E hene, 29.04.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Tuf? poezish nga Bedri Tahiri

E marte, 28.02.2012, 08:56 PM


Tuf? poezish

 

Bedri TAHIRI

 

 

PËRBETIMI

 

Oj Drenicë me fusha e gropa

Kurrë s’ durove lot e robëri

Barbaria të qëllojë me topa

Bijtë e tu të thuren lavdi

 

Ky Prekazi i Prekë Kuçit

Hanedan gurrë e trimërisë

Bacalokët në kullë prej tuçit

Përtërinë veprën e Ahmet Delisë

 

Ballë oxhakut Shaban Jashari

Flet me zemër e po bën be

Na erdhi dita për së mbari

Ta bëjmë vdekjen si me le

 

Hamza në qoshe dredh mustakun

Dhe me turr përjashta mësyn

Me bombë n’dhëmbë ndalon tankun

Në gjoks granatat po i shkrinë

 

Adem trimi një djalë dragua

Ia thotë këngës me piskamë

Gjakatarët zunë me u tmerrua

Nuk po  zinte as dera në lëmë

 

Tri herë doli jashtë rrethimit

Po si shqipja me krah të lehtë

Sa ia ndjente pushkën Kushtrimit

Sërish kthehej në folën e vet

 

Tymi e flaka ngriheshin në qiell

Përplot gjak na u mbush fusha

S’dukej hënë as  s’dukej diell

Pushoi kënga e u ndal pushka

 

U zbardh koka e Qyqavicës

Bari i njomë u nxi nga dheu

Foli busti i Azem Galicës:

- Të lidhim besën si Skënderbeu

 

Të gjithë tok të përbetuar

Mbi këto varre të lavdisë

Të ecim rrugës së trasuar

Nga Luftëtarët e L I R I S Ë !

 

 

I takoi Besarta

 

Në Prekaz buz? kodre

Fort jehoi kushtrimi

Tri ditë e tri net

Nuk pushoi gjëmimi

 

Si n’bedena k?shtjelle

Vdekjen sfiduan burrat

Me gjoks e me krisma

Se ç’i prit?n plumbat

 

Bie Shaban Jashari,

Hamza dhe Ademi,

Gj?mon kull? e vjet?r

Dridhet i gjith? vendi.

 

Tymi ngrihet lart

Besarta thërret,

S’ka kush e d?gjon,

S’ka se kush  i flet

 

...Atje tek livadhi,

Atje n? lendin?,

I takoi Besarta

Tek prisnin lirin?.

 

 

Liria

 

Më e hijishme se lulet,

Q? lendinash i mblodha,

Më e kthjellët se loti,

Më e bardh? se d?bora,

M? e bukur se vet? bukuria,

Qenka liria...

 

Më e ndritshme se hëna

Më e lartë se qielli,

Më e shtrenjtë se jeta,

Më e ngrohtë se dielli,

Më e dashur se vet? dashuria,

Qenka LIRIA...

 

 

PAVARËSIA

 

Nëpër mote, vite e shekuj

Për trojet tona u flijuam

Dhe  pemën e ujitur me gjak

Asnjëherë nuk e shijuam

 

Brezi brezit amanet

Gjakimet për LIRI

Luftërat dhe sakrificat

Të dhanë shpirt PAVARËSI

 

Sot erdhe me këmbë të mbarë

Oj Nuse me shumë prikë

Në ballë t’shkëlqyeka madhërishëm:

K O S O V A  R E P U B L I K Ë!

 

 

Lodhja

 

Shqipja lodhet

kur s’fluturon.

Punëtori lodhet

kur s’punon.

I dituri lodhet

kur s’mëson.

Artisti lodhet

kur s’ krijon.

Luft?tari lodhet

kur s’lufton

Bilbili lodhet

kur s’këndon.

Qyqja lodhet

kur s’vajton.

Tregtari lodhet

kur s’fiton.

Dielli lodhet

kur nuk rrezon.

Hëna lodhet

kur nuk ndriçon.

Dashnori lodhet

kur nuk dashuron.

Besimtari lodhet

kur nuk beson.

Lavdia lodhet

kur e tepron.

Lodhja lodhet

veç kur e sfidon.

 

 

K?NGA E RIBASHKIMIT

 

Thon?: Vaji i burrit ?sht? k?nga

K?t? e m?sova gjat? f?mij?ris?

Kur im gjysh qe kthyer nga betejat

Dhe m? nanuriste p?r trimat  e liris?

 

Çudi: Si dje, si sot e si edhe nes?r

Nuk ndryshuaka gjithaq  njer?zia

Nd?rruakan  vet?m koh?t e  zakonet

Her?  m? t? mira, her? m? t? k?qija

 

Pse  para nesh kryeulur rri  historia?

Si tekanjoze smirake e z?n? n? faj

Dhe,pas nj? shekulli  i erdhi mund?sia

Ta korrigjoj burr?risht gabimin e saj

 

K?nga jon? prap? nuk  t? ndalet

Por do ta k?t? krejt tjet?r kuptim

Jo, m? nuk jemi si dikur p?rgjumur

Do  jet? nj? k?ng? p?r  RIBASHKIM!



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora