanciale) të ideve, konceptëve dhe teorive të deriatëhershme "gjeocentrike", juliane ose "egocentrike" te Ptolomeut ose careve te ndryshem te Rusise etj. Në idetë, konceptët dhe pikëpamjet e njohura evolutive, revolucionare dhe reformatore (moderne ose bashkohore ) të Galileut, Hukut, Magelanit ose Kopernikut. Me rastin e ngritjes dhe themelimit të "Konfederatës së Parë Amerikane" (lëxo " New England" ose "Anglia e Re") në mes shtetëve të njohura te Massachustit, Pensilvanyas, Marylandit, New Havenit, Connecticutit, New Orleansit, New Jersit, Georgias, Virginias dhe të tjera nga ana e Ulliam Pennyt dhe personalitetëve të tjera angleze gjatë shekujve 16 dhe 17. Njëherë e përgjithmonë asokohe do të vihen bazat ose themelët e njohura të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit dhe kombit të madh amerikan.
Faktori amerikan dhe faktori francez:
Për me tepër ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si "paralojë" ose një ´pranverë e madhe´ revolucionare, politike, shtetërore, nacionale, qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental. Revolucioni i njohur Amerikan ( 1775-1783) i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë (legjendarë dhe historik) të SHBA-së si Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Gjon Adams dhe të tjerë.Si të atillë e ngritit dhe promovoi edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shtetëve të Bashkuara të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore dhe natyrore.
Ndryshe nga kjo, Revolucionet e sipëpërmendura në Europë dhe Amerikë së bashku me arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike.Respektivisht, industriale dhe teknologjike.Përveç tjerash asokohe e kishin ngritur dhe themeluar të të ashtuquajturën shoqërinë moderne ose bashkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Të konceptuar, përceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjëve, rregullave dhe standardëve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, sociale, politike, ekonomike dhe të tjera pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjinore, fetare, kulturore, sociale, ekonomike etj.etj.
Ndërkaq, pas shfaqjes së sistemit të njohur industrial dhe kapitalist si praktikë e përgjithshme dhe teori , dikur me vonë me format dhe metodat e njohura revolucionare dhe diktatoriale-bolshevike ( lexo: Diktaturën e njohut të proletariatit etj.) do të "lindte´dhe shpërfaqej e ashtuquajtura "shoqeria pa klasa".Gjegjësisht, sistemi i njohur komuno-socialist i identifikuar me figurat e njohura të Karl Marksit, Fridrih Engelsit, Eduard Bernshtajnit, Prudhonit, Bakuninit , Leninit, Trockit, Buharinit, Plehanovit, Stalinit etj.Gjegjësisht, me të të ashtuquajturat "Internacionalen e parë", "Internacionalen e dytë", "Internacionalen e tretë" dhe kështu me radhë.