Kulturë
Pal Sokoli: Lulëzo e dashur Kosovë derisa unë po digjem
E enjte, 01.03.2012, 08:31 PM
Pal Sokoli
LULËZO E DASHUR KOSOVË
DERISA UNË PO DIGJEM
Njomështi e bardhë reshë Dardanisë
Në rritje shtatin ja hijeshon
Erë lulesh Roz(ë)*/1 ta rrahë ballin
Yll as nyje, sipër s´duron.
Konstandini*/2 i mbledhë eshtrat
Në mija herë te shumëzuar
Për një besë, për një emër
Në një pikë gjaku të bashkuar.
Dardania s´kishte nyje
Vegëz, qe yshtë gjak të ri
Do ta lidhë me gjak*/4 iliri
Jo me sllav e me sllavi.
Doruntinë*/4, Orë e bardhë
Erdhe lehtas me t´yt vëlla
Gjak të vjen era, o tokë dardane
Lulëzo ti, unë digjem pra.(p).
/*1 Rozafë, Rozafë në muranë
Mos gabimisht ta nyjëzuan tjetrën anë.
/*2 Konstandin, o Konstandin
Ktheju besës o vëllai i im.
/*4 Gjak i dhamë, dhembje e lot
Mos na i kthe përsëri sot.
/*4 Doruntinë o Doruntinë
Je shqiptare nuk je shki...
Shkurt 2012
Wuppertal