E shtune, 27.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Selim Nëngurra: Hysen Berisha - mërgimtari me pendë të artë dhe shpirt të bardhë

E premte, 02.03.2012, 09:04 PM


HYSEN BERISHA - MERGIMTARI ME PENDË TË ARTË DHE SHPIRT TË BARDHË

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Per njerzit që detyrimisht kanë lan Atdheun dhe per vendbanim kanë zgjedh nji vend tjeter, nuk asht e lehtë të mirren me profesionin e tyne, ta shprehin e ta deshmojnë dhuntinë e tyne, të  rikualifikohen e arsimohen sepse ka shumë shtigje ku edhe mund të pengohen ata. Mirëpo vetëm me entuziazëm dhe moral të naltë perballon barikadat, dhe me punen e palodhshme deshmon vlerat e veta. Po, se njeriu që ka vlera ai ato nuk mund t`i mban vetem per vetveten. Njerzit me vlera nuk janë egoist. Ata vlerat e veta ua falin të tjerve per t`i pa e shijue ato.

 

Nji shembull i kësaj që thashë asht padyshim z. Hysen Berisha, mergimtari nga Dardania që mbi dy dekada jeton  e vepron në Norvegji, konkretishtë në qytetin Ski afer Oslos.

 

Kush asht në realitet z. Hysen Berisha?

 

Hysen Berisha u lind në vitin 1956 në fshatin Kramovik të Rahovecit. Shkollimin fillor e kreu në Çifllak e Ratkoc, shkollimin e mesem e mbaroi në Rahovec, kurse Fakultetin Filologjik degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Prishtinë.

 

Pas diplomimit punoi si mësimdhanës në Çifllak e Palluzhë të Rahovecit. Në vitin 1990, pas një demostrate politike të nxënsave të tij, u detyrue ta braktis atdheun per t`i shpetue arrestimit nga policia serbe dhe u strehue në Norvegji, ku jeton e vepron edhe sot.

 

Unë z. Hysen Berisha e takova para disa muejve per herë të parë. Me at rast ky burr shpirtbardh i Dukagjinit, mi dhuroi tre librat e tija që i kishte aty kur u takuem. Me modesti më tha, po ti jap si kujtim dhe mos prit se janë alamet librash. Jam perpjek pak me modestinë time t`i qes në leter ndjenjat dhe vlerat që i kam.

 

Per mue libri asht i shejtë, por kur autori m`a dhuron me doren e vetë, mezi permbahem e mos të derdh lotë gëzimi. Edhe këtë here kur i zgjata doren per ta falemnderue z. Hysen, më dolen lotet.

 

Ishte ajo mbramje kur ishim tubue disa mergimtarë shqiptarë të disa qyteteve të Norvegjisë që të gjithë krijues e poet. Atë natë libra më falen edhe disa të tjerë.

 

Posa u shperndamë, i telefonova njenit që e njifsha dhe e pyeta se kush asht ky Hysen Berisha?! E pyeta sepse ky njeri më kishte folë per njifar Hysen Berishen dhe e kishte paraqit ate te unë si njeri të lig, si njeri ngatrrestar, dhe mbi të gjitha edhe si genjeshtar. Do e citoj se cilat ishin fjalët që mi pat thanë ky njeri per Hysen Berishen. Citat; " HYSENI PO THOTË SE KA KRYE FAKULTETIN GJUHË DHE LETËRSI, POR BESOM MIKU IM SE AI AS SHKRONJAT E ALFABETIT NUK I DIN... " fund i citatit.

 

Dhe posa mesova se ky qenka ai Hyseni vendosa t`i lexoj, të parat, librat e tij. Fillova me dy dramat: " LUFTA S`KA MBARUAR " dhe " ORA E NDALUR ". Dy drama të persosuna të cilat kur fillon ti lexosh, asesi nuk mund të ndalesh pa i lexue deri në fund. Shtjellimi artistik dhe teksti i latuem mjeshtrisht nga penda e Hysen Berishes, ban lexuesin që t`i duket se jo vetem po e lexon dramen, por po e shikon ate edhe si shfaqje në teater, apo pse jo edhe në film. Më lan mbresa këto drama dhe me padurim fillova ti lexoj librat tjerë të këti autori per të cilin nuk kisha ndëgjue ma parë dhe për të cilin nga nji xheloz nga nji megaloman narcisoid kisha ndegjue vetem fjalë të liga. ”Nuk i din as shkronjat e alfabetit ....” më tingllonin në veshë fjalet e shpifuna për Hysen Berishën.

 

Fillova ta lexojë librin me tregime " AJRI ME ZOGJ TË PLAGOSUR " Nji liber me tregime kryesishtë me tematikë nga lufta e fundit në Dardani me fokus vendlindjen dhe rrethin ku u lind autori. Nga tregimi i parë "BORXHET E SHEKULLIT" e deri te ai i fundit " VRA - NINA" autori Hysen Berisha me nji mjeshtri të rrallë shtjellon tema dhe ngjarje aq bukur sa lexuesi shkrihet i tani në ngjarjet e shtejllueme aty. Asht per tu cek se pas leximit të këtyne tregimeve shifet qartë se të gjitha janë rrefime artistikisht të tregueme nga penda e artë e Hysen Berishes, dhe që kanë ndodhë në realitet, jan ngjarje të vërteta të cilat dihen dhe mbahen mend. Pra, këtu, imagjinata e krijuesit përshfaqet pak ma ndryshe krahasuar me atë sikur ndodhë me shkrimtarë të tjerë. Ka dicka të vecantë, dicka ma ndryshe nga të tjerët. Krijuesi me mjeshtri shtjellon tema dhe ngjarje per ta zgjue kurreshtjën te lexuesi per ta gjet se cila asht ngjarja, per cilen bahet fjalë. Tregimet e tia shkojnë nga realiteti te imagjinata. Krijuesi Hysen Berisha me këta libra  deshmon jo vetem se asht dramaturg i mirfillt, pershtypje kjo që fitohet tue lexue dramat e tij, por ai asht edhe rrefimtar i spikatun.

 

Edhe vargu asht fushë ku z. Hysen Berisha din të veprojë. Ligjërimet e tia të figurshme poetike zgjojnë ndjenja dhe ai bahet i dashtun per të gjithë ata që e lexojnë.

 

Dhe posa lexova librin me tregime të Hysen Berishes fillova ta lexojë librin tjeter " KUVENDI I KAFSHËVE " nji liber me tri gjini letrare: dramë, tregim dhe poezi.  "Kuvendi i Kafshëve " asht shfaqë si pjesë teatrale per fëmijë në shoqatën ”Rilindja” në Oslo, e që pastaj edhe në TV.21 në veren e vitit 2002. Ndësa në vitin 2003, grupi dramatik ”Aleksandër Moisiu”, shfaq pjësën teatrale ”Det uglemelige søndagen (E diela që nuk harrohet)”e Hysen Berishës, në gjuhen norvegjeze, në Oslo. Nga i njëjti autor, në radio ” RILINDJA " të Oslos, shfaqet edhe loja tjetër teatrale  ”Tavolina e rrumbullakt”, si radiodramë.

 

Kur lexova ”Kuvendin e kafshëve” të Hysen Berishes, per të saten herë, më tingllonte në vesh shpifja xheloze e nji njeriu shpirtzi, nji narcisoidi e shpifaraku, nji vetlavduesi e vetreklamuesi; BESOM MIKU IM, HYSENI THOTË SE KA PERFUNDUE STUDIMET NË GJUHË E LETERSI, POR AI NUK I DIN SHKRONJAT E ALFABETIT... Kujt t`i besoj, thashë me vete, rrenave të liga të z. I. T. apo kësaj që lexova e shijova në këta tre libra briljant të z. Hysen Berisha.

 

Unë në raftet e bibliotekes time kam diku 5-6 libra të shpifarakut I.T. dhe asnji nga ta nuk më ka lan as ma të voglen pershtypje, i kam lexue vetem per tja hjek vetit kurreshtjen dhe per ta krijue bindjen se per ndryshe më mundonin gjatë  leximit, fund e krye vetlavdim, fund e krye sulme kunder të tjerve, fund e krye paraqitje të vetvetes si njeri hyjnor dhe të gjithë të tjeret si satana e kriminel. Vetem nji liber me vargje disi ka pak peshë artistike. Proza e këtij njeriu asht hiq, asht mjerim shkarravites. E vetmja vlerë e prozës së I. T. asht se aty ky njeri me pavetdije shpalos vetveten si njeri narcisoid per mos me thanë i smut mental.

 

Tash pasi ky më kishte folë me aq paftyrsi per z. Hysen Berisha unë dasht e pa dasht ashtu instiktivisht mendja më shkoi te krahasimet e shkrimeve të këtyne dy njerzve. Pash se vetem tregimi " GJYSHI DHE DYMBËDHJETË NIPAT " i z. Hysen Berisha me ato tri faqe tekst i vlen ato 14 libra të pa lisencë të shpifarakut I.T. Andaj kjo bindje imja per vlerat e shkrimeve të z. Hysen Berisha më shtyn që ta marr mundin dhe ti shkoj e ta vizitoj dhe ti lutem të ma jap edhe romanin e ti " PLAGË QË NUK DUKEN ".

 

U binda se shkrimtari, dramaturgu dhe poeti nga Kramoviku i Rahovecit asht krijues i mirfillt e me vlera dhe asht njeri shpirtbardhë. Ai vetem buzqeshet kur ndegjon per shpifjet e nji narcisoidi.

 

Ja kam lakmi se sa i durueshem që asht ky burr.



(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora